Category: News

Rama: Shqipëria nën sundimin e një qeverie të kriminalizuar

Deklarata për media e Zv/Kryetarit të LSI-së, Luan Rama

Mirëdita të gjithëve!

Më lejoni që nga Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë konferencë për shtyp të bëj një bilanc të përmbledhur të zhvillimeve politike dhe të të gjithë situatës në vend në mbyllje të janarit, muajit të partë të vitit 2020.

Në fakt ajo çfarë bën përshtypje dhe që nuk bën fare surprizë për shqiptarët është që dhe janari i vitit 2020 nuk bën përjashtim nga trendi i problemeve të mëdha të qeverisjes në vend dhe e tërë kjo gamë problemesh evidenton edhe një herë faktin e rëndë, faktin e trishtë që faktikisht dhe fatalisht shqiptarët vazhdojnë të mos qeverisen, shqiptarët vazhdojnë të jenë nën pushtetin e dhunshëm të një qeverie që nuk punon për ta e për pasojë situata e tyre sa vjen e bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Në kontrast me vullnetin e shprehur të opozitës, në kontrast me atë çfarë synon në fakt tryeza e dialogut politik ku po punohet për Reformën Zgjedhore, e cila është në thelb edhe përmbushja e detyrimit të vetëm që ka opozita në kuadër të të gjitha kushteve Bundestagut gjerman, e gjithë pjesa tjerët është si mos më keq.

Në mënyrë të veçantë ajo që bie në sy jo thjesht si shkak i perceptimit të publikut, por që evidentohet dhe përmes fakteve, të dhënave, shifrave konkrete është rritja alarmante e kriminalitetit, rritja e numrit të vrasjeve, rritja e pasigurisë dhe evidentimi i mungesës së efiçencës së organeve shtetërore, organeve ligj-zbatuese në krijimin e kushteve të parametrave të sigurisë në vend.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe sepse e kam thënë dhe e përsëris që qeverisja e vendit, mazhoranca e vendit duke pasur nje bazë kriminale që lidhet me krimin elektoral, me vjedhjen, me rolin e grupeve kriminale në zgjedhje, natyrisht nuk ka se si të bëjë tjetër përveç se të jetë në sintoni të plotë me të gjithë veprimtarinë e grupeve kriminale që atë e suportojnë dhe në fakt, të cilat ajo punon.

Është një ngjarje e janarit dhe padyshim dhe evidentimi i problemeve të mëdha që në fakt ka dokumentuar dhe ka afishuar përpara opinionit publik shqiptar dhe jo vetëm, por dhe përballë partnerëve ndërkombëtarë, i ashtu quajturi ligji “Anti-Shpifje”.

Dje në sallën e Kuvendit paturpësisht dhe pavarësisht faktit që u detyruan të tërhiqen nga marrëzia e tyre për ta miratuar dhunshëm këtë, pra të quajtur paketë “Anti-Shpifje”. Paturpësisht, mazhornaca nuk pati guximin të kërkonte ndjesë për kostot që krijoji, për debatin që hapi, për problemin që krijoi mbi imazhin e vendit edhe tek partnerët ndërkombëtarë dhe u desh me të drejtë kthimi i ligjit në Kuvend nga ana e Presidentit të Republikës. U desh krijimi i një fronti të përbashkët dhe unik, të aktorëve mediatik shqiptar, por edhe të partnerëve ndërkombëtar të Këshillit të Europës, të Komisionit Europian, të OSBE-së dhe të një morie organizimesh të tjera në kundërshtim të kësaj marrëzie që e ka emrin “Paketa Antishpifje” që të imponohej tërheqja derisa të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias.

Ajo çfarë vendos më pas pikat mbi i në tërë këtë situatë pasigurie, ineficense, papërgjegjshmërie, është padyshim edhe qëndrimi më i fundit i medias ndërkombëtare, i shumë aktorëve mediatik, por edhe i institucioneve zyrtare, përgjegjëse për monitorimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike që evidentojnë Shqipërinë me të gjithë problematikën që ajo ka, si vendi më aktiv në Europë përsa i përket trafikimit të lëndëve narkotike e në mënyrë të veçantë të drogërave të forta. Rasti më flagrant nuk është vetëm ajo ç’ka bëri RAI3, nuk është thjeshtë ajo që kanë dhënë institucionet e tjera medatike. Natyrisht që ato përfaqësojnë një realitet, ato japin një indicie në një realitet, por ajo që është më e rëndësishme është që vetë organizmat ndërkombëtare, vetë agjensitë e specializuara në luftën kundër drogës evidentojnë Shqipëri. Kjo është një përgjegjësi e madhe ndaj të cilës ne nuk mund të fshihemi dhe për ta parë realitetin në sy, natyrisht kërkohen që mbi të gjitha përgjegjshmëri në qeverisje.

