14 vjetori i LSI-së/ Haxhinasto nga Elbasani: Shërbimi ndaj komunitetit, mënyra më e mirë për të festuar themelimin e LSI

Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama, deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Floida Kërpaçi morën pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga LRI Elbasan nën moton përgjegjësi sociale, me rastin e dites së 14-vjetorit të themelimit të LSI. Së bashku me të rinjtë elbasanas të LSI-së, deputetet e LSI-së morën pjesë në aktivitetin për pastrimin e zonës turistike të Krastës.
Duke uruar të gjithë anetarët e LSI-së për 14-vjetorin e themelimit të partisë, deputeti i LSI Elbasan, Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat tha se të rinjtë sot dhe veçanërisht LRI janë duke bërë një punë të shkëlqyer për të zgjuar dhe për forcuar interesin qytetar për të gjitha problemet që e shqetësojnë vendin. “Probleme që kanë të bëjnë me keqqeverisjen, probleme që kanë të bëjnë me politikat që janë duke u zbatuar sot, politikat të cilat në fakt janë të shkëputura nga realiteti, politika të cilat janë shumë larg zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”,tha Deputeti i LSI-së,Edmond Haxhinasto.

Prononcimi i plotë, Haxhinasto

Sot është një ditë e veçantë, 6 shtatori, 14 vjetori i themelimit të LSI-së.
Është një kënaqësi e veçantë qe kete dite e festojme dhe e perkujtojme këtu në Elbasan me organizatën rinore të Elbasanit, e cila ka vendosur të bëjë një aksion në shërbim të komunitetit dhe ashtu siç ka porositur Nënë Tereza, gjëra të vogla, kjo organizatë po i bën me dashuri shumë të madhe dhe gjithmonë ka kontribuar për t’ju shërbyer qytetarëve të Elbasanit.
Por gjithashtu edhe në një kuadër më të gjerë, LRI kontribon për të rritur vemendjen e interesin qytetar për gjërat që e shqetësojnë komunitetin në përgjithësi: çështja e pastërtisë dhe e mbetjeve, çështja e mjedisit, të cilat edhe LRI-ja edhe LSI-ja i ka si prioritete të saj.

Mendoj se rinia sot, veçanërisht LRI-ja, është duke bërë një punë të shkëlqyer për të zgjuar dhe për forcuar interesin qytetar për të gjitha problemet që e shqetësojnë vendin, probleme që kanë të bëjnë me keqqeverisjen, probleme që kanë të bëjnë me politikat që janë duke u zbatuar sot, politikat të cilat në fakt janë të shkëputura nga realiteti dhe problemet reale te qytetareve, politika të cilat janë shumë largzgjidhjes së problemeve të tyre.

Aksioni i sotëm besoj se do t’u japë qytetarëve të Elbasanit një mjedis më të pastër në këtë zonë të bukur të Krastës, por gjithashtu do t’i bëjë shumë prej tyre që të mendojnë që vendi është një periudhë të tillë ku interesi qytetar duhet të zgjohet me qëllim që ta vendosë qeverinë në një pozitë, siç duhet të jetë në fakt me këtë keqqeverisje, në pozita të vështira dhe në pozita ku do t’i thërrasë mendjes që shërbimi ndaj komunitetit duhet të prevalojë mbi interesat aspak ne interes te publikut nga qeveria, duke mbështetur vetem klientët e saj, duke mbështetur politika që nuk kanë asgjë të perbashket me shërbimin ndaj komunitetit.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on 14 vjetori i LSI-së/ Haxhinasto nga Elbasani: Shërbimi ndaj komunitetit, mënyra më e mirë për të festuar themelimin e LSI