Category: News

Paskali, Caka : Përfaqësimi me 50% e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në forumet drejtuese të LSI-së,tregues i qartë për rolin e gruas në LSI

takimfb-brunasilvaplan

Nënkryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Brunilda Paskali, dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e këtij forumi, Silva Caka, kanë zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale.

Pas tre takimeve të zhvilluara nga Lëvizja Rinore për Integrim, mbrëmjen e sotme Lëvizja e Gruas për Integrim ka organizuar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Nënkryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Brunilda Paskali, dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e këtij forumi, Silva Caka, kanë zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Ato iu përgjigjen pyetjeve te një auditori të gjerë, kryesisht studentë dhe gjimnazistë për mundësitë që u ofron LSI-ja, që gratë dhe vajzat shqiptare të kenë akses në vendimmarrjen në politikë dhe alternativat që ofron LSI për zgjidhjen e çështjeve të punësimit apo edhe rritjes së rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Paskali, Caka : Përfaqësimi me 50% e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në forumet drejtuese të LSI-së,tregues i qartë për rolin e gruas në LSI

Klajda Gjosha: Të ecim më shpejt së bashku në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane

kgj-vlore Lëvizja e Gruas për Integrim organizoi dje një aktivitet shumë të veçantë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Në aktivitetin të titulluar “LGI, 100 vjet pavarësi kombëtar”, qindra gra e vajza të Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodhën në qytetin e Vlorës për të nderuar të gjithë ata që bëjnë të mundur krijimin e shtetit shqiptar por edhe për të promovuar vlerat historike dhe turistike të këtij qyteti. Ndalesat e grave dhe vajzave të LGI-së ndër të tjera ishin Manastiri i Zvërnecit dhe Muzeumi i Pavarësisë në Vlorë. Në një prononcim për mediet e pranishme në këtë aktivitet të rëndësishëm, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, u shpreh se “i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha nëna ve shqiptare, të gjitha grave dhe vajzave shqiptare, të ecin më shpejt dhe së bashku me Lëvizjen e Gruas për Integrim në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane”. “Ju faleminderit për këtë mundësi. Në fakt është një kënaqësi shumë e madhe që sot Lëvizja e Gruas për Integrim ndodhet në qytetin e Vlorës, aty ku me të vërtetë historia ka shënuar pikë shumë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Klajda Gjosha: Të ecim më shpejt së bashku në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane

Rama-Politika të lerë zhargonet, të bashkëpunojë për interesat e vendit

luan-rama

Mirëdita të gjithëve! Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të shpreh keqardhje dhe indinjatë për gjuhën e rëndë dhe për zhargonin vulgar të përdorur dje gjatë seancës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, çka për fat të keq dëshmon sërish se standardi i reflektimit me përgjegjshmëri dhe në përputhje me frymën që kërkon i gjithë procesi i integrimit evropian lë për të dëshiruar. Lëvizja Socialiste për Integrim distancohet nga sjellje të tilla që nuk kanë asgjë të përbashkët me etikën parlamentare, me etikën qytetare dhe me frymën evropiane të partneritetit midis faktorësh dhe aktorësh të rëndësishëm politikë në jetën parlamentare. Jemi në një moment të rëndësishëm, jemi në një moment historik, jo thjesht dhe vetëm nga fakti se jemi në vigjilje të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë por edhe prej detyrimit që lidhet me angazhime prioritare dhe të rëndësishme që ka marrë Shqipëria në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Rama-Politika të lerë zhargonet, të bashkëpunojë për interesat e vendit

Ilir Meta: Statusi kandidat, bashkëpunim mes palëve është i domosdoshëm

IMG 0311Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Qarkun e Dibrës, konkretisht rrethet Mat dhe Bulqizë. Në këto takime z. Meta i ka bërë dhe një herë thirrje politikës shqiptare që të bashkëpunojë për përmbushjen e detyrimeve për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

Sipas tij për të marrë statusin e vendit kandidat është i domosdoshëm bashkëpunimi i palëve. Duke bërë thirrje që së bashku me qytetarët edhe klasa politike shqiptare duhet të punojë me përgjegjshmëri për të ecur më shpejt drejt Bashkimit Europian, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi nga Mati dhe Bulqiza se interesi i vendit duhet të jetë prioriteti kryesor i të gjithëve.

Ndaj tha ai, dhjetori është një muaj kritik për Shqipërinë. Kjo sepse sipas tij pritet normalisht të merret një vendim nga vendet anëtare të BE-së për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat. “Prandaj jepen mesazhe bashkëpunimi për të mirën e Shqipërisë, se nuk mendoj se nuk ka ndonjë shqiptar që nuk e do vendin e tij dhe ndonjëri duhet të ndërgjegjësohet dhe duhet të punojë më mirë për ta ndihmuar vendin në aspiratat drejt integrimit europian. Zgjedhjet janë tepër të rëndësishme, sepse, pavarësisht se duhet të merret statusi, duhet të plotësohen tre rekomandimet, përsëri sikurse e kam thënë dhe në vende të tjera, bërja e zgjedhjeve sipas standardeve europiane do të jenë shumë të rëndësishme për hapjen e negociatave, për vazhdimin e tyre e kështu me radhë”, tha ndër të tjera z. Meta.

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta: Statusi kandidat, bashkëpunim mes palëve është i domosdoshëm

Meta :Për një problem lokal, nuk mund të ndalet integrimi kombëtar.

Meta :Për një problem lokal, nuk mund të ndalet integrimi kombëtar. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një takim organizativ me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Bashkinë e Shijakut. Objekti kryesor i këtij takime ka qenë prezantimi i kryetarit të ri të LSI-së së Shijakut, z. Edmond Lala. Z. Meta ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Durrësit, Lefter Koka, si dhe nga Prefekti i këtij qarku, Genci Alizoti.