Përpara disa ditësh në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, vetë ministrja e Brendshme e Italisë, znj. Luciana Lamorgese, ka prezantuar përpara deputetëve raportin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane për realitetin në 6 muajt e parë të vitit 2019 dhe ajo çfarë evidentohet në këtë raport, fjalë për fjalë është e shprehur në këtë sentencë të shkëputur nga ky raport i paraqitur përpara Dhomës së Deputetëve.

• Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si më aktivët në Itali dhe mbështetet nga grupe të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani dhe Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejt me referentët e tyre në Shqipëri, në mënyrë të veçantë me aktivitetet kriminale komplekse.

Pra, kjo nuk është një sajesë mediatike. Këtu nuk kemi të bëjmë me një trill të ndonjë individi, por është pjesë e qëndrimit zyrtar që paraqet Ministria e Brendshme e Italisë në Dhomën e Deputetëve, pra në Parlamentin italian. Përballë kësaj situate, jo vetëm që nuk ka vend për hipokrizi të qeverisjes, jo vetëm që nuk ka vend për t’u fshehur, por ka vend për të nxjerrë përgjegjësi, ka vend për të reaguar me përgjegjshmëri dhe ka vend natyrisht për të vënë gishtin mbi të gjithë ata persona përgjegjës që në veprim apo bashkëveprim, në bashkëveprim apo në mosveprim, të përmbushjes së detyrës së tyre ka krijuar këtë realitet kriminal në vend që demonstrohet dhunshëm dhe me aktet kriminale të dokumentuara në realitetin shqiptar që në thelb shprehin jo thjesht pafuqishmërinë e organeve shtetërore por edhe veprimtarinë e tyre në tërë këtë paketë kriminal.

Këtu nuk është fjala për të nxirë realitetin por për të evidentuar një realitet problematik por për të nxjerrë përgjegjësitë dhe shkaktarët që kanë lejuar këtë realitet problematik dhe kriminal në vend.

Këtu nuk mund të jenë përgjegjës as shoqatat, as fondacionet, as NGO-t, natyrisht nuk mund të jenë përgjegjëse as opozita por përgjegjësi kryesor është padyshim qeveria shqiptare sepse ajo ka atributet, autoritetin ligjor dhe kushtetues të përmbushë parametrat e sigurisë, të përmbushë detyrimet për të garantuar zbatimin e ligjit dhe efikasitetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe të gjitha referencave apo rezonancës që strukturat kriminale kanë edhe në qeverisjen e vendit.

Pandëshkueshmëri në rastin më të mirë dhe ortakëria me grupet kriminale e materializuar deri te lirimi i kriminelëve nga burgu për interesa të lidhjeve të tyre me prapavijë politike padyshim janë dëshmia më e qartë e këtij realiteti kriminal që natyrisht krijon pastaj tërë zinxhirin e efekteve dhe që përkthehet me largimin nga vendi të mijëra e mijëra shqiptarëve në mënyrë të veçantë të rinjve të këtij vendi, të intelektualëve, të njerëzve të shkolluar të cilët janë të pashpresë sepse mungesën e shpresës dhe të besimit padyshim që e kultivon qeverisja e papërgjegjshme në krye të cilës qëndron kryepërgjegjësi i këtij realiteti, krye-përgjegjësi i kësaj situate, kryeministri i vendit i cili edhe dje në kuvend u përpoq të fshehë kokën si struci duke bërë demagogji për krimin mjedisor, për krimin urbanistik, për krimin mbi territorin, për krimin e materializuar për ndërtimet e paligjshme duke e hedhur fajin tek të tjerët prandaj është koha, është dita që qytetarët shqiptarë ta kenë të qartë, nuk ka zgjidhje tjetër për Shqipërinë, nuk ka integrim për Shqipërinë, nuk ka Shqipëri europiane që të krijojë realitetin e besueshëm që shqiptarët të jetojnë dhe të punojnë këtu pa u larguar e keqja e këtij vendi që ka emrin e Edi Ramës me emrin e atij që është fatalisht dhe fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë dhe e të gjithë enturazhit të tij të shprehur në mënyrë më groteske të shprehur dje në sallën e kuvendit të cilët duartrokisni pafytyrësinë dhe hipokrizinë e njeriu që kanë për kryeministër.

Faleminderit!

/ In News / By Admin / Comments Off on Rama: Shqipëria nën sundimin e një qeverie të kriminalizuar

Panariti: Çfarë përfitoi vendi nga një eksperiment “brutal” me emrin reformë

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti me anë të një postimi ka folur në lidhje me reformën.

POSTIMI:

Çfarë përfitoi vendi nga një eksperiment “brutal” me emrin reformë!
Eksperimenti prodhoi paralizë të plotë kushtetuese, institucionale dhe asfiksi të sistemit.
Jo për disa ditë, as për disa muaj! Por me vite? 2016 – 2020 e në vazhdim mbetemi pa gjykata supreme?!
Ky “prototip” reforme i cili nuk ka shans të replikohet në asnjë prej vendeve fqinj, sepse u ndalua nga BE dhe u refuzua nga vetë vendet në proces reformimi, do të shërbejë vetëm për tu treguar këtyre vendeve se si nuk duhet vepruar, pa e pësuar mbi lëkurën e tyre!

/ In News / By Admin / Comments Off on Panariti: Çfarë përfitoi vendi nga një eksperiment “brutal” me emrin reformë

Kryemadhi me banorë të Tiranës: Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me banorë të Tiranës duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi informon për këtë takim dhe thotë se njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës sonë.

“Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.
Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin de familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

 

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi me banorë të Tiranës: Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë

Erisa Xhixho në Euronews Albania: Në 2 mars në bulevard, për Kushtetutën dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho në EuroNews Albania ka folur në lidhje me tubimin e 2 marsit.

Sipas Xhixhos, më 2 mars duhet të jemi të gjithë në bulevard per të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë.

Cili do të jetë qëndrimi i LSI-së për tubimin e thirrur nga Presidenti?
Unë flas si qytetare e Shqipërisë, si juriste, si pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë dhe këtë tubim e shoh si një thirrje qytetarë të Presidentit të Republikës, në kushtet dhe rrethanat e caktuara ku ndodhet Shqipëria. Kushtetuta është bërë tashmë paçavure e kësaj mazhorancë, e cila shkelet çdo ditë me ligje anti kushtetuese, ku synohen edhe fakte shumë kokëfortë të propozuara dhe të faktuara nga Presidenti, tregojnë mjaft qartë sesi kjo mazhorancë ka dashur që me shkresa dhe falsifikime të kapë apo të vjedhë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kemi parasysh që Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i rëndësishëm që nuk ka qenë përpara viteve ’90. Në komunizëm nuk kemi pasur të drejtat e njeriut. Pra është një nga institucionet që mbron të drejtat e njeriut dhe interpreton në mënyrë finale dhe përfundimtare kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye dhe vetë kushtetuta parashikon një rradhë për vendosjen apo emërtesën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të kemi balancë dhe mos të kemi një mazhorancë që vë të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në një ngjyrim politik. Pra kemi Presidentin sipas radhës të emërtesës, pastaj është kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Pra janë këto 3 institucione që vendosin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, kjo radhë jo vetëm është shkelur por në shkresat që i ka denoncuar Presidenti, vetë anëtari dhe kryetari i KED dhe Ministrja e Drejtësisë, kanë votuar në botimet e fletores zyrtare që nuk është as në tagrin as në aktet që boton kjo gazet, botimi i një vendimi të KEDsë për ta bërë fakt të kryer dhe për të vjedhur një kopetencë të Presidentit në emërtimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë do të bëjë LSI në këtë tubim?
Mendoj që çdo qytetar shqiptar pa dallim ngjyrimi politik, në momentin që ligji themeltar i një shteti dhe këtu flas me përgjegjësi ta plotë për rëndësinë që ka Kushtetuta, sepse garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Janë dy institucione që mbrojnë Kushtetutën, Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese. Unë s’kam dëgjuar akoma një deklaratë nga kjo qeveri për akuzat që ka bërë Presidenti i Republikës dhe këtu po flas për fakte konkrete, ku një shkresë i çohet për botim fletores zyrtare me 2 protokolle të ndryshme ku pa shkuar shkresa te Ministrja e Drejtësisë, kjo e fundit e dërgon për botim në fletoren zyrtare. Unë po flas mbi bazën e fakteve, nuk po flas fare për se kush është Presidenti i Republikës apo të tjera me rradhë, unë po flas mbi bazën e fakteve.
Po sepse edhe këtë nuk e anashkalojmë dot, sepse ka qenë kryetari i LSI-së.
Mbi të gjitha ai është Presidenti dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit dhe lëvizja e tij kundër një lëvizje anti shtet sepse unë kështu e shoh në momentin neni 129 i Kushtetutës e thotë shumë qartë që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të filluar punë duhet të bëhet përpara Presidentit dhe kur Kushtetuta është në hierarki dhe në supermarci të normave të këtij shteti, nëpërmjet një ligji antikushtetutes synohet që ti hiqet kjo kompetencë Presidentit dhe ky akt jo thjeshtë solemn apo formal dhe këtu nuk është fjala për sot, se sot në rregull është z. Meta Presidenti, po nesër? Në qoftë se kjo qeveri ka në filozofinë e saj dhe e ka treguar tashmë kapjen e saj me kriminelët, kapjen e shtetit. Nëse e shikoni sot, të gjithë institucionet janë në duart e një mazhorancë të tërë, padyshim që është shqetësim shkelja e Kushtetutës dhe besoj që duhet të jetë e çdo qytetari shqiptar.

