Author: Elisa Piperi

Përfundon takimi i Komisionit të Venecias me LSI-në, Vasili: Vettingu, qëndrimi është i qartë, Opozita pro, ndërsa Rilindja kundër

Ka përfunduar takimi i Komisionit të Venecias me përfaqësuesit nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në këtë takim ishin të pranishëm Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama si dhe deputetet Klajda Gjosha dhe Silva Caka.

Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili u shpreh se  opozita ka propozuar standard të njëjtë, si Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu Vasili theksoi se fjalët e shumta për Vettingun janë pa kuptim dhe qëndrimi ka qenë dhe është gjithmonë i qartë, opozita është pro, kurse Rilindja kundër.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Përfundon takimi i Komisionit të Venecias me LSI-në, Vasili: Vettingu, qëndrimi është i qartë, Opozita pro, ndërsa Rilindja kundër

Nora Malaj: Në një vend ku Kryeministri sillet si diktator , shteti ka rënë!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi videon ku Edi Rama iu premtonte banorëve të Unazës së Re se do i jepte shtëpitë e tyre.

“Në një vend ku KM sillet si diktator , shteti ka rënë! Ndaj askush nuk mund të ndalojë qytetarët e saj të mbrojnë atë që është themeli i jetës shtëpia , e ëmbla shtëpi!” – shkruan Malaj në postimin e saj.

Më poshtë statusi i plotë i saj: 

Dallëndyshe ktheje ndryshe! Me zë dhe me figurë KM i asaj kohe për të marr votat ju betohej banorëve se do t’ju jepte shtëpitë e tyre! Po ironia e fatit , për ata që besuan në “seriozitetin “ dhe “sinqeritetin”e KM është se sot po me zë e figurë , me fadroma e me kryqe te dera , po kjo qeveri ju thotë banorëve se ju nuk jeni të denjë për të jetuar në shtëpitë tuaja. Në një vend ku KM sillet si diktator , shteti ka rënë! Ndaj askush nuk mund të ndalojë qytetarët e saj të mbrojnë atë që është themeli i jetës shtëpia , e embla shtëpi! Sot shteti ka rënë . Këtë e tregon edhe kjo vidio me zë e figurë. Është kapur për fyti nga interesi i oligarkëve dhe ka harruar interesin e qytetarëve! Sot në Shqipëri ka vend thënia :”As rroj, as vdes , po jam pa mend” !Dhe fund po troket në derë…

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Nora Malaj: Në një vend ku Kryeministri sillet si diktator , shteti ka rënë!

VIDEO/Prishja e banesave tek Unaza e Re, Braimllari: Kryeministri i mashtroi banorët në fushatë vetëm për t’i marrë votën!

“Lumin” e reagimeve mbi videon ku Kryeministri Rama u premtonte banorëve të Unazës së Re se do gjente zgjidhje për ta sapo të vinte në pushtet e ka ndjekur reagimi i radhës nga Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI-së, Endri Braimllari.

Braimllari e quan kryeministrin një mashtrues i cili mashtroi banorët në fushatë me qëllimin e vetëm për t’u marrë votën.

Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:

Kyeministër mashtrues. I mashtroi në fushatë për t’iu marrë votën. Tani kërkon t’iu prishë shtëpitë. Shikoni videon.

https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/1939774096098284/?t=1

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on VIDEO/Prishja e banesave tek Unaza e Re, Braimllari: Kryeministri i mashtroi banorët në fushatë vetëm për t’i marrë votën!

Kejdi Mehmetaj: Shumë fytyrësia e Kryeministrit!

Të shumta kanë qenë reagimet ndaj videos ku kryeministri Rama i premtonte banorëve të Unazës së Re se do gjente zgjidhje për ta sapo të vinte në pushtet.

Reagimi i radhës ka ardhur nga deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shprehet se ky kryeministër gënjeshtar pa ndjerë turp e dhimbje mendon se mund të marrë fadromat e shkretojë shtëpitë e qindra familjeve duke i lënë ata në rrugë të madhe.

“Ja ku është me zë e figurë, vet ky Pinoku-Kryeministër, teksa thotë se ato shtëpi janë gjaku e djersa e atyre familjeve, e se me të ardhur ky në pushtet për ta do të ketë zgjidhje.” – shprehet Mehmetaj.

“Dhe aq nuk do t’ja dijë për familjet shqiptare, sa ndërsa Tirana zjen nga protestat dhe revoltat qytetare, Kryeministri bredh botën nëpër ekspozita që paguhen me haraçet e shqiptarëve.” – e mbyll postimin e saj deputetja e LSI-së.

Më poshtë statusi i plotë i saj:

Shumë fytyrësia e Kryeministrit!

Pinokët e kohëve moderne nuk dallohen më nga hunda, ashtu si Kryeministri ynë, kanë mësuar të kamuflohen mirë me batuta e klipe të cilat do i kishte zili edhe Spilbergu.

Pa ndjerë as turp, as hall, as dhimbje, Kryeministri me shpurën e tij nëpër ministri e bashki, mendon se mund të marrë fadromat e shkretojë shtëpitë e qindra familjeve duke i lënë ata në rrugë të madhe. 
Ja ku është me zë e figurë, vet ky Pinoku-Kryeministër, teksa thotë se ato shtëpi janë gjaku e djersa e atyre familjeve, e se me të ardhur ky në pushtet për ta do të ketë zgjidhje.
Sot, ky që as nuk skuqet e as nuk nxihet, me guximin që merr nga gangsterët që e rrethojnë, mendon se është aq i fortë sa mund të luajë me atë gjak e djersë me të cilat janë ngritur shtëpitë në Unazën e Re.

Dhe aq nuk do t’ja dijë për familjet shqiptare, sa ndërsa Tirana zjen nga protestat dhe revoltat qytetare, Kryeministri bredh botën nëpër ekspozita që paguhen me haraçet e shqiptarëve. Sepse kohën e lirë që i mbetet ndërmjet bandave, korrupsionit dhe shfaqjeve bamirëse, e kalon nëpër studio poçarie.

Kësaj i thonë mjerë vendi për këtë #FatkeqsiKryeministër

https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/videos/763267417343979/?t=3

Vasili: Gënjeshtrat shtylla kurrizore e Kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili gjithashtu ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi videon ku Edi Rama iu premtonte banorëve të Unazës së Re se do i jepte shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

Gënjeshtrat shtylla kurrizore e kryeministrit.

Shihni videon dhe çdo koment është i kotë.

