Category: Archived Articles

Vasili, ironi me Ruçin: Zgjidhni vëllezërit e kunetërit në drejtësi dhe na thoni se është e pavarur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar sot qëndrimet e PS-së për Reformën në Drejtësi. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se pasi PS po zgjedh kunetërit dhe vëllezërit e njerëzve të saj në krye të institucioneve, thotë se drejtësia do jetë e pavarur.

Ditën e sotme Kuvendi zgjodhi Artur Metanin, vëllain e deputetes Eglantina Gjermani në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Gramoz Ruci tha sot se: “Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”.

Po Gramoz po! Zgjidhni vëllezër e kunetër e farë dhe fis të Rilindjes në krye të institucioneve të drejtësisë, që jo vetëm i shërbejnë e janë gjymtyrët e kastës, por kësisoj kastën e kthejnë në sekt kusarësh dhe tradhtarësh.

Por ti Gramoz je gjithmonë ne rregull. U ke pare hairin gjithmonë kastave dhe nuk jua ke prishur ndonjëherë terezinë atyre. Edhe me këtë kasten rilindase njëlloj si me të tjerat je. Ndaj mos harro, futi një fjalim një herë në 6 muaj për të larë duart dhe në fund futi një: Rroftë kasta….”.

Reforma Zgjedhore / Silva Caka: Përpjekje maksimale e opozitës së bashkuar për të përmbushur një nga kushtet kryesore të Bundestagut

Ish deputetja e LSI-së, Silva Caka e ftuar në Fax News u ndal në çështjen e tryezës për formimin e Këshillit Politik dhe reformës zgjedhore. Caka theksoi faktin e pjesëmarrja e opozitës në tryezë është përpjekja maksimale që po bën opozita e bashkuar për të përmbushur një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman, i cili e ka përcaktuar në një nga kushtet e para, që është pikërisht miratimi dhe implementimi i reformës zgjedhore në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Pjesë nga intervista:
Tryeza për formimin e Këshillit Politik, sa i përket punës për reformën zgjedhore, ju personalisht si e shihni këtë zhvillim?
Është një zhvillim, i cili në një farë mënyre kapi të papërgatitur shumë njerëz që janë të interesuar praktikisht për zhvillimet e fundit të reformës zgjedhore. Por për mua personalisht është një gjë që duhet vlerësuar në një sens. Është përpjekja maksimale që po bën opozita e bashkuar për të përmbushur një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman, i cili e ka përcaktuar në një nga kushtet e para, që është pikërisht miratimi dhe implementimi i reformës zgjedhore në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ne kemi parë herë pas here tendenca dhe nga ana e mazhorancës për ta lënë opozitën jashtë njëkohësisht dhe për ta përçarë duke ftuar vetëm një parti dhe duke lënë jashtë partitë e tjera etj. dhe këto sigurisht janë skema që nuk funksionojnë. Dhe duke mos funksionuar më e bëjnë opozitën më të fortë dhe më të qëndrueshme në këtë proces. Dhe sigurisht përgjegjësia jonë ka qenë e qartë që në momentin që u ngrit grupi i punës pranë opozitës së bashkuar, që punoi në mënyrë paralele për një draft të reformës zgjedhore. Mund të them me bindje të plotë që kemi ecur në hapa shumë më të shpejta se çfarë ka ecur realisht Komisioni ad-hoc i reformës zgjedhorë në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi kemi gati një produkt i cili tashmë do të ngelet edhe për shkak të këtij zhvillimi që është Këshilli Politik. Do të ngelet që të konsultohet dhe në fund të miratohet pa ndryshime ashtu siç është dhe një nga kushtet e marrëveshjes që u bë në tryezën e Këshillit Politik.
Prej sa kohësh zhvillohej kjo marrëveshje për tu ulur në atë tryezë?
Realisht nuk ishte një marrëveshje që kishte kohë që zhvillohej. Ishte një moment në të cilin u reflektua dhe u kërkua që të bëhej kjo gjë për arsye pikërisht për t’i paraprirë fazës tjetër ose më saktë fazës që vjen për çeljen e negociatave me BE. Është detyrim i të gjitha palëve por ne si opozitë e bashkuar ndoshta e kemi ndjerë më shumë pikërisht për këtë arsye kërkuam edhe që të zhvillohej edhe ky takim dhe të krijohej këshilli politik.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Reforma Zgjedhore / Silva Caka: Përpjekje maksimale e opozitës së bashkuar për të përmbushur një nga kushtet kryesore të Bundestagut

Kërkesat për kredi, Spahiu: Një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu me anë të një statusi ka reaguar mbi një artikull të revistës ekonomike “Monitor”.

