Arben Derhemi: Projekti i Teatrit kombëtar nuk lindi si dëshirë e qeverisë për të rindërtuar Teatrin. Lindi si dëshirë për të vjedhur një pronë dhe për ta bërë kullë

Fjala e aktorit Arben Derhemi, gjatë takimit me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe artistët.

Çështja e parë është çështja e artit dhe kulturës sepse nëpërmjet shkatërrimit të artit dhe kulturës ai po shkatërron inteligjencën e këtij kombi, identitetin kombëtar të këtij kombi dhe në momentin që bën këtë ai ka për borxh të shkel këdo që i del përpara. Ky është një  perversitet moral, nuk është çështja se po shkatërron Teatrin Kombëtar dhe ne nuk kemi problem thjesht me godinën e Teatrit. Çështja është në parim. Shkatërrimi i artit dhe kulturës është momenti i fundit që ky po i bën këtij populli. Akti i fundit moral i këtj njeriu, ky është.. Nuk e gjej dot as figurativisht nuk e gjej dot.

Po projekti që do prezantojnë artistët sot?

Është një projekt I një studioje arkiteturore shqiptare për rindërtimin e teatrit. Ne nuk po e paraqesim atë që të themi ky është edhe nuk ka tjetër. Ai po paraqitet nga dikush që tregoi qënka gjëra shumë më të mira sesa ai projekti që na u paraqit neve. Që doli pasta që ishte një gënjeshtër e madhe, një vjedhje e madhe, një plagjaturë e pushtetit dhe mbi të gjitha e Edi Ramës i cili e mori me vrap atë burrin nga Danimarka, e zgjoi nga gjumi dhe i tha hajde shpejt se duhet të prezantoj një projekt. Dhe ky projekt i teatrit kombëtar nuk lindi si dëshirë e qeverisë për të rindërtuar Teatrin. Lindi si dëshirë për të vjedhur një pronë dhe për ta bërë kullë. Dhe rastësisht ai vend ishte i Teatrit Kombëtar. Ça do bëjmë për Teatrin Kombëtar ta hedhim fare? Që ti dali publikut dhe ti thotë që Teatrin Kombëtar do ta zhduk ai nuke bën dot kështu që i gënjen njerëzit  dhe i thotë që ne do e bëjmë teatrin kombëtar por do e bëjmë të ri. Por janë këta të poshtërit, jemi ne të poshtërit që nuk e duam të renë, duam vetëm të vjetrën. Duhet ruajtur historia e këtij kombi se është një histori 75 vjeçare.Në atë vend janë krijuar të gjithë institucionet artistike shqiptare. Mbas 75vjetësh do jetë një histori 150 vjeçare .A do kemi ndonjëherë identitet kombëtar ne, identitet kulturor? E di çfarë do na thonë brezat. Ju keni qenë shpellarë do thonë. Se ska mundësi, ju dini të ndërtoni vetëm godina shumëkatëshe, Tirana është bërë e pabanueshme ne që kemi zgjedhur ti rrisim fëmijët në Shqipëri për ne nuk është normale. Do doni të gjithë të ikni nga ky vend.Se ky vend nuk do të ketë Teatër, histori, nuk do të ketë asgjë.Pse nuk i shkon ndërmend Kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit të bëjë një lulishte aty në atë vend por në trurin e tij kanë mbirë pallatet, betoni.  Ajo zyrë arkitekturore e ka bërë dhe preventimin dhe i gjithë preventimi për ndërtimin e një Teatri të ri në mes të atij ansambli ekzistues të Teatrit Kombëtar dhe atij eksperimental do të jetë dhe një godinë tjetër dhe e gjitha kjo shkon diku rreth 12 milionë dollarë. Kështu që edhe me shifrat e tmerrshme që na japin këtu që Teatri kushton 35 milionë-70 milionë, të gjitha këto janë një sajesë e madhe, për të gënjyer dhe për të treguar që ne nuk kemi lekë. 400 milionë rruga e kombit, do të fitojë ai personi i cili ka marrë konçensionin. A e kuptoni ça maskaralliku është në këtë vend dhe na thonë pastaj pse jeni të revoltuar. Si mund të mos jesh i revoltuar në këtë mes. Unë nuk e di por një qytetar normal që mendon me trurin e tij, dëgjon me veshët e tij, sheh me sytë e tij mundet të mos jetë i revoltuar?

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Arben Derhemi: Projekti i Teatrit kombëtar nuk lindi si dëshirë e qeverisë për të rindërtuar Teatrin. Lindi si dëshirë për të vjedhur një pronë dhe për ta bërë kullë