Monika Kryemadhi: Opozita në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, nuk është përballë një force politike por përballë krimit të organizuar

Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për News 24

Në një reagim të fundit tuajin e keni quajtur të paligjshëm, shkarkimin e Hajdarmataj dhe një gjë që bëhet krejtësisht nga vegla e Edi Ramës, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e cila gjen këto lëvizje për të bërë së fundmi ,me shqyrtimin e dosjeve, në mënyrë sa më të shpejtë dhe të efektshme. Një koment më të zgjeruar do doja..

Në fakt reforma në drejtësi që të gjithë kemi folur, kemi pritur, që të ndodhin mrekullirat në Shqipëri por në fakt jo vetëm mrekullirat që nuk po ndodhin por çdo ditë e më shumë po ndodhin skandale të cilat jo vetëm e implikojnë institucionin e prokurorisë së përgjithshme por edhe të gjithë skenën politike shqiptare. Shkarkimi i Hajdarmataj, për mua përveç se është i paligjshëm për vetë faktin se po tu rikthehemi të gjitha deklaratave që na bëheshin në emër të mazhorancës nga z.Manja, znj. Felaj që ajo Prokurorja e Përgjithshme e cila po zgjidhet pa Vetting, që po shkelin Kushtetutën me të dyja këmbët, të gjitha këto nuk janë fare sepse ajo nuk ka asnjë të drejtë për të shkarkuar prokurorët por do jetë thjesht një moment kalimtar për të kaluar në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në ngritjen e strukturave për reformën në drejtësi pra KLP, KLG e me rradhë. Por në fakt doli që znj.Marku e zgjedhur me 69 vota, nën një presion të madh, në një situatë të tensionuar nuk ishte gjë tjetër vetëm një vazhdimësi e  falangave të krimit të organizuar dhe të Edi Ramës. Për të sjellë një proces që në farë mënyre stopon vazhdimin e hetimit të çështjes Tahiri. Ne themi në fakt çështja Tahiri po në fakt është çështja Rama sepse Tahiri është një instrument i vogël në të gjithë skemën apo në platformën politike kriminale të Edi Ramës për kanabizimin e Shqipërisë që ka ndodhur. Dhe çështja Hajdarmataj është një element në të gjithë puzzel-in e kësaj platforme politike kriminale. Zëvendësimi i Hajdarmataj me një shoqe dhome të znj. Arta Marku, të cilës një ditë më përpara iu vodh posta sekrete dhe për këtë dijeni kanë vetëm dy veta ku një nga këta të dy është kjo zonjë a ka pas dijeni kjo për vjedhjen e postës apo jo. Nuk mund të jetë kjo zëvendësuesja e Hajdarmataj për shumë arsye plus edhe për shumë gjëra të tjera që është në procedim penal.

Pse ndodh pikërisht tani kjo lëvizje?

Sepse unë mendoj që kjo është dhe kompromisi që u bë me dorëzimin e mandatit të z.Tahiri, për të kaluar pastaj në mbylljen e çështjes së tij. Mos të harrojmë që z.Hajdarmataj me grupin e prokurorëve të krimeve të rënda kërkuar arrestimin e z. Tahiri në tetor apo nëntor kur ishte çështja e tij dhe kj mazhorancë e cila drejtohet nga Edi Rama hodhi poshtë të gjitha dokumentat e z.Hajdarmataj për të mos ta arrestuar për të mos i hequr mandatin. Pra për mua kjo është vazhdimësia e lojës dhe bëhet çdo ditë e më shumë flagrante, bëhet prezente kapja e drejtësisë shqiptare nga Edi Rama dhe krimi i organizuar.

A mendoni ju se do të ketë një arrestim në vijim për z.Tahiri si qytetar i thjeshtë tashmë?

Po kush do ta arrestojë? Do ta arrestojnë prokurorët që kanë probleme me veten e tyre? Të cilët kanë një të shkuar jo të pastër. Për mua tashmë jo vetëm situata në prokurorinë e përgjithshme por në gjithë sistemin e drejtësisë është një situatë e cila është një kamzhik i krimit të organizuar që do  e përdori në duart e tij për ti vjedhur pronat qytetarëve , për tu marrë të drejtat, për ti kthyer në skllevër kështu që për mua kjo është një situatë tragjike se jo vetëm që nuk krijon asnjë lloj sigurie dhe stabiliteti për Shqipërinë por mbi të gjitha e largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga ai proces aq i dëshiruar që është hapja e negociatave për shqiptarët. Dhe për mua situata është shumë alarmante duke pasur parasysh që të gjithë këto elementë që ne diskutojmë sot, situata ekonomike e rënduar, mungesa e investimeve të huaja, klima e biznesit që është mjaft agresive dhe mjaft kundërshtare, vijnë si rezultat i një situate që tashmë, Edi Rama pasi kapi gjithë pushtetet, kapi dhe pushtetin e fundit që është pushteti i drejtësisë i cili në njëfarë mënyre që do të sjellë që këtë popull ta kthejë në një grup skllevërish në shërbim të Edi Ramës.

Një tjetër zhvillim shumë i rëndësishëm, është ai që ka të bëjë me z. Xhafaj madje duket se e ka vendosur në vështirësi atë duke parë dhe konferencën urgjente që bëri ky i fundit si reagim për PD dhe faktet e denoncuara sipas PD. Në çfarë pozicioni e shihni ministrin Xhafaj?

Nëse kjo është e vërtet dhe unë besoj që është e vërtet, është shumë e rëndë sepse të falsifikosh një kod, një nen aq të rëndësishëm, sepse është falsifikuar sepse ti në komisionin e ligjeve nuk e ke diskutuar këtë gjë, ke sjellë në parlament një gjë që nuk e ke bërë prezente. Nuk mund të thuash që unë kam rënë dakord me email me deputetët. Emaili nuk është provë. Ka një mbledhje komisioni ku shqyrtohet, regjistrohet, ka procesverbal. Është shumë e rëndë dhe kjo për mua është një shans tjetër për znj. Marku për të hapur dhe për të hetuar kush   e ka drejtuar këtë proces edhe pse unë besoj se nuk do të bëjë gjë. Sepse edhe argumentimi i znj. Hysi që jo kemi biseduar, jo emaili, për mua janë justifikime që e rëndojnë akoma dhe më shumë situatën e kësaj mazhorance e cila është bërë një shërbim jashtëzakonisht i madh për kriminelët dhe trafikantët të cilët në njëfarë mënyre krijojnë atë parajsën e tyre të sigurt në Shqipëri. Ky veprim nxjerr jashtë loje parlamentin, të gjithë instrumentat demokratikë, të gjithë angazhimin ose kulturën demokratike që kanë krijuar shqiptarët në këto 27 vite tranzicion sado i pakët qoftë ajo. Pra në raste të tilla që ti të shkosh në parlament të diskutosh, të debatosh, të shkruash, të amendosh vjen një moment që ti shkruaj e thuaj ça të duash por unë do të zbardh dhe do të nxjerr diçka tjetër dhe kjo është shumë e rëndë. Më pas jo çka dua të them është që kjo situatë do të tregojë haptas edhe konfliktet që janë brenda grupeve kriminale, brenda mazhorancës.

Pse mendoni ju se PD e hapi apo diskutoi tani çështjen Xhafaj dhe jo në momentin kur e konstatoi ministri teknik?

Kam përshtypjen se ka ardhur si përfundim i të gjithë dokumentacionit dhe marrjes e të gjithë të dhënave sepse që të jem e sinqertë të luash bllofin me një situatë të tillë është shumë e rëndë. Ashtu sikurse është shumë i rëndë veprimi. Dhe unë mendoj që në momentin që PD nxorri të gjitha të dhënat nxorri diçka të re, krijoji po themi një garanci politike dhe ligjore për të krijuar një hap tjetër më pas që do të jetë ftesa që i bëhet znj. Marku për të filluar një hetim, kush e ka bërë këtë proces, si ka ndodhur dhe më pas për të vazhduar me hapa të tjerë. Mendoj që ata kanë vepruar në mënyrë mjaft serioze dhe të përgjegjshme për të plotësuar të gjithë dokumentacionin dhe më pas për tia ofruar opinionit publik pse jo dhe organeve të drejtësisë që me thënë të drejtën janë shumë jo serioze.

Z.Meta nga Gjirokastra, u shpreh se ka ende akoma kohë në mënyrë që ti çelin negociatat me BE në qershor. Juve nuk ju pëlqen zakonisht të pyeteni në pozicionin e bashkëshortes së kreut të shtetit por si kryetare e LSI-së në këtë moment çfarë përgjigje keni?

Ajo ça dua të them është që në çështjen e integrimit mbajmë qëndrime të njëjta nuk ka asnjë gjë të keqe ashtu sikurse nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që është kundër çeljes së negociatave  edhe pse është një proces shumë i vështirë dhe që ka një kosto shumë të madhe qoftë politike, por edhe ekonomike. Procesi i negociatave është shumë i gjatë por edhe shumë i rëndësishëm sepse nëpërmjet hapjes së negociatave ne do ti krijojmë një atmosferë komplet ndryshe qoftë investimeve të huaja, qoftë edhe klimës së biznesit sepse në fund të fundit hapja e negociatave do të thotë të fillosh të krijosh të njëjtat standarde  si të gjitha vendet e BE. Nuk është vetëm çështja Tahiri janë dhe shumë çështje të tjera jo vetë përsa i përket politikës së brendshme shqiptare në lidhje me krimin e organizuar, trafikun drogën por dhe me ekonominë shqiptare. Ka të bëjë edhe me mënyrën sesi administrata shtetërore sillet, me reformat në arsim, shëndetësi, me konçensionet korruptive të cilat jepen sepse po të marrim të lexojmë raportin e BE që është prej 37 faqesh kemi për situatën në mjedis, situatën ushqimore, të cilat janë çdo ditë e më shumë nën cënim. Kemi probleme me konçensionet korruptive, me rritjen e borxhit të jashtëm, pra janë shumë problematika. Çështja Tahiri është vetëm një pikë në oqeanin e llumeve dhe të zullumeve që ka krijuar Edi Rama.

Kush e pengon Shqipërinë?

Edi Rama është kryesori. Saimir Tahiri është një ushtar i vogël i perandorisë së Ramës, është viktima e rradhës. Ishte gjenerali i ushtrisë së Ramës për të kanabizuar Shqipërinë dhe Edi Rama spaska pas dijeni për kanabizimin e Shqipërisë?