Spahiu ka shkruar se kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën, teksa shkon se ekonomia shqiptare po përjeton ditët e saj më të zeza.

POSTIMI:

Kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën.

Rënia e kërkesës për kredi në nivelet më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2019 tregon që ekonomia jonë është drejt një stanjacioni të frikshëm.

Ajo është në linjë dhe na provon se nuk kemi rritje ekonomike, përkeqësim të kushteve të të bërit biznes, mungesën e investimeve të reja apo dhe zgjerimin e atyre ekzistuese, mungesën e pilitikave stimuluese fiskale.

Shqipëria është aktualisht vendi më pak atraktiv në rajon sa i takon investimeve.

Edhe sektori i ndërimit, që duket se “lulëzoi” gjatë vitit 2019 ka dyshime të forta financimi nga para të pista.

Ekonomia jonë është në ditët më të zeza dhe çlirimi i saj nga kapja e një grupi kriminal siç është Rilindja është një emergjencë.

Kryemadhi: LSI është për proporcional me lista të hapura, kush diskuton sot për sistemin bën lojën e Edi Ramës

Hapja e debateve dhe diskutimeve për sistemin zgjedhor është lojë në interes të Edi Ramës. Me këto diskutime, Edi Rama kërkon të çfokusojë vëmendjen nga skandalet që kanë prekur vendin. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Ajo tha dhe një herë se LSI është për proporcional me lista të hapura por kjo të kalojë në referendum për t’u vendosur nga qytetarët.

‘Le të flasim për sistemin. Me çfarë do e ndryshosh sistemin? Me ata deputetë që janë aty nuk e ndryshon dot se ata nuk janë legjitim. Nëse ti do të kishe një Gjykatë Kushtetuese, 82 deputetë janë të ligjshëm, pjesa tjetër është ilegjitime. Sistemi dhe mund të ndryshojë, por mund të ndryshojë me një Referendum, sepse ky Parlament sistemin nuk ta ndryshon dot.
Si e shikoni idenë e z. Basha që është i gatshëm për një mazhoritar të pastër? A mendoni se kjo ju dëmton ju si parti e tretë?
Jo fare. Sepse po e bëra mazhoritar të pastër do ta kalosh me dy raunde. Nuk dëmtohet, madje fiton më shumë me mazhoritar, partia e tretë dhe partia e katërt. Por, ka një problem pasi në kushtet ku ne jemi sot, është më mirë që njerëzit të jenë të lidhur drejtpërdrejt me deputetin. Për mua, që të kenë një përfshirje, që t’i krijosh mundësi edhe shumë partive të tjera për t’u futur, ne themi sistem proporcional-rajonal me lista të hapura, sepse ne kemi bërë grevë urie për sistemin zgjedhor. Historia e sistemit sot është loja e Edi Ramës, sepse kërkon të ç’fokusojë vëmendjen nga skandalet që kanë prekur vendin. Pse çuditërisht kur bëhej gati dakordësimi për reformën zgjedhore hidhet historia e sistemit në lojë?
Ç’të keqe ka një sistem proporcional-kombëtar me një barazh të pranueshëm, me një limit të pranueshëm? Në qoftë se dikush hedh këtë ide, pse bëka lojën e Edi Ramës?
Sot ti duhet të mbyllësh 9 kushtet e Bundestagut deri në mars.
Me këtë sistem proporcional-kombëtar a e shmangni fenomenin e Dibrës, të Shijakut e kështu me radhë…
Fare nuk e shmang, madje ti e shton, sepse për këtë dalje duhen 12 mijë vota dhe në qoftë se në Dibër duhet të blinte 12 mijë vota, tani gjen nga një kriminel për çdo qark dhe blen nga 1 mijë vota për çdo qark që është shumë më e lehtë sesa të blesh në Dibër 12 mijë vota’.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: LSI është për proporcional me lista të hapura, kush diskuton sot për sistemin bën lojën e Edi Ramës

