Category: Foto

MONIKA KRYEMADHI: KY ËSHTË FILLIMI I FUNDIT TË EDI RAMËS

Prononcimi I Kryetares së LSI në mbyllje të protestës

Dita e sotshme ishte një falenderim shumë I madh për të gjithë qytetarët që erdhën dhe protestuan dhe iu përgjigjën thirrjes së qytetarëve kuksianë për ti treguar edhe njëherë qeverisë së krimit, qeverisë së drogës, qeverisë që I pi gjakun shqiptarëve të varfër, që ata nuk kanë vdekur. Shqiptarët janë të gjallë, shqiptarët me të vërtet janë të lodhur nga varfëria, por shpirtin dhe zemrën nuk ja u lodh dot Edi Rama. Kështu që dita e sotme ishte një ditë për ti treguar atij dhe klikës së tij që nuk I ndal dot shqiptarët në rrugën e protestës dhe jo vetëm kjo, por që ai nuk mund të gëzojë dot gjakun dhe kafshatën e fundit të fëmijëve të shqiptarëve. Edi Rama sot mori një mësim shumë të mirë, por ky është vetëm fillimi I fundit të tij. Ai e di shumë mirë, sepse po nuk u tërhoq nga taksa e Rrugës së Kombit, po nuk liroi djemtë kuksianë, po nuk hoqi TVSH-në për biznesin e vogël, po nuk riktheu në listën e ndihmës ekonomike mbi 20.000 familje, po nuk hoqi taksën e pronës, po nuk uli çmimin e pronës dhe të gjitha taksat që po I marrin shpirtin shqiptarëve çdo ditë e më shumë, për të pasuruar dhe për të fryrë xhepat e oligarkëve të tij kjo protestë nuk do të ndalojë. Nuk do të ndalojë, sepse nuk do të ndalojnë më shqiptarët. Shqiptarët nuk kanë më asnjë arsye, dhe asnjë mundësi më shumë për të mbijetuar në këtë varfëri që ai ka instaluar. Ai duhet të tërhiqet nga rruga ku ka hyrë dhe të largohet një orë e më përpara nga ethet e tij, të uzurpimit jo vetëm të shtetit, të drejtësisë dhe të policisë, por të largohet dhe nga tavolinat e shqiptarëve.

I ka përmbushur pritshmëritë protesta?

Protesta e sotme ka përmbushur pritshmëritë tona, duke parë reagimin qytetar, ku njerëzit vetëm për një ditë e kanë kuptuar dhe I janë përgjigjur thirrjes të kukasianëve. Protesta e sotme I ka përmbushur pritshmëritë në të gjithë Shqipërinë, sepse edhe po të shikojmë dhe lotët e krokodilit të Edi Ramës në Parlament, që vetëm në momentet e frikës I dalin dhe I funksionojnë, ka arritur pritshmëritë e saj. Por ky është vetëm fillimi I fundit të tij. Nëse ai nuk tërhiqet nga zullumet e tij që ka bërë, ne nuk do të ndalojmë. Ne nuk kemi bllokuar rrugët për shqiptarët, ne kemi bllokuar rrugën e drogës së Edi Ramës për të çliruar rrugën e kombit të shqiptarëve drejt BE-së.

Cili është organizimi I radhës?

Ky është organizimi I qytetarëve. Tashmë politika ka ngelur në duart e qytetarëve.

Monika Kryemadhi: Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve.

Prononcimi I Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas përfundimit të mbledhjes së grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së.

Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi I shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë ti thuash: Ik Edi Ramës, se boll ja more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur, që çdo ditë e më shumë po vuan dhe më shumë. Ju bëj thirrje të gjithë ju mediave, të gjithë ju gazetarëve që të bëheni pjesë e kësaj mosbindje qytetare, sepse pagat tuaja të vogla janë si rrjedhojë e uzurpimit dhe e vjedhjes që çdo ditë I bën Edi Rama. Duke ju mbyllur gojën gazetarëve, politikanavë dhe qytetarëve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjes, diktaturën e drogës. Prandaj ju bëj thirrje, mos ndaloni çdo ditë, bëhuni misionarë të atyre qytetarëve, bëhuni misionar të atyre 23 të burgosurëve, të cilët janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe janë mësim dhe për ne opozitën. I falenderoj me zemër në emër të të gjithë grave dhe nënave shqiptare, që do të jenë nesër në dyert e gjykatës, ku do ku ta bëj gjyqin Edi Ramës, në Kukës apo në Tiranë, gratë dhe vajzat shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që I dhanë dinjitet shqiptarëve, I dhanë dinjitet këtij populli, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi I fyeu në mënyrën më vulgare.

/ In Foto / By Elisa Piperi / Comments Off on Monika Kryemadhi: Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve.

Petrit Vasili: Rama i pozicionuar qartë vetëm për grabitjen e parave të popullit.

Fjala e Deputetit të LSI, Petrit Vasili në Kuvend.

