Category: News

Intervista e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhënë në emisionin “360 gradë” në “News24”

ilirmeta11042013

Z. Meta, mund t’i shpjegoni edhe një herë teleshikuesit tonë se pse vendosët t’i thoshit po ftesës së PS-së për koalicion?

Janë një kompleks argumentesh, arsyesh dhe faktorësh që kanë ndikuar në këtë vendim, pra nuk ka një të vetme. Në radhë të parë është interesi publik për të vendosur një ekuilibër të ri politik, një balancë të re midis pushteteve për shkak të përqendrimit gjithnjë në rritje të shumë pushteteve në duart e një partie të vetme, në rastin konkret PD, me të cilën në ishim në koalicion këto 4 vite.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Intervista e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhënë në emisionin “360 gradë” në “News24”

Reagimi/ Konferenca për shtyp e Nënkryetarit të LSI-së, Ylli Manjani

yllimanjani10042013

Ne thirrëm përsëri këtë komunikim me ju, në këtë orë, edhe për t’ju përgjigjur interesit tuaj të shtuar. Me këtë rast unë dua të falënderoj të gjithë median për interesin që ka shprehur gjatë këtyre orëve pas nisjes së procedurave në Komisionin e ligjeve të parlamentit, sot në orën 14.30, procedura të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shtetin, me ligjin, me Kushtetutën, rendin juridik, procedura të cilat praktikisht i nxjerrin pozicionet e vendit, në mënyrë të veçantë zgjedhjet e lira në një kontekst tërësisht ilegal. Ky është një moment që çdo parti politike duhet të mbajë qëndrimet e saj por jo vetëm partitë politike institucionet në vend por në radhë të parë Parlamenti i Shqipërisë i cili ka detyrë nesër më shumë sesa asnjëherë tjetër të rivendosë legjitimitetin e munguar, i cili ka nis sot në Komisionin e Ligjeve i cili duhet të ishte simboli i respektimit ku ligji drejt së drejtës në këtë vend. 

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Reagimi/ Konferenca për shtyp e Nënkryetarit të LSI-së, Ylli Manjani

Manjani : Kush prek KQZ-në ka prekur zgjedhjet e lira

yllimanjani10042013

Jemi sot për të kërkuar gjithë përqendrimin e vëmendjes së gjithë klasës politike, por jo vetëm, për ti dhënë mbështetjen maksimale, që praktikisht është e nevojshme, për ato gjëra që kërkoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dje. Praktikisht është një paketë shumë e rëndësishme, e cila në fakt ndihmon të gjithë sistemin bankar për të çliruar sa më shumë potenciale dhe energji nëpërmjet kredidhënies por edhe për të siguruar kredi në të ardhmen.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Manjani : Kush prek KQZ-në ka prekur zgjedhjet e lira

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama

luanrama09042013

Jam sot në këtë komunikim me ju për të përcjellë, përmes jush, për të gjithë opinionin publik vendas në Shqipëri por edhe për të gjithë opinion publik shqiptar kudo ku gjendet, vlerësimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për procesin zgjedhor të realizuar në Maqedoni. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falënderoj të gjithë faktorin politik shqiptar dhe shoqërinë qytetare të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni për seriozitetin, korrektesën dhe angazhimin e demonstruar për të bërë të mundur që të realizohej një proces i vlerësuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama

Ilir Meta priti Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala

ilirmeta07042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala.

Z. Meta dhe z. Ayala diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri para zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë takimit, u vlerësua roli i Internacionales Socialiste në shërbim të forcimit të bashkëpunimit mes forcave të majta në Shqipëri dhe u theksua rëndësia që merr në këtë kontekst partneriteti i ri mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste për të garantuar përshpejtimin e ritmeve të integrimit evropian të Shqipërisë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta priti Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala

Ilir Meta: LSI, forca që i bashkon të gjithë të rinjtë dhe të rejat

ilirmeta06042013

300 të rinj e të reja i janë shtuar radhëve të Lëvizjes Rinore për Integrim në  një aktivitet festiv të organizuar nga LRI e Njësisë nr. 2 në Tiranë. I pranishëm ka qenë edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga  kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, kryetari i LSI për Njësinë nr. 2, Elez Gjoza, si dhe kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari. Lideri i LSI-së në fjalën e tij përshëndetëse ka deklaruar se LSI është një forcë politike e cila i bashkon të gjithë shqiptarët, sidomos të rinjtë dhe të rejat e vendit. Sipas tij LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropë.