Po Edi Rama ka dijeni për ndërtimin pa leje të një çatie pa leje në një fshat të Përrenjasit dhe njoftohet. Nuk paska dijeni Edi Rama për mijëra hektarë kanabis që janë mbjellë në Shqipëri.Kjo është qesharake. Pra moshapja e negociatave në qershor nëse ndodh ka vetëm një shkak është Edi Rama. Çdo gjë tjetër pastaj është alibi që krijohet nga vetë ne. Sot nuk është Tahir pjesë e parlamentit, por kush e udhëzonte atë? Pse e kërcënon Tahiri Edi Ramën, me kode mafioze nga televizonet nga intervistat e tij? Pse u hoq  Hajdarmataj? U hoq se çështja do të shkonte drejt arrestimi të Tahirit dhe arrestimi i tij do të prishte ekuilibrat dhe do të nxirrte të gjitha urdhëresat e Edi Ramës. Pra në të gjithë këtë histori sigurisht që rilindja ka përgjegjësinë e saj kryesore por përgjegjësi kryesor është Edi Rama. Është ai që ka ftuar politikën jo vetëm të kanabizimi të Shqipërisë, jo vetëm të konçensioneve korruptive, jo vetëm të rritjes së borxhit, të vendosjes së taksës në rrugën e kombit por edhe për shumë e shumë gjëra të tjera përgjegjës është vetëm ai.

Saimir Tahiri e dorëzoi mandatin e tij, në vend të tij ka ardhur Spartak Braho një figurë shumë e rëndësishme për LSI asokohe. Një koment i juaj?

Unë e uroj punë të mbarë, uroj që ta ndiejë veten mirë atje ku do të jetë

Flitet në media që edhe deputetë të tjerë të LSI-së do ti bashkohen kësaj mazhorance…

Absolutisht nuk ka asnjë deputet të LSI-SË, që i bashkohet mazhorancës së Edi Ramës, sigurisht që Edi Rama ushtron presionet e tij jo vetëm ndaj deputetëve të LSI, të PD por edhe ndaj deputetëve të PS. Sa të duash ka deputetë të LSI-së që kërcënohet nga Edi Rama por që vazhdojnë punën e tyre.

Po që joshen?

Nuk besoj që të ketë ndonjë për të joshur se po të ketë ndonjë për të joshur Edi Rama në rradhë të parë josh deputetët e vetë nuk ka pse të joshi deputetët e LSI-së, kështu që nuk është problemi jonë, Rama do mundohet të përdorë kërcënime, por më shumë një fushatë manipulative që bën ai për ti ushtruar presion deputetëve të tij të cilët janë të pabindur ose ndihen të pasigurt. Edhe rastet qoftë të z. Bitri, Tavos, Kokës apo Çelaj, janë sepse në qoftë se ata nuk do të merrnin pjesë në procesin e votimit apo qoftë edhe prezentë, humbisnin mandatin për shkak të mungesës së tyre për një kohë të gjatë sepse me rregullat e reja që kemi nëse ti nuk merr pjesë mbas 6 muajsh humbet mandatin. Kjo është thjesht një çështje teknike. Deputetë të LSI-së por jo vetëm ata janë të lirë që të marrin vendimet e tyre për çdo qëndrim. Nuk i ka cënuar njeri, nuk i ka ndaluar njëri në çdo moment. Sepse në fund të fundit kjo është demokracia e brendshme e partisë për të krijuar dhe për të thënë mendimin e tyre. Përsa i përket përfaqësimit secili nga ne përfaqëson LSI, asnjë nga ne nuk ka ardhur me votat e veta personale të gjithë jemi me votat që mbajnë vulën dhe brandin e LSI-së. Unë mendoj që aludime të tilla që hidhen në rrjete sociale apo dhe farsa e shëmtuar e këshilltarëve që ishin antirusë gjasme ishte një fitim kohe ose kërkonte që Edi Rama ti jepte pak oksigjen vetes së tij duke pasur parasysh shumë gjëra të tjera që do ti vinin njëra pas tjetrës qoftë takimi në Gjermani, qoftë takimet e tjera që do të ketë së shpejti etj.

Një vit para zgjedhjeve lokale çfarë është prioritare për LSI-në?

Unë mendoj që sot jo vetëm për LSI-në por për të gjithë shqiptarët është prioritare që të jetojnë më mirë. Situata është shumë e rëndë. Shqiptarët marrin të njëjtën pagë që kanë marrë para 5 viteve por e përkthyer në prodhim ushqimor, në benefite të tyre është shumë shumë më pak, është gati 15, 20%  para faktikisht të përkthyera në para seç kanë pasur para 5 viteve. Sot ne po flasim për drogën, për korrupsionin për burgun por në fund të ditës janë me miliona shqiptarë që diskutojnë kafshatën e bukës. Ne sot të gjithë duhet të mendojmë sesi të nxjerrim Shqipërinë nga kjo situatë ekonomike shumë e rëndë që jo vetëm i varfëron shqiptarët  por ua heq mundësitë dhe shanset për të krijuar një të ardhme këtu. Lëvizja e qindra mijëra shqiptarëve nga Shqipëria është jo vetëm një plakje por edhe një zhbërje sepse ata ikin dhe nuk kthehen më. Sepse janë mosha më pozitive që mund të japin për këtë vend. Prioriteti i LSI-së në zgjedhjet lokale është të krijojë një lloj shansi për pushtetin vendor që të jenë të pavarur për të krijuar probabilitetet dhe për të qenë më të pavarur politikisht nga politikat e qeverisjes. Mos harrojmë që ne kemi votuar një reformë para katër vitesh, reformën administrative që krijonte një lloj pavarësie të pushtetit vendor nga pushteti lokal, por në fakt jo vetëm që ska krijuar pavarësi por ka krijuar një centralizim total, ku të gjitha taksat e pushtetit vendor merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe më pas i shpërndan si ti dojë kokrra e qejfit Edi Ramës dhe qeverisë së tij nëpër bashkitë sipas interesave të veta. Ashtu sikurse dhe i gjithë buxheti që merret nëpërmjet të ardhurave të tjera shpërndahet me rilindjen urbane, tashme kemi rilindjen rurale për të krijuar dekoracione që janë të panevojshme për momentin, janë të bukura por janë të panevojshme sepse sot shqiptarët kanë më shumë nevojë për ushqim, shëndetësi dhe për arsim.