I nderuar z.Kryetar i Kuvendit

Të nderuar kolegë,

Meqënëse pa dashjen dhe pa kërkesën tonë u devijuam në një debat  i cili nuk ishte i ditës, do jem i detyruar ti qëndroj këtij debati deri në fund, duke shteruar të gjitha argumentet të cilat provojnë cili është patriotizmi i vërtet, cili është pseudopatriotizmi, çfarë do të thotë pseudopatriotizëm për të mbrojtur qytetarët e çfarë do të thotë patriotizëm për të rruajtur paratë e shtetit. Së pari dhe mbi të gjitha u fol këtu për një rrugë e cila vazhdoi të konsiderohet një investim patriotik. Unë e kuptoj budallëkun që mund të kalojë të gjitha kufijtë se këtu çfarë nuk kemi dëgjuar dhe jemi detyruar të përdorim një gjuhë që nuk do preferoja. Por do ti përgjigjem budallëkut me të njëjtën gjuhë. Kjo rrugë nuk ka qenë  investim patriotik. Ka qenë një investim i menduar në dhjetëra vjet për të cilin jo qeveria që e zbatoi por qeveritë më përpara që në 2003 bënë studim fizibiliteti Bankës Botërore. Për të cilën rrugë u vendos edhe një taksë e cila u pagëzua të paktën në opinionin publik me emrin e një kryeministri që është dhe ministër sot për arsye të mëdha se nuk ishte patriotike por ishte strategjike. Sigurisht me këtë vizion hajdutësh që kanë këta kjo punë matet, kaluan aq makina apo kaluan kaq makina. Që është një çështje e parë. Çështja e dytë, ne duhet të kemi bindjen dhe duan të na mbushin mendjen me zorr që pa pasur një sistem shumë të varfër rrugësh duke mos pasur rrugë alternative, duke pasur nivelin e pagave më të ulëta në rajon dhe në Europë, duke pasur nivelin e varfërisë të jashtëzakonshëm. Duke pasur një emigracion të frikshëm, taksa është zgjidhja e duhur në këtë nivel varfërie. Ky në të gjithë këto raste, arsyetime që rëndojnë mbi këtë popull, ky është patriotizmi i grabitjes së lekut të fundit të popullit. Dhe ky është një patriotizëm i vërtetë real që ndodhet në sytë e të gjithëve. Çfarë është rruga vetë dhe çfarë krijon rruga meqë rruga nuk plotësoka vetëm numrin e makinave. Të dhënat jo të miat por të atyre që studiojnë ekonominë, se këta nuk studiojnë ekonominë por e kanë merakun me ça e mbyllën ditën. Kjo rruga ka sjellë një 7-fishim të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve. Ka sjellë një 5-fishim të turistëve në Shqipëri. Sa që kanë arritur 1.3 milionë turistë në periudhën e pikut, nga 1.8 milionë që ka Kosova. Pra rruga nuk janë thjesht ato makinat por është vënia në lëvizje e një procesi ekonomik të jashtëzakonshëm  shkëmbimi si kurrë më parë. Ka një tjetër gjeografi tregtare si asnjëherë më parë pra nuk është 5000 dhe 7000 makina dhe as më shumë dhe as më pak se kaq. Rruga përveç të tjerave meqë po përdoret termi konçension, po bota ka përdorur konçesionin, ka marrë konçensionarë të cilët kanë ndërtuar rrugën sipas një marrëveshje të caktuar. Mbasi e kanë ndërtuar kanë vendosur tarifat dhe taksat dhe kanë mbledhur në mënyrë normale mbrapsht ato të ardhura të cilat u takonin për shpenzimin e bërë. Po këtë kush e ka bërë privatet? Jo jo rrugën e ka bërë shteti. Sot e kësaj dite shteti vazhdon e lan kredinë e marrë por me ça e lanë, se kanë krijuar idenë që kanë paratë e këtyre këta. Por janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, përdorues ose jo të rrugës. Se dëgjuam sistemin, është përdorues dhe nuk është përdorues. Po at që paguajnë taksa të tjera për shërbime që nuk i marrin? Pse gjithë sistemi i taksimit është vetëm ai që mori një shërbim të caktuar dhe me ato para ua ngarkon të tjerëve. Po të tjerët që e ndërtuan rrugën dhe iu ngarkua në kurriz të tyre ça të bëjnë? Këto janë vizione krejtësisht analfabetizmi dhe politike dhe shtetërore të cilat ne jemi të detyruar këtu ti pranojmë se erdhën ca që krijuan një arsyetim që nuk ekziston në botë dhe duhet ta pranojmë ne se është i tillë. Është fare i qartë dhe një gjë tjetër që këta përdoruesit e rrugës meqë u fol për këta për politikat që bëjnë, paguajnë karburant se pa karburant nuk ecet. Përjashtuan dhe një teori të kësaj qeveria që mund të ecin dhe pa karburantë. Dhe paguajnë edhe më të lartin në rajon, e kanë edhe këtë hall përsipër. Edhe ata qindra mijëra qytetarë që e përdorin për shumë qëllime mbi ta do bier kjo, jo mbi qeverinë është fare e qartë. Qeveria i shikon hairin ata i shikojnë qederin shumë e thjeshtë. Në krahun tjetër të kufirit që për nga niveli infrastrukturor është e shkëlqyer. Bën edhe atë lidhjen tjetër të një kryeqyteti shumë të rëndësishëm për ne të parëndësishëm për këta që është Prishtina. Nuk kanë taksa ata. Rrugën e kanë mbaruar të tërën nga fillimi deri në fund. Dhe çfarë thonë, ata nuk dinë janë qeveri e paditur, qeveria e ditur është këtu mbrapa meje. Do ta studiojnë momentin kur ta shikojnë duke vlerësuar dhe faktorët ekonomikë. Me rrugë të përfunduar, mendojnë ta bëjmë, mos ta bëjmë, sepse është ngarkesë që bie mbi njerëzit e tyre, që edhe ata nuk kanë ndonjë nivel shoqëror të lartë, megjithëse mesatarisht e kanë më të lartë se tonin. Kurse këtu vjen sa hap e mbyll sytë. Për këtë arsye kam thënë të refuzohet pagesa. E them prapë, e them prapë dhe me bindje të fortë. Kur shqiptarët të jenë më të pasur, meqë foli ky që e ka zakon si ata telendarët e rrugës, që hedh ndonjë llaf dhe ikën, nuk e mban dot debatin. Ja ka thënë Banka Botërore, e ka të hapur gropën, 300 milion euro konçensione, gropa është atje dhe këtë gropë e kemi ne për ta paguar. Dhe në këtë kontekst të gropave pa fund është planifikuar që në gropë të bien shqiptarët. Por shqiptarët nuk kanë arsye të bien në gropë, sepse edhe punojnë, edhe robtohen, përballen me një varfëri ekstreme të përditshme, nuk kanë asnjë mbështetje të re, kanë vetëm taksa që u rriten, taksa që do ti paguajnë dhe fukarenjtë më të mëdhenj, me përjashtim të hoteleve me 4 dhe 5 yje, që janë të varfër dhe nuk mund të paguajnë. Nuk e përballojnë dot taksën, mund ta përballojnë ata që marrin 300 mijë lekë të vjetra në muaj, kurse ata nuk e përballojnë dot, pra hotelet me 4 dhe 5 yje. Në këtë kontekst, për këtë arsye, e kam thënë dhe e them prapë, taksa është në kohën e gabuar, në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar. Hapi I parë është ndalimi, rishikimi, qëndrimi në vend, mos bërja e asnjë hapi përpara, pasi e dëmton ekonominë shqiptare. Nuk është se e rikompenson ato makina që do jenë më pak, se për fat të keq, na thonë edhe një gjë tjetër, që çdo gjë do ta bëj privati, por ne do ti japim  dhe ato makina që ka mangut, prapë do ti japim lekë privatit. Po në kontratë është, nuk e kam shkruar unë, këta e kanë miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe asnjë lloj alibie, dhe asnjë lloj forme nuk mund të qëndrojë. Kam dhe një konsideratë të fundit, meqë nuk na e kurseu budallëkun e radhës, ky që ishte para meje këtu, nga ana e tyre, e foli për pozicionim. I vetmi njeri I pozicionuar qartë në këtë vend, në orientimin e tij drejt rruajtjes së parave është kryeministri. Është I vetmi I pozicionuar qartë. Për fat të keq ka një pozicion edhe të lig, edhe të shëmtuar, edhe shpërdorues, dhe po shkakton disa gropa që për fat të keq do na duhen shumë vite për ti mbyllur, por do shërbejë edhe për të kujtuar një të keqe të madhe, që kur ta lëmë pas, të gjithë duhet të tremben që mos ta përsërisin më kurrë.