Kryeministri u thotë banorëve te Unaza e Re që:”i keni bërë me gjak shtëpitë” dhe pastaj shkel mbi gjakun e ua prish.

Kërpaçi: Kryeministri mashtrues kur i duheshin votat mbante deklaratë tjetër, sot kërkon t’u shembë shtëpitë banorëve

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar përmes një statusi në Facebook mbi videon ku Edi Rama iu premtonte banorëve të Unazës së Re se do i jepte shtëpitë e tyre.

“Ato që duhen shkatërruar nuk janë shtëpitë e tyre por rilindja e mashtrimit, shkatërrimit e varfërimit të qytetarëve të thjeshtë për interes të klientëve të qeverisë!”-shkruan Kërpaçi

Postimi i plotë:

Mashtrime, mashtrime, mashtrime…!
Ndiqeni deklaratën e mashtruesit të qeverisë sesi dikur kur i duheshin votat, mbante deklaratë tjetër, ndërsa sot jo vetëm kërkon ti shembi shtëpitë por edhe i quan shpellarë!

Kjo është rilindja e Edi Ramës dhe rasti i banorëve të Astirit është dëshmia e radhës!

Ja pra që banorët e Astirit kanë të drejtë!

Ata nuk janë kundër projektit të zhvillimit, por me të drejtë kërkojnë të mos nxirren në qiell të hapur pa një zgjidhje reale që nuk i le ata pa shtëpi, në respekt të djersës e gjakut të punës prej vitesh.

Ato që duhen shkatërruar nuk janë shtëpitë e tyre por rilindja e mashtrimit, shkatërrimit e varfërimit të qytetarëve të thjeshtë për interes të klientëve të qeverisë.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Kërpaçi: Kryeministri mashtrues kur i duheshin votat mbante deklaratë tjetër, sot kërkon t’u shembë shtëpitë banorëve

Shezai Rrokaj: Kjo qeverisje po i shet shqiptarët dhe po i detyron të braktisin vendin

Fjala e Deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj në takimin me strukturat e LSI-së në Sarandë

Mirëdita të gjithëve. Dua t’iu falënderoj përzemërsisht për të gjithë kontributin tuaj, i cili e radhiti Qarkun e Vlorës me një rezultat të paparë në betejat e mëparshme elektorale me plot 12 mijë 440 vota. Që do të thotë që LSI-ja ka mundur e vetme të arrinte këtë rezultat. Edhe kur kemi qenë në koalicion në betejat e mëparshme 10 mijë e ca vota u morën në të gjithë Qarkun e Vlorës. Pra e gjithë kjo i dedikohet punës suaj, i dedikohet përkushtimit tuaj, i dedikohet dashurisë tuaj për të dhënë kontribut për vendin tonë. Sepse vendi ynë sot po përjeton një nga situatat më të vështira gati të barabartë me atë të viteve ’90 kur u përmbys sistemi i mëparshëm.

Dhe kjo duket shumë qartë kur e gjithë pjesa më aktive e popullsisë, nga mosha 25-45 vjeç po braktis Shqipërinë dhe kjo duket qartë në shkollat tona që po mbyllen. Kjo duket qartë në pakësimin e fëmijëve nëpër shkolla, gati 25 mijë fëmijë më pak në Shqipëri. Dhe kjo duket qartë kur të gjitha familjet tona të reja të vetmen shpresë që shikojnë  është braktisja e Shqipërisë. Pra kjo qeverisje po i shet shqiptarët dhe po i detyron të braktisin vendin sepse mendon se do të hajë atë të ashtuquajtur tepsi të pretenduar, ta hajë e vetme kjo qeverisje.

Ndërkohë ne jemi një forcë politike që kemi një mision të qartë dhe misioni ynë është që t’u shërbejmë qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është parti e qytetarëve, është parti e njerëzve të thjeshtë. Është parti e atyre njerëzve që mendojnë se Shqipërinë duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë ne këtu edhe për ata që kanë ikur të detyruar nga kushtet e vështira. Sepse Shqipëria nuk po njeh më investime madhore. 170 km linearë janë që nga Vlora e deri në Sarandë, quhet perla e Jonit.

Unë po ju them që kjo qeverisje nuk mund t’ia dalë më me slogane e fasada të zbukurojë një realitet që nuk zbukurohet më në sytë e shqiptarëve. Sepse mjafton të shkon tek Syri i Kaltër,  km rrugë nuk janë bërë sido që të gjithë turistët, të cilët janë më mijëra, paguajnë 2 mijë lek për ta vizituar. Dhe nuk ka as tualete për të vajtur dhe njerëzit marrin malet. Dhe kjo perlë e Adriatikut e pretenduar që nga Lungomarja e Vlorës, nga Uji i Ftohtë që pretendohej se ujërat e zeza nuk derdheshin në det dhe kur e kemi ngritur ne që ato derdheshin në det. Pale më në Radhimë e kështu më radhë në të gjithë ujin ku ujërat e zeza janë të pa administruara. Atëherë farë turizmi duam të zhvillojmë ne?  Dhe kjo perlë ka nevojë për ndërhyrje. Ka nevojë për ndërhyrje si në sektorin e peshkimit, ku Saranda ka një rëndësi të veçantë, por edhe në sektorin e agrumeve, të prodhimeve të tjera me të cilat merret kjo zonë. Por sidomos turizmi.

Mjafton të shikojmë se çfarë ndodh në Butrint, betejën e madhe që ne kemi bërë si pjesë e grupimit opozitar për të ndaluar ndërhyrjet brenda asaj qyteze mijëra vjeçare, e cila nuk është vetëm krenari e Sarandës apo e Shqipërisë, por është krenari e gjithë Mesdheut. Prandaj është shumë e nevojshme të ndërhyhet në këtë drejtim. Saranda ka një veçanti në raport me komunitetet e tjera qoftë edhe të Bashkive të tjera. Ka veçorinë që ka një përbërje të popullsisë labe nga njëra anë, pastaj popullsisë minoritare dhe çame. Ne për fat të mirë në opozitë përfaqësohemi nga të gjitha këto edhe në rang politik. Dhe ajo që duhet të bëjmë të gjithë bashkë është që të themi për momentin ka një të keqe më të madhe për të gjithë ne. Sido që mund të jemi, çamë, minoritar apo lebër.

