Braimllari: Edi Rama një frikacak që përdor pushtetin për të dhunuar qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas ngjarjes së sotme ku aktivistë te shoqërisë civile u dhunuan nga policia në protestën e organizuar në Sheshin Skënderbej.

Braimllari shkruan se  Edi Rama dhe sot në këtë ditë të lirisë, të vlerave më të larta europiane e nxiu përsëri emrin e Shqipërisë në mediat europiane duke u bërë i vetmi kryeministër i cili dhunon qytetarët e vendit të tij.

Postimi i plotë:   

Edi Rama dëshmoi përsëri që është një frikacak i cili urdhëron në ditën e Europës në ditën e fitores kundër nazifashismit të dhunohen përfaqësues të shoqërise civile.
Edi Rama dhe sot në këtë ditë të lirisë, të vlerave më të larta europiane e nxiu përsëri emrin e Shqipërisë në mediat europiane duke u bërë i vetmi kryeministër i cili dhunon qytetarët e vendit të tij.
Dhuna e ushtruar tregon qartë, se politika e tij nuk është ajo e vlerave europiane por e goditjes së fjalës së lirë, e grabitjes dhe e ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve të lirë dhe të ndershëm të këtij vendi.
/ In News / By Admin / Comments Off on Braimllari: Edi Rama një frikacak që përdor pushtetin për të dhunuar qytetarët