Si do të futet opozita në zgjedhjet e ardhshme, me marrëveshje apo secila më vete?

Ka kohë për të folur për këtë gjë, sigurisht që ne jemi në një rakordim për të folur për organizimin e frontit opozitar, unë mendoj që nuk është kjo pyetja që duhet të bëhet. Pyetja kryesore është që ça do bëjmë ne që shqiptarët të dalin nga kjo situatë varfërie që ka pllakosur Shqipërinë. Ça do të bëjmë ne që shqiptarëve tu japim punësim më të mirë që të kenë rrogë më të mirë dhe si tu krijojmë mundësinë për të zhvilluar biznesin e tyre. Mos rë harrojmë që vetëm në muajin e fundit janë mbyllur mbi dymijë biznese kur ndërkohë shohim një propagandë manipuluese që bëhet nga qeveria kur themi që janë hapur 50 mijë vende pune. Por janë mbyllur 300 mijë të tjera. Po të shikojmë zhvlerësimin e euros në tregun shqiptar, do të thotë që kemi një dyndje të parave në mënyrë informale në Shqipëri, pra do të thotë që kemi një lloj zhvlerësimi të parasë, por çfarë do të thotë kjo? Do të thotë dëmtim të bizneseve, qoftë fasonët, qoftë ato që janë me importin, në mënyrë të tillë që kur vjen te shqiptari përkthehet në një shumë më të vogël nga ça ka pasur.

A jeni të kënaqur si opozitë e bashkuar me PD?A mendoni se kështu mund të vijoni përpara apo e ndjeni të sigurt veten përpara PS.?

Mos të harrojmë që është hera e parë në këto 27 vite pluralizëm menjëherë mbas një mandati pas zgjedhjeve të përgjithshme, brenda 4-5 muajve kemi një reagim opozitar shumë të fuqishëm me një opinion publik i cili është po themi agresiv në të shprehur kundër qeverisjes së tij pavarësisht se ne kemi një qeveri e cila përdor elementët e shtetit qoftë policinë, prokurorinë, ushtrinë, për tu marrë frymën, për tu mbyllur gojën qytetarëve të saj. Mos të harrojmë që vinim nga një fushatë që LSI ishte një sandwich midis dy partive të vjetra të cilat dashje pa dashje krijuar një perceptim të gabuar  gjë që solli dhe fitoren e 74 mandateve të PS qoftë me paratë e drogës qoftë edhe me manipulimin e opinionit publik. Ajo çka dua të them që për herë të parë unë mendoj që kemi një opozitë të konsoliduar me qëndrimet e saj parlamentare dhe në konsolidimin e një fronti opozitar i cili është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që do hapat e vetë sepse edhe një bimë kur e mbjell do kohën e vetë për të çelur lulen e saj ashtu sikurse edhe një fëmijë kur e nis do nëntë muaj në bark. Edhe kjo opozitë është e rëndësishme që të ulet në dy apo dhe 3 tryeza, për rakordimet e aksioneve politike që kanë të bëjnë jo vetëm me protestën e 27 Janarit por ka të bëjë edhe me shumë angazhime të tjera edhe me luftën e vetë politike në parlament ashtu modeste siç është sepse atë që të ofron parlamenti sot, standard i dyfishtë është një aksion opozitar i cili do të ndiqet me hapa të tjerë. Mos të harrojmë që është  shumë e vështirë sepse ti nuk ke përballë një forcë politike, ke një krim të organizuar që është i fortë në para, në trafiqe, në lidhjet ndërkombëtare sepse në qoftë se themi krimi i organizuar nuk është i forti i lagjes që kontrollon rrugicën. Krim i organizuar do të thotë që është krim i organizuar që kontrollon institucionet ndërkombëtare, që ka falangat e tij, ka elementët e tij, në mënyrat nga më të ndryshmet, qoftë edhe në mediat ndërkombëtare.

E ndjen LSI më të fortë apo më të dobët veten përballë mazhorancës?

LSI është një realitet politik, duam apo nuk duam, na pëlqen apo nuk na pëlqen. Është një realitet politik. Të mos harrojmë, kur të gjithë thoshin se LSI nuk merr më shumë se 8 deputetë, mori 19 deputetë. Të mos harrojmë që LSI ka qenë në të gjitha proceset zgjedhore, ka qenë forca politike më e sulmuar, për shkak se në një farë mënyre ka prishur edhe atë kohezionin mes dy forcave të vetme, pra o majtas, o djathtas, që faktikisht nuk ka as të majtë dhe as të djathtë në Shqipëri. Në Shqipëri kemi 90% shqiptarë të varfër, dhe 10% kemi njerëz që jetojnë në parametra normal, që është një shtresë e mesme, ku në fakt është shumë pak dhe duhet të jetë në raporte kompelt në të kundërt. Ajo çka dua të them është që LSI duke qenë një realitet më vete, duke qenë edhe një forcë politike e cila ka një strategji dhe një objektiv komplet në shërbim të njerëzve dhe në krijimin dhe forcimin e shtresës së mesme, sepse në fund të fundit shtresa e mesme është që ajo që ndërton demokracinë, ndërton ekonominë, nuk e ndërtojnë as të varfërit dhe as të pasurit. Të pasurit i pijnë gjakun të varfërve dhe marrin paratë dhe largohen. Të varfërit varfërohen dhe ikin e largohen, kthehen në skllevër në vende të tjera, ndërsa shtresa e mesme është ajo e cila zhvillon një vend. Ne si LSI mendojmë që fuqizimi, zgjerimi dhe forcimi I shtresës së mesme është një nga objektivat tona kryesore.

Ky realitet politik që e quani ju është gati të jetë I vetëm përballë mazhorancës?

Çrëndësi ka I vetëm apo bashkë? E rëndësishme është që ne sot kemi një qëllim, të largojmë Edi Ramën, sepse Edi Rama është armiku i të gjithë shqiptarëve, po pastaj se bashkohet Monika me Lulin, me Fatmirin, me Dashin etj, mund të ketë edhe socialistë që bashkohen me ne. Ka socialistë pa fund që do bashkohen me ne, dhe që janë bashkuar me ne. Sa të duash ka.

Me LSI-në apo me opozitën?

Me LSI-në, me opozitën, me PD-në, me të gjithë. Por ka një problem. Ky I merr dhe I arreston njerëzit. Se nuk ka rëndësi, je I fajshëm apo je I pafajshëm, ky të arreston, të fut në burg, të frikëson familjen, të frikëson të tjerët dhe pastaj të thotë: dil pas 100 ditëve nga burgu.

Çlidhje ka kjo që thoni?

Po si nuk ka lidhje? E mbani mend nënprefektin e LSI-së, të Rrogozhinës?! Që e futi 100 ditë në burg dhe pastaj doli I pafajshëm.

Ju I referoheni këtij rasti?

Po ka dhe raste të tjera, sa të duash. Arrestuan dhe kandidatin e LSI-së që ishte për deputet në Gramsh, që është kandidat potencial për të qenë kryetar bashkie në Gramsh. E arrestuan vetëm pse kishte bërë një telefonatë me një pedagog, e futën tre ditë në burg dhe e nxorrën pastaj. Smund të marrësh ti futësh njerëzit në burg. Se ashtu I bie që Edi Ramën ta fusësh në burg për tre jetë, me telefonatat që bën, me drekat dhe darkat që ha dhe që pi, me kokainën që përdor, me trafikun që bën, me mafien e vetë, me mënyrën e lëvizjes së saj.

Ju vetë keni pasur raste së fundmi me deputetë të Partisë Socialiste që duan tju afrohen?

Po, ka sa të duash, por ne nuk kemi përse ta bëjmë atë gjë, se ai ka ardhur me votat e Partisë Socialiste, nuk janë votat e individëve. Janë vota partiake.

Keni emra konkretë?

Jo, nuk kam përse ti them unë emrat konkretë. Nuk është problemi aty. Unë gjysmat e deputetëve të Partisë Socialiste I njoh, kemi qenë bashkëpunëtorë, kemi punuar, diskutojmë, komentojmë, bisedojmë. Mos kujtoni ju se janë dakord deputetët e PS-së. Pse mendoni ju, se Vasilika Hysi është dakord me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn? Sjanë dakord. Përse, nuk e di Vasilika Hysi që ajo duhet të marrë ndjekje penale për ekstradimin e Nazer Seitit?! Pse mendoni ju, që është dakord Erjon Braçe me Niko Peleshin? Apo Taulant Balla me Niko Peleshin dhe me Damian Gjiknurin? Sjanë dakord. Sigurisht që nuk janë dakord, por pozicionimet politike të tyre janë pozicionime të cilat në një farë mënyre…

Është një marrëveshje në heshtje?

Jo nuk është marrëveshje, por ata e dinë shumë  mirë hakmarrjen e Edi Ramës, se në këtë drejtim Edi Rama është hakmarrës, se kur u hakmorr kundër Koço Kokëdhimës, I cili ishte njeriu që jo vetëm e promovoi, por edhe e suportoi në të gjithë problematikat e jetës së vetë, qofshin këto politike, sociale por edhe familjare. E promovoi, e suportoi dhe një ditë të bukur me diell I tha ik, ja hoqi mandatin me Gjykatën Kushtetuese, ku edhe vetë z.Kokëdhima e di shumë mirë se si e përdori Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë vetë Rama për të larguar Koçon nga Parlamenti.

Përmendëm aksionin opozitar dhe ju thatë që do kohën e vetë, por nga ana tjetër duket sikur është lënë në mes aksioni opozitar?

Ky është perceptimi juaj. Ju thoni që kjo javë ishte shumë e ngjeshur, por çfarë është kjo? Nuk është aksion opozitar! Denoncimi që bëri Partia Demokratike, rastin e ndryshimit të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, nuk është aksion?

Hajdarmataj nuk ka lidhje?

Po çfarë duhet të bëjmë ne?  Të kapim armët? Unë si opozitë kam për detyrë ta denoncojë. Të flasë, të bërtasë, të ulërasë. Kur u zgjodh Arta Marku dhe u bë gjithë ajo protestë, mediat të parat u çuan dhe thanë: po jo përse jeni kaq pa edukatë? Përse nuk lejuat të bëni një betim? Etj etj. Pra duhet të ketë edhe media një kohezion. Dhe dua të them dhe diçka që është çështje perceptimi, që vjen si rezultat I makinerisë së propogandës që bën Edi Rama. Mendoj që aksioni opozitar është një aksion, I cili është papushim duke vepruar pikë, pikë, pikë. Përse e thëm këtë pikë pikë? Është si pika e ujit që vepron mbi një gur.

Bëri jehonë mosbindja civile, ku është mosbindja civile tani?

Ka një problem përsa I përket mosbindjes civile. Mosbindje civile ju e mendoni si një instrument I cili të dalësh në rrugë, etj etj. Mosbindje civile do të thotë që ti pak nga pak të fillosh të mos I bindesh qeverisë. Nëse ti bllokon akset kryesore të rrugëve, kujt I prish punë, Edi Ramës I prish punë apo njerëzve? Mosbindje civile do të thotë që unë nuk njoh sistemin tënd, nuk të njoh ty si kryeministër, nuk njoh qeverinë tëndë, nuk njoh sistemin tënd të drejtësisë të kapur, nuk njoh gjykatat e tua, nuk njoh prokurorinë. Njerëzit sot po përballen me Drejtësinë e krimit të organizuar. Sot Prokuroria dhe Gjykatat nuk përfaqësojnë drejtësinë. As reformën në drejtësi. Sot prokuroria dhe gjykatat përfaqësojnë krimin e organizuar, përfaqësojnë grupet kriminale, të cilat drejtohen nga Edi Rama. Çfarë do të thotë kjo? Nuk do të thotë kjo, mosbindje civile? Se po të flisje dje kundër reformës në drejtësi shpalleshe armik, quheshe antiamerikan.

Mosbindje civile do të thotë të mos paguash taksa..

Përse të mos ti paguash. Edhe të paguash taksa ti je 81% e GDP-së, je borxh. Dhe në fakt, kush po paguan taksa sot? Kush ka mundësi sot të paguajë taksa? Më thuaj, po paguajnë shqiptarët? Sa biznese janë mbyllur? Mbyllja e bizneseve është mos pagim taksash. Mosbindje civile nuk ishte Rruga e Kukësit? Po tani, kur shkojmë atje thoni përse e politizoni? Kur nuk ju shkojmë, thoni përse nuk u shkoni? Mënyra se si Rama po kërkon të zhvendosi, në të gjithë këto histori, faji nuk është I opozitës. Në të gjithë këtë histori, faji është I Edi Ramës. Dhe ne nuk I këkojmë llogari Edi Ramës, nuk çohen gazetarët të parët. E mbani mend se si u çuan gazetarët përse qëlloi Luan Rama Babaramon? Dhe u çuan të gjithë gazetarët dhe kërkuan largimin e Luan Ramës, dhe iku Luan Rama.  Kush nga gazetarët sot është çuar dhe të shkojë përpara kryeministrisë së Edi Ramës për intimidimin, për blerjen, për presionin që ushtrohet ndaj gazetarëve? Asnjë. Sepse në një farë mënyre, mediat sot kanë ngelur peng I një vendimi. E dini ju që Rama do të sjelli ligjin në parlament që ne të paguajmë për televizorët, në mënyrë të tillë që këto para tu shpërndahen televizioneve kombëtare? Po ne paguajmë. 13 milion euro në vit, shqiptarët paguajnë taksë për televizionet.

Rama shprehet që me këtë opozitë që ka përballë do të qëndrojë edhe për shumë kohë gjatë në pushtet..

Le të qëndrojë. Kjo do të thotë që Ramës I djeg opozita. Se vërtet Rama, po të kishte një opozitë të dobët, Rama nuk vinte dhe qante në parlament, siç po qan dhe ti dridhej zëri. Po kjo do të thotë, që kjo opozitë e bezdis atë dhe unë kaq kam në dorë. Ta bezdis. Kaq kam në dorë unë, ti krijoj atij mosqetësi. Unë nuk kam as polici të arrestojë kriminelët, unë nuk kam në dorë as Ministrinë e jashtme dhe grupin negociator që të marr dhe të hap negociatat. Unë nuk kam në dorë as të ulë taksat dhe të luftojë korrupsionin dhe evazionin fiskal. Unë nuk kam në dorë as të ndërtojë rrugë, unë kam në dorë të denoncojë. Dhe aq sa kam mundësi unë të denoncojë, do denoncojë. Ne vazhdojmë dhe flasim, por asnjëra nga mediat nuk thotë që vazhdojnë të jenë katër kuksianë në burg. Ne e themi dhe e kaloni këtë, sepse nuk ka rëndësi. Nëse unë flas sot për arrestimin e katër kuksianëve, të cilët mbahen në burg, arrestohen katër kuksianë, të cilët janë për bukën e gojës, dhe arrestohen ata të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë 5 mijë lekë të vjetra energjinë elektrike, dhe nuk arrestohen ata që kanë miliona euro taksa pa paguar buxhetit të shtetit, sigurisht që ti nuk e jep këtë deklaratë. Nuk e jep këtë deklarartë, sepse do mbrosh televizionin tënd. Do mbrosh mënyrat e tua të funksionimit.

Nuk është media e keqja e këtij vendi.

Por as opozita nuk është e keqja e këtij vendi. E keqja e këtij vendi është qeverisja.

A do të vijonë protestat?