/ In Foto / By Elisa Piperi / Comments Off on Petrit Vasili: Rama i pozicionuar qartë vetëm për grabitjen e parave të popullit.

LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drogërave në shkolla.

LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drograve në shkolla. Qindra protestues mbanin banderola në të cilat thuhej: “Duam Libra, Jo Drogë.  

Gjatë fjalës së saj në këtë protestë, Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi tha: “Ne kërkojmë nga Ministria e Arsimit me gjithë mekanizmat e saj të ndërveprojë që në shkolla të ketë siguri dhe kontrolle. Që shkolla të jetë një institucion ku prodhohet dije dhe jo të shitet drogë.  Drogën, konçensionet le ti mbajnë pushtetarët dhe të largohen nga Shqipëria. Të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë duan të rrinë në Shqipëri, të bejnë jetën e tyre këtu dhe duhet t’ua sigurojmë këtë gjë. “ 

Ndërkohë dhe Nënkryetari i LRI Klevi Pojana u shpreh se: Në shkollat dhe gjimnazet shqiptare sot hashashi është bërë një element i ditës, në korridore, oborret e gjimnazeve sot konsumohet jo vetëm cigare por dhe hashash dhe lëndë të tjera narkotike sepse kjo qeveri nuk mendon për të rinjtë e për qytetarët por vetëm për veten  dhe miqtë oligarkë të saj. 

 

/ In Foto / By Elisa Piperi / Comments Off on LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drogërave në shkolla.

