Braimllari: Sot u bënë votime të brendshme, u votua për strukturat e PS

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari nga Korça tha se sot u votua për strukturat e PS. Sipas Braimllarit, shqiptarët refuzuan Ramën, pasi pjesëmarrja nuk e kalon 10%.

Endrit Braimllari: Sot u pa nga Shqipëria dhe Evropa që kemi një parti në krye që vetë bën procesin vetë numëron dhe vetë certifikon , pra janë votime brenda strukturave të PS.

Nuk e kalon 10% e pjesëmarrjes çka tregon se shqiptarët refuzon të marrin pjesë në një proces fars. Trendi është i njëjtë si në Korçë edhe në vende të tjera të Shqipërisë. 

Ne kemi të bëjmë me një proces fars, me votime moniste. Sot të gjithë shqiptarët kanë qeshur me Ramën. Edhe pse i vetëm prap manipulon procesin. 

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Braimllari: Sot u bënë votime të brendshme, u votua për strukturat e PS