E keqja më e e madhe vjen nga ai që po i largon shqiptarët. Dhe ne jemi këtu për tu thënë shqiptarëve se do ta bëjmë ne Shqipërinë, bashkë të gjithë. Dhe nuk duhet t kemi probleme me njëri tjetrin  por duhet të synojmë të zgjedhim njerëzit më të besuar, më të përkushtuar, që kanë kredibilitet në komunitet. Që besohen në komunitet, që krijojnë sinergji, që krijojnë bashkim dhe jo përçarje. Ju e dini si është Saranda. Mjafton të dalë një brenda PS, një që se duan, gjithë krahu tjetër voton kundër. Prandaj ne na duhet të heshtim për momentin nga egoizmi ynë dhe të themi e keqja jonë është qeverisja aktuale. Dhe pas kësaj do të themi cilët janë njerëzit që e përfaqësojnë Sarandën. E përfaqësojnë Finiqin, Delvinën dhe që garantojnë fitoren. Dhe këtu fitorja është e sigurt. Nëse realisht do të mendohet në këtë mënyrë. Duke lënë mënjanë ato egoizmat që patjetër, janë pjesë e politikës në tërësi, por shqiptarët kanë të keqen më të madhe. Ai që po realizon atë që quhet gjenocid i butë. Largimin e shqiptarëve në mënyrë që të qeverisë si sulltan.

Shqipëria nuk është e sulltanateve, nuk është e oligarkëve, këtu buxhetet e qeverisjeve, janë shitur edhe për 3-4 qeverisje, për 10-15 vite, buxheti i shitur nëpërmjet të ashtuquajtura PP, e taksat e shqiptarëve janë rritur. Pra është një detyrë e madhe kombëtare. Përtej ndasive, përtej problematikave që ne kemi. Ne duhet të jemi te bashkuar dhe ky është kusht për një qeverisje më të mirë. Për një diagnostikim më të mirë të keqqeverisjes. Për alternativa më të mira, më të drejta për qytetet, për bashkitë tona. Për një ekip që me të vërtet mendon për qytetin dhe nuk mendon për xhepin e vetë apo për sarajet e veta. Nëse ne do ti arrijmë këto gjëra unë them se gjasat janë shumë të mira. Se ne numerikisht jemi dhe sot koalicion fitues. Ajo që na duhet është sinergji, që do të thotë konvergim, bashkim, duke lënë hatërmbetjet. Ka një të keqe dhe kur ka një të keqe më të madhe, shqiptarët duhet ti lënë të këqijat më të vogla apo dhe hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.

Nëse e realizojmë dhe unë jam i sigurt se Saranda është një popull i jashtëzakonshëm, i mençur. Unë nuk pata fatin të isha këtu sepse më ishte caktuar detyrë tjetër nga partia por kam realizuar takime shumë të rëndësishme kur garoja për Kryetar. Dhe me të vërtetë këtu ka një popull shumë të kulturuar që ne i detyrohemi shumë dhe jemi shumë krenar politikisht për gjithë ju dhe kontributin tuaj.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Shezai Rrokaj: Kjo qeverisje po i shet shqiptarët dhe po i detyron të braktisin vendin

Kryemadhi: Fronti Opozitar në bllok kundër sektit kriminal të Rilindjes. Kandidaturat e opozitës, fituese në zgjedhjet lokale

Fjala e Kryetares së Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin  me strukturat e LSI-së Sarandë

Për mua është takimi i dytë si Kryetare e LSI-së, takimin e parë e kemi pasur në shtator me drejtuesit kryesor të fushatës të zgjedhjeve të 2017, por sot e kemi më të zgjeruar për shkak dhe se situate tashmë dhe vendimet që ne do të marrim, do të kenë komplet drejtim tjetër. Të gjithë kemi dëgjuar për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe strukturat e LSI tashmë nuk kanë më kohë për të ndejtur por duhet të fillojnë të përgatiten dhe të bëhen gati. Jo vetëm për hartimin e listave për këshilltarë por për evidentimin  edhe njëherë të gjithë atyre strukturave të LSI, të cilat në zgjedhjet e 25 qershorit i dhanë një rezultat të jashtëzakonshëm LSI në Bashkinë e Sarandës. Ashtu sikurse dhe në Delvinë dhe në Sarandë, Konispol dhe të gjitha me radhë. Do doja të thoja meqë jemi dhe në transmetim televiziv një mesazh shumë interesant. Dje unë isha në Shkodër, sot jam në Sarandë me strukturat e LSI për të falenderuar për angazhimin e të gjithë atyre njerëzve dhe drejtuesve të LSI, në Bashkinë e Sarandës, Delvinë, Konispol, Finiq, të cilat I dhanë një rezultat të jashtëzakonshëm dhe ju jemi shumë mirënjohës, sepse rezultati i LSI në këto zona ka qenë spektakolar. Por kjo nuk do të thotë që ne të ngelemi këtu. Kjo do të thotë që është hapi I parë drejt zhvillimit të strukturave të LSI dhe drejt fuqizimit të saj. Në fakt LSI është një forcë politike e cila siç e dini dhe ju nëpërmjet delegatëve apo dhe anëtarëve të Komitetit Drejtues mori vendimin e saj për të qenë në opozitë, për tu distancuar nga ajo keqqeverisje të cilën PS ose Rilindja po instalonte nëpërmjet funksionimit të kapjes së ekonomisë, të politikës dhe të gjitha institucioneve shtetërore, nga oligarkët dhe krimi i organizuar.