Monika Kryemadhi: Shqiptarët janë pa drejtim, ndaj çdo ditë të ngremë zërin për hallet dhe bukën e tyre të përditshme

Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus

Znj.Kryemadhi sapo jeni kthyer nga Lezha në një vizitë ku keni takuar jo thjesht banorët e zonave…

Duke qenë kryetare e një partie që është në opozitë e cila ka marrë një pozicion të hapur jo vetëm si opozitar por edhe qëndrestar. Detyra ime është për të takuar strukturat e partisë. Sigurisht që sot në Lezhë, nesër ne  Elbasan, pasnesër në Shkodër e me rradhë në gjithë Shqipërinë. Për tu takuar dhe për të bërë gati të gjitha strukturat e partisë për hapat e njëpasnjëshme si opozitë ditët e ardhshme dhe muajt e ardhshëm. Në Lezhë kishim për tu takuar me njerëz të ndryshëm, me familjarë…

Është zona e arrestimeve…

E arrestimeve por dhe e përmbytjeve por që nga arrestimet dolën sot me ç’pamë, më shumë ishte një shoë politik, për ti fërshëllyer lezhianëve që duhet të pergatiten për zgjedhjet lokale. Por që ka qenë një veprim shumë i gabuar. Historia e mafias së tokës në Bashkinë e Lezhës ka qenë një histori e hershme, të cilën edhe unë e kam denoncuar disa herë në parlamentin e kaluar këtë problem. Sepse nuk ka të bëjë vetëm tjetërsimin e tokës por edhe më shumë probleme të tjera, legalizimi i shtëpive të asaj zone. Ashtu sikurse ka të bëjë edhe me pallatet shumëkatëshe të ngritura në brigjet e Shëngjinit. Ashtu siç ka të bëjë edhe më shumë investime të tjera. Kanë probleme shumë të mëdha qoftë përsa i përket çështjeve pasurore apo tjetërsimit të pronës. Unë do doja ta theksoja që edhe familjarë të të ndaluarve kam takuar nuk kam pse ta fsheh. Për të dëgjuar edhe versionin e tyre sepse ne sot kemi një inflacion informacioni ku sot media shqiptare për fat të keq perballet me një presion të pushtetit i cili detyron mediat për të besuar një deklaratë të policisë së shtetit sesa për të besuar atë çka ndodhur në të vërtet. Unë doja të theksoja që arrestimet e bujshme janë kthyer në propagandë. Unë mendoj që përsa i përket kryetarit të bashkisë apo nënkryetarit, apo njerëz që janë paraqitur disa herë përballë prokurorisë edhe e kanë ditur një gjë të tillë. Nuk ka pasur arsye për ti arrestuar por mund të kalojnë procesin gjyqësor dhe nuk kemi pse ti intimidojmë njerëzit. Mos harrojmë që ne jemi një vend i vogël ku të gjithë njihen me njeri tjetrin dhe nuk kemi pse të krijojmë situata të tilla të rrezikshme të cilat nesër mund të kenë pasoja.

Ju thoni ka një llogari politike pas këtyre veprimeve?

Ndoshta unë nuk mund të bëj rolin e prokurores, sepse nuk kam parë dosjet,as nuk jam gjyqtare, mendoj që është shumë shpejt për të krijuar veprime të tilla. Për tu arrestuar duhet arrestuar dhe kryebashkiaku i Fierit i cili ka spostuar inceleratorin e plehrave n në një tokë buke  të nivelit të parë. Përpara syve janë dokumenta, janë procedime të lejeve mjedisore dhe është një popull i tërë një zonë e tërë e ngritur në protestë. Janë ngritur disa komuna në protestë dhe reagimi nga prokuroria ka qenë zero, apo nga policia e shtetit. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në Kavajë ku ish-kryebashkiaku i Kavajës ka qenë një nga personat më të atakuar…

Dhe në fakt u arrestuan njerëz të tjerë dhe sot kanë dalë të pafajshëm dhe pas janë mbajtur nga 100 ditë në burg. Janë gjera që jo vetëm intimidojnë njerëzit, por çuditërisht këta njerëz kanë gjithmonë njerëz të cilët ndalohen në mënyrë të padrejtë dhe pastaj dalin të pafajshëm, janë njerëz të cilët kanë qëndrime të kundërta politike me Kryeministrin e radhës që kemi ne sot.

Pra, ju thoni që ka njëfarë përputhshmërie me axhendën politike?

Unë nuk do doja ta besoja, por realiteti në të cilën ne jetojmë, është një axhendë politike e Prokurorisë shqiptare, por fundja fundit kjo është një zgjedhje që ata kanë marrë dhe do mbajnë përgjegjësinë e tyre. Sepse në fund të ditës, gjithsecili mban përgjegjësi për veprimet e veta.

Kam përshtypjen se ndërkohë që ishit në fushatë, ju dhe Kryetari historik i partisë, Ilir Meta, ishit në të njëjtat tone luftarake, fushatë e ndezur. Dukej sikur vetëm LSI ishte në opozitë me qeverinë…

Gjithë opinioni publik dhe mediat, dhe statuset në Facebook të deputetëve qoftë socialistë, qoftë demokratë, ishin të mbushura që do qeverisnin të dyja bashkë. Dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

Ka përshtypjen që ndërkohë që z. Meta vajti në Presidencë ka qenë shumë më i paanshëm do thoja unë, ka kthyer fare pak ligje, ka bërë një oponencë e cila ka qenë e strukturuar, e justifikuar, ndërkohë kam përshtypjen që ju vazhdoni të jeni disi në fushatë…

Unë nuk flas për z. Meta fare, por po flas si Monika dhe si kryetare e LSI-së.