Kryemadhi: 2019, vit i vështirë për opozitën por jo një vit i humbur

E ftuar në emisionin “5 Pyetje me Babaramon” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se i gjithë aksioni i opozitës në vitin 2019 nuk ishte një vit i humbur por një vit i vështirë. Për kryetaren e LSI, viti që lamë pas nuk ishte thjesht një betejë politike por një përplasje fizike me krimin e organizuar. Me djegien e mandateve opozita ndërgjegjësoi partnerët ndërkombëtarë ndërkohë që po të rrinte në Parlament do ishte kthyer në fasën e Edi Ramën.

‘Nuk mendoj se ka qenë një vit i humbur. Ka qenë vërtetë vit i vështirë për opozitën, sepse beteja e opozitës nuk ishte betejë politike. Ishte betejë fizike me krimin e organizuar. Djegia e mandateve erdhi si rezultat i uzurpimit ose i bllokimit të të gjitha antenave dhe sensorëve të institucioneve ndërkombëtare. Shqipëria ishte kthyer në një vend trafikimi.
Tashmë mjafton të shikosh raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të vendeve anëtare, kemi një progres raport të Komisionit Europian, i cili ishte fushë me lule në Shqipëri, Shqipëria vend i begatë si Danimarka e Suedia. Por që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e konsideruan. Pra 3 herë që u propozua Shqipëria për të hapur negociatat, të treja herët vendet e Bashkimit Europian e sulmuan një raport të tillë, duke thënë që në raportet tona Shqipëria është një vend i kriminalizuar dhe se gjithë ajo reformë e madhe e kryer më përpara është kthyer mbrapsht, është politizuar e të gjitha me radhë. Mjafton të lexosh 36 faqe të raportit të OSBE-së, do të kuptosh shumë qartë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.
Pra dua të them që vërtetë djegia e mandateve ishte një veprim radikal apo një veprim i paprecedentë në jetën politike dhe përballë institucioneve ndërkombëtare, por ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë mesazhin jo vetëm opinionit publik shqiptar, që nuk jemi pjesë e fasadës së Edi Ramës, që nuk mbahemi peng nga Edi Rama, por jemi të lirë prej tij dhe krimit të organizuar’.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani.

Kryetarja e LSI i uroi suksese Z. Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe siguroi mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjëra në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregëtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjatë takimit Znj. Kryemadhi u shpreh se: “Para se të shohim mundësinë për t’i krijuar lehtësira investimesh të tjerëve me marrëveshje jo transparente, ta bëjmë këtë gjë të mundur midis nesh”.

Znj. Kryemadhi u ndal dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani

Panariti: Me cilin “kandar” do ti peshojmë shkencën dhe shkencëtarët te ne?

Nga Edmond Panarit:

Me cilin “kandar” do ti peshojmë shkencën dhe shkencëtarët te ne?

Këtë padyshim duhet ta përcaktojnë universitetet dhe akademia. Me pas natyrisht e vendos qeveria me akt normativ.
Unë këtu po ndaj thjesht mendimin tim:

Së pari, pyetja shtrohet se si do ta bëjmë vlerësimin e publikimeve shkencore ?
Cilën bazë të dhënash ndërkombëtare do të përdorim si “peshore”? Do të përdorim bie fjala Scopus, Ëeb of Science, Researchgate, Google Scholar .. etj..?
“Ka me dhjetëra të tilla , por duhet marrë një vendim dhe sa më parë . Vlerësimi i numrit dhe i impaktit të botimeve, sigurisht është kriter i rëndësishëm por jo i mjaftueshëm. Sepse unë njoh të paktën dhjetë nobelistë, të cilëve ju është refuzuar botimi i punës së tyre të marrjes se çmimit, në revista shkencore, por megjithatë e morën titullin me inovacion ose produkt teknologjik në shërbim të njerëzimit. Pyesni për këtë Rosalin Yaloë, fituesen e Çmimit Nobel në mjekësi në vitin 1977, apo Kary Mullis fitues i çmimit Nobel në Kimi në 1993 por edhe shumë te tjerë që u refuzuan por ama fituan.

