Braimllari: Sot i proceduar duhet të ishte Edi Rama dhe jo banorët e Unazës së Re!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar sërish pas arrestimeve dhe procedimeve të banorëve të Unazës së Re, pas protestave të një pas njëshme të zhvilluara prej tyre kundër projektit korruptiv në këtë zonë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Braimllari shprehet se sot i proceduar duhet të ishte Edi Rama së bashku me hajdutët e tij dhe jo banorët që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Sot i proceduar duhet të ishte Edi Rama dhe jo banorët e Unazës së Re.

Edi Rama dhe hajdutët e tij duhet të ishin në burg, jo banorët e Unazës së Re që protestojnë për të mbrojtur pronën.

Edi Rama ndryshon ligjin me një Parlament ilegjitim, të kapur nga trafiku i drogës, korrupsioni dhe krimi.

Kërkon burg kush bllokon rrugën, por ndërkohe asnjë masë nuk merret ndaj Edi Ramës që vjedh hapur në projektet e tij korruptive dhe prish në kundërshtim me ligjin pronën e qytetareve.