100-vjetori i Tiranës kryeqytet/Pojana: Sofra bujare tironse, vendi ku çdo shqiptar gjen veten, thur ëndrrat dhe ndërton të nesërmen.

Me rastin e ditës së 100 vjetorit të shpalljes të Tiranës Kryeqytet, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana.

“Ty qyteti im, toka e të parëve, dheu i prehjes, ajri i shpirtit, malli i kujtimeve, shpresa e së ardhmes të uroj vetëm ditë të bardha dhe qiell blu!”-shkruan Pojana

Postimi i plotë:

Tir❤na…

Buk’, kryp e zemër!

Sot 100 vite nga dita kur kryeqytet i Shqipërisë e mbarë shqiptarisë u bë Tirana.

Sofra bujare tironse, i uli të gjithë rreth vetes, duke u bërë kështu vendi ku çdo shqiptar gjen veten, thur ëndrrat dhe ndërton të nesërmen.

Ty qyteti im, toka e të parëve, dheu i prehjes, ajri i shpirtit, malli i kujtimeve, shpresa e së ardhmes të uroj vetëm ditë të bardha dhe qiell blu!

Je krenaria jonë, Tir❤në!

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on 100-vjetori i Tiranës kryeqytet/Pojana: Sofra bujare tironse, vendi ku çdo shqiptar gjen veten, thur ëndrrat dhe ndërton të nesërmen.