Në fjalën e tij Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur se rritja e mbështetjes ndaj LSI-së është garanci për një politikë të përgjegjshme. Z. Meta i bëri thirrje klasës politike që të punojë për integrimin e Shqipërisë. Sipas tij për një problem lokal siç është Qarku i Fierit nuk mund dhe nuk duhet të ndalet integrimi kombëtar. Ai u shpreh se të gjithë duhet të punojmë për të ardhmen dhe se politika duhet t’i japë statusin kandidat shqiptarëve.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta :Për një problem lokal, nuk mund të ndalet integrimi kombëtar.

Mbyllet me sukses të plotë Konventa Kombëtare e LSI-së

img-23412312209 delegatë votuan për anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues Kombëtar si dhe miratuan propozimet për ndryshimet në programin politik të LSI-së si dhe në statut

Është mbyllur ditën e sotme Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim e zhvilluar mw 27-28 tetor. Punimet dyditore të kësaj konvente përfunduan sot me fjalën e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Dita e dytë të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së u hap me përshëndetjet e ndryshme të ardhura për këtë konventë ku më e veçanta ishte ajo e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli. Më pas punimet e konventës vazhduan me përshëndetjet e përfaqësuesve të organizatave të LSI-së në Greqi si kryetari i LSI-së së Athinë, Lefter Kuqo, përfaqësuesi i organizatës së LSI-së në Selanik dhe Greqinë e Veriut, Guri Pejo, si dhe përfaqësuesi i organizatës së LSI-së në Volos, Eduart Tafaj. Objekti shumë i rëndësishëm i kësaj dite të dytë ishin ndryshimet që u miratuan për programin politik të LSI-së si dhe për statutin. Ndryshimet për programin i prezantoi para delegatëve Zv Kryetari i LSI, i cili ishte njëherazi drejtues i grupit të punës për ndryshimet në programin politik, Edmond Haxhinasto. Pasi prezantoi të gjitha ndryshimet z.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Mbyllet me sukses të plotë Konventa Kombëtare e LSI-së

LRI youth camping on the coast of Yale

imageikontabsTë dashur delegate dhe delegatë të kësaj konvente. Dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj përpara konventës dhe në përgatitjen e saj për mposhtjen që i bëtë dje atij rrebeshi të paparë për angazhimin tuaj mjaft aktiv gjatë gjithë punimeve dhe seancave, sidomos për kontributin që dhatë gjatë tryezave që u zhvilluan dje për punësimin, bujqësinë, për arsimin, për shëndetësinë, për rininë, për gruan dhe njëkohësisht edhe sot për këtë debat për të modernizuar më tej programin e LSI-së por edhe statutin e saj. Sepse duam të ecim më shpejt me një ritëm më të lartë, me ritmin e Shqipërisë së vërtetë evropiane, me ritmin e atyre që ndiejnë përgjegjësi në radhë të parë për të ardhmen. Dua të përgëzoj grupin e punës për programin sidomos për çështjet ekonomike dhe dua të theksoj se për LSI-në punësimi mbetet prioriteti më i rëndësishëm, më i madh. Natyrisht krahas garantimit të rritjes së mëtejshmes ekonomike, por ajo që është thelbësore për LSI-në, edhe në raport me Partinë Demokratike, është se kjo rritje ekonomike duhet të shkojë në radhë të parë në interes të rritjes së punësimit në vend. Sepse kjo krizë e jashtëzakonshme që ka përfshirë Europën, që ka përfshirë vendet tona fqinje dhe partneret tona kryesore ekonomike dhe tregtare.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on LRI youth camping on the coast of Yale

Fjala e kreut të LSI-së, z. Ilir Meta në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim

img-33Të dashur delegatë dhe delegate të Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim ! Edhe një herë mirë se erdhët në Kuvendin tonë. Të nderuar përfaqësues të partive politike parlamentare të Shqipërisë, të dashur vëllezër, përfaqësues të partive mbarëshqiptare që na nderoni sot këtu nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Motra dhe vëllezër, anëtarë, simpatizantë dhe votues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kudo që jeni dhe që na ndiqni, dua sot t’ju shpreh një mirënjohje të veçantë dhe të thellë të gjithë juve për kontributin e pakursyer që keni dhënë ndër vite. Dua t’ju shpreh mirënjohje për sakrificat nëpër të cilat kemi kaluar së bashku, për kauzat parimore që kemi mbështetur dhe çuar përpara, për rritjen dhe konsolidimin garë pas gare të LSI-së dhe shndërrimin e saj në njërën ndër tre forcat kryesore politike të vendit. Sot një falënderim i veçantë dhe i përzemërt u shkon sidomos të gjithë themeluesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të atyre që në 6 shtator të 2004, guxuan dhe besuan tek ky projekt i përbashkët dhe i suksesshëm.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Fjala e kreut të LSI-së, z. Ilir Meta në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Meta: Albanians today need more love and respect for each other

news-story-3Meta celebrates Gjirokastra Antigone Summer Day

Over three new mice and LRI’s new district of Gjirokastra.

Meta: City Antigonea city created out of love.

Meta: Albanians today need more love and respect for each other

Meta: Policy should be more dialogue to understand

Meta: Assess consensus Administrative Court

Meta: You must be reached in time, but better late than later

President of the Socialist Movement for Integration, Mr. Ilir Meta accompanied by MP Vangjel Tavo, is celebrating today “Summer Day” at an event held by Youth Movement for Integration Antigone Gjirokastra. Over three mice youngsters from across the district of Gjirokastra, jointly celebrated the day of “Summer Day” in a more festive atmosphere and enthusiastic.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Albanians today need more love and respect for each other