/ In News / By Admin / Comments Off on Erisa Xhixho në Euronews Albania: Në 2 mars në bulevard, për Kushtetutën dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë

2 marsi, Luan Rama: SPAK-u përpara provës së integritetit në zbatimin e ligjit.

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e SPAK për të ndaluar, atë që kreu i shtetit e quan grusht shteti.

Në një dalje për mediat, Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama tha se SPAK duhet të ndaloj, ata që ai i quan keqbërës në KED dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Deklarata e zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama

Denoncimi i vazhdueshëm i shkeljeve sistematike dhe të njëpasnjëshme në bashkëpunim i përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të qeverisë, në përpjekje për të marrë në mënyrë antikushtetuese kompetencat e intitucioneve dhe autoriteteve të tjera kushtetuese, siç është në rastin konkret përpjekja për të marrë me dhunë dhe në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat e Presidentit të Republikës, është dëshmia më e qartë dhe shfaqja më alarmante e antikushtetutshmërisë dhe e panikut në të cilën vepron grupi i strukturuar i keqbërësve në qeveri në dhunim të Kushtetutës.

Në këto kushte, jo për të bërë presion, po për të bërë apel që organet e zbatimit të ligjit, dhe në mënyrë të veçantë, organet e SPAK-ut, duhet të ndërhyjnë menjëherë sipas urdhëresave që burojnë nga Kodi i Procedurës Penale, për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të keqbërësve kudo që ata gjenden, në KED apo në MD, pra në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo në Ministrinë e Drejtësisë, në Kuvend apo në qeveri, në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit, të parandalohet thellimi i mëtejshëm i të gjithë funksionarëve të këtyre institucioneve në shkelje të ligjit.
Ndërkaq, nga an tjetër, duhet të zbardhet e vërteta e puçit kushtetues, në përpjekje për të rrëzuar Republikën.

Në këtë kontekst, veprimi i menjëhershëm i SPAK-ut, është imperativë për të vendosur autoritetin e ligjit pikë së pari; për të ndërshkuar keqbërësit pikë së dyti; dhe ajo çfarë është e rëndësishme, për të treguar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit, ç’ka do të bënte që SPAK-u te jepte përmes shembullit konkret, mesazhin e parë tek qytetarët shqiptar të cilët mund dhe duhet të kenë besim tek reforma në drejtësi dhe tek institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë.

Por ndërkaq, çdo përpjekje për të krijuar alibi apo çdo alibi për t’u fshehur pas coronavirusit apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për antikushtetuetshmërinë, është shërbim ndaj atyre që kanë shkelur kushtetutën.

Prandaj, data 2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respektojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe fallsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit.
Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës.

/ In News / By Admin / Comments Off on 2 marsi, Luan Rama: SPAK-u përpara provës së integritetit në zbatimin e ligjit.

Braimllari: Ministren Gjonaj nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e mashtrimit

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në LSI-së, Eriol Barimllari ka reaguar ndaj deputetëve të PS-së që sot kanë dalë në mbrojte të ministres Etilda Gjonaj për shkeljet që ka bërë me kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në Facebook, Braimllari shprehet se deputetët e PS që betohen çdo ditë për reformën në drejtësi ende nuk e dinë se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë rol në institucionet e reja të drejtësisë, pasi qëllimi i reformës ishte pikërisht shkëputja e drejtësisë nga politika.

Ndërsa shton se ministren Gjonaj që falsifikoi dokumentet dhe mashtroi publikisht nuk e shpëton dot askush nga përgjegjësia ligjore.

Postimi i plotë i Eriol Braimllarit:

“Ministria e Drejtësisë ZERO rol në Reformën në Drejtësi.

Mesazhi i propagandës qeveritare se “Ministrja e Drejtësisë është njeri kyç i reformës në Drejtësi” përbën një gënjeshtër të madhe, por tregon dhe dëshirën e madhe për ta kapur drejtësinë.

Deputetin Ervin Bushatin nuk e ka njoftuar njeri se ç’është Reforma në Drejtësi e miratuar në 21-22 Korrik 2016. Reforma u bë për të hequr çdo lloj influence të qeverisë mbi drejtësinë. Ndaj dhe Ministrisë së Drejtësisë në të kundërt të asaj që thotë Bushati, nuk ju dha as një rol, madje ju hoqën të gjitha kompetencat mbi pushtetin gjyqësor.

Qeveria e Edi Ramës duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Ministren e Drejtësisë nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e falsifikimit dhe mashtrimit në shërbim të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

SPAK të mos rrijë më duarlidhur. Shkelësit e ligjit si Ministrja Gjonaj i ka përpara syve”.

/ In News / By Admin / Comments Off on Braimllari: Ministren Gjonaj nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e mashtrimit

Vasili: Instituti Shëndetit Publik duhet të marrë në duar lidershipin, qeveria të akordojë fonde të veçanta

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Sigurisht opinioni publik ka qenë në këto ditë të fundit në njohje të mjaft informacioneve, që lidhen me një problem të shëndetit publik, tashmë një problem ndërkombëtar, siç është problemi i epidemisë nga koronavirusi, i cili e ka zanafillën e tij në Kinë, e cila ka pasur dhe një numër mjaft të madh të të infektuarve, të rasteve të konstatuara, por edhe të vdekjeve që kanë ndodhur.
Përpara se të vazhdoj me disa elementë të tjerë, është e rëndësishme të informojmë opinionin publik që informacionet që vijnë nga Kina, janë informacione që krijojnë një klimë më pozitive s e më parë, për arsye sepse tendenca e tyre, pra për infektim, ka filluar të bjerë në mënyrë të dukshme. Pra rastet e infektuara në Kinë janë më të pakta, gjithashtu edhe raste e vdekjeve janë pakësuar dukshëm. Pra ky është një lajm i mirë që vjen prej andej, pasi ai ishte dhe baçini kryesor i shfaqjes së epidemisë. Natyrshëm epidemia, për shkak të kontakteve shumë të mëdha me një masë popullsie shumë të madhe siç është Kina, llogaritja është mbi një miliard e ca njerëz, kanë shkaktuar ato efekte pasuese të cilat reflektohen në distancë në vende të tjera dhe në atë që quhet ndërkombëtarizim i epidemisë. Dhe janë shfaqur sikurse është bërë e njohur edhe në Italinë fqinje, e cila ka pasur rreth 50 të infektuar deri tani dhe dy raste vdekjeje të personave që kanë pasur kontakt me njerëz që kanë qenë në Kinë.
Sigurisht kjo situatë e re, pra epidemia që ka pësuar shtrirje, ndërkohë që tendenca e saj për t’u kufizuar, për të pasur një rënie në vendin e origjinës, imponoi një situatë të re. Natyrshëm kjo kërkon sjellje të reja, qëndrime të reja dhe vëmendje më të lartë. Natyrshëm gjithë opinioni publik botëror pati shkujdesjet e tij në momentet e para të epidemisë dhe tani ka adaptuar masa të tjera.
Së bashku do të jemi këtu, për të përçuar mesazhe, të cilat evitojnë qoftë alarmizmin dhe nervozizmin e pa nevojshëm, por qoftë edhe shkujdesjen e cila mund të krijonte problematika. Ndaj në këtë situatë të re ku monitorimi i rreptë merr fjalën e parë dhe ndjekja e situatës në të gjithë pikat delikate është ajo që është kryefjala e të gjithë sjelljeve në këtë moment, është tepër e rëndësishme që të gjitha këto masa të shoqërohen në radhë të parë e mbi çdo gjë, me vendosjen në radhë të parë nga qeveria të fondeve në dispozicion, pasi veprimtaria e përditshëm, monitorimi dhe puna e përditshme, e cila shtrihet në një rreze të gjerë, kërkon fonde të veçanta pa të cilat të gjithë punonjësit, të cilët bëjnë një punë të madhe në terren, nuk mund të veprojnë dot pa i pasur. Dhe sa më parë qeveria duhet të vendoste fondin përkatës dhe ta bënte publik, pasi edhe publiku do të njihej me mjetet e mobilizuara për këtë çështje.
Me qenë se problemi kërkon në radhë të parë dhe mbi çdo gjë, një sjellje thellësisht profesionale, Instituti i Shëndetit Publik duhet të jetë ai që duhet të marrë në duar lidershipin, pasi disponon të gjithë autoritetin shkencor dhe profesional, por disponon njëherazi dhe një laborator shumë të mirë dhe të akredituar, për vendosjen e diagnozës, një laborator që funksionon më së miri dhe është certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që prej vitit 2010, duke konsoliduar një aftësi diagnostike të nivelit ndërkombëtar. Insistoj të përsëri marrjen e udhëheqjes nga Instituti i Shëndetit Publik pasi kjo siguron përballim profesional, siguri të opinionit publik në informacionin që merr dhe eviton në një rast politizimet e panevojshme të cilat nuk e ndihmojnë situatën. Është shumë e nevojshme për opinionin publik dhe median e cila është një aleat i paçmuar në këtë moment që të gjitha ambientet karantinore të cilat nuk mund të jenë të kufizuara vetëm në një vend të vetëm, por duhet të predispozohen në pika kufitare të cilat janë gjithmonë pika risku. Të jenë të pajisura, të bëhen publike , të njihet situata e tyre dhe të jenë në gatishmëri 24 orë duke izoluar, eventualisht nëse ka, çdo rast të dyshimtë i cili do të kishte kontakt me zonat e infektuara. Sigurisht është një lajm i mirë që duhet ndarë me të gjithë qytetarët që nuk ka pasur asnjë rast të infektuar dhe aq më pak asnjë rast humbje jete nga kjo gjë. Shqipëria ndodhet në këtë situatë në një moment i cili kërkon gatishmëri të rritur dhe maksimale, por ngjarjet e hidhura sigurisht kanë munguar. Eksperienca në organizimin e këtij monitorimi është e pasur dhe