Braimllari: Gëzuar 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook me rastin e 15 vjetorit të themelimit të LSI. “LSI që prej themelimit solli nje risi në politikën shqiptare, duke u investuar maksimalisht tek të rinjtë, duke u kthyer në partinë e fjalës së mbajtur dhe në partinë e mbrojtjes së interesave qytetare.”-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë:

Gëzuar 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim!

Gëzuar të gjithë themeluesve të LSI, anëtarë, të rinj dhe të reja që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë që prej themelimit të partisë!
6 Shtator 2004 u themelua partia e shpresës, e të rinjve dhe te rejave, partia e sfidës për një Shqipëri Europiane.
LSI që prej themelimit solli nje risi në politikën shqiptare, duke u investuar maksimalisht tek të rinjtë, duke u kthyer në partinë e fjalës së mbajtur dhe në partinë e mbrojtjes së interesave qytetare.
LSI në këto 15 vite ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në proceset integruese të vendit dhe në zhvillimin e Demokracisë.
LSI ka punuar dhe vazhdon të punojë për stabilitetin politik në vend, për përparimin e Shqipërisë në rrugën Europiane.
LSI ka kontribuar në zgjidhjen e krizave politike në vend duke u fokusuar tek interesi qytetar dhe ai Kombëtar.
LSI është partia e betejave për Shqipërinë, LSI theu tabute e klasës së vjetër politike duke u përfaqësuar në mënyre dinjitoze me të rinj dhe të reja në Parlament dhe Këshilla Bashkiake.
Vlerat e larta qytetare, solidariteti, gjithëpërfshirja, energjia pozitive, hapësira për tu përfaqësuar kanë karakterizuar dhe vazhdojnë të jenë pjesë e pandarë e LSI.
Sot çdo LSI-ist ndihet krenar se partia e tij është partia e shqiptarëve, e njerëzve të thjeshtë dhe e mbrojtjes së intaresit qytetar.

 

/ In News / By Admin / Comments Off on Braimllari: Gëzuar 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim!