“78% e shqiptarëve nuk besojnë se qeveria do ulë korrupsionin”, reagon Pojana: Është koha për zgjedhje!

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar mbi raportin e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit, të kryer nga qendra e Evropës Juglindore për Integritet dhe Zhvillim, i cili nxjerr në pah se 78% e shqiptarëve nuk besojnë se qeveria aktuale do të ulë korrupsionin.

“Klika në qeveri është vetë e korruptuar deri në palcë!” – shkruan Pojana në një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Vrojtimi mbi nivelin e korrupsionit, ‘Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit’, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, i kryer nga qendra e Evropës Juglindore për Integritet dhe Zhvillim, gjeti se në Shqipëri për vitin 2019:

78% e shqiptarëve nuk besojnë se qeveria do të ulë korrupsionin❗️

Kjo, sepse klika në qeveri është vetë e korruptuar deri në palcë!

Besimi ka humbur prej shumë kohësh dhe qytetarët duan NDRYSHIM dhe e duan TANI.

Opozitës i lipset të ngjall shpresë, duke zgjedhur në përfaqësim figurat me integritetin më të lartë.

Është koha për zgjedhje.
/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on “78% e shqiptarëve nuk besojnë se qeveria do ulë korrupsionin”, reagon Pojana: Është koha për zgjedhje!