Do të vijojnë sipas mundësive. Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është që sot mos kujtoni se jemi në një vend, I cili pas 27 vjetësh pluralizëm është një vend demokratik. Sot ky vend nuk është demokratik. Sot ky vend ka probleme shumë të mëdha, jo vetëm me demokracinë, ka probleme me lirinë e fjalës, ka probleme shumë të mëdha dhe me funksionimin e saj si një shtet demokratik. Është hibrid. Çfarë do të thotë? Midis diktaturës dhe një vendi që nuk dihet se çfarë është? Nuk diskutohet fare çështja e demokracisë. Po të jetë për çështjen e demokracisë ne do të kishim sjellje të barabartë dhe standarde të njëtë për të gjithë. Nuk do të kishuim standarde të dyfishta, duke filluar që me parlamentin. Ti ke tempullin e demokracisë, që quhet parlamenti, e ke në një standard të dyfishtë, që ndryshe sillet me mazhorancën dhe ndryshe sillet me opozitën. Këtu ka marrë fund çdo gjë, problemi qëndron sa jam unë sot? Mos harroni që edhe 5 Stelle me pesë veta I nisi mitingjet në Itali dhe sot është forca e parë politike.

Kur thatë protestat sipas mundësive, çfarë mundësish janë ato?

Do të fillojnë hap pas hapi. Se nuk mund të shkosh ti nxjerrësh njerëzit në rrugë dhe pastaj ti lësh në burg.

Pra, keni frikën se arrestohen?

E dini ju që 6 vajza të LRI-së, ditën që ka ikur Edi Rama kanë dalë me një parrullë në tortuar, në rrugën e Rinasit, me parrulën në të cilën shkruhej: Ik e mos u kthe. E dini ju që I kanë proceduar? Dhe prokurori që është supersocialistë, një vegël socialiste, I cili I ka çuar për dënim, pse kanë dalë me një parrullë të tillë. Vetëm për një pankartë. 6 vajza. Nuk kanë bllokuar as trafikun, nuk kanë dhunuar askënd, vetëm një pankartë “Ik e mos u kthe”. Dhe për këtë I kanë çuar për ti dënuar. 6 studente. Tani të gjitha këto janë vajza të cilat nuk kanë mundësi as të paguajnë avokatë dhe as të paguajnë gjobën. Dhe kjo për çfarë bëhet? Bëhet për ti frikësuar njerëzit. Sigurisht që kjo do ti bjerë në kokë Edi Ramës me këtë që bën. Jo vetëm Edi Ramës, por ne do të mbajmë shënim çdo prokuror që hap padi ndaj njerëzve pa pasur prova. Dhe do të vijë  dita e drejtësisë, se sot është dita e padrejtësisë. Po këta prokurorë, të cilët janë kthyer në vegla qorre, sepse në të kundërt, gratë e tyre apo burrat e tyre, hiqen nga puna. Sepse kur themi Vetting, më fal konflikt interesi, po flasim ne për politikanët, për familjarët e tyre! Po këta prokurorë? Që burri I kësaj prokurores që zëvendësoi Hajdarmatajn është prokuror në Bashkinë e Tiranës!

Nëse Vettingu do të bëhej për politikanët, kush do ta kalonte?

Mund ta kalojnë që të gjithë, dhe nuk mund ta kalojë asnjë. Sepse ne jemi mësuar që ti baltosim politikanët.

A ka Shqipëria politikanë të varfër?

Të gjithë politikanët janë të varfër, sepse janë të varfër shpirtërisht. E ke për anën financiare? Nuk ka nevojë, politikanët, sidomos deputetët bëjnë deklarimin e pasurisë. Unë flas për veten time, tani që kam edhe vajzën 20 vjeç, ne na bie dy herë në vit për t’u hetuar familjarisht. Një vit Ilir Meta, një vit hetohesha unë, tani na është futur dhe vajza, kështu që na bie dhe dy herë në vit të hetohemi familjarisht. Ne jemi nga familjet që jemi hetuar më shumë. Nuk mendoj që ne duhet të bëjmë llogaritë e politikanëve. Politikanët kanë një problem shumë herë më të madh, kanë çështjen e integritetin të tyre dhe sovranitetit të tyre. Ne kemi nevojë për politikanë me integritet dhe sovranitet. Kjo do të thotë që mendimi që kanë ta thonë dhe ta realizojnë. Se unë nuk besoj që nuk ka ndonjë politikanë apo deputetë që nuk do tu shërbejë njerëzve të vetë, të cilët e kanë votuar. Se kaq mirënjohës janë, për tu qenë mirënjohës atyre që ua kanë dhënë votën. Por nëse në politikë, do futen politikanë që e blenë votën me para, normale që nuk kanë detyriume ndaj njerëzve. Do u japin lekët, do tu marrin votën dhe do tu thonë: kam mbaruar punë me ty. Ashtu siç ja u tha, nëse e mbani mend dhe asnjë nga mediat nuk u mor, me fjalën e Edi Ramës në Asamblenë e parë, para se të fillonte Parlamenti. I tha, nuk kam asnjë detyrim ndaj jush. Pra ai aty për herë të parë artikuloi që ai kishte blerë votën. Dhe asnjë nga mediat nuk u mor me këtë gjë, sepse u morën kush do ishte në qeveri. Mos harrojmë që me kazan, me tepsi dhe me tuta sporti, Edi Rama e çorinetoi të gjithë politikën apo fushatën elektorale dhe asnjë shqiptar nuk dëgjoi sa do ishin taksatm, sa do I kishin rrogat, sa vende të reja pune do hapeshin. Asnjëri.