Sot është më se flagrante dhe qytetarët e Sarandës apo edhe bizneset e Sarandës janë ato që e ndjejnë edhe më shumë kapjen e ekonomisë. Kapjen e ekonomisë, kapjen e institucioneve të shtetit sepse një nga përballjet që kanë pasur bizneset e Sarandës ka qenë turizmi. Përballja me hetimin tatimor, me policinë, me taksat, të cila në çdo moment në kulmin e sezonit bllokonin dhe kontrollonin bizneset, në mënyrë të tillë për të gjetur korrupsionin e madh tek kilet e domateve që bliheshin për restorantet apo te kokrrat e vezëve që skuqeshin për turistët. E gjitha vinte si rezultat i një presioni që bëhej jo vetëm ndaj biznesit, por ushtrohej presion ndaj turistëve, ndaj gjithë infrastrukturës turistike të Sarandës, kur ne e dimë shumë mirë që qyteti i Sarandës është qytet që jeton vetëm nëpërmjet turizmit. Ka dhe një port shumë modest, i cili sado i vogël është shërben për atë numër të vogël turistësh, pra për shkëmbimet në rrugë detare të të gjithë zonës rreth e qark. Nga ana tjetër shikojmë që presioni politik është i jashtëzakonshëm ndaj njerëzve që kanë qëndrime apo këndvështrime të ndryshme për sa i përket politikave të qeverisjes së Rilindjes. Dhe ushtrohet presion jo vetëm duke i hequr ata nga puna, por duke i kërcënuar edhe për të hequr familjarët e tyre. Megjithatë kjo nuk është zgjidhja. Ky është thjesht një moment, është thjesht një kalim ose zgjatje e kohës së bishës që është duke dhënë shpirt, ashtu sikurse është një motivim shumë i madh për të gjithë ne, jo vetëm si drejtues të LSI-së, por për të gjithë ata njerëz të cilët duan të përballen dhe ta rrëzojnë këtë realitet të hidhur të cilin ka instaluar qeveria e Ramës. Ne dje ishim në Shkodër dhe në fakt Shkodra ishte një nga qytetet më të kërcënuara. Është një nga qytetet në të cilin presioni i bandave dhe i krimit të organizuar ka qenë i jashtëzakonshëm, ashtu sikurse çdo ditë e më shumë kërcënimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve janë prezente. Sot jemi në Sarandë, në një qytet të jashtëzakonshëm dhe një nga pikat më turistike të Shqipërisë. Por po ta shikosh në drejtimin e zhvillimit, zhvillimi i këtij qyteti ka qenë i jashtëzakonshëm, por nuk ka ardhur si rezultat i politikave qeverisëse por ka ardhur si rezultat i vetë zhvillimit dhe i vetë angazhimit të qytetarëve dhe të bizneseve të Sarandës. Do donim të flisnim shumë porsa i përket pozicionimeve dhe angazhimeve tona, por dua të ndaj disa gjëra me ju, përsa i përket mesazhit në të cilin ne herë pas here përballemi me njerëzit. Dëgjojmë rëndom që thonë për LSI që herë me PD herë me PS. E kam thënë dhe do ta rithem disa herë. Për të gjithë ata që na ndjekin, për të gjithë ju që jeni këtu në mënyrë për ta shpërndarë një mesazh të tillë. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëviznin të lirë në BE. Sepse bashkimi me PD iu dha shansin shqiptarëve, për të lëvizur të lirë pa viza në BE. Pa LSI qeveria socialiste nuk do ta kishte të mundur të merrte statusin kandidat për anëtar të BE. Ministrja e Integrimit, znj. Klajda Gjosha ka qenë ajo e cila ka iniciuar dhe ka luftuar vazhdimisht me një integritet dhe me një forcë, me vendosmëri por dhe më një përgjegjshmëri shumë të madhe për ta bërë të mundur marrjen e statusit kandidat. Dhe sot qeveria që ju e dini të gjithë që thotë z. Rama tepsinë e ka të gjithë për vete, nuk ka më Ministri Integrimi, është shkrirë. Ekziston  si një drejtori pranë Ministrisë së Jashtme dhe procesi i integrimit, çdo ditë dhe më shumë sa vjen dhe reduktohet.

Çdo ditë që afrohet ne ikim më larg angazhimeve që merr Shqipëria drejt BE. Kjo ndodh sepse qeverisë së rilindjes, nuk i intereson  integrimi i vendit në BE sepse do të kushtëzonte jashtëzakonisht shumë veprimtarinë kriminale të qeverisjes së Rilindjes. Integrimi Europian do të kushtëzonte jashtëzakonisht shumë kontrollin mbi policinë dhe mbi ushtrinë të grupeve kriminale. Do të kontrollonte dhe do ta kufizonte akoma më shumë, qeverinë e Edi Ramës, ndaj vjedhjes së buxhetit të shtetit, ndaj koncesioneve me oligarkët, ndaj zhbërjes së sistemit arsimor, ndaj shkatërrimit të sistemit shëndetësor, pra për shëndetësinë falas, atë të famshmen që të gjithë e kemi dëgjuar. Por në fakt kur trokasim nëpër dyert e spitaleve, është një nga shërbimet më të shtrenjta që ka jo vetëm rajoni por dhe pjesa më e madhe e Europës. Pra është më shtrenjtë të kurohesh në spitalet shtetërore të Shqipërisë sesa të kurohesh në spitalet private të Italisë apo të Gjermanisë. Ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, ne duhet të fillojmë të kuptojmë dhe të bëjmë diferencën midis asaj çfarë ndodh sot dhe asaj çfarë aspirojnë shqiptarët. Shqiptarët aspirojnë integrim sa më të shpejtë në BE.

Shqiptarët aspirojnë që të jenë evropian të vërtetë. Nuk është e thënë thjesht një flamur blu me disa yje, por integrimi në BE do të thotë integrim ekonomik, do të thotë integrim arsimor, shëndetësor, integrim në të gjitha fushat e jetës. Dhe faktikisht integrimi evropian i Shqipërisë nuk ka të bëjë thjesht më një vendim të Parlamentit Europian, por ka të bëjë me mentalitetin që ne duam të instalojmë sot. Kemi dëgjuar premtime boshe të PS, pra 300 mijë vendet e punës të cilat nuk u hapën asnjëherë 300 mijë vende pune, por u shpërngulën 400 mijë shqiptarë. Besoj se ju jeni dhe ata që e ndjeni akoma dhe më shumë mungesën e krahut të punës dhe të fuqisë punëtore, sepse djemtë dhe vajzat e Sarandës largohen nga Shqipëria, largohen për të emigruar në vendet e tjera, disa në Greqi por edhe nga Greqia kanë ikur dhe janë drejtuar drejt vendeve të tjera siç është Anglia, Gjermania apo Franca. Sepse kërkojnë një mundësi të tjetër më të madhe. Kur ndërkohë në Shqipëri në Sarandë ato i kanë mundësitë shumë më të mëdha. Por mungesa e oportuniteteve, sjellja si armik e shtetit me bizneset, nuk e krijon mundësinë që të zhvillohet. Kur ndërkohë Shqipëria që është një nga vendet më të bekuara, pra ka 300 ditë diell nga 365 ditw tw vitit, kur turizmi duhet të jetë një nga degët kryesore të turizmit në Sarandë, sot ku jemi ne, edhe pse dita është me shi faktikisht, mundësitë për ta zhvilluar dhe për ta implementuar më shumë turizmin janë shumë të mëdha. Para disa kohësh këtu ka qenë dega e turizmit të Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Në degë e cila është e domosdoshme sepse sot Shqipëria një nga resurset më të mëdha ka turizmin.

