Author: LSI

Prononcimi për media i Zëvendëskryetarit të LSI-së z. Petrit Vasili

  1. Vasili, Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur më herët një amendament lidhur me koncesionet e mëdha që po miratohen, konkretisht lidhur me laboratorët spitalor. Në fakt u bë edhe votimi në parlament dhe ne pakë qëndrimin që mbajti LSI, pro së fundmi kemi parë disa akuza drejt LSI-së. Çfarë komenti keni lidhur me këtë?

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj politik lidhur me një problem të caktuar që kishte të bënte me buxhetin e vitit 2017 dhe që kishte të bënte në mënyrë konkrete me koncesionin e laboratorëve për të cilin ne nëpërmjet amendamentit formësuan një qëndrim politik konkret i cili finalizonte një qëndrim politik sistematik të mbajtur prej kohësh. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Prononcimi për media i Zëvendëskryetarit të LSI-së z. Petrit Vasili

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti Ambasadorin e Rumanisë, z. Mircea Perpelea

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Rumanisë, z. Mircea Perpelea, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Rumanisë dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimit ekonomik. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti Ambasadorin e Rumanisë, z. Mircea Perpelea

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në “Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit 2016”

Ilir Meta: Besojmë në bashkëpunimin dhe rolin e institucioneve të pavarura e të shoqërisë civile, dhe të gjithë grupeve të interesit, si faktor kyç për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit

Meta: Aktiviteti ynë është përqendruar në afrimin e mëtejshëm të publikut te Parlamenti

Meta: Besojmë në një qasje të fortë e më e shëndetshme ndaj transparencës dhe përfshirjes së publikut në veprimtarinë e Kuvendit

Meta: Reformat e ndërmarra përbëjnë angazhim serioz për një shoqëri ku respektohet dinjiteti njerëzor

Meta: Ndër prioritetet më të rëndësishme lidhur me axhendën e ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është çështja e të drejtave të njeriut

Meta: Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë dhe suksesi i reformave të tjera

Meta: Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të reformës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Ndërthurja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtave të Njeriut – Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe roli i Institucioneve të të Drejtave të Njeriut në implementimin e tyre”. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në “Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit 2016”

Kuvendi i Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

Ilir Meta: Krenari për mua të firmos këtë memorandum bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Universitetit të Tiranës

Meta: Kam besim te kapacitetet e jashtëzakonshme intelektuale, akademike, tek eksperienca e gjithë stafit akademik në UT

Meta: Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për të gjithë studentët që dëshirojnë të bëjnë praktikat pranë Kuvendit të Shqipërisë

Meta: Kemi nevojë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe për politika sa më të mençura

Meta: Shpesh vendimmarrjet kanë qenë edhe të nxituara edhe për shkak të mungesës së njohurive të duhura në fusha të caktuara

Meta: Të gjithë forcat politike në 2017-n të gjejnë forca e mundësi për t’u përfaqësuar me sa më shumë intelektualë, akademikë, profesorë, pedagogë (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kuvendi i Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar. Zgjidhet Kryesia e re e LSI-së

Në drejtimin e Kryetarit të LSI-së, z Ilir Meta, u bë konstituimi i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, që u zgjodh nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e zhvilluar në datat 3 dhe 4 dhjetor.

Në fjalën e tij përpara anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar, z. Meta vlerësoi garën e zhvilluar në Konventën Kombëtare Zgjedhore duke nënvizuar se kjo do t’i shërbejë forcimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar. Zgjidhet Kryesia e re e LSI-së

Prononcimi për median i Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta pas mbledhjes së KDK-së dhe zgjedhjes së Kryesisë së re të LSI-së

  1. Meta, Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së zgjodhi sot Kryesin e re. A do të thotë kjo tashmë LSI-ja, e plotësuar në të gjitha strukturat drejtuese, është gati për të menduar se si do të dalë në zgjedhjet e 2017-s?

Ishte kënaqësi sot për të konstituuar mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar pas Konventës Kombëtare Zgjedhore, për të zgjedhur Kryesinë e re dhe njëkohësisht për të bërë edhe mbledhjen e parë konstituuese të kësaj kryesie. Jo vetëm kaq, por edhe për të zgjedhur edhe disa kolegë të tjerë të cilët do të kenë një kontribut të rëndësishëm në drejtimin e Kryesisë, KDK-së dhe gjithë strukturave të LSI-së, edhe në kuadër të rritjes të kolegjialitetit, bashkëpunimit dhe transparencës në drejtimin e kësaj force politike. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Prononcimi për median i Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta pas mbledhjes së KDK-së dhe zgjedhjes së Kryesisë së re të LSI-së

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, z. Ali Ahmeti

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në takim kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti. Duke folur për median pas këtij takimi, z. Meta u shpreh se më i rëndësishëm se rezultati i zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor është stabiliteti i Maqedonisë.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi zhbllokimin e krizës institucionale përmes zgjedhjeve të fundit, të cilat fatmirësisht u zhvilluan në një klimë shumë pozitive dhe demokratike. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, z. Ali Ahmeti

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan Bersin, të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit në Shqipëri, dhe veçanërisht për mbështetjen në drejtim të forcimit të sigurisë.

Në këtë kuadër u vlerësua bashkëpunimi dypalësh për forcimin e sigurisë kufitare, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të elementëve terroristë, sidomos në kuadër të lëvizjeve të paprecedenta migratore të viteve të fundit.  (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit nga Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Martin Schulz

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u prit në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Martin Schulz, me të cilin vlerësuan progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në këtë takim z. Meta shoqërohej edhe nga Ministrja për Integrimin Evropian, znj. Klajda Gjosha.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe të pandalur të Parlamentit Evropian ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit, duke nënvizuar se kjo perspektivë i shërben paqes e stabilitetit rajonal, dhe veçanërisht sigurisë mbarë-evropiane. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit nga Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Martin Schulz

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim, z. Johannes Hahn

Meta, mirënjohje e thellë ndaj Hahn për punën e palodhur të Komisionit Evropian

Meta: Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin

Meta e falënderoi Hahn për rolin e tij personal në reformën në drejtësi

Meta: Konsensusi ishte kyç për legjitimitetin e reformës

Meta: Kuvendi i angazhuar për implementimin e reformës në drejtësi

Hahn mirënjohje Metës për konsensusin dhe mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi

Hahn: Reforma në Drejtësi, kyçe për integrimin

Hahn: Suksesi i reformës së drejtësisë dhe dekriminalizimit, lajme të mira për rajonin

Meta-Hahn bisedojnë për rajonin: Të avancojë dialogu Kosovë-Serbi. Shpresojmë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni. Ballkani ka nevojë për forcim të stabilitetit, ndërlidhjes dhe sigurisë

Meta-Hahn: Marrëdhëniet solide të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duhet të shkojnë vetëm drejt forcimit dhe intensifikimit, me të gjithë fqinjët dhe vendet e tjera të rajonit. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim, z. Johannes Hahn