15 vjetori i themelimit/ Malaj: Për Partinë sfidante LSI!

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook me rastin e 15 vjetorit të themelimit të LSI. “Sot sfida e përbashkët është të ndërtojmë një Shqipëri europiane ku dashuria për vendin, familjen, fëmijët, mbështetja për gratë dhe besimi te Zoti të jenë misioni ynë i përbashkët!”-shkruan Malaj në Facebook

Postimi i plotë:

Për Partinë sfidante LSI!

Sot LSI ka 15- vjetorin e saj të lindjes. U lind në një kohë kur klima politike ishte e ashpër dhe tejet e polarizuar. Erdhi si nevojë për një frymë të re , si Partia e qendrës së majtë, me objektivin për një Parti që integrimin e Shqipërisë në familjen europiane e ka objektivin e saj. Me sloganet “Të ecim më shpejt “, “Për një shans për të gjithë “, “Shqipëria, shtëpia jonë “ , sot ajo feston 15 vjetorin e saj , si një forcë politike ku u jep frymëmarrje të rinjve , për t’u bërë lidër për zgjidhjen e problemeve të të rinjve.Kur vumë firmën në 300 firmëtarët e parë, e dinim se na prisnin beteja të forta, pasi sfidat ishin të mëdha. Sot në 15- vjetorin e saj, ndiej se LSI ka një mision të madh, për të treguar se Shqipërinë e zhvillojnë dhe e lulëzojnë vetëm shqiptarët.
Sot sfida e përbashkët është të ndërtojmë një Shqipëri europiane ku dashuria për vendin, familjen, fëmijët, mbështetja për gratë dhe besimi te Zoti të jenë misioni ynë i përbashkët!
Mirënjohje e vlerësim per të gjithë antarët e simpantizantët e LSI, për të gjithë ata që kanë kontribuar që LSI të rritet e të forcohet, për të një të ardhme më të mirë për vendin!
Mirënjohje e vlerësim për të gjithë ata që e ndërtuan LSI, qe nga Presidenti i Republikës, dikur kryetari i LSI e deri te antarët më të rinj që çdo ditë shtojnë radhët e LSI.
Një falenderim e mirënjohje të veçantë, të gjitha grave e vajzave të LSI, si dhe të rinjve e të rejave, që janë qendrestarët dhe shpirti i aksionit për një jetë më të mirë dhe për një Shqipëri më të bukur!
Gëzuar 15- vjetorin e ditës së lindjes!
LSI është partia ku dashuria , përkushtimi dhe energjia pozitive , janë forca jonë drejt sfidave të se ardhmes!
Gezuar ditën e lindjes LSI!

/ In News / By Admin / Comments Off on 15 vjetori i themelimit/ Malaj: Për Partinë sfidante LSI!