Category: News

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

30012013

Është kënaqësi që, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të përshëndes nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes ndërqeveritare të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, në kuadër të projektit TAP. Ky është një moment historik për Shqipërinë, sepse tashmë vendi ynë ka mundësi të bëhet pjesë e hartës botërore të gazit, duke diversifikuar burimet e tij energjetike dhe duke qenë i gatshëm për investime të reja në gazifikimin e tregut shqiptar. Patjetër që ky revolucion energjetik do të thotë rëndësi dhe peshë shumë më e madhe gjeostrategjike, politike, ekonomike dhe rajonale.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta

Ralf Gjoni: Personalizimi i konfliktit po i prish imazhin vendit

ralfgjoni07022013Kokëfortësitë infantile po bllokojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Të kënaqur që propozimi i LSI për tatim-fitimin deri 30,000 lekë u pranua nga Qeveria.

Në një intervistë për ATSH, Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni shprehet mbi qëndrimin politik të LSI mbi konfliktin aktual, integrimin evropian, platformën për zgjedhjet dhe zhvillimet në rajon. Ralf Gjoni u shpreh se LSI është e qartë dhe e sinqertë në qëndrimin e saj larg konflikteve politike që kanë bllokuar zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij evropian. Gjoni shprehet se LSI do të vlerësohet për këtë pozitivitet nga vota e 23 qershorit dhe se kjo forcë politike do të ketë platformën dhe identitetin e saj të veçantë nga partitë e tjera. Ai shprehet se LSI është për bashkëpunim politik dhe jo konflikte të personalizuara që po i prishin imazhin vendit dhe po bllokojnë zhvillimin ekonomik të vendit. “LSI do të bashkëpunojë me të gjitha ato forca politike që duan t’i shërbejnë konstruktivitetit dhe procesit të integrimit evropian të vendit” – tha Ralf Gjoni.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ralf Gjoni: Personalizimi i konfliktit po i prish imazhin vendit

Ilir Meta: Biznesi fason, realizuam premtimet e “Planit për Veprim” të vitit 2009

ilirmeta11022013

Lideri i LSI-së takim në një biznes fason në qytetin e Durrësit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi sot një fabrike të prodhimeve fasone në qytetin e Durrësit. I shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, z. Meta ka vizituar fabrikën e“Kristal 2001 SHPK”, e cila prodhon uniformave të punës kryesisht për eksport drejt tregut italian, fabrikë në të cilën janë të punësuara qindra gra dhe vajza. Në një prononcim për mediat e pranishme, Lideri i LSI-së është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim ka realizuar premtimet e bërë në vitin 2009 lidhur me lehtësimet fiskale për biznesin fason.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta: Biznesi fason, realizuam premtimet e “Planit për Veprim” të vitit 2009

LSI konsolidon strukturat ne Sarande e Delvine

logo

Ne vazhden e konsolidimit te strukturave ne nivel qarku, LSI ka konfirmuar kete fundjave ndarjen e detyrave dhe strukturat elektorale te rretheve Sarande e Delvine.

Sekretari Politik i Qarkut Vlore z. Kasem Cenaj dhe i deleguari i zones z. Ralf Gjoni zhvilluan takime te vecanta me Kryesite e LSI ne Sarande dhe ne rrethin Delvine.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on LSI konsolidon strukturat ne Sarande e Delvine

Deklarate nga N.Kryetarja e LSI-se, Klajda Gjosha

klajdagjosha10022013

LSI vlereson ceshtjen e punesimit si nje nder prioritetet kryesore te shoqerise tone per zhvillimin dhe integrimin e individit dhe vendit.

Ne respekt te gjithe nismave te nderrmara nga Qeveria shqiptare per favorizimin  e politikave lehtesuse mbi hapjen e vendeve te reja te punes theksojme faktin se jemi ne nje moment te rendesishem si fillim viti ku ende mund te fokusojme ndarjen e buxhetit ne favor te punesimit.

Levizja Socialiste per Integrim ka qene dhe mbetet e fokusuar ne punesimin e te rinjve, te grave dhe vajzave dhe te gjithe shtresave ne nevoj. Ndaj arsimi professional, nxitja e sipermarrjes se biznesit nga grate nepermjet trajnimeve te shumta dhe politikave lehtesuese ka qene kryefjale e punes tone por njekohesisht ne kerkojme mbeshtetjen e te gjitha institucioneve perkatese per t’I drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit te punesimit.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Deklarate nga N.Kryetarja e LSI-se, Klajda Gjosha

Vasili: LSI, Jo konfliktualitet por bashkepunim

petritvasili09022013

Deklarata për mediat e Zv. kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vëzhguar dhe vlerësuar me shumë qetësi dhe objektivitet zhvillimet më të fundit të klimës politike shqiptare. Ne konstatojmë me keqardhje një radikalizim ekstrem të kësaj klime, shpesh artificial dhe të panevojshëm, gjë e cila ka ngarkuar me tensione por edhe me akte të panevojshme jo thjesht dhe vetëm politikën, e cila në disa raste mund t’ia lejojë vetes instrumente të tillë si dhe t’i shpërdorojë instrumente të tillë, por se nga ngarkuar akoma edhe më keq mijëra dhe qindra-mijëra qytetarë pikërisht me tensione të panevojshme dhe njëkohësisht me retorika të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht, krejtësisht në mënyrë të panevojshme. Këto retorika dhe ky radikalizim ekstrem ka bërë që në mjaft raste momente tepër të rëndësishme të tilla sikurse është axhenda e integrimit nga njëra anë dhe përgatitja me një ritëm të lartë, me intensitet por edhe me një mirëkuptim e bashkëpunim të zgjedhjeve të ardhshme në anën tjetër, të mbeten në plan të dytë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Vasili: LSI, Jo konfliktualitet por bashkepunim

Ilir Meta për rajonin: LSI është forca e dialogut dhe stabilitetit rajonal

ilirmeta108022013

Mbështesim fort dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç duhet të ndodhë edhe brenda Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në punimet e Komidetit Drejtues Kombëtar (KDK) të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta tërhoqi vëmendjen edhe ndaj zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se LSI është forca politike që punon për forcimin e dialogut mes faktorëve politikë dhe vendeve të rajonit tonë, duke bërë një lidhje mes dialogut të brendshëm dhe peshës së Shqipërisë në rajon.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta për rajonin: LSI është forca e dialogut dhe stabilitetit rajonal

Meta: Zgjedhjet test për integrimin, askush s’vë dorë mbi votat e LSI

kdk08022013

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së

Ilir Meta: E rëndësishme që pas 23 qershorit Shqipëria të mos përjetojë më stanjacion në drejtim të integrimit evropian dhe të zhvillimit të qëndrueshëm

U mblodh sot në ambientet e “Hotel Tirana International” Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo mbledhje e KDK-së vjen pas një sërë takimesh të zhvilluara në rrethe dhe në qarqe dhe u diskutua ajo se çfarë është bërë deri më sot dhe u përcaktuan hapat që do të ndërmerren deri në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Zgjedhjet test për integrimin, askush s’vë dorë mbi votat e LSI

Ilir Meta ndalet tek aktiviteti i LRI-së. Meta: E ardhmja nuk është më ajo që ishte

ilirmeta08022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, para se të merrte pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, iu bashkëngjit aktivitetit risi të Lëvizjes Rinore për Integrim nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde”. Mesazhi i z. Meta, i shkruar në “Facebook Wall real” të LRI-së ka qenë “E ardhmja nuk është më ajo që ishte” duke i dhënë kështu një mesazh të qartë të gjithë të rinjve të pranishëm por edhe qytetarëve të moshave të ndryshme që iu bashkuan aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim. Lideri i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, dhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, lëvizi në këmbë nga selia e LSI-së deri tek ura e Lanës pranë Shallvareve, ku LRI kishte vendor ““Facebook Wall Real” e saj. Z. Meta përshëndeti të gjithë qytetarët që i ishin bashkuar LRI-së në këtë aktivitet duke dhënë edhe ata mesazhet e tyre për të ardhmen e të gjithëve.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta ndalet tek aktiviteti i LRI-së. Meta: E ardhmja nuk është më ajo që ishte

LRI edhe një herë me risi

lri08022013

Nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde”, LRI zhvillon sot me mijëra të rinj “Facebook Wall real”

Të rinjve nga e gjithë Shqipëria tashmë do të kenë zërin e tyre për të ideuar të ardhmen. Në një mënyrë risi të rinjtë do të kenë mundësinë të shkruajnë në një “Facebook Wall real”.

Një eveniment i tillë bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe mbi 1500 të rinj kanë konfirmuar tashmë praninë e tyre në këtë aktivitet. Ky event do zhvillohet nga të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim tek “Ura e Shallvareve” në qendër të Tiranës, nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

(more…)