Se dyti “Produkti”! Pra si do te bëhet vlerësimi i produktit shkencor. Ku është zbatuar ai? Çfarë ka zgjidhur ai? Çfarë ka përmirësuar apo krijuar në shoqëri, industri, mjekësi, Bujqësi? Kush e përdor? A është i patentuar?

Se treti, sa fonde dhe para kanë “nxjerrë” dhe tërhequr me aplikime shkencëtarët tanë me propozimet e tyre brenda dhe jashtë vendit. Se katërti, sa vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare, çmime, grada, tituj etj kanë marrë kërkuesit tanë? Sigurisht ka edhe më shumë se kaq, por ajo që dua të shpreh është se duhen jo një por shumë gurë peshe, për të matur rëndesën dhe rëndësinë e shkencës dhe shkencëtarëve shqiptarë.

Vasili: “Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror.”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook u shpreh se Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Rama përfundimisht një Kartë e Djegur edhe në Kosovë! Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror. Kjo tradhëti ka prodhuar kapjen e shtetit, rrënimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal të financave të shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike të vendit. Ndaj përpara shqiptarëve prej kohësh Edi Rama është një Kartë e Djegur. Por duke gjalluar ende në karrigen e kryeministrit Rama shpërdoroi antikombëtarisht edhe atributet e përfaqësimit shtetëror të Shqipërise ku kryeprioriteti dhe kryeçështja është dhe mbetet Kosova. I palodhur në futjen e thikave pas shpine Kosovës Rama nuk ka përfaqësuar në asnjë rast shqiptarët dhe atë, që ata duan për Kosovën, por ka përfaqësuar të kundertën dhe saktesisht atë që duan armiqve më të egër të saj. Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit të tradhëtise ndaj Kosovës nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e të tjera akte të dukshme e të padukshme… Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik për nga urrejtja dhe shpirtshitja e Ramës. Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plotë e maskës hipokritë të Ramës. Akti ndaj Haradinajt shuajti çdo dilemë dhe provoi rolin aktiv dhe të ligë të Ramës në projektin anti Kosovë. Pas këtij akti Edi Rama është përfundimisht një Kartë e Djegur edhe në Kosovë.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Vasili: “Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror.”

Panariti: Ne Evropë, Shqipëria vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë dhe ndodhet ne te njejtin nivel me Estonine dhe Irlandën per nga sasia e ujit në meter kub per frymë te popullsisë.

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka reaguar nëpërmjet një shënimi në Facebook ku ka theksuar se ne futemi ne vendet me stres te larte hidrik.

Statusi i plotë: Pa Koment !
Në Evropë, Shqipëria vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë dhe ndodhet në të njëjtin nivel me Estoninë dhe Irlandën për nga sasia e ujit në meter kub për frymë të popullsisë. Sipas Bankës Botërore ajo ofron 9200 metër kub ujë për çdo banor të saj. Thënë më shkurt në Evropë, Shqipëria renditet e treta për nga rezervat e rinovueshme të ujit ne dispozicion të popullit të saj. Ndërkaq Serbia, ofron 1179 metër kub ujë për çdo banor të saj, pra 9 herë më pak se ne. Por sipas Bankës Botërore, Serbia klasifikohet te vendet pa stres hidrik për popullin e saj, pra plotëson nevojat dhe shuan etjen. Ndërkaq ne futemi në vendet me stres të lartë hidrik pra thënë ndryshe po thahemi për ujë, pavarësisht se ndodhemi buzë tij dhe rreshtohemi krahas Egjiptit dhe Irakut të cilet janë treçerek shkretëtira!

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Panariti: Ne Evropë, Shqipëria vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë dhe ndodhet ne te njejtin nivel me Estonine dhe Irlandën per nga sasia e ujit në meter kub per frymë te popullsisë.

Kryemadhi: Viti 2020, viti i fitores, të bëhemi bashkë për të rrëzuar ‘Rilindjen’

Në fjalën e saj në takimin me strukturat e LSI Korçë, Kryemadhi u shpreh se viti që sapo kemi hyrë, 2020 do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhtarëve, të interesave kombëtare, të cilët kanë tradhtuar çdo ditë dhe më shumë, jo vetëm interesat kombëtare, por kanë tradhtuar çdo ditë e më shumë dhe qytetarin e tyre.