Duke qenë se ka një nga resurset e saj më të mëdha turizmin , ne nuk kemi asnjë degë universitare e cila zhvillon dhe prodhon jo vetëm menaxherë të turizmit dhe biznesit dhe administrimit të tij, por nuk e kemi mundësinë për të hartuar edhe politika të zhvillimit të turizmit, ajo për të cilën ka sot nevojë Shqipëria. Shqipëria ka një nga vijat bregdetare më të bukura të Ballkanit, e cila dashje pa dashje jo vetëm që nuk është e menaxhuar, por çdo ditë e më shumë po degradohet pa pasur një master plan, pa pasur një politikë zhvillimore, qoftë kjo ekonomike apo e zhvillimit të turizmit. Ne si LSI e shikojmë të domosdoshme funksionimin e Komitetit të Turizmit. Pse e themi këtë të domosdoshme? Sepse shikojmë që një nga pikat më kryesore të Sarandës është turizmi, është zhvillimi i porteve, është zhvillimi i resorteve të tjera turistike, ashtu sikurse jo vetëm për Sarandës, por për të gjithë vijën bregdetare që fillon që nga Velipoja e deri këtu në Sarandë. Duke mos u zgjatur shumë do doja të ndalesha edhe në disa gjëra të tjera për sa i përket bashkëpunimit opozitar, për sa i përket bashkëpunimit të LSI-së me PD-në dhe partitë e tjera opozitare. Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve. Mendojmë që të qenurit kandidatë politik sot nuk është se është ndonjë gjë shumë e madhe, sepse njerëzit janë lodhur nga politika. Kjo edhe për shkak të politikës së bërë deri tani, ku dhe ne vetë kemi qenë pjesë përbërëse e saj. Mendoj që gabimet e së shkuarës duhet t’i kthejmë në mësime për të ardhmen në mënyrë të tillë që të mos kemi më problematikat që kemi pasur. Të mos kemi më që pushteti t’i jepet një dorë një individi të vetëm, i cili e kthen atë në funksion të një grupi të caktuar oligarkësh dhe në funksion të interesave të veta. Një njeri i keq i bën keq ambientit dhe familjes së tij ku jeton, një kryeministër i keq i bën keq vendit dhe kombit të tij. Prandaj dhe ne kemi nevojë për ta ndryshuar këtë realitet, për të rizgjedhur dhe për të rifutur në jetën e shqiptarëve njerëz të mirë, njerëz që e duan vendin e tyre, njerëz që e suportojnë vendin dhe popullin e tyre, dhe mbi të gjitha njerëz që suportojnë dhe duan rininë e vendit të tyre.

Një kryeministër që nuk e do rininë e vendit të vet, nuk mund të dojë të ardhmen e vendit të vet. Një kryeministër që nuk i adhuron simbolet dhe nuk i respekton simbolet e kombi të tij, nuk mund ta dashurojë dhe adhurojë kombin e tij. Prandaj ne e kemi të domosdoshme për të mos u ndalur asnjë sekondë dhe asnjë moment duke folur, duke biseduar, duke kontribuar me njerëzit për të kuptuar realitetin. Edhe për t’iu hequr frikën njerëzve, edhe për t’i trimëruar ata, sepse për hir të së vërtetës sot njerëzit nuk e gjejnë më zgjidhjen në strukturat e shtetit, nuk e gjejnë më zgjidhjen tek qeveria e tyre. Sepse struktura e tyre dhe qeveria e tyre janë bërë armiq të popullit dhe të njerëzve, por e gjejnë zgjidhjen në allishverish apo në individë të cilët janë të fortë, kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me qeverinë dhe i kanë kthyer në instrumenta. Dikur më përpara kishim strukturat e partive politike, pra ishte Partia Socialiste apo Partia Demokratike apo LSI-ja që përdornin instrumentat e strukturave partisë për të zgjidhur halle dhe probleme, sepse nëpërmjet partisë shkonin dhe ngrinin zërin në qeverisje.

Sot nuk është më në zyrat e Partisë Socialiste, ajo që është në pushtet po themi, sot janë zyrat e Rilindjes. Sot janë individët e Rilindjes të cilët janë kthyer në sekser të emërimeve të njerëzve në punë, janë kthyer në sekser të marrjes së pronave dhe në instrumenta të rrëmbimit të pronave të qytetarëve. Prandaj edhe ne e shikojmë të domosdoshme funksionimin dhe solidaritetin e të gjithë strukturës, jo vetëm të LSI, por të gjithë opozitës. Prandaj edhe strukturat tona në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohemi, sepse është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja. Të gjithë më thonë që je shumë e drejtpërdrejtë, por diplomacia e tepërt apo duke bërë politikë më shumë se ç’duhet na ka larguar nga njerëzit, sepse me njerëzit duhet të jemi më të drejtpërdrejtë, duhet të flasim hapur, duhet të denoncojmë problematikat, duhet të marrim përsipër angazhimet dhe përgjegjësitë tona, sepse njerëzit nuk kanë më kohë të humbasin. Shqipëria prej 27-28 vjetësh vazhdon të jetë akoma në tranzicion. Akoma diskutojmë ujin e pijshëm, akoma diskutojmë rrugë, apo diskutojmë dritat, akoma diskutojmë spitalet, kur edhe në kohën e diktaturës kishte shërbime 10 herë më të mira se sa shërbimet që na afrohen sot. Prandaj e them këtë, që ky tranzicion duhet të marrë fund. Ky tranzicion duhet të marrë fund nëpërmjet votës së njerëzve.

Politika duke pasur frikë nga njerëzit po i detyron shqiptarët për tu larguar nga Shqipëria në mënyrë të tillë që të mos përfshihen në vendimmarrje, të mos përfshihen në proceset zgjedhore, në mënyrë që pakënaqësinë e tyre të mos e shprehin nëpërmjet votës, por ta shprehin duke ikur që ti lejë hapësirë boshe politikës, që të bëjë si ti dojë qejfi asaj me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, me pronat e shqiptarëve. Për të mos u zgjatur, unë dua t’ju falënderoj jashtëzakonisht shumë. Angazhimi juaj në zgjedhjet e vitit 2017 ka qenë i jashtëzakonshëm. Ndoshta ne kemi qenë pak larg më shumë se ç’duhet me ju, por ju jap fjalën që shumë shpejt do të vijmë përsëri. Do të vijmë për tu takuar, për të diskutuar, sepse është e domosdoshme dhe respekti është dyfish për ju, që jeni në qytete kaq të largëta, që jetoni me forcat tuaja, me ekonominë dhe biznesin tuaj dhe na përkrahni dhe na mbështesni në momentet më të vështira. Dua t’ju falënderoj, ju jam shumë mirënjohëse edhe në emër të LSI, edhe në emrin tim sepse na keni bërë që ta mbajmë kokën lart në Sarandë.

Detyrimi im është që të vi më shpesh te ju, për të qenë më në kontakt me ju, dhe për të ndryshuar atë realitet, i cili në të vërtet qytetarët ja kanë dhënë LSI në Bashkinë e Sarandës, por tjetërsimi dhe deformimi i votave që i kanë bërë strukturat e policisë dhe strukturat e Rilindjes kanë qenë më të forta. Por është ajo që thashë pak më përpara, i vërteti do të triumfojë. Ne jemi munduar pak në fakt, por nuk na kanë mundur, përkundrazi na kanë bërë më të fortë dhe jam e bindur që në zgjedhjet lokale LSI do të jetë një nga surprizat më të mëdha, jo vetëm në Bashkinë e Sarandës, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

 

 

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Kryemadhi: Fronti Opozitar në bllok kundër sektit kriminal të Rilindjes. Kandidaturat e opozitës, fituese në zgjedhjet lokale

Luan Rama: Largimi i LSI-së nga qeveria, nxorri zbuluar lidhjet e qeverisë me krimin!

Fjala e ZëvendësKryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në takimin me strukturat e LSI Shkodër.

Jemi në Shkodër për të dëshmuar që LSI jo vetëm është, por është e bashkuar, është e fortë dhe është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë.

Sepse LSI është pikësëpari forcë politike e qytetarëve, forcë politike e të rinjve, forcë e të gjithë atyre që bashkohen në një sfidë edhe angazhim politik për t’i shërbyer vendit dhe për të bërë realitet aspiratën e qytetarëve për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri më të denjë dhe për një Shqipëri evropiane.

Aktualisht jemi në një moment deçiziv, sepse janë dy palë: qytetarët dhe interesat e vendit nga njëra anë dhe nga ana tjetër bota e krimit që ka zaptuar qeverisjen dhe politika që është kthyer në një instrument në shërbim të krimit. Në këtë sfidë që është e lashtë sa është historia njerëzore që prej krijimit të shtetit, natyrisht ne kemi përgjegjësinë që jo vetëm të dëshmojmë që jemi bashkë në anën e qytetarëve, por duhet të dëshmojmë dhe guximin për të fituar mbi krimin dhe mbi qeverisjen kriminale.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga fushata e zgjedhjeve të vitit të kaluar kur ne të gjithë, ju, LSI, anëtarët, votuesit, qytetarët që e mbështesin atë, u vunë nën goditje, nën sulme dhe nën akuza të pabaza, vetëm e vetëm për të bërë të mundur që klika që është sot në pushtet të fshihej pas atyre akuzave.

Çfarë ka ndodhur? Më lejoni të trajtoj dy-tre momente kyçe.

Kryeministri i vendit në të gjithë fushatën, nuk dinte tjetër vetëm të thoshte tepsia, kusia, LSI-ja, etj.

Ne kemi qenë në qeverisje dhe e kemi thënë shpeshherë që LSI është një forcë moderatore në qeveri, është një forcë ekuilibruese dhe që frenonte me angazhimin dhe me përgjegjësinë e vet, arbitraritetin dhe abuzivizmin e qeverisë. Natyrisht, jo në të gjitha rastet ia kemi dalë, por në shumicën e rasteve kemi ndërhyrë dhe nuk kemi lejuar që lajthitja e mazhorancës në qeverisje të krijonte kosto të rënda mbi qytetarët dhe mbi vendin.

Morëm përsipër përgjegjësi, madje morëm përgjegjësi shumë më tepër se sa nga ato që kishim në qeverisje, si një moment reflektimi dhe si një moment riorganizimi brenda radhëve tona.

Ku jemi sot?

Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht të gjitha këto dëshmi, fakte dhe realitete skandaloz të lidhjeve të krimit me politikën, kryeministri do t’ia faturonte LSI-së, siç bëri gjatë 4 viteve të shkuara. Nëse ne do të ishim në qeveri, natyrisht sot do të flisnim për një realitet tjetër, por ikja jonë nga mazhoranca nxori zbuluar lidhjet e krimit me qeverinë. Dhe ju e dini më mirë, sepse provën më të gjallë të lidhjeve të krimit me qeverinë e keni këtu në Shkodër. Ashtu sikundër, kjo provë dëshmohet edhe në të gjitha qarqet dhe bashkitë e tjera të vendit.

Sot nuk është më LSI, që ta frenojë, që ta pengojë dhe që t’imbulojë lidhjen e krimit me qeverisjen. Prandaj janë të zbuluar ata sot. Sot nuk është më LSI në qeveri të cilës, i faturohej korrupsioni, abuzivizmi, ndaj del zbuluar e gjithë marrëdhënia korruptive që qeverisja ka në të gjithë piramidën e vetë. Ne kemi iniciuar shumë vite më parë dhe është akoma në arkivat, në sirtaret e Kuvendit, ligji për konçensionet.

Prandaj ikja e LSI nga qeveria, nxori zbuluar krimin korruptiv të koncesioneve, i cili vetëm në shërbim të interesave të vendit dhe në shërbim të qytetarëve nuk është. Prandaj, parë me këtë sy, ne duke zgjedhur të jemi në opozitë, i bëmë një nder të madh Shqipërisë. Por i bëmë dhe një nder të madh mazhorancës sepse e nxorëm atë ashtu siç është, në raportin e vetë kriminal, në simbiozën e vetë me krimin, çfarë do të thotë që pikërisht për shkak të kësaj situate, tani fjalën e kanë qytetarët. Dhe fjala e qytetarëve do të thotë, kundërshti, rezistencë dhe luftë të vendosur ndaj çdo qelize kriminale, në të gjithë piramidën e vetë kudo ku ajo shfaqet.

E gjitha kjo periudhë, ka qenë një periudhë lufte pa princip, pa moral ndaj njerëzve të LSI në të gjithë vendin. Duke i kërcënuar, duke i kanosur, duke i hequr nga puna, duke tentuar për t’i blerë, dhe padyshim realiteti na shfaqet siç është dhe sot këtu në Shkodër, qëndresë dhe rezistencë, sepse LSI është partia e qëndrestarëve dhe e rezistentëve ndaj të keqes, ndaj korrupsionit dhe ndaj krimit.

Kanë ikur nga radhët tona edhe dhjetëra, qindra, ndoshta dhe mijëra njerëz. Procesi i opozitës është dhe proces reflektimi edhe proces vetëpastrimi dhe proces ristrukturimi, riorganizimi dhe ringritjeje. Kanë ikur frikacakë. Mirë kanë bërë sepse ne nuk jemi parti e frikacakëve. Kanë ikur dhe servilët, ne nuk jemi parti e servilëve.

Ka ikur dhe ndonjë i trembur për shkak të mëkateve apo të lidhjeve korruptive që ka patur.  Dhe duke ikur nga LSI me shpresën se do të shpëtonin nën çadrën e Rilindjes, edhe atje bëjnë të njëjtën gjë duke u shfaqur në lidhje korruptive, në lidhje kriminale. E, sot Kryetari i Rilindjes nuk flet për ta, sepse janë njësoj, janë bërë pjesë e të njëjtës tepsi korruptive, abuzivizmi dhe krimi që ka në krye të sofrës Kryeministrin e vendit. Prandaj ky realitet duhet të na bëjë të gjithëve ne më të fortë. Më të fortë dhe më të vendosur sepse pa luftë, pa rezistencë dhe pa sakrifikuar nuk mund të ketë fitore.

LSI, natyrisht ka edhe një mision tjetër; ka misionin t’u tregojë njerëzve, jo vetëm se cila është rruga e drejtë nëpër të cilën duhet të ecin por pikësëpari, ka misionin të demonstrojë me shembullin dhe me modelin e njerëzve tanë se Shqipëria është një vend që pavarësisht mënyrës sesi qeveriset nga klanet kriminale, mund të bëhet dhe duhet të bëhet prej njerëzve të saj në Shqipëri, duke punuar me dashuri, me përkushtim dhe me vendosmëri, për Shqipërinë Europiane që të gjithë ne së bashku e duam.

Duke lenë pas modestinë, më lejoni ta them, LSI ka qenë gjithnjë forcë e moderuar dhe do të vazhdojë të jetë forcë e moderuar, sepse në krye të interesave të saj, janë interesat e vendit.

Ne jemi një forcë e moderuar, ne kemi guximin të dalim para njerëzve, t’u themi atë që kemi bërë mirë, t’u themi dhe atë që nuk e kemi bërë mirë. T’u themi dhe për gabimet tona, t’ju kërkojmë ndjesë njerëzve, t’ju kërkojmë ndjesë edhe në Shkodër edhe për kostot që kanë krijuar disa individë që shkelën ligjet, por shkelën edhe besimin dhe vlerësimin që u bëri Lëvizja Socialiste për Integrim. Jo vetëm në kohën kur ishim ne në qeverisje, por edhe sot shumica e drejtorëve  të hipotekës në Shkodër ose kanë qenë në burg ose janë në burg. Janë të gjithë para drejtësisë, ndaj pse nuk del kryeministri të kakarisë dhe të thotë cila është gjendja e tepsisë së tij sot. E dëgjuat se çfarë tha para disa ditësh: -Çfarë kamë hequr unë me hipotekën e Vlorës?

Por hipotekën e Vlorës nuk e ka pasur LSI-ja, as hipotekën e Tiranës, as të Durrësit. Këto i ka pasur Rilindja, i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë Edi Rama.

Po mirë tërë të tjerat, por guximin për të kërkuar ndjesë para qytetarëve, të paktën për qytetarët e Vlorës që e kanë votuar dhe e kanë zgjedhur nuk e ka ky njeri?!

Nuk mund t’a ketë sepse guximi dhe ndjesa janë virtyt i njerëzve kurajozë, i njerëzve të ndershëm, i njerëzve punëtorë dhe njerëzve të sinqertë.

Kemi përpara zgjedhjet e 30 qershorit, natyrisht ato janë një sfidë, por para se të shkojmë tek zgjedhjet e 30 qershorit ne kemi zgjedhjet e fitores me vetveten, për të gjetur çdo njeri, çdo qytetar, çdo të ri, çdo të re, çdo grua, çdo nënë, çdo motër, çdo punëtor, çdo veteran dhe për t’u bërë bashkë në luftën, jo për të fituar pushtetin, por për të larguar krimin nga pushteti, jo për të fituar karrigen, por për të fituar përgjegjësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të vazhduar në këtë rrugë. Sepse arroganca, abuzivizmi, shpërdorimi, korruptimi, krimi dhe hipokrizia janë të gjitha të bëra një në shëmbëlltyrën e kryeministrit.

Ky njeri që drejton atë të ashtuquajturën Partia Socialiste të Shqipërisë, atë parti të cilën kur e themeluam në qershorin e vitit 1991 e bëmë me bindjen që t’i jepnim Shqipërisë një forcë politike vlerë dhe bartëse të vlerave të historisë së Shqipërisë, jo vetëm ato të historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por të të gjithë historisë së Shqipërisë, sot po na dëshmon se ka rënë në dashuri me eshtrat e Mid’hat Frashërit.

E gjitha dëshmi e hipokrizisë.

Unë ndjej dhimbje për zhgënjimin e madh që kanë pësuar veteranët e luftës partizane, me sjelljen me qasjen dhe me qëndrimin e kryeministrit, e cila në fakt është e njejta, sepsr ai është konseguent në qëndrimin e vet, është koherent, pasi ai është i njejti me atë që këta i quante në vitin 1990, 1991,1992 e në vazhdim kasketat e kuqe të komunizmit, dhe nëpër sheshe thërriste pensionistët në litar, komunistët në hanxhar.

Pra ai nuk ka gënjyer, ky ka qenë dhe ky është ky është.

Edhe në 70 vjetorin e çlirimit, 4 vite më parë bashkë me LSI-në unë si deputet i  kam kërkuar të vendoste një pllakë mermeri dhe të hiqte plehrat që kishin zënë dhe mbuluar varrezat e dëshmorëve, të cilat janë sistemi i referimit që ka një komb me sakrificën e vet për lirinë. Por ai nuk e bëri se të nderosh luftën dhe sakrificat, të kesh respekt për gjakun e derdhur nuk është në bindjen e tij.

Unë nuk jam kundër që të vijë dhe të prehet në tokën e të parëve të tij edhe një njeri me histori që nuk është bardhezi, si ajo e Mid’hat Frashërit, i cili, jetën e vetë të pasur, të mbushur me dritëhije, me kontribute në të mirë të atdheut, të gjuhës e kukturës tonë kombëtare, si një nga drejtuesit bashkë me Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Ndre Mjedën në Kongresin e Manastirit, apo si njëri nga firmëtarët e shpalljes së pavarësisë, zgjodhi ta mbyllte në krahë të pushtuesve nazistë gjermanë.

