Braimllari: Ministren Gjonaj nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e mashtrimit

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në LSI-së, Eriol Barimllari ka reaguar ndaj deputetëve të PS-së që sot kanë dalë në mbrojte të ministres Etilda Gjonaj për shkeljet që ka bërë me kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në Facebook, Braimllari shprehet se deputetët e PS që betohen çdo ditë për reformën në drejtësi ende nuk e dinë se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë rol në institucionet e reja të drejtësisë, pasi qëllimi i reformës ishte pikërisht shkëputja e drejtësisë nga politika.

Ndërsa shton se ministren Gjonaj që falsifikoi dokumentet dhe mashtroi publikisht nuk e shpëton dot askush nga përgjegjësia ligjore.

Postimi i plotë i Eriol Braimllarit:

“Ministria e Drejtësisë ZERO rol në Reformën në Drejtësi.

Mesazhi i propagandës qeveritare se “Ministrja e Drejtësisë është njeri kyç i reformës në Drejtësi” përbën një gënjeshtër të madhe, por tregon dhe dëshirën e madhe për ta kapur drejtësinë.

Deputetin Ervin Bushatin nuk e ka njoftuar njeri se ç’është Reforma në Drejtësi e miratuar në 21-22 Korrik 2016. Reforma u bë për të hequr çdo lloj influence të qeverisë mbi drejtësinë. Ndaj dhe Ministrisë së Drejtësisë në të kundërt të asaj që thotë Bushati, nuk ju dha as një rol, madje ju hoqën të gjitha kompetencat mbi pushtetin gjyqësor.

Qeveria e Edi Ramës duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Ministren e Drejtësisë nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e falsifikimit dhe mashtrimit në shërbim të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

SPAK të mos rrijë më duarlidhur. Shkelësit e ligjit si Ministrja Gjonaj i ka përpara syve”.

/ In News / By Admin / Comments Off on Braimllari: Ministren Gjonaj nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e mashtrimit