Analizë e Kryetarit të LSI

Analizë e Kryetarit të LSI ish-kryeministrit z.Ilir Meta botuar sot në gazetën më prestigjoze të Beogradit “Politika” Hashim Thaçi partneri i duhur i Serbisë

Cili mund të jetë interlokutori ynë në Kosovë?- më pyeti Zoran Xhinxhiç kryeministri i ndjerë i Serbisë në Maj të vitit 2002. ‘Hashim Thaci’ – ju përgjigja pa asnjë mëdyshje duke vërejtur një habi të lehtë në sytë e tij. Habia ia la vendin shumë shpejt përqendrimit të tij në pritje të argumentave.
Në atë kohë Hashim Thaçi ishte Kryetar i PDK-së partia e dytë në koalicionin qeverisës por që i kishte dhënë asaj Kryeministrin zotin Bajram Rexhepi. Në kuptimin institucional Thaçi mund të mos ishte njeriu më përfaqësues për të nisur një proces komunikimi me Serbinë proces që nisi shumë kohë më pas me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Por pa asnjë dyshim ai ishte më i përshtatshmi.
Hashim Thaçi ishte i shpenguar për të filluar një dialog me Serbinë i cili kërkonte kurajo të madhe politike e vizion të qartë. Ai ishte i çliruar nga çdo lloj ndroje për një dialog të tillë që krijonte klimë shprese për të hedhur pas të kaluarën konfliktuale.
Së pari askush nuk mund ta akuzonte e t’i kërkonte llogari Thaçit se po komunikonte me Beogradin. Askush nuk mund të vinte në dyshim qëllimet e mira dhe konstruktive të ish-drejtuesit politik të UCK-së për të ndryshuar historinë por tani përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
Ndërkohë megjithëse Thaçi kishte qenë një luftëtar dhe drejtues i UÇK ndaj tij nuk u ngrit ndonjë akuzë nga gjykata e Hagës për krime apo atrocitete. Ai kishte qenë thjesht një luftëtar për lirinë e popullit të tij dhe jo kundër popullit serb. Lufta për të nuk ishte një vokacion por një zgjedhje e detyruar nga makina shtypëse e Serbisë së drejtuar nga Millosheviçi. Thaçi kishte provuar se zgjidhte marrëveshjen para konfliktit. Ishte ai që kishte firmosur Rambujenë duke bindur edhe më radikalët me qëllim që të shmangte luftën.

Unë personalisht isha i bindur për këtë sepse edhe si Kryeministër i Shqipërisë dhe më pas Ministër i Jashtëm në ato vite në politikën e hapjes dhe bashkëpunimit me Serbinë gjithnjë kisha patur edhe mbështetjen e Hashim Thaçit.
Për fat të keq takimi që ne shpresonim midis Xhinxhiçit dhe Thaçit nuk u realizua dot pasi në mars të vitit 2003 Kryeministri Xhinxhiç u vra dhe bashkë me të edhe një gatishmëri e guximshme për kohën për të ngritur ura të forta komunikimi dhe bashkëpunimi midis shqiptarëve dhe serbëve.
Sot në vitin 2008 gjashtë vjet pas asaj bisede jam akoma më i bindur për atë çka i thashë Kryeministrit serb në atë ditë të majit 2002: Hashim Thaçi është partneri i duhur i Serbisë në Kosovë.
Thaçi është tashmë Kryeministër i Kosovës dhe kryetar i partisë më të madhe në vend. Rrethanat e sotme janë edhe më favorizuese që ai të luajë rolin e lidershipit dhe udhëheqesit vizionar dhe kurajoz për të sjellë një erë të re në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për gjithë rajonin.
Tashmë Thaçi nuk është më vetëm luftëtari i lirisë por një politikan i pjekur e i moderuar. Dhe në Kosovën e sotme ka një duet luajal Thaçi-Sejdiu që ka moderacionin dhe vullnetin për të çuar me guxim përpara zhvillimin e Kosovës dhe për të konsoliduar rolin e saj në rajon e më gjerë.
Dikush mund të pyesë pse Thaçi është zgjedhja më e mirë për Serbinë? Natyrshëm kjo pyetje nuk mund të marrë përgjigje para se t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër: Po serbët çfarë kërkojnë në Kosovë? Përgjigjen më të mirë ja ka dhënë Presidenti Ahtisari dhe plani i tij që do të jetë në themel të pavarësisë së Kosovës e që parasheh së pari respektimin e të drejtave dhe siguri për minoritetin serb. Integrim i tyre në jetën sociale ekonomike e politike të Kosovës respekt për kulturën për objektet e kultit e trashëgiminë.
Përgjigjen e kësaj pyetje dhe përqasjen e tij për Kosovën multietnike Hashim Thaçi e ka shprehur në një artikull të gazetës Internacional Herald Tribune në nëntor 2005 kur sapo kishte filluar procesi për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. “Ndoshta shkruan Thaçi motivimi më i mirë për të gjithë ne do të ishte që Bashkimi Evropian të pranonte Kosovën Serbinë dhe Malin e Zi si tre vende të pavarura të cilët kanë zbatuar të njëjtat standarte të zhvillimit demokratik mbrojtjes së minoriteteve dhe garancive ekonomike nën ombrellën e NATO-s. Në këtë menyrë i gjithë rajoni mund të çarmatoset të ketë kufinj të hapur lëvizje të lirë të njerëzve mallrave e shërbimeve të ketë sundim të fortë të ligjit dhe një ekonomi të qëndrueshme… Atëherë dhe vetëm ateherë urrejtjet dhe konfliktet e të kaluarës mund të kyçen me të vërtete në memorjen kolektive dhe të mos ringjallen në eksperiencën e çdo brezi pasues”.
Në detyrën e saponisur të Kryeministrit Thaçi po e realizon këtë përqasje të tij në mënyrë konkrete. Integrimi i komunitetit serb dhe pakicave të tjera në qeverinë e tij është një hap i parë. Ai është i ndërgjegjshëm se liria e Kosovës nuk mund të jetë e sigurtë dhe e qëndrueshme pa lirinë e minoritetit serb. Kosova është vërtetë para momentit historik të pavaresisë së saj dhe kjo nuk ka kthim. Sfida për Kosovën dhe për kryeministrin e saj është të menaxhojë gjithë problematikën e pas-pavarësisë në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me Serbinë dhe me serbët e Kosovës. Suksesi i tij në këto sfida do të varet shumë edhe nga mbështetja ndërkombëtare e cila nga ana e saj do të varet pikërisht nga mënyra se si Thaçi e qeveria e tij do të respektojë të drejtat e serbëve.
6 vjet më parë më 14 Shkurt 2003 katër javë para se të vritej në një intervistë me Zërin e Amerikës Xhinxhiç shprehu gatishmërine për një takim me Hashim Thaçin si një politikan i cili mund të zbatonte gjërat për të cilat mund të arrihej mirëkuptim dhe kompromis. Ky takim ka mbetur akoma për t’u bërë nga njerëz me atë kurajo dhe vizion që kishte Xhinxhiç.

-Ish-Kryeministër i Shqipërisë
0x323030392d30332d3139 ANALIZA