Kam përshtypjen që ju si kryetare LSI-e, e vjetër dhe e re, keni shumë format fushate do thosha unë dhe pak formatin e një lideri të vërtetë. Kjo do të thotë që jeni shumë e aftë për të kapur dhe për të menaxhuar krizat e ditës, por kam përshtypjen që njerëzit presin në format paska më vizionar. Pra, më dukeni pak kryetare partie dhe më së tepërmi njeri me shpirt fushate, ndërkohë kur nuk ka një të tillë…

Shqiptarët nuk kanë nevojë për fushatë sot, por kanë nevojë për drejtim sepse janë asgjëkundi. Ndoshta keni shumë të drejtë për atë që konceptoni, por unë mendoj që sot populli diskuton për bukën e përditshme, nuk flasin se çfarë do bëhet pas 20 viteve. Ajo çka unë po them është shumë problematike dhe menaxhimi i `hipokrizave` është si puna e shprehjes gurë gurë bëhet kalaja. Situata në të cilën ne jemi është me të vërtetë alarmante dhe kjo është më se e vërtetë. Të paktën kjo shihet sot në media, por faktikisht ajo që jepet në parlament ku për çështjen e ndihmës ekonomike, ishte shumë e qartë. Ne kemi paketa antivarfëri ndaj krizave të ndryshme ekonomike për familjet që janë pjesë e skemës së rimbursimit. Kjo është shumë   e thjeshtë për tu bërë dhe mjaft e realizueshme. Ka shumë familje të cilët marrin 240 dollarë në muaj dhe brenda 2 viteve janë të detyruar të dalin nga skema sepse gjatë këtyre viteve unë i ofroj profesion si shtet. Pra, ne kemi edhe kryeministrin që thotë se punë ka por s`ka profesionistë, por vendosja në këtë skemë, të krijojmë atë që po bëjmë gati për propozimin në Komisionin e ekonomisë, për sa i përket uljes së taksave. Kjo gjë duhet bërë në mënyrë emergjente dhe duhet bërë si strategji kombëtare. Siç e kemi paketën antivarfëri, po ua propozojmë këtë gjithashtu me paketën fiskale pasi janë të domosdoshme, qoftë për nivelin e TVSH-së për nivelin bazë apo nivelin e taksave dhe për krijimin e një formaliteti. Pra në luftën kundër formalitetit, që e quajmë vendosjen e taksave shumë të larta, e cila vetëm varfëron njerëzit, ne jemi për të bërë një paketë dhe një strategji kombëtare. Unë nuk e shikoj si kompleks që të ulen të gjitha palët politike, të gjithë ekspertët e të gjitha partive politike dhe t’i propozojnë biznesit shqiptar një skemë për të dalë nga kjo krizë, nga kjo situatë e tmerrshme.   Një skemë, e cila do të sjellë jo vetëm më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, jo vetëm do formalizojë ekonominë shqiptare, por do të krijojë vende të reja pune dhe do të thithë investime të huaja. Ne, me mbarimin e TAP-it dhe projektin e Kalivaçit, nuk kemi më investime të huaja. Këto investime në Shqipëri do të bien gropë dhe ky është një nga problemet më të mëdha të vendit. Një pjesë e këtij mëkati politik jemi edhe ne vetë, pasi ne nuk kemi menduar një politikë ekonomike afatgjatë. Të gjitha partitë politike që kanë drejtuar, ku bën pjesë edhe LSI, asnjëherë nuk e kanë parë dhe menduar hartimin e një politike të tillë ekonomike afatgjatë, që duhet thënë se është tepër e domosdoshme për shqiptarët. Për shkak të kësaj politike transitore ne çfarë kemi? Kemi një klasë politike, e cila nuk gjen gjuhën e përbashkët me njëra – tjetrën, kemi  një ekonomi mjaft të brishtë, për të mos thënë të rrënuar dhe mbi të gjitha kemi një situatë kur çdo ditë e më shumë njerëzit po largohen nga ky vend. Kjo shpërngulje kaq e madhe çfarë sjell? Kjo sjell rrezikun e rikthimit të vizave. Për këtë arsye unë i kam dërguar komisionerit Hahn ku i kërkoj hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, duke harruar dhe problemet që ne kemi. Pse? Sepse hapja e negociatave është një hap shumë pozitiv jo vetëm për shqiptarët, por edhe për bizneset e huaja.

