“Akt skandaloz i turpshëm”, Kryemadhi reagon pas vendimit për Teatrin: Vlerat historike, qytetare dhe kombëtare do të triumfojnë përballë babëzisë së Rilindjes

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me vendimin e qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Për Kryemadhin vendimi i qeverisë është akti i radhës i grabitjes së tokës, të cilin e konsideron një akt skandaloz dhe të turpshëm.

Postimi i plotë:

Ditën e Europës, ditën e vlerave, ditën e civilizimit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen shkatërrimtare, qeveria e oligarkëve bëri aktin e radhës të grabitjes së tokës së Teatrit Kombëtar duke ia kaluar Bashkisë së Tiranës. Ky veprim i qeverisë së PPP-ve është një akt skandaloz dhe i turpshëm!
Edi Rama po përdor mashën e tij, Erion Velinë për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!
Asnjë manovër ligjore nuk mund ta zhbëjë këtë vepër kriminale, autorët e së cilës do të përballen jo vetëm me qytetarinë e Tiranës dhe Shqipërisë, por edhe do t’i çojmë përpara drejtësisë!
Vlerat historike, qytetare dhe kombëtare do të triumfojnë përballë babëzisë së Rilindjes!
/ In News / By Admin / Comments Off on “Akt skandaloz i turpshëm”, Kryemadhi reagon pas vendimit për Teatrin: Vlerat historike, qytetare dhe kombëtare do të triumfojnë përballë babëzisë së Rilindjes