Braimllari: Kolonja e rilindjes së vërtetë, e varfëruar dhe e harruar nga rilindja fake e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar disa takime me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Kolonjës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braimllari në një postim në Facebook, ku shkruan se Kolonja toka e Rilindjes së vërtetë, e traditës dhe kulturës është harruar nga Kryeministri dhe Rilindja Fake.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Në bashkinë e Kolonjës në takime me strukturat e LSI.
Shqetësimi kryesor papunësia, varfëria, mungesa e investimeve në bujqësi dhe largimi i banorëve.
Kolonja, toka e Rilindjes së vërtetë, e traditës dhe kulturës e harruar nga Kryeministri dhe Rilindja Fake.
Duhet bashkimi i të gjitha energjive për ti kthyer dinjitetin kësaj zone.
Duhet investuar në bujqësi, në hapjen e vendeve të punës dhe në agroturizëm për të kthyer banorët në këtë zonë të mrekullueshme por të harruar nga Rilindja FAKE e Edi Ramës.

   

/ In News / By Admin / Comments Off on Braimllari: Kolonja e rilindjes së vërtetë, e varfëruar dhe e harruar nga rilindja fake e Ramës