nuk mungon, pasi Shqipëria është përballur sistematikisht me epidemi duke filluar nga “Lopa e Çmendur, që e kujtoni, tek gripi i derrit, te gripi i shpendëve, tek SARS, që ka qenë një epidemi e ngjashme përsa i takon tipologjisë me koronavirusin me një shfaqje të një forme tjetër, të cilat janë përballuar të gjitha me një sukses shumë të mirë, për të cilën është vlerësuar nga OBSH-ja dhe është momenti që të gjitha këto instrumente, mjete, praktika, mënyra pune të vihen sërish në funksion në masën 100%. Është shumë e rëndësishme që informacioni i popullatës të jetë akoma dhe më intensiv se sot , nuk ka nevojë për deklarata nervoze politike, por t’ua japim gjithmonë e më shumë fjalën profesionistëve , epidemiologëve profesionistë të cilët sigurisht jo vetëm japin informacione profesionale por injektojnë dhe besim te publiku dhe evitojnë në të gjitha rastet alarmizmat pa vend të cilat janë një faktor pengues dhe jo ndihmues në përballimin e situatës. Është shumë e nevojshme në situata të tilla të cilat kërkojnë mobilizim njerëzit, të aftë dhe të zotë, nuk duhet hezituar që edhe specialistë për eksperiencë të gjatë edhe në përballimin e epidemive të rëndësishme dhe të rrezikshme të së shkuarës dhe që kanë ditur ti përballojnë me sukses,e të cilët nuk janë aktiv në punë sepse mund të ndodhen edhe në pension, mund të aktivizoheshin përkohësisht në situata të tilla pasi do të jepnin një kontribut shumë të çmuar falë eksperiencës por dhe motivimit të tyre që nuk u ka munguar asnjëherë pasi kanë qenë punonjës jo vetëm të dedikuar por dhe profesionalisht të aftë për ti përballuar. Dhe çdo lloj resursi në këto formë do duhet të mobilizohet sa më parë pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë kufizim. Është shumë e dukshme që në këtë moment prania e virusit deri afër Italisë sigurisht mund të krijonte elemente paniku por në vend të këtij paniku të forcojmë masat organizative dhe monitorimin në pikat e kontrollit duhet të jetë sigurisht shumë i rreptë dhe të jeni të bindur që është një mjet aq efikas sa asnjë nuk mund ta marrë me mend, në fund të fundit porta e hyrjes është atje dhe çdo veprim do kujdes maksimal dhe përveç se do të sillte një përballim shumë të suksesshëm të situatës nuk do të bënte asgjë tjetër. Jemi të gjithë së bashku sigurisht me gjithçka dimë dhe me gjithçka kemi mundësi për eksperiencat profesionale të gjithsecilit që të vendosim në dispozicion me gjithçka mundemi për të mbajtur këtë situatë e cila e thashë dhe njëherë tjetër nuk ka asnjë të infektuar dhe asnjë viktimë për fat të mirë për ta mbajtur nënkontroll pa u kënaqur dhe pa qenë të qetë deri në momentin kur organizata botërore e shëndetësisë ta shpallë epideminë të shuar për pasojë rimerret ritmi i zakonshëm i punëve dhe i sjelljeve në llogari të shëndetit publik. Si çdo emergjencë e shtetit publik unë do të bëja thirrje të gjithë personave që drejtojnë ministrinë e shëndetësisë të jenë të qetë në komunikimet e tyre të evitojnë të gjitha nervozizmat në momentet e caktuara me ngjyrime të lehta arrogance pasi çdo sugjerim dhe prokupacion nga do që të vijë përveç se duhet marrë në konsideratë me gjakftohtësi dhe duhet vlerësuar deri në fund duhet parë gjithmonë si një kontribut në mënyrë që më e mira të bëhet për shqiptarët dhe askush nuk ka në mend dhe nuk mendon se mund të përfitoj nga një e tillë apo diçka. Përfitimi i vetëm i yni është vetëm jetë, të kemi një shuarje të epidemisë me 0 pasoja për popullatën shqiptare. Vullneti i të gjithë njerëzve të shëndetit publik përfshirë personalisht dhe mua si të interesuar meqë kam dhënë kontribute jo të vogla në këtë fushë do të jetë gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për një gjë që ka të bëj me të mirën e shqiptarëve dhe sot është koha për të drejtuar gishtin nga epidemia dhe jo për të drejtuar gishtin nga njëri tjetri pasi na duhet që ta kalojmë pa asnjë problem sikurse më shumë sukses kemi bërë dhe në të shkuarën ndaj masat e mësipërme që propozova sigurisht që janë të detyrueshme të bëhen publike dhe transparenca e vazhdueshme e palodhur dhe informacioni intensiv dhe masiv i profesionistëve sigurisht që do të evitonte çdo lloj shqetësimi të panevojshëm apo paniku pa vend i cili nuk do të ndihmonte si të thuash situatën por përkundrazi do të krijonte artificialisht situata të panevojshme. Ndaj duke ndjekur me shumë seriozitet dhe duke pasur parasysh dhe situatën e cila për fat të mirë në kinë po shënon një rënie dhe vigjilenca e rritur për shkak të kthimit të saj me reflektimin në Evropë do na bëjnë që më këtë seriozitet dhe me këtë përulësi dhe modesti të kalonte pa asnjë pasojë për qytetarët shqiptarë. Ju Faleminderit të gjithëve.