Ama kjo iu interpretua, juve znj. Kryemadhi, si një shenjë e fortë zbutjeje me qeverinë…

Nuk e kam me Edi Ramën. Hapja e negociatave nuk ka të bëjë me Edi Ramën. Të jeni të bindur që klasës politike shqiptare nuk i intereson hapja e negociatave. Klasës politike shqiptare i intereson konflikti. Sa më shumë konflikt të ketë, aq më shumë politikanë kemi që flasin përpara ekranit. Po të shikosh kohën televizive në të gjitha debatet politike, të gjitha emisionet flasin për politikën. Po të bësh sot një emision për ekonominë, do të shohësh se audienca do të jetë shumë e ulët. Do të ketë një audiencë shumë elitare që do ta shikojë. Pse? Sepse ne vetë i kemi mësuar njerëzit me konflikt, pasi klasës politike i intereson konflikti, sepse konflikti i mban njerëzit nën presion. Presioni politik i jep ushqim klasës politike.

Nuk besoj që është korrekte në këndvështrimin tim që ju të thoni që ajo që po ndodh në Lezhë është një sulm politik.

Mënyra. Do ta vendosi gjykata, janë apo jo të pafajshëm. Unë kam qenë denoncuese vetë e mafias së tokave. Ata që janë përfituesit, vetë nuk janë pjesë e këtij procesi. Sepse njerëzit kanë dhe sy dhe veshë. Unë kam qenë vetë deputete në Lezhë dhe e them sepse njerëzit në Lezhë e kanë parë dhe e dinë shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Personat që janë vërtet shkaktarët e atij procesi nuk janë aty.

Po nuk mundet më që për çdo lëvizje të institucioneve të drejtësisë të vimë në studio dhe të themi që është një sulm politik.

E para njëherë unë mendoj që kamzhikun e Prokurorisë, edhe të Policisë, nuk duhet ta përdori as Monika, as Sokol Balla, as Edi Rama asnjë njeri. Pse është kamzhik? Sepse ti nuk mund të intimidosh. E arrestove këtë zotërinë? Përse duhet të bësh ti shoë televiziv? Mënyra se si po sillen është për tu paragjykuar. Sajmir Tahirin përse nuk e arreston ti? Po Elvis Roshin? Po Armando Subashin? Po kryetarin e bashksië së Krujës përse nuk e arreston ti? Për socialistët qenkan spekulime, për opozitë nuk qenkan spekulime. Përse nuk arrestohet Armando Subashi për incineratorin, që nga një tokë argjinore, e ka vendosur në një tokë buke? Përse nuk e arreston Ilir Beqen për dosjen e koncesioneve të shëndetësisë? Përse nuk e arreston Damian Gjiknurin? I ke dosjet në prokurori.

Konkretisht po flasim për rrugën e Elbasanit.

Të jap argumenta për rrugën e Elbasanit. Është shumë e qartë. Është një konflikt midis Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës. Shqiptarët nuk e dinë këtë gjë. Dhe këtë gjë duhet ta sqaronte Sokol Dervishi dhe Edmond Haxhinasto, dy ish-ministrat. Por për hir të një burrnie, që kanë një marrëdhënie shoqërore me Damian Gjiknurin nuk dalin të flasin.

Për shkak të një raporti miqësor ata fshehin një fakt penal?

Ata kanë folur në Prokurori. Unë po them që nuk kanë folur mediatikisht për këtë çështje. E kanë bërë përballë organeve të drejtësisë. Dhe po e shpjegoj. E gjithë arsyeja është se përse keni kërkuar 35 milion euro, por ke kërkuar 50 milion euro. Që ta dinë shqiptarët, ta dinë dhe ju. Këtë kërkesë e ka bërë Arben Ahmetaj, ka negociuar me Bankën Islamike, ku ka kërkuar 35 milion euro. Është miratuar në qeveri dhe ka kaluar në Parlament për ratifikim. Dashamir Xhika dhe Andi Toma nuk kanë lidhje fare me këtë projekt. Dashamir Xhika dhe Andi Toma mund të kenë kusure pafundësisht për rrugën Tiranë-Durrës, që lejuan Edi Raman të mbillte palma dhe pastaj hoqi palmat, ka mbjellë pisha prapë, por jo për këtë gjë. Tani e gjithë lufta bëhet? Kush I ka marrë të gjithë nënkontraktorët e rrugës Tiranë-Elbasan, me gjithë atë firmën greke? Keni bërë ndonjëherë ndonjë investigim kush I ka marrë këto? Çpunë ka Taulant Balla me kompaninë greke që hyn dhe del në kryeministri? Cpunë ka zëvendësdrejtoresha e kabinetit të Edi Ramës me kompaninë greke? Përse komunikon ajo drejtpërdrejtë nëpërmjet emaileve me administratorët e projekteve? Dhe ka një letër korrespondence mes Edi Ramës dhe Edmond Haxhinastos, që në 2016-ën kur I bën të ditur kryeministrit, që zotëri që nga ky moment përderisa firma kontraktore, që ka fituar tenderin kontakton me kabinetin tuaj dhe me deputetin e zonës, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Ministria e Transportit nuk ka më asnjë lloj përgjegjësie . e gjithë lufta bëhet si e si që tu thuhet shqiptarëve që kjo rruga Tiranë-Elbasan nuk do të mbarojë dot, prandaj hajde të shtojmë dhe disa para të tjera që të mos I marri më Taulant Balla, por ti marri Damian Gjiknuri. As Arta Marku nuk shpall dot fajtor. Asnjë prokuror nuk shpall dot fajtor. Fajtor shpall vetëm gjykata dhe gjykata me gjykatës jo të korruptuar, jo me gjyqtar që më nxirr këtë vendim se të hoqa gruan nga puna, më nxirr këtë vendim se ta bëra dosjen në Vetting. Duhet ti dish ti këto, sepse unë prandaj po e ngre zërin. Pse e zgjodhe Arta Markun pa Vetting? Se kjo është revolta. Ndërkohë që me 7 kandidaturat që ishin, duhet të bëhej Vettingu. Unë prokurorinë do ta vëzhgoj hap pas hapi dhe Prokuroria do mbajë përgjegjësi për hapat e saj të gabuar.  Reforma në drejtësi është një reformë, e cila ka probleme shumë të mëdha dhe sot e kësaj dite është në ngërç dhe nuk zbatohet. Po shkojmë te variant I goglave dhe listën që ta ka sjellë ONM-ja, ku të ka skualifikuar, ty të vjen Sekretari I Përgjithshëm I Kuvendit, I fut në listë dhe ti nxjerr të parët. Pra ti nuk hyn në përzgjedhjen e njerëzve që kanë vlera. Unë kam qenë një nga personat që përplasjen më të mëdhë I kam pasur me Prokurorinë dhe me gjykatat për padrejtësitë pa fund që u janë bërë njerëzve. Dhe di të them këtë gjë, mos pretendoni që Reforma në Drejtësi do të bëj parajsën. Nuk të nxjerr nga statusqouja kjo reformë. Ndjenjat e inferioritetit që ka Shqipëria ndaj insitucioneve ndërkombëtare është një nga gabimet më të mëdha që ne kemi. Ne kemi juristë dhe ekspertë të zotë. Sot jemi në një ngërç, nuk ka një rregullore si do funksionojë KLP-ja edhe KLGJ-ja.

