Author: LSI

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një bashkëbisedim me maturantët,ku u diskutua dhe u dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një bashkëbisedim të hapur me maturantët me temë “Një shans për maturantët”, ku u diskutua dhe u dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore.

Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj dhe Dekani i Veterinarisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Luigj Turmalaj. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një bashkëbisedim me maturantët,ku u diskutua dhe u dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore

Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës zgjedh forumet drejtuese të degës së kryeqytetit përmes votimit elektronik

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës ka përmbyllur të premten procesin e riorganizimit të strukturave, që është shtrirë në çdo njësi të kësaj force politike në Bashkinë e re të Tiranës gjatë javëve të fundi.

Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të LSI Tiranë ka përmbyllur këtë proces riorganizimi pas Konventës Zgjedhore të Tiranës që u zhvillua fundjavën e kaluar. Në këtë Konventë u votua për anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues LSI Tiranë, ndërsa kryetar i kësaj dege u zgjodh përmes votimit elektronik z. Endrit Braimllari. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës zgjedh forumet drejtuese të degës së kryeqytetit përmes votimit elektronik

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e konstituimit të Komitetit Drejtues të LSI Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës zhvilloi mbledhjen e konstituimit të Komitetit Drejtues ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta uroi Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, z. Endrit Braimllari, pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Degës së LSI-së së Tiranës, në Konventën Zgjedhore të organizuar më 11 shkurt.

Krahas kësaj, z. Meta në fjalën e tij u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend duke kërkuar nga të gjithë aktorët politik një klimë sa më të qetë në mënyrë që të bëhet implementimi i plotë i reformës në drejtësi dhe miratimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 18 qershorit 2017. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e konstituimit të Komitetit Drejtues të LSI Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi Konventën Zgjedhore të Tiranës. Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mban një fjalë përshëndetëse

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot Konventën Zgjedhore të LSI Tiranë. Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve morën pjesë 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit për të zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues të LSI Tiranë dhe Kryetarin e LSI Tiranë. Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në konventë, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta foli për sfidat që ka vendi para zgjedhjeve të 18 qershorit dhe se standardi i zgjedhjeve dhe legjitimet i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë pas 18 qershorit. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi Konventën Zgjedhore të Tiranës. Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mban një fjalë përshëndetëse

Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, mban fjalimin e lamtumirës në ceremoninë e varrimit të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli

Pas homazheve të zhvilluara në nderim të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli në Pallatin e Kongreseve, kortezhi mortor është drejtuar për nga varrezat e Tufinës.

Në ceremoninë e zhvilluar me familjarë, të afërm, miq e dashamirës të shkrimtarit, fjalimin e lamtumirës e ka mbajtur Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, i cili tha se shqiptarët nuk do ta harrojnë Dritëro Agollin, sepse disa breza një pas një për më shumë se një gjysmë shekulli e mësuan bukurinë e gjuhës shqipe përmes poezive, tregimeve dhe romaneve, dramave dhe filmave, reportazheve dhe artikujve, fjalimeve të njërës kohë dhe të tjetrës të gjeniut të letrave. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama, mban fjalimin e lamtumirës në ceremoninë e varrimit të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot në Vjenë nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures

Gjatë vizitës së tij në Vjenë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm, znj. Arta Dade u prit sot në Parlamentin austriak nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures.

Kryetari Meta dhe Presidentja Bures vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta e miqësore mes Shqipërisë e Austrisë dhe ndanë bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm për një impuls të ri mes dy vendeve. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot në Vjenë nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama priti në takim Kryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të Kosovës, z. Elmi Reçica

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama sëbashku me deputeten e kësaj partie Kejdi Mehmetaj, priti në takim Kryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të Kosovës, z. Elmi Reçica dhe delegacionin që e shoqëronte atë në këtë vizite.
Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, z. Luan Rama, u shpreh se këto takime hapin një dimension tjetër jo vetëm për bashkëpunimin midis institucioneve, parlamenteve dhe grupeve tona parlamentare, por ndikojnë dhe cilësinë e produktit që sjell bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama priti në takim Kryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të Kosovës, z. Elmi Reçica

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike në shërbim të prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta mirëpriti dakortësinë dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të plota kushtetuese e rolit shtet-formues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë

Deklaratë nga N/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim, duke ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet politike në Maqedoni:

PËRSHËNDET faktorin politik shqiptar në Maqedoni për qëndrimin e unifikuar dhe bashkimin në një platformë të qartë e vizionare për rolin e tyre dhe përgjegjësinë që duhet të përmbushin, në funksion të mbrojtjes së të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni;

MBËSHTET qasjen e tyre të përgjegjshme dhe angazhimin për bashkëpunim dhe kohezion të faktorit politik shqiptar; (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Deklaratë nga N/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

Deklarata për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Vasili: Arrestimi i Haradinaj, nuk ndihmon aspak dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë

Vasili: Veprim i gabuar në kohën e gabuar

 Vasili: Lirimi i menjëhershëm i Ramush Haradinajt do të ishte dhe mbetet zgjidhja e vetme

 Vasili: Marrje masash juridiko-ligjore në nivel evropian për ndalimin një herë e përgjithmonë të praktikave të tilla

 Vasili: Mbështesim dhe e nxisim çdo lloj përpjekje dhe çdo lloj praktike që do ta realizonte lirimin e menjëhershëm të z. Hradinaj

 Vasili: Situata e motit, komentet negative një praktikë e cila shkon kundër interesave të qytetarëve

Vasili: Epidemia e gripit, nuk ka vend për politizim

Një nga arsyet kryesore të komunikimit me ju në këtë fillim viti ka qenë çështja tepër delikate dhe e rëndësishme e arrestimit të z. Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, një ngjarje sigurisht të cilën e kemi ndjekur hap pas hapi dhe me shqetësim të madh. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Deklarata për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili