Betimi i Arta Vorpsit, reagon Luan Rama: Marrëzi e noterizuar!

Pas situatës së krijuar tek Gjykata Kushtetuese, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama thotë se vendimi i Arta Vorpsit për t’u betuar tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese është marrëzi e noterizuar.

Më tej, ai thotë se: ”Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia! Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë”.

Postimi i plotë

Marrëzi e noterizuar!

Kuvendi i marrëzive kushtetuese, na dha mundësinë të mësojmë se paska edhe marrëzi të noterizuar!

Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia!

Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës.
Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.