Znj. Kryemadhi, LSI po shkon drejt një rikonsiderimi të aleancave të saj apo kemi thjesht thashetheme mediatike?

LSI është pozicionuar qartë si parti opozitare. Është njësh me Partinë Demokratike në frontin opozitar kundër drogës dhe krimit të organizuar. Është njësh me PD-në në luftë kundër varfërisë. Në jemi njësh me PD-në në opozitë në misionin tonë për rrëzimin e qeverisë të drejtuar nga Edi Rama. Për këtë nuk ka dilema. Njësh në kuptimin e objektivit. Qasja politike dhe programet është çështje tjetër pastaj.

Pse jeni bërë njësh në këtë drejtim që thoni?

Absolutisht që Shqipëria ka nevojë për opozitë shumë të fortë. Për shkak të indimidimit dhe presionit që po bëhet ngado opozita e ka pasur shumë të vështirë.

Edhe ju keni pasur rrjedhje apo jo?

Ato janë ikje të vjetra që shiten si të reja. Ne nesër mund të dëgjojmë që edhe Pjerin Ndreu iki nga LSI, ndërkohë që ka 10 vite që ka ikur. Të gjitha rastet janë të vjetra por i bëjnë mediatike për të hequr vëmendjen. Por mua më bëhet qejfi që kjo ndodh sepse duke që LSI është realitet i rëndësishëm pasi e shqetëson Edi Ramën.

Nuk bëhet fjalë për komoditet personal, por për efektivitet…

Për çështje efektiviteti nuk kam punuar as me z. Berisha dhe as me z. Basha. Me z. Basha kam bërë një fushatë elektorale në zgjedhjet lokale të 2011 dhe rezultoi fitues. Me z. Basha kur do është makineri elektorale. Por unë shpresoj se ai do të gjejë momentin dhe kohën e duhur për tu zgjuar. Ne nuk duam ti japim asnjë shkak kujtdo që negociatat të kushtëzohen për shkak të opozitës apo dialogut politik. Sepse deri dje, kishim reformën në drejtësi, për të cilën na u ofrua që votoni reformën në drejtësi sepse do hapen negociatat, e votuam reformën në drejtësi me 140 vota, e votuam dhe statutin negociatat nuk u hapën, tani thonë bashkëpunimi politik. Po jua japim dhe bashkëpunimin politik, po ja shtrojmë Edi Ramës me pekule, vetëm të hapë negociatat.

Çfarë ndodh nëse negociatat nuk hapen?

Pastaj janë etapa të tjera. Ne besojmë vërtet që do hapen negociatat. Dhe vetë Bashkimi Evropian ja ka këtë borxh shqiptarëve. Nuk ja ka borxh klasës politike por ja ka boprxha shqiptarëve hapjen e negociatave. Dhe hapja e negociatave nuk është për klasën politike, por për shqiptarët. Është një dritë jeshile për investitorët e huaj dhe një garanci dhe siguri për zhvillimin e biznesit shqiptar. Nga ana tjetër, të gjithë këta të rinj dhe të reja që duan të largohen, është një mundësi shumë e mirë për tu rikthyer në Shqipëri.