Që të prehet dhe ai në tokën e atdheut të vet është njerëzore, por ai nuk është as si i jati Abdyl Frashëri dhe as si xhaxhallarët e tij Samiu dhe Naimi, për të merituar të njejtin vend nderimi me ta.

Historia as nuk mund të ribëhet dhe as nuk mund të rishkruhet, pasi protagonistët e saj e kanë zgjedhur vetë emrin e tyre në histori.

Sot është koha e qytetarëve, që ata t’i dalin zot vendit, t’i dalin zot të ardhmes së tyre. Është koha për t’i thënë jo më trajtimit të Shqipërisë si pronë të kryeministrit, i cili e ka bërë atë një njollë të zezë turpi, krimi, droge dhe korrupsioni në Europë. Qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë të tillë, për shkak të papërgjegjshmërisë së një qeverisjeje që nuk ndjen asnjë detyrim tjetër, përveç detyrimit që të vazhdojë t’i shërbejë krimit dhe të jetë ajo shembëlltyra e korrupsionit. Shkodra na mëson se qytetaria  dhe vlerat e saj janë të patjetërsueshme,  janë të patrafikueshme, janë të pakontaminueshme nga çfarëdolloj përpjekje kriminale dhe korruptive. Prandaj hipokritët dhe ata që qeverisin nën pushtetin e krimit kanë vetëm një fund dhe vetëm një fat. Fatin e turpit, fatin e ndëshkimit, fatin e të mundurit.

Me Shkodrën u kurorëzua çlirimi i Shqipërisë nga fashizmi, në Shkodër nisi shpëtimi i Shqipërisë nga diktatura, nga Shkodra le të fillojë  edhe shpëtimi nga edvinokratura!

whatsapp-image-2018-11-17-at-15-04-05

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Luan Rama: Largimi i LSI-së nga qeveria, nxorri zbuluar lidhjet e qeverisë me krimin!

Takimi i LSI në Shkodër, Çela: Të mbështesim, t’i japim dorën, t’i japim besën dhe fjalën njëri-tjetrit që të dalim fitimtar

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme në takimin me strukturat e LSI, ka folur për përgatitjet e fushatës së ardhshme.

Çela është ndalur kryesisht duke falënderuar përzemërsisht çdo qytetar shkodran, teksa u ka siguruar atyre se do t’u jetë 24 orë non stop pranë.

FJALA E PLOTË:

Përshëndetje!

Në radhë të parë dua t’ju falënderoj të gjithëve për ftesën që ne të mikprisnim me dashamirësi këtë tubim kaq të bukur dhe kaq me vlerë. Sinqerisht po duket vetja si në fillimet e 2013, ku kishte vetëm buzëqeshje, kishte vetëm rini dhe vetëm gjallëri. Sot po e shoh dhe po prekem.

Dua t’ju falënderoj me zemër dhe e di që ka shumë e shumë e shumë të tjerë që sot nuk munden, për shkak të shumë arsyeve, edhe arsyeja kryesore është që ne shumë mirë e dimë, por thjeshtë dikush është në punë, sot po u pa në një takim të LSI-së, nesër është pa punë.

Ne i kemi bërë thirrje të gjithë miqve tanë, të cilët kanë një vend pune që sot të mos vijnë në takim, se nesër i japin lajmërimin për largim nga puna. Kështu që unë e di shumë mirë këtë rast edhe këtë çështje, për arsye se unë kam punuar dhe kam punuar për të gjithë Shkodrën edhe për të gjithë qarkun tonë.

Unë e di shumë mirë që falë zonjës tonë dhe kryetares Monika Kryemadhi, janë bërë shumë gjëra të mira për qytetarin tonë edhe për Shkodrën, aq më tepër duhet ta falënderoj shumë, se çështja e punësimit ka qenë kryefjala e ime dhe kryefjala e Monikës, shpirtin dhe zemrën të dy e kemi pas që ti sistemonim njerëzit në punë sepse i flisnim rehat. Një familje më mirë, një ekonomi më të mirë, për një shkollim më të mirë, për një shëndetësi më të mirë, për një bujqësi më të mirë dhe më të vlefshme për shumë e shumë gjëra. Unë dua të them këtë që me Monikën unë sot e kam filluar fushatën, me Monikën ne kemi për të fituar, sepse është një grua që nuk i trembet asnjë sfide, asnjë presioni, është një grua që ecën para dhe nuk sheh majtas apo djathtas, por sheh punën e qytetarëve dhe familjarëve, punën e të gjithë shkodranëve edhe unë i them mirëserdhe dhe sot kemi filluar fushatën.

Për mua është shumë afër 30 qershori, kështu që ne të jemi të mbledhur të organizuar që të bëjmë punë më të mirë, që të mos dalim jashtë angazhimeve dhe premtimeve tona. Ne jemi mësuar duke qenë fitimtar, siç nga Fushë Arrëzi, nga Puka, Vau Dejës, Malësia e madhe dhe Shkodra, ne kemi pas fitore dhe do të shkojmë drejt fitoreve sepse ne jemi të bashkuar dhe jemi një, ne punojmë për qytetarët, ne kemi edhe dhimbje shpirtërore, bëjmë punë shumë se kemi Sajmirin, Vehbiun, Gjovalinin dhe shumë e shumë të tjerë të cilët punojnë pa u lodhur dhe me përkushtim.

Unë dua të them vetëm kaq, të mbështesim njëri-tjetrin t’i japim dorën njëri-tjetrit, t’i japim besën dhe fjalën njëri tjetrit, ashtu siç e kemi dhënë gjithmonë, siç kemi premtuar dhe i kemi mbajtur, t’i japim që të dalim fitimtar. Unë kam punuar natë e ditë pa u lodh për shkodranët, për qarkun tonë duke ju shpërblyer me mirënjohje, me mirësjellje, me kulturë, me qytetërim, me shëndetësi dhe çdo gjë që ne na nevojitet. Jam 24 orë nen stop pranë jush dhe do jem besnik i fjalës dhe i punës. Ju falënderoj shumë ju dhe ato që nuk mund të vinin, sepse vetëm dje dhe sot kam rreth 600 mesazhe të cilët kërkojnë falje, unë ja kam pranuar me shpirt dhe i them vazhdoni punën dhe në fund tregoni votën.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Takimi i LSI në Shkodër, Çela: Të mbështesim, t’i japim dorën, t’i japim besën dhe fjalën njëri-tjetrit që të dalim fitimtar