Pjesë nga fjala:

Viti që sapo kemi hyrë, 2020 do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhtarëve, të interesave kombëtare, të cilët kanë tradhtuar çdo ditë dhe më shumë, jo vetëm interesat kombëtare, por kanë tradhtuar çdo ditë e më shumë dhe qytetarin e tyre.
Do të jetë viti që ne do të përballemi me grupet e hajdutëve të votave.
Do të jetë viti që ne do të përballemi me grabitjen dhe zhvatjen që oligarkët iu bëjnë shqiptarëve.
Do të jetë viti që ne do të përballemi me rilindjen, e cila ka fytyrën e krimit, por do të jetë viti i ndryshimit, viti i shpresës që do të hape dekadën e re, dekadën e shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Që do të hapë dekadën e forcimit dhe të ngritjes së familjes shqiptare sepse vetëm duke pasur një familje shqiptare të fortë. Një familje shqiptare, e cila rritet dhe forcohet çdo ditë, vetëm kështu ne do të krijojmë mundësi të reja për të ndaluar shpopullimin që Edi Rama po iu bën shqiptarëve.
Për të ndaluar largimin e shqiptarëve që Edi Rama po i nxit në mënyrë të tillë për t’i zëvendësuar me realitet të tjera. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë, ne do të krijojmë Shqipërinë që kemi ëndërruar. Shqipërinë e të gjithë atyre burrave dhe grave që kanë dhënë jetën për shtetin tonë, që kanë dhënë jetën për flamurin tonë.
Sëmundja e rilindjes që gërryen çdo ditë e më shumë shqiptarët vërtetë është një sëmundje e rrezikshme, sëmundje e cila e dërgon drejt zhdukjes së kombit shqiptar, por është dhe një sëmundje që shërohet. Është një sëmundje që në ia kemi gjetur ilaçin.
Është një sëmundje, e cila e largon menjëherë këtë sëmundje kaq të keqe. Kjo është forca jonë, bashkimi ynë, të gjithë ku jemi, demokrat, socialist, lsi-stë, me parti, pa parti, intelektual, punëtor, fermer kudo që jemi. Nga Tropoja deri në Sarandë për t’u bashkuar të gjithë kudo që jemi, nga Tropoja deri në Sarandë, për t’u bashkuar të gjithë kundër kësaj të keqeje. Ilaçi i vetëm që shëron Shqipërinë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve, që e duan Shqipërinë, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë farë të keqe anti shqiptare, që zgjohet çdo 100 vjet, që gjithmonë kur Shqipëria është e dobët, është e vobektë, është e pafuqishme, nxjerrin rrënjët e tyre për t’i marrë frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Prandaj, forca, besimi, atdhedashuria për vendin dhe për flamurin tonë, do të na bëjë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje. Sepse politika anti shqiptare e Edi Ramës, filloi me shkatërrimin e sistemit arsimor, filloi me rrënimin e shëndetësisë, filloi me shkatërrimin e infrastrukturës, filloi me varfërimin e shqiptarëve, për ta çuar deri në atë pikë që njerëzit me shkollë, me mend dhe me para të largohen nga Shqipëria sepse nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të ndërtojnë familjet e tyre. Prandaj strategjia dhe plani i para 150 viteve i qarqeve anti shqiptare, vetëm Edi Rama mund t’ia realizonte këtë me rilindjen e tij. Sepse fasadat dhe ngjyrat e Edi Ramës nuk ishin gjë tjetër veçse mbulimi dhe mburoja e planit për të shkatërruar Shqipërinë, për t’i përçarë shqiptarët dhe për të shkatërruar kombin tonë.
Prandaj të gjithë bashkë kudo që jemi të mos ndalojmë, të trokasim derë më derë, të ndryshojmë këtë realitet, të forcojmë njëri tjetrin, të shtrëngohemi dorë më dorë, për ta rrëzuar shtetin e Edi Ramës, për të rrëzuar shtetin e krimit dhe për të rrëzuar këtë njeri, i cili çdo ditë e më shumë jo vetëm varfëron shqiptarët, por edhe shkatërron vendin tonë.
Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë familjet tuaja, Zoti e ruajttë Shqipërinë dhe shqiptarët. Faleminderit!