A mos ka ardhur momenti që LSI, më shumë sesa parti që i përket spektrit të majtë, të zhvendoset në qendër? T’i nënshtrohet një revolucioni kulturor dhe ideologjik…

Të qendrës së majtë jemi ne, sepse të bësh atë që ka bërë LSI-a me rininë, nuk e ka bërë asnjë parti politike. LSI-a është e qendrës së majtë. Ne jemi me qytetarin. Akoma më shumë ne jemi me rininë, sepse rinia është e ardhmja. Në qoftë se ti nuk ke rini sot, nuk ekziston më si komb. Sepse drejt kësaj gjëje po shkojmë.

Le të marrim zgjedhjet e 2017-s. Një fushatë ku të gjithë bien dakord që LSI ishte opozitare, ishte përballë jo vetëm partisë në koalicion, por edhe kundër Partisë Demokratike dhe LSI fitoi 19 deputetë, që nuk është pak, dhe i mori këto deputetë jashtë sistemit, pra jashtë koalicionit. E vërteta tjetër ishte që zgjedhjet e 2017-s, ndryshe nga të gjitha zgjedhjet e mëparshme ku LSI ishte rritur thuajse në dyfish, në këto zgjedhje rritja i pësoi një rënie. Çfarë do të bëjë LSI-a që të ndalë këtë kurbë rënëse, duke pasur parasysh edhe faktin se jeni në opozitë?

Nga ekrani televiziv dhe nga ERTV-ja e shikon shumë mirë situatën dhe duket rozë. Por, po të vish në Elbasan kur simpatizantit të LSI-së i thanë: Do ta japësh votën për Partinë Socialiste? Jo, i thotë ai, se ia kam premtuar LSI-së dhe unë jam me LSI-në. I hyjnë dhe një dru të mirë, i thyejnë këmbë e duar, e marrin e çojnë në spital dhe aty i thonë: Do zarfin me lekë, apo plumbin ballit? Dhe këto gjëra janë bërë në mënyrën më flagrante. Pak ditë përpara zgjedhjeve është hyrë në zyrën elektorale të LSI-së me kallash, kanë kërcënuar, kanë rrahur, sepse kërkonin të përhapnin panik. Në Fier i thoshin: Do të të djeg serën apo do marrësh zarfin me para? Mos të harrojmë që kemi një kontingjent njerëzish që ne kishim një marrëveshje dhe për hir të sinqeritetit tonë ata kanë pasur të gjithë emrat e njerëzve të LSI-së nëpër rrethe, sepse diskutohej për zgjedhjet lokale, kur ne bënim bashkëpunim, se si asnjë kandidat për kryetar bashkie të PS-së nuk hyri në zgjedhje të 2015-ës ndërsa të gjithë kandidatët potencial të LSI-së u tradhtuan nga ata në mënyrën më të devotshme, në një skenë të organizuar por tashmë s`ka asnjë lloj problemi. Tani shkojmë pak në vitin 2005, ku u votua kandidati që ishte mazhoritar për Partinë Socialistë. Duhet thënë që kanë qenë të gjitha votat e LSI-së pa komisionarë. Kalojmë në zgjedhjet e 2009-ës, ku e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur sepse vetë sistemi e bëri në mënyrë të tillë votimin. Një deputet në Durrës ishte i barabartë me 3 deputetë këtu në tiranë dhe për 900 vota nuk e mori deputeti i dytë i LSI-së. Pra, kjo për sa i përket rritjes së votave, por nga ana tjetër ka një problem që të dalim tek sondazhet që thotë z. Balla. Ne e kemi pasur gjithnjë kulturë bërjen e sondazheve sepse janë pak a shumë rezultatet.

Ndryshe nga Berisha kur drejtonte PD-në që s’kishte fare respekt për sondazhet, ju keni pasur një tjetër kulturë. Sondazhet janë pjesë e kulturës së të majtëve, apo jo?

Sigurisht që po. Por duhet të themi që sondazhet e vitit 2013 dolën. Por këto zgjedhje ishin tmerr. Shkoni më mirë nëpër pikat e këmbimit valutor dhe shkoni e pyesni se çfarë ka ndodhur atje javën e fundit të zgjedhjeve.

Po tani ç`mund të themi?

Për tani duhet të themi që ka optimizëm, njerëzit kanë filluar të besojnë, por ata po kërkojnë akoma edhe më shumë besim tek opozita. Ata kanë besim tek LSI-a dhen për këtë më bëhet qejfi më shumë. Por çdo ditë e më shumë ka problematika. Duhet thënë që ka kërcënime në familje të ndryshme, duke i thënë që do i heqin bukën e gojës apo do ju heqim nga puna. Gjithashtu ka edhe raste ku i thonë që vajzat do ua heqim nga administrata, pavarësisht se e kanë fituar atë vend pune. Po t`i mbledh unë të gjitha këto e t`ia çoj Bashkimit Evropian, nuk i hapim negociatat ne sepse kemi shkatërruar çdo gjë në lidhje me shërbimin civil. Pra, ne duhet t`i durojmë të gjitha këto që të vazhdojmë me hapjen e negociatave. Duhet të durojmë përdhosjen e njerëzve, shantazhin apo presionin.

/ In Foto / By Elisa Piperi / Comments Off on Monika Kryemadhi: Shqiptarët janë pa drejtim, ndaj çdo ditë të ngremë zërin për hallet dhe bukën e tyre të përditshme