“5 Maji”, Pojana: Referencë krenarie, pishtar shprese dhe motiv i pavdekshëm është sakrifica e mijëra dëshmorëve!

Pas homazheve të zhvilluara ditën e sotme pranë bustit të Qemal Stafës në ditën e rënies së tij që simbolizon edhe ditën e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut nga të rinjtë e LRI-së së bashku me drejtues të saj, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana.

Pojana shkruan se 5 Maji është një nga ditët më të ndritura për popullin shqiptar dhe se sakrifica e mijëra dëshmorëve ëhstë referencë krenarie, pishtar shprese dhe motiv i pavdekshëm.

“Çdo brezi i takon të fitojë luftën e tij, gjyshërit tanë e fituan luftën e tyre dhe na lanë trashëgimi Shqipërinë e lirë dhe faqen e bardhë në historinë e botës!” – shkruan Pojana.

Më poshtë postimi i plotë i Pojanës:

Ndër deje gjak dëshmori!

5 Maji për nga simbolika është një nga ditët më të ndritura për popullin shqiptar!

Referencë krenarie, pishtar shprese dhe motiv i pavdekshëm është sakrifica e mijëra dëshmorëve!

Unë përulem me krenari para veprës së atyre që dhanë jetën për të mos vdekur kurrë!

Veçanërisht Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare…!

#Pezës, së devizës më përbashkuese kombëtare ‘Pa dallim feje, krahine dhe ideje’, ‘Krahinës Martire’ të djegur deri në shkrumbim tri herë, popullit liridashës që i dha Shqipërisë ‘Çetën e Parë Antifashiste në Europë’ dhe vendit tim të origjinës i dua më shumë se çdo gjë tjetër, historinë e atdhedashurisë!

Çdo brezi i takon të fitojë luftën e tij, gjyshërit tanë e fituan luftën e tyre dhe na lanë trashëgimi Shqipërinë e lirë dhe faqen e bardhë në historinë e botës!

Tik-tak -u rreh për ne…

/ In News / By Admin / Comments Off on “5 Maji”, Pojana: Referencë krenarie, pishtar shprese dhe motiv i pavdekshëm është sakrifica e mijëra dëshmorëve!