Category: News

Intervista e Kryetarit të LSI-Së, Ilir Meta, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

ilirmeta108022013

Z. Meta keni zhvilluar sot një takim me drejtorin e DASH. Çfarë diskutuat në takimin me Jonathan Moore?

Çështjet kryesore që kemi diskutuar sot kanë të bëjnë pikërisht me miratimin e tre ligjeve ditën e enjte, sepse dihet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të interesuara për miratimin e tyre, kan qenë dhe një nder mesazhet e sekretares së shtetit Klinton në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe natyrisht dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor lidhur me ecurinë e deritanishme, çështja e KQZ-së etj.

 

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Intervista e Kryetarit të LSI-Së, Ilir Meta, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”

Ilir Meta priti Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore

ilirmeta28052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore, i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu.

Z. Meta, e falenderoi z. Moore për mbështetjen dhe interesin e treguar nga SHBA për të siguruar standarte sa më të larta demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta priti Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore

Takim madhështor në Lezhë, LSI prezanton ekipin e kandidatëve për deputetë të qarkut

lsilezhe27052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Lezhës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 7 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Lezhës.  I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi LSI është e angazhuar që me programin e saj të luftojë kundër kësaj krize të jashtëzakonshme  që ka kllaposur vendin.

Lista e kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Lezhën kryesohet nga Monika Kryemadhi, duke vijuar me Petrit Gjonin, Gjok Bunën, Bib Gjonmarkaj, Edmond Pirolin, Erisi Zaimi, si dhe Prenda Sejdia.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Takim madhështor në Lezhë, LSI prezanton ekipin e kandidatëve për deputetë të qarkut

Meta: Ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë do që ta vërë në gjumë

ilirmeta27052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në qytetin e Ballshit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit, në veçanti kandidati i LSI-së për Rrethin e Mallakastrës, Ardian Alushi. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar z. Alushi deklaroi se ai është një kandidaturë e spikatur dhe një intelektual me eksperiencë. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Ballsh në këtë nisje të fushatës sonë elektorale për fitoren e padiskutueshme të 23 qershorit dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu së bashku me shokët e tjerë për të dhënë mbështetjen time për një bir të shkëlqyer të popullit të Mallakastrës.

Unë e njoh atë që në fillim të viteve ‘90 kur ishim në rininë eurosocialiste dhe sot është kandidat ynë dhe i juaji, Ardian Alushi, i cili është një kandidaturë mjaft e spikatur, është një intelektual me shumë eksperiencë. Me eksperiencën e punës përfaqëson gjithë atë shtresë të elitës së inxhinierëve dhe teknikëve të Ballshit dhe të Mallakastrës në industrinë e naftës, që ka qenë një krenari për Ballshin dhe për gjithë Shqipërinë. Një njeri që i ruan lidhjet të pandashme me populli të cilit i takon dhe një njeri i cili kërkon përkrahjen dhe mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 23 qershorit në mënyrë që ai të ketë mundësinë që çdo votë t’ua kthejë me mbështetje së bashku me mua dhe së bashku me të gjithë ekipin tonë”, tha z. Meta. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë do që ta vërë në gjumë

Meta: 23 qershori do të sjellë një votë plebishitare, jo vetëm por rrotacionin por edhe për ndryshimin dhe për punësimin tuaj

ilirmeta26052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim shumë entuziast në qytetin e Kukësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 4 kandidatëve për deputetë të LSI-së në këtë qark. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar ekipin e LSI-së në Qarkun Kukës, deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare për qytetarët tanë sepse ata, përmes këtyre zgjedhjeve, do të përcaktojnë një perspektivë të re për të gjithë ekonominë tonë, një ekonomi e cila nuk mund të bazohet më te konsumi dhe te të ardhurat e emigrantëve tanë por te prodhimi, te rritja e eksporteve dhe te garantimi i punësimit të qëndrueshëm. “Zgjedhjet e 23 qershorit janë me të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ato nuk janë zgjedhjet e radhës. Ato janë zgjedhjet që do t’i japin fund historisë së tranzicionit dhe që do të nisin një perspektivë të re për të gjithë kuksianët, hasianët, tropojanët dhe për të gjithë shqiptarët, atë të historisë së pandalshme në rrugën e integrimit por edhe në rrugën e progresit ekonomik dhe social”, tha z. Meta. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: 23 qershori do të sjellë një votë plebishitare, jo vetëm por rrotacionin por edhe për ndryshimin dhe për punësimin tuaj

Kryetari i LSI-së pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së , diskutohet situata parazgjedhore në Shqipëri

ilirmeta24052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si dhe nga Shefi i Kabinetit të z. Meta, Majlind Lazimi, ka pritur sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i përbërë nga z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit te vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, si dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë.   (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Kryetari i LSI-së pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së , diskutohet situata parazgjedhore në Shqipëri

Endrit Braimllari : Gjithçka në funksion të punësimit të të rinjve

endritibraimllari-uet23052013

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, njëherazi kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Evropian të Tiranës, takim në të cilin prezantoi programin e LRI-së “Arsim për Punësim”, dhe prioritet kyçe të LSI-së për rininë në qeverisjen e ardhshme. Në fjalën e tij Braimllari deklaroi se programi i Lëvizjes Rinore për Integrim është rezultat i një pune shumë të madhe të bërë nga qindra të rinj me propozimet e tyre konkrete për ecur më shpejt drejt një jete sa më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Sipas tij LSI dhe LRI e shikojnë si shumë të rëndësishëm investimin që shoqëria bën tek rinia, pasi në këtë mënyrë investon për të ardhmen e sigurt të vendit, për të ardhmen evropiane të tij.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Endrit Braimllari : Gjithçka në funksion të punësimit të të rinjve

Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universite

edmondhaxhinasto23052013

Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, bashkëbisedim i cili u përqendrua në programin e LSI-së për arsimin dhe për rininë në përgjithësi. Në fjalën e tij para studentëve z. Haxhinasto ka theksuar se për Lëvizjen Socialiste për Integrim rinia është një prioritet shumë i rëndësishëm. Sipas tij të rinjtë në LSI nuk janë fasadë e fushatës elektorale por aktorë të rëndësishëm të vendimmarrjes dhe aksionit politike. “Rinia përfaqëson pjesën më vitale të LSI-së, përfaqëson vetë ekzistencën e LSI-së, vetë energjinë e LSI-së, vetë të ardhmen të ardhmen e LSI-së”, tha kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun Elbasan.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universite

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta

ilirmeta23052013

Sot dua të falënderoj kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama për gatishmërinë e qartë dhe pa ekuivoke që ai demonstroi dje duke treguar vullnetin e plotë të forcës politike që përfaqëson për të miratuar tre ligjet, sipas kompromisit që ato të hyjnë në fuqi në shtator me Parlamentin e ri. Besoj se tani është koha e Kryeministrit aktual, z. Berisha për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t’i votojmë këto tre ligje, t’i japim këtë mesazh të përgjegjshëm gjithë qytetarëve shqiptarë, por njëkohësisht edhe partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë, duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit për të cilën kanë nevojë reformat e integrimit evropian dhe të gjithë modernizimit të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta