Category: News

Reagimi i ashpër i PPE, Gjosha: Të cënosh Integrimin në këtë pikë, krim ndaj vendit

Eurodeputeti Michael Gahler, Përfaqësues për Politikën e Jashtme në PPE, ka reaguar ashpër për votimin e sotëm në Parlament nga qeveria “Rama”. Michael Gahler thotë se ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor minojnë zgjedhjet dhe venë në pikëpyetje serioze integrimin e Shqipërisë në BE. Ai i bën thirrje Presidentit Ilir Meta të mos i dekretojë ligjet e sotme të miratuara nga qeveria “Rama”.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha teksa ka shpërndarë këtë qëndrim të fortë të PPE, thekson se të cënosh Integrimin në këtë pikë, është krim ndaj vendit.

”Kjo është deklarata e përfaqësuesit të politikës së jashtme të PPE në parlamentin europian. Nuk mund të shtoj asnjë fjalë mbi të sepse këtu janë shprehur të gjitha. Të cënosh sot integrimin në këtë pikë delikate ku ndodhet vendi, është një krim ndaj vendit tënd”,- shkruan Gjosha në facebook.

Caka: Votimi i sotëm në Kuvend minoi negociatat me BE

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka shprehet se votimi i njënashëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga PD minoi procesin e negociatave me BE. Në një postim në Facebook, Caka shprehet se Deklarata e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler, shpreh qartë regresin që ka bërë sot vendi.

Postimi i plotë i Silva Cakës në Facebook:

Votimi i sotëm në Parlament, shkeli jo vetëm marrëveshjen e 5 qershorit, por minoi dhe procesin e negociatave me BE-në. Deklarata e mëposhtme është e qartë dhe nuk lë vend për interpretime të tjera. Ju ftoj t’a lexoni! Deklaratë e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

Zjarri në pyllin me pisha në Seman, LSI kallzim penal në Prokurori

Djegia e pyllit me pisha në Seman dy herë brenda nje muaji ka bërë që LSI dega Fier të reagojë me deklaratë të ashpër ku ndër të tjera pohon se duhet të fillojnë hetimet për zjarrëvënie të qëllimëshme dhe nëqoftëse nuk fillojnë do të jetë kjo forcë politike që do ti bëj kallzim penal në prokurorinë e Fierit Bashkisë, ndërmarjes pyjore dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për shpërdorim detyre.

POSTIMI:

Një zjarr ka përfshirë përsëri zonën pyjore në Seman të Fierit.
Flakët kanë përfshirë rreth 6 hektar pisha nënkurorë që ndodhen në këtë zonë.
Ajo që të bën përshtypje është që këtë radhë ka pasur 3 vatra zjarri në vendodhje të ndryshme gjë e cila të bën të dyshosh që zjarrvënia është e qëllimshme.
Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët, duke djegur edhe bimë të reja të pishave.
Ngjarja ka ndodhur 2 herë në harkun kohor të 2 muajëve.
Sipërfaqja e herës së parë bashkë me sipërfaqen e kësaj radhe venë gati 25 hektarë pyll i djegur me pisha nënkurorë.
Zjarrvënia e qëllimshme herën e parë dhe zjarrvënia po e qëllimshme këtë herë nuk ka çuar asnjë person përpara drejtesisë për këtë shkatërrim mjedisor,por dhe asnjë institucion nuk mban përgjegjësi për 2 rastet e përsëritura brenda 2 muajëve.
Mos reagimi i kryetarit të komanduar Armando Subashi,Prefektit të Qarkut Fier Baki Bala,Drejtoria e Pyjeve si dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier të çon në atë që kemi përmendur më parë.
Këta janë bashkpuntorë të këtij krimi mjedisor për të vendosur aty panelet fotovoltaikë që kryetari i komanduar ka menduar të ndërtojë aty.
Në qoftë se Prokuroria nuk vepron për zgjidhjen e kësaj situate dhe vendosjen përpara ligjit të shkaktarëve të këtij krimi atëherë LSI Dega Fier do të bëjë kallëzim penal për të gjitha instancat që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë mushkëri të qytetit te Fierit.

Spahiu: 25 Prilli do të jetë fundi i një grupi kriminal që ka zaptuar vendin.

Fjala e Kryetarit të LSI-së Tiranë, Përparim Spahiu në mbledhjen e Kryesisë së LSI Tiranë.

 

Ne fakt, nuk është moment falenderimi apo falenderimesh, është moment angazhimi maksimal për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ka rënë. 25 Prilli do të jetë fundi i një grupi kriminal që ka zaptuar vendin. Grup kriminal financiar, që ka abuzuar e vazhdon dhe abuzon, por dhe ka planifikuar të abuzoje në 10-15 vitet e ardhëshme me parat e taksapaguesve shqipëtarë, me Konçensione e PPP. Grup kriminal i vjedhjes së votës, zgjedhje lokale e të përgjithshme, me dosje të pa hetuara ende si ajo 184 e 339. Grup kriminal i kanabizimit të të gjithë teritorit shqiptar e inkriminimit të strukturave shtetërore në biznesin e ashtuquajtur 30 përqindësh. Grup kriminal i pastrimit të parave në nivelet më të larta që ky vend ka pasur ndonjëherë. Grup kriminal që ka shkatërruar ekonomitë familjare të shqiptarëve duke çuar në emigrim masiv. Shqiptarët sot janë azilkërkuesit me numurin më të madh në Europë a thua se jemi në luftë. —— Në nisje të kësaj detyre të re, ajo që premtoj është angazhimi im i pakufishëm që 25 Prilli të jetë një ditë referendumi popullor. Një referendum ku një sekt bie dhe një alternativë ngrihet. Një intrigë politike rrëzohet dhe një ditë e re lind për shqiptarët. Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si fundi politik i një personi të rrezikshëm për vendin me emrin Edi Rama. Por, angazhimi im nuk është asgjë pa angazhimin tuaj, pa angazhimin e të gjithë strukturave të LSI, pa angazhimin maksimal te çdo anetari të saj, për të qënë pjesë e një fitoreje të madhe tonën por edhe të të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Unë po me mbyll me urim e Kryetares: Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja!!!

Deklarata e BE, Kryemadhi: Unë lexoj zhgënjimin e ndërkombëtarëve, Edi Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

E ftuar në emisionin ‘Ilva Now’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratën e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë në lidhje me votimin në Parlament të Kodit Zgjedhor. Kryemadhi tha se në të gjitha deklaratat e ndërkombëtarëve vërehet zhgënjimi i tyre ndaj Edi Ramës. Sipas kryetares së LSI, sot Edi Rama dhe qeveria kanë opozitë jo vetëm PD dhe LSI por dhe administratën publike.

‘Unë lexoj zhgënjimin e radhës së institucioneve ndërkombëtare që deri më sot e mbajtën me oksigjen Edi Ramën. Sot kemi një histori që ka marrë fund tashmë. Për mua është detyra e LSI dhe e gjithë opozitës, është që t’u drejtohen shqiptarëve për angazhimet që do të marrin pas 25 prillit. Beteja e 25 prillit ka marrë fund.

Nga ju buron kjo bindje?

Ilva mjafton të shikosh reagimet fëminore, por edhe në panik jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të gjithë shpurës së tij, kupton që situata dhe lëvizjet e asaj që shikojmë edhe ne në terren, kupton që rrënimi i pushtetit të Edi Ramës është i jashtëzakonshëm. Sot Edi Rama nuk ka opozitë vetëm LSI, PD, sot ka opozitë edhe administratën e vet publike. Në votimet e 30 qershorit, 30% e administratës publike i votoi kundër. Sot Edi Rama ka opozitë PS, socialistët e vet’.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Deklarata e BE, Kryemadhi: Unë lexoj zhgënjimin e ndërkombëtarëve, Edi Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

Vasili: Edi Rama apo Bilali bën si sovranist kundër Amerikës, por del haptas si tradhtar kur shet detin e Shqipërisë

Nga Petrit Vasili

Edi Rama apo Bilali bën gjoja si sovranist kundër Amerikës, por del haptas si tradhtar kur shet detin e Shqipërisë !?

Presidenti Trump i kërkoi qartë Edi Ramës:

“Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”.

Edi Rama bën gjoja si sovranist europeist qesharak dhe në menyrë të trashe përgjigjet:

“Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me BE”- tha zoti Rama.

Edhe në vitin 2017, Edi Rama votoi përsëri kundër SHBA një rezolute të OKB, që i kerkonte SHBA-së të tërhiqej nga vendimi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Kur behet fjalë për të shitur detin e Shqipërisë Edi Rama nuk është hiç po hiç fare sovranist, por shndërrohet në tradhtar dhe pa atdhe, siç edhe është në fakt.

Po ashtu kur bëhej fjalë për të shitur Sërbisë kufijtë e Kosovës përsëri Edi Rama nuk ishte më gjoja sovranist, por shndërrohej përsëri në një tradhtar të rëndomtë antishqiptar ashtu siç e njohin të gjithë.

Antiamerikanizmi i Edi Ramës apo Bilalit është i qartë ashtu siç është e qartë urrejtja kundër integrimit europian dhe orientimi antiperëndimor dhe prolindor i tij.

Gjoja Sovranisti europeist Edi Rama e harroi krejt Europën dhe e mbajti peng integrimin europian për vite me radhe për një copë kryetar qarku në Fier.

Gjoja sovranisti europeist Edo Rama e ka bllokuar sot përsëri akoma me zi e më keq integrimin.

Gjoja sovranisti europeist Edi Rama kur Europa i thotë zbato dhe respekto 5 qershorin për zgjedhje të lira dhe të ndershme kthehet në një taleban ordiner kundër votës si lirë të shqiptarëve.

Droga, pastrimi i parave, vjedhja e zgjedhjeve dhe korrupsioni i shfrenuar i Edi Ramës bën që kushtet për hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë vetëm të shtohen dhe që Maqedonisë qe dikur ishte shumë me mbrapa ti hapen negociatat për anëtarësim, kurse Shqipërisë jo.

Sovranisti fake anti Amerikë Edi Rama (Bilali) njëherazi tradhtari i vërtetë Edi Rama është lakuriq sot përpara syve të shqiptarëve.

Tradhtaret në Shqipëri kanë pasur gjithmonë të njejtin fund shumë të hidhur, ndaj edhe ky tradhtar më i fundit nuk do ketë një fund ndryshe nga të tjerët.

Koha e ndëshkimit të pashmangshëm po troket!

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Vasili: Edi Rama apo Bilali bën si sovranist kundër Amerikës, por del haptas si tradhtar kur shet detin e Shqipërisë

Bramillari: Rilindja shkatërroi Devollin tokat e bujqësisë i mbolli me hashash, largoi të rinjtë, shkatërroi ekonomine dhe falimentoi fermerin vendas

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka vijuar takimet me banorët e Devollit ku ka theksuar se tokat bujqësore të këtij vendi rilindja i mbolli me hashash dhe largoi të rinjtë nga vendi.
Në një status në Facebook, Braimllari shton se qeveria shkatërroi ekonomine dhe falimentoi fermerin vendas dhe se më 25 prill rilindja do marrë përgjigjën përfundimtare nga populli.
Nga Endrit Braimllari
Rilindja shkatërroi Devollin tokat e bujqësisë i mbolli me hashash, largoi të rinjtë, shkatërroi ekonomine dhe falimentoi fermerin vendas.
Koha që me 25 prill të marrë goditjen përfundimtare nga uragani popullor.
25 prilli është dita e ndëshkimit popullor por dhe dita e drejtësisë. Mbaroi koha e pandëshkueshmërisë së Rilindjes. Është koha e qytetarëve, të cilët do çlirojnë vendin nga arroganca, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i Rilindjes.
Më 25 prill, qytetarët do marrin në dorë fatin e tyre dhe do ndëshkojnë me çdo çmim rilindjen dhe kllounat e saj.
/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Bramillari: Rilindja shkatërroi Devollin tokat e bujqësisë i mbolli me hashash, largoi të rinjtë, shkatërroi ekonomine dhe falimentoi fermerin vendas

Kërpaçi nga Durrësi: Për rininë e Shqipërisë, e nesërmja jonë fillon sot

Nga Floida Kërpaçi
Për rininë e Shqipërisë, e nesërmja jonë fillon sot.
Nuk mund të qëndrojmë më duarkryq dhe të presim ndryshimin, të presim mundësi, të presim për punë me pagesë të mirë dhe të presim një jetë të mirë. Tani është koha që të rinjtë shqiptarë të ngrihen në këmbë dhe të marrin kontrollin e të ardhmes tonë.
Më 25 prill, NE RINIA kemi mundësinë të ndalim padrejtësitë, të hedhim në koshin e vjetërsirave mentalitetin shkatërrues në qeverisje që shpopullon vendin dhe ta zëvendësojmë me një sistem vlerash që i shërben mbi të gjitha rinisë, arsimit dhe punësimit me paga më të mira të brezit të ri!
ME BUZËQESHJET DHE ENERGJINË RREZATUESE, TË RINJTË E DURRËSIT JU FTOJNË EDHE JU TË BASHKOHENI!
E NESËRMJA FILLON SOT

Xhixho: Qytetarët me 25 Prill meritojnë të votojnë me lista 100% te hapura deputetin që mund t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e ardhshëm

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vazhduar takimet me antarët e saj ku proçesi i zgjedhjes të çdo organizate sipas parimit “një anëtar një votë “ vijon me intensitet.
Ish deputetja e LSI, Erisa Xhixho është shprehur se kjo maxhorancë me pseudo draftet të listave të “hapura” tregon sa frike ka nga vota e qytetarëve dhe ballafaqimi me ta.
Postimi i plotë:
Me kryetarët e organizatave të njësisë bashkiake nr. 1 , ku proçesi i zgjedhjes të çdo organizate sipas parimit “një anëtar një votë “ vijon me intensitet .
Qytetarët me 25 Prill meritojnë të votojnë me lista 100% te hapura deputetin që mund t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e ardhshëm.
Por kjo maxhorancë me pseudo draftet të listave të “hapura” tregon sa frike ka nga vota e qytetarëve dhe ballafaqimi me ta.
Asgjë nuk ndal ndryshimin më 25 Prill
/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Xhixho: Qytetarët me 25 Prill meritojnë të votojnë me lista 100% te hapura deputetin që mund t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e ardhshëm

Pojana: Angazhimi i të rinjve është vendimtar,largimi nuk është zgjidhje!

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin  #YourSTORY nga Leons Hasani. “Angazhimi i të rinjve është vendimtar për të ndryshuar realitetin e hidhur me të cilin po përballet vendi ynë” -shprehet Pojana.

Postimi i plotë:

Angazhimi i të rinjve është vendimtar për të ndryshuar realitetin e hidhur me të cilin po përballet vendi ynë.

Largimi nuk është zgjidhje!

Ne duhet të luftojmë për të sjellë ndryshimin.
Ne duhet të luftojmë për të siguruar arsim cilësor, punësim dinjitoz dhe përfaqësim real për të rinjtë.
Ne duhet të luftojmë për ëndrrat tona.

 I ftuar sot në emisionin #YourSTORY nga Leons Hasani 😃