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Instituti Shëndetit Publik duhet të marrë në duar lidershipin, qeveria të akordojë fonde të veçanta

Elona Guri: Ti Fred Peza e ke kripur mirë djathin me Edi Ramën

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri ka reaguar ndaj Alfred Pezës. “Ti Fred Peza e ke kripur mirë djathin me Edi Ramën. 1 milionë dollarë ti di gjithë Shqipëria, të tjerat ti dimë ne”-shkruan Guri në Facebook

Postimi i plotë:

Ti Fred Peza e ke kripur mirë djathin me Edi Ramën. 1 milionë dollarë ti di gjithë Shqipëria, të tjerat ti dimë ne… Për ti bërë ato lekë ti ha…gjithçka. Por mos ha vetëm për vete, paguaj dhe për kalamajtë, se sbëhesh prind kur ja heq nga goja atyre. Një ditë tjetër flasim prap…edhe me emra po deshe.., jo per gje po e kam dhe anëtar LRI-je

/ In News / By Admin / Comments Off on Elona Guri: Ti Fred Peza e ke kripur mirë djathin me Edi Ramën

Kryemadhi: Në 2 mars në bulevard, për fëmijët dhe Shqipërinë

Gjatë takimit me strukturat e LSI në Shkodër, Kryetarja Monika Kryemadhi u shpreh se 2 marsi ka nevojë për burrat dhe gratë shqiptare që duan fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të jetojnë të lumtur si qytetarë europian sepse zoti nga ka bekuar me këtë vend të mrekullueshëm.

“Prandaj unë them që ne si LSI, unë Monika Kryemadhi angazhohem që jo vetëm të shërbej e përulur ndaj të rinjve të LRI-së, por ndaj të gjithë të rinjve shqiptar si një nënë që ushqen dhe jep jetën për fëmijët e saj. Unë nuk kam ndërmend të jap jetën as për Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër, as për Ilir Metën që të jetë President, unë e jap jetën time për fëmijët e mi që nëse dikush kërkon t’ju marri të ardhmen e tyre, prandaj 2 marsi ka nevojë për burrat dhe gratë shqiptare që duan fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të jetojnë të lumtur si qytetarë europian sepse zoti nga ka bekuar me këtë vend të mrekullueshëm, me ujë, diell, malet, liqenet, detin, çdo gjë, na ka bekuar me të rinjtë dhe të rejat tanë, na ka bekuar me shqiponjën tonë, që nuk kanë qenë budallenj ata të tjerët që e vendosën si simbol në flamur. Shtetin shqiptar e kanë mbajtur nënat e familjeve shqiptare, shqiponjat që mbrojtën Shqipërinë në shekujt të tërë, shqiponjat do të ngrihen dhe do të mbrojnë Shqipërinë për fëmijët e tyre, që të mos guxojë sorrë, laraskë, hardhucë, minj apo çdo gjë tjetër nga e kaluara të bëjë pis folenë tonë, këtë fole të mrekullueshme që është Shqipëria. Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë shqiptarët, Zoti t’ju japi forcë, jo vetëm ju, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë, por do të lutesha që të lutemi sot të gjithë këtu me një lutje, ti lutemi Zotit ti japi zemër dhe forcë socialistëve të marrin fatin e tyre në dorë, të largojnë këtë sekt kriminal, që ju shkatërroi jo vetëm historinë e 50 viteve të komunizmit, që ka patur nga ata komunistë të ndershëm që ndërtuar Shqipërinë, por edhe historinë e socialistëve të ndershëm që kanë patur bazë në themel demokracinë. Ti lutemi Zotit të na japi forcën dhe besimin që Shqipëria do të bëhet nga shqiptarët dhe nuk do të bëhet kurrë as nga anti-shqiptarët, por as edhe nga pseudo-shqiptarët sepse na u premtua shengeni Europian, dhe çfarë solli Edi Rama? Solli mini-shengenin e kanabisit Ballkanik. Pra, sot më shumë se kurrë unë si besimtare që besoj në Zot dhe e kam gjetur forcën, paqen dhe dashurinë në dashurinë e Zotit që të na japi forcë dhe ti ruaj shqiptarët, ti bekojë ata dhe ti ndriçojë shpirtin dhe zemrën, mendjen për tu kthyer në rrugën e besimit se vetëm kështu ne do të gjejmë paqe, begati dhe prosperitet. Zoti ju ruajttë ju dhe familjet tuja. Faleminderit.” – u shpreh Kryetarja e LSI-së.

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: Në 2 mars në bulevard, për fëmijët dhe Shqipërinë

Kryemadhi: Situata ekonomike e shoqërore në Shqipëri në gradën e fundit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar ditën e sotme strukturat e LSI në qytetin e Shkodrës.
Ajo ka reguar në lidhje me gjithë situatën politike të krijuar në vend, teksa është ndalur edhe te ekonomia.
Sipas Kryemadhit, ajo është në gradën e fundit të saj, teksa e ka cilësuar si një gjendje kome.

Çdo politikan që jeton në Tiranë, punon në Tiranë, gjithmonë ndihet xheloz për Shkodrën, sepse shkodranët gjithmonë kanë ditur të jenë me atë që është më moderne, më qytetarja, më e bukura, më e mira që sjell buzëqeshjen dhe humorin në shpirtin e çdo shqiptari.
Unë që e vogël kam ndjekur humoristët e Shkodrës dhe vraponim të shtunën me vrap, për të parë dhe kënaqësia më e madhe ishte kur lexonim programin javor që ditën e shtunë ishte Estrada e Shkodrës. Një popull që të gëzon, që ka humor, ku brenda vetes përveç humorit ka dhe kritikën, do të thotë që është një popull i zgjuar dhe mbi të gjitha është një popull i ditur. Prandaj ndihem gjithmonë e respektuar, e vlerësuar që sa herë që vij në Shkodër ndihem një shkodrane për t’i thënë gjërat ashtu siç janë dhe për të mos u ndaluar asnjëherë që të mos bëhesh palë me padrejtësinë, por gjithmonë të jesh me të drejtën dhe të vërtetën në krahë të njerëzve, të burrave dhe të grave që gjithmonë e kanë fituar bukën e gojës me djersën e ballit. Vetëm në Shkodër e gjen këtë gjë, vetëm në Shkodër jo vetëm e stimulon, por ndihesh gjithmonë vetvetja.
Është kënaqësi që sot këtu nga qyteti i Shkodrës, ne të vazhdojmë komunikimin jo vetëm me anëtarët e LSI, jo vetëm me simpatizantët, jo vetëm duke anëtarësuar anëtarë të rinj vajza dhe djem, por duke komunikuar me të gjithë qytetarët shqiptarë.
Sot situata politike në Shqipëri nuk është më vetëm krizë politike, sepse kriza politike është kur politika nuk gjen zgjidhje me njëri tjetrin. Sot situata politike, ekonomike, shoqërore në Shqipëri është në gjendjen e saj të fundit, as të degradimit, por në gjendje kome, e cila as nuk të kthen përgjigje, as nuk të reagon dhe asnjë gjë e saj nuk funksionon. Mjafton të dalësh në dyqanet apo në bizneset e mesme dhe të vogla të Shkodrës që është një qytet shumë i madh, i zhvilluar, i civilizuar, në kufi ku lëvizjet ekonomike, të turistëve janë shumë të mëdha, do të shikosh që bizneset janë drejt mbylljes, biznese të tëra falimentojnë. Do të shikosh që njerëzit ndihen jo vetëm të frustruar, por ndihen shumë të varfër, që sa herë dhe këdo që takon thonë: nuk del rroga, taksat janë shumë të larta, energjia është shumë e shtrenjtë, çmimi i bukës është shumë i shtrenjtë, nuk na dalin paratë për të ushqyer fëmijët dhe jo më për të shkolluar fëmijët që të garantojnë jetën e tyre në të ardhmen. Kudo që të shkosh, të trokasësh në dyert e spitaleve, do të shohësh që mjek të jashtëzakonshëm, të specializuar, të aftë të thonë së nuk kam çfarë të bëjë sepse për këtë muaj ka mbaruar sterilizimi i veglave dhe nuk kam mundësi të bëj operacione sepse ne dhe operacionet i bëjmë me plan sipas koncesionarëve të Edi Ramës.
Pra dhe nëse një njeri ka një apandesit apo një emergjencë, ne duhet të komunikojmë me kryeministrin tonë, i cili është bërë vetë shkop, vetë Zot, se si shkop është vetë, por është bërë dhe vetë Zot për të vendos dhe fatin e shqiptarëve.
Ne ndihemi çdo ditë dhe më shumë jo vetëm pa shpresë, por çdo ditë e më shumë shqiptarët ndihen pa mburojë, pa shtetin e tyre.

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: Situata ekonomike e shoqërore në Shqipëri në gradën e fundit