Dukeni kritike ndaj medias..

Nuk e kam kapur me mediat, sepse edhe pak hapësirë që ne gjejmë si opozitë, e gjejmë te mediat. Ndoshta dhe kjo hapje që kemi ne si opozitë, për tu shprehur dhe për të folur, ju jep dhe shansin juve dhe mundësinë për të na kërkuar ne llogari. Por nuk mund ti kërkosh  llogari opozitës. Normal, sa më e fortë të jetë opozita, aq më e fortë është qeverisja. Sa më e dobët të jetë opozita, aq më kriminale është qeverisja. Dhe mos të harrojmë që kemi një opozitë, e cila nuk është përballë një force politike, se ke opozitë në Francë, ke opozitë në Gjermani, por kjo këtu është përballë me krimin e organizuar.  Nuk është përballë me një forcë politike dhe me një parti politike, që ulesh dhe bën platformë programore. Ai është mashtrues. Ai doli dhe gënjeu pa pikë turpi, doli dhe tha që buxheti I ushtrisë është 2.2%, është gënjeshtar. Ne realisht e kemi 0.8% buxhetin, pavarësisht se me shifra në buxhet e ke 1.2%, se ka marrë helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë, ka marrë spitalin ushtarak, ka marrë ambulancat e shëndetësisë, të gjitha I ka marrë dhe ja kaluar buxhetit të mbrojtjes. Ky është një mashtrim I gjallë. Imagjinoni ku I shkon shkalla e perversitetit dhe e mashtrimit këtij njeriu. Dhe kjo është e vështirë, nuk është e thjeshtë. Kërkon një koalicion shumë më të gjerë. Opozita nuk mund të jetë vetëm bashkimi I disa partive politike. Opozitë është opinioni, mediat, gazetarët, shoqëria civile. Flasim ne për shoqërinë civile. Për cilën shoqëri civile? Për shoqërinë civile që dilte dhe protestonte përpara Kuvendit? Që e organzoi Sajmir Tahiri?! Që duam reformën në drejtësi?!Ku është shoqëria civile? Shoqëri civile e cila është më e pasur. Se ju flisni për politikanë të pasur. Po a e keni bërë ndonjëherë bilancin e shoqërisë civile sa të pasur janë? Se kjo shoqëri civile më bën mua CV-në, kjo shoqëri civile flet për paratë e drogës që hidhen në media, kjo shoqëri civile flet për politikanë të korruptuar, po kjo shoqëri civile me çfarë parash paguhet? Nga kush paguhet? Ka bërë njeri origjinën e parave të saj?

A ju përndjek çizmja znj.Kryemadhi, sepse edhe tortën e ditëlindjes ja u kishin bërë me çizme?

Çizmja për mua ka qenë një nga veprimet që e kam bërë me koshiencën më të plotë, për vetë faktin se është simbolike. Është simbolike ndaj një veprimi që kishte lidhje me gjakosjen ndaj një deputete të re nga policia dhe më pas është një veprim simbolik ndaj çizmes së krimit që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri. E them këtë sepse mbas asaj çizme njerëzit e kuptuan që Edi Rama nuk është i paprekshëm është një njeri si gjithë të tjerët por është i rrethuar nga grupet kriminale të cilat i japin pushtetin atij dhe forcën për të dhunuar qytetarët e vendit të tij. Por ashtu siç është çizmja ashtu do të jetë dhe revolta e popullit kundër Edi Ramës. Sigurisht që ajo do kohën e saj, do momentet, do që të vijë hap pas hapi se jo të gjithë njerëzit janë të përfshirë, jemi të përfshirë ne që jemi në politikë, dimë më shumë por ka shumë të tjerët të cilët nuk arrijnë të shikojnë dot se nuk shikojnë të gjithë tv. Ka njerëz që punojnë në biznese private dhe dalin hyjnë në 8 të mëngjesit dhe dalin në 8 të darkës dhe nuk kanë fuqi të puthin fëmijët e tyre dhe jo më të dëgjojnë deklaratat e opozitës apo të deputetëve. Nuk është më situata që kemi një përfshirje të një shoqërie që është e emancipuar, mos të harrojmë që pjesa më e emancipuar e Shqipërisë është larguar në mënyrë të vullnetshme nga Shqipëria për të gjetur diçka më të mirë. Dhe tjetra që është shumë e rëndësishme, se ka aq shumë gjëra për të folur sa jo çizmja po as traktori nuk i lëviz dot. Po pse ajo që ka ndodhur me ministrinë e Arsimit me marrjen e kartave të identitetit të prindërve, e di ça do të thotë? AJo është për të shkuar në burg. Se thonë të dhënat personale i marrin, jo mo nuk i marrin. I morën ,e  kemi denoncuar ne por nuk lëvizi asnjeri. I morën për zgjedhje dhe duhet hetuar kompania franceze e cila ia dha të dhënat personale PS me të cilat u morën votuesit për herë të parë në telefon. Ka kaq shumë probleme dhe këtu vetëm një gjë e zgjidh këtë situatë. Është si puna e një sëmundje të keqe që nuk mund ta kurosh me efekte anësore e kuron vetëm me një mënyrë, prije hiqe fare dhe lëre të funksionojë organizmi lirshëm.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Monika Kryemadhi: Opozita në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera, nuk është përballë një force politike por përballë krimit të organizuar