Category: News

Rrëzimi i dekretit, reagon Gjosha: Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, vulën e diktaturës e vendosi Kolegji Zgjedhor

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me rrëzimin e dekretit të Presidentit për të shtyrë ditën e zgjedhjeve nga Kolegji Zgjedhor.

Gjosha ka thënë se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, vendi është në buzë të greminës, teksa ka shtuar se Kolegji Zgjedhor vendosi vulën e diktaturës.

POSTIMI:

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës!

Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor.

Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Rrëzimi i dekretit, reagon Gjosha: Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, vulën e diktaturës e vendosi Kolegji Zgjedhor

Viktor Tushaj: Mjerë ai vend që kultivon…

Nga Viktor Tushaj

 

Quò vadis o Pakrye – ministër!
Ku e telendise këtë vend të bekuar!
Askush nuk do të ta fale rrënimin social ekonomik e degradimin institucional të këtij vendi të vuajtur. Si nuk pyete njëherë për shtetin e se drejtës dhe për të drejtat e njerëzve të thjeshte të këtij vendi?
Si nuk pyete për ata që i mashtrove e kërcënove për të blerë pushtetin tënd, por, i syrgjynose, i degdise, i dhunove, i përçmove deri dhe i burgose?
Po si do pyesje xhanëm ti! Sepse ti nuk je më Ti. Je ata që të ngritën dhe të dhanë atë që se paske merituar kurrë. Tani janë ata që të shantazhojnë ty dhe ti s’bën gjë tjetër veçse u kthen reston me ofiqe, para e koncesione duke dhunuar të pafajshmit, popullin e thjeshte të këtij vendi që kërkon drejtësi të barabarte për njerëzit, shkollë e punë, shëndetësi me çmime të arsyeshme dhe siguri jete e prone.
Ti bëre ekzaktësisht të kundërtën e asaj që mund dhe duhet të bëje një burrë shteti. Sepse i tille nuk ishe dhe nuk u bëre kurrë.
Mjere ai vend që kultivon besimin e një frikacaku të paaftë dhe të pabesë!
Sa paudhësi i bëre këtij populli, duke abuzuar kudo e duke dhunuar këdo në emër të tij. Këtë bëre kur në emër të tij fute e legalizove helmin e drogës, kur në emër të tij kriminalizove çdo segment të shtetit dhe institucioneve të tij deri në parlament e qeveri, i vendose bandat kriminale mbi shpatullat e brishta të popullit fukara, e ndyve gjuhën e bukur amtare të Fishtës, Nolit e Konicës me gjuhën ordinere të Gjiknurëve e Tahirëve, sakatove ekonominë dhe përdhunove biznesin duke bëre që rinia të marrë arratinë dhe mençuria e këtij vendi të heshtë.
Luks i madh për këtë vend të përçmojë Plasaret dhe idilojë Manjat e Ballat, të fyejë të ndershmit dhe të ngrejë hajdutet ordinere, të largojë të aftët dhe të mençurit e t’ia besojë shtet shkatërrimin banditeve e krimineleve.
Por, mos harro o “njeri” se dita e gjykimit të Zotit ka ardhur dhe ajo do të flasë me zërin e urrejtjes popullore. Do të flasë me zërin e jetimeve e të sëmurëve, shtresave në nevojë e familjeve me ndihmë ekonomike, të papunëve, pensionisteve, studenteve, minatorëve, naftëtarëve e te persekutuarve, të rinisë dhe gjithë qytetarëve të këtij vendi, demokrate e socialiste, LSI-stë, republikanë, demokristianë, agraristë, etj. e atëherë ferri juaj nuk do të jetë si ai i filxhanit të fallxhores por shumë më i zi dhe më i rëndë.

Vasili: Kur do ta miratojë Landfilli ndalimin e shqiptarëve për të dalë jashtë shtetit?

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku e quan Parlamentin e Shqipërisë si një Landfill dhe ironizon se kur ky landfill do të ndalojë shqiptarët për të dalë jashtë vendit, me urdhër të Bablokut, ashtu siç i drejtohet ai kryeministrit Rama.

“Shqiptarët le të izolohen, pa le të na rrojë Landfilli me gjithë llojet e mbeturinave, që ka brenda.” – shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Kur do ta miratojë Landfilli ndalimin e shqiptarëve për të dalë jashtë shtetit!!!

Landfilli më i ri, Parlamenti, me urdhër të Bablokut do të miratojë që shqiptarëve t’u ndalohet të dalin jashtë shtetit.

Do t’u ndalohet me “të drejtë” shqiptarëve të dalin jashtë shtetit, se duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje dhe jo votime, nuk duan të kenë kriminelët në qeveri, nuk duan që qeveria t’u grabisë qindra milionë euro me koncesione e rrugë floriri.

