Bixha: Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur!

Sekretarja Organizative e LSI, Eriona Bixha ka folur në lidhje me dështimin e kartës së rezidentit.

Bixha ka theksuar se ndërkohë që kryeqyteti po rritet nga popullsia dhe ndërtimet, asnjë rrugë nuk është zgjeruar, madje janë ngushtuar për më shumë funksione.

POSTIMI:

DËSHTIMI I KARTËS SË REZIDENTIT !

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur!

Ndërkohë që kryeqyteti po rritet nga popullsia dhe ndërtimet, asnjë rrugë nuk është zgjeruar, madje janë ngushtuar për më shumë funksione.
Misioni vështirësohet edhe më shumë tek vendet e parkimit për rezidentët.

Konkretisht, qytetarët që banojnë në rrugën “Sami Frashëri”, “Mysylym Shyri”, rruga tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, rruga e “Dibrës”, rruga “Mine Peza”, rruga e Kavajes etj, përveç stresit të trafikut tejet të rënduar, përballen edhe me stresin e gjetjes së një vendi parkimi.

Me këtë situatë të krijuar, kryebashkiaku i Tiranës po e shndërron kryeqytetin në një qytet ku ankthi dhe stresi janë bërë pjesë e zakonshme e përditshmërisë së qytetarëve.

Tirana ka nevojë për një administrator që e do qytetin dhe e sheh ate me dashurinë e një shtëpie të madhe.

https://www.facebook.com/eriona.bixha/videos/10215050775302224/