Braimllari: Përfaqësuesit e mazhorancës të lidhur me krimin. Duhet pastrim i qeverisë dhe i Parlamentit

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari intervistë për Report TV

Vetting-u i propozuar nga opozita ka marrë një përgjigje “Jo” të prerë nga PS. Felaj dhe Balla thanë se nuk mund të kërkohet një Vetting për politikanët?

Së pari, paketa e Vettingut duhet parë si një e tërë, duhet të çlirojmë drejtësinë nga kapja e kësaj maxhorance. Duhet të çlirojmë ekonominë nga krimi qeveritar. Duhet të kemi një drejtësi të pavarur, e cila ndërton institucione të besueshme për qytetarët. Vendi falë Edi Ramës është pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Ka indicie shumë të fortë se përfaqësues të kësaj mazhorancës janë të lidhur me krimin. S’kemi të bëjmë më me çuna rrugacë, siç thotë kryeministri, por me strukturë të mirëfilltë kriminale. Duhet pastrim i qeverisë dhe parlamentit. Nuk ka më banditë, por janë struktura që përdoren në zgjedhje.

Është artikuluar para verës apo pas verës, duket sikur është diçka që është formuluar shpejt, ka vetëm 3-4 nene?

Sepse situata është emergjente. Nuk mundet që drejtuesit e policisë të marrin masa, kur ai që bën pjesë në një grup kriminal, ka lidhje të drejtëpërdrejt me ministrin, deputetin dhe kryeministrinë. Ku keni parë në ndonjë vend të botës që kryeministri të merret drejpërdrejt me emërimet në sistemin e drejtësisë. Reforma në Drejtësi po përdoret për presion ndaj opozitës por edhe ndaj personave brenda mazhorancës. Sot Shqipëria s’ka gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë dhe nuk funksionon asnjë instuticion.

Por ka rezultate ama?

Nuk ka asnjë rezultat, është shaktërruar konsensusi i 21 dhe 22 Korrikut, vendi s’ka gjykatë kushtetuese, është zgjedhur Prokurorja në kundërshtim me ligjin. S’ka insituticion që të gjykojnë mbi vendimet e parlamentit. Në këto kushte kur ndodhet vendi ka vetëm nje rrugë protesta popullore anembanë vendit per tu përballur me një Kryeministër të papërgjëgjshëm dhe të lidhur me krimin e organizuar.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Braimllari: Përfaqësuesit e mazhorancës të lidhur me krimin. Duhet pastrim i qeverisë dhe i Parlamentit