 “Është kënaqësi të shoh kaq të reja dhe të rinj së bashku, njëkohësisht kaq të bashkuar dhe kaq optimist. LSI është një forcë që i bashkon shqiptarët dhe mbi të gjitha është një forcë që i bashkon të rinjtë. Është një forcë që i bashkon të rinjtë për ndryshim, për një perspektivë më të mirë, dhe për të krijuar mundësi të reja për të gjithë vendin dhe në radhë të parë për veten e tyre për më të rinjtë. Radhët e LSI dhe LRI shtohen në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse LSI sjell shpresë, mesazhe pozitive, mesazhin e një ndryshimi konstruktiv, i cili do ta afrojë më shpejt Shqipërinë me Evropën dhe i cili do të krijojë më shumë mundësi për të gjithë të rinjtë për një edukim më të mirë dhe në veçanti për një punësim të qëndrueshëm dhe dinjitoz në vendin tonë”, tha ndër të tjera Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta: LSI, forca që i bashkon të gjithë të rinjtë dhe të rejat

Meta: Me PS për të ardhmen evropiane. Meta : Ata që s’dinë të bëjnë politikë, ktirikojnë

ilirmeta05042013

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot në ambientet e Hotel “Tirana International”, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, (KDK). Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Grupi Parlamentar i LSI-së dhe nga drejtues të tjerë të kësaj force politike. Mbledhja e KDK-së së LSI-së u zhvillua në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet e 23 qershorit, përcaktoi objektivat me qëllimin e vetëm realizimin e një fitoreje të madhe në këto zgjedhje.

LSI organizoi këtë mbledhje të Komitetit Drejtues Kombëtar pas disa zhvillimeve të rëndësishme politike të cilat sollën një situatë të re në konfigurimin e skenës politike shqiptare, që lidhet me vendimin e rëndësishëm të Kryesisë së LSI-së për të pranuar ftesën e Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor me këtë forcë politike. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se me vendimin e marrë për një koalicion me Partinë Socialiste, Kryesia e LSI-së pranoi kështu një koalicion të natyrshëm i cili synon t’i japë vendit një frymëmarrje të re demokratike dhe bashkëpunimi.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta: Me PS për të ardhmen evropiane. Meta : Ata që s’dinë të bëjnë politikë, ktirikojnë

Ilir Meta priti Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella

ilirmeta04032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella.

Z. Meta dhe z. Pittella diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi situatën para zgjedhore.

Z. Meta e falënderoi  z. Pittella për inkurajimin e vazhdueshëm të forcave social-demokrate evropiane në interes të krijimit të një momenti të ri bashkëpunimi mes partive të majta në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht se LSI ka qenë dhe mbetet gjithnjë e angazhuar për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë. Në këtë kuadër, z. Meta vlerësoi kontributin pozitiv të Parlamentit Evropian në mbështetje të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. (more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta priti Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella

Ilir Meta: Pranojmë ftesën e PS-së për koalicion parazgjedhor për një ekuilibër politik dhe ekuilibër në ndarjen e pushteteve

ilirmeta03042013

Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka mbledhur sot në orën 17:00 mbledhja e Kryesisë së në vazhdën e funksionimit normal dhe në përputhje me statutin të të gjitha strukturave drejtuese të partisë për të bërë një vlerësim politik të të gjitha zhvillimeve politike në vend në përputhje me vlerësimin dhe gjykimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjithashtu në këtë mbledhje u bë edhe një vlerësim i situatës reale të strukturave të LSI-së në të gjitha qarqet e vendit në vazhdën e angazhimit dhe të profilit politik të LSI-së për të përgatitur të gjitha strukturat për të përballuar me sukses sfidën elektorale të afërt. Në këtë mbledhje të Kryesisë, përveç anëtarëve të zgjedhur, morën pjesë edhe Sekretarët Politikë të qarqeve, të cilët bënë një vlerësim të detajuar të punës që bëhet në qarqet respektive. Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjati për rreth një orë.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Ilir Meta: Pranojmë ftesën e PS-së për koalicion parazgjedhor për një ekuilibër politik dhe ekuilibër në ndarjen e pushteteve

Konferenca për shtyp e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

petritvasili09022013

Sot ndodhemi para jush për të ndarë një shqetësim lidhur me përdorimin apo shpërdorimin e sallës së Parlamentit për qëllime thjesht dhe vetëm për qëllime elektorale. Sikurse e keni përcjellë ju por edhe të gjithë qytetarët salla e Parlamentarit ka filluar t’i ngjajë seriozisht një studioje televizive ku bëhet debati elektoral, që ka pak lidhje me ato që janë detyrat e natyrshme të institucionit më të lartë të vendit. Ethet apo ankthet elektorale dhe në disa raste edhe pakontrollueshmëria e emocioneve elektorale ka bërë që të shpenzohen orë të panevojshme debati parlamentar elektoral në vend të detyrës të natyrshme për të diskutuar projektligje të cilët janë tepër të rëndësishëm, duke e parë këtë edhe në optikën e integrimit evropian ku edhe cilësia e legjislacionit, i cili përmirësohet nëpërmjet diskutimit të tij në sallën e Parlamentit, është bërë jetike.

(more…)

/ In News / By LSI / Comments Off on Konferenca për shtyp e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Petrit Vasili