Kur do ta votojë Landfilli?

Pse po vonon Landfilli ?

Kushtetuta e Shqipërisë thotë në nenin 38 pika 2 se:
“Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”.

Po Landfillit më të ri as nuk i rruhet fare për këtë Kushtetutë.

Landfilli i Bablokut ka Kushtetutën e çunave të Shijakut.

Landfilli ka edhe Kushtetutën e Tërmet Gjiknurit, Ulsiut.

Landfilli me Kushtetutën e Çunave të Shijakut e të Ulsiut votoi Arta Markun, votoi vjedhjet gjigande të rrugëve, votoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar e dhjetëra hajdutërira të tjera.

Çdo lloj plehre,  që urdhëron Babloku e pranon, e miraton dhe e voton pa siklet Landfilli.

Shqiptarët le të izolohen, pa le të na rrojë Landfilli me gjithë llojet e mbeturinave, që ka brenda.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Vasili: Kur do ta miratojë Landfilli ndalimin e shqiptarëve për të dalë jashtë shtetit?

Xhixho: Rama krijoi përçarje, protesta kudo kundër votimeve moniste

Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Çdo miting elektoral apo organizim i procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së, është i paligjshën dhe provokim i pastër

Intervistoi: Redjon Shtylla

“Askush nga ne nuk dëshiron përplasje midis qytetarëve por kjo përçarje që po krijon ky kryeministër, do e bëjë atë përgjegjës për çdo gjë. Protesta do ketë në gjithë shqipërinë për mos lejuar në asnjë mënyrë votime moniste në 30 qershor. Kjo qeveri ilegjitime ka humbur çdo moral, besim dhe të gjithë përgjegjësit e blerjes së votave”. Këtë qëndrim ka LSI-ja për situatën në vend. Nënkryetarja e kësaj force, Erisa Xhixho në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se për sa kohë që dekretimi për anulimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale nuk zbatohet nga PS-ja, “çdo miting elektoral apo organizim i procesit zgjedhor nga ana e KQZ-ja, është i paligjshën dhe provokim i pastër ndaj tyre”. Për kushtin e ri të opozitës, që është dënimi i vjedhësve të votës në zgjedhjet e përgjithshme të 2017, thotë se vënia përpara drejtësisë e gjithë blerësve të votave është minimumi që sistemi funksional i drejtësisë mund të bëj ndaj krimit elektoral. A ka zgjidhje që vendi të mos shkojë në përplasje civile? Për Xhixhon, kriza në të cilën ndodhet vendi, ka vetëm një zgjidhje politike që ka propozuar opozita ,” një Pakt Kombëtar për të hapur një etap të re të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe forcimit të ekonomisë për qytetarët dhe jo për oligarkët”. E pyetur se përse ndërkombëtarët po qëndrojnë larg zgjidhjes së krizës, nënkrytearja e LSI-së pohon se: “Familja Europiane të cilës ne duam ti bashkohemi, ka në themel demokracinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje që buron pikërisht nga vota e lirë, e ndershme dhe në këtë po kërkojmë të zbatohet dhe në vendin tonë”.

Si e shpjegoni që ende PS-ja vijon fushatën zgjedhjore, kur Presidenti i Shqpërisë, Ilir Meta i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit? Nga ana tjetër, ky vendim është botuar edhe në fletoren zyrtare.

Tashmë çdo veprim i maxhorancës është anti-ligjore, përsa kohë kemi një dekret të Presidentit të Republikës, i cili ka anuluar datën 30 qershor si datë zgjedhjesh, duke u botuar dhe në fletoren zyrtare. Ky dekret është i detyrueshëm për të gjithë. Në këto kushte çdo miting elektoral apo organizim i procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së, është i paligjshën dhe provokim i pastër ndaj tyre.

Pas protestës së 21 qershorit, Basha tha se opozita do të pamundësojë takimet e kryeministrit Rama me elektoratin. Kreu i PD tha se aksioni do të jetë si në Shkodër. A i druheni përplasjeve që mund të kthehet në luftë civile mes pushtet vendor dhe atij qeveritar? Si do të organizohen këto protesta kur po i aforhemi 30 qershorit?

Qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar kundër një qeverie të lidhur me krimin që deformon vullnetin e tyre. Padyshim që kjo arrogancë nga ana e kryeministrit Edi Rama që sot pas përgjimeve të medias gjermane “Bild”, duhet të mbante përgjegjesi politike dhe ligjore, revolton akoma më shumë qytetarët. Askush nga ne nuk dëshiron përplasje midis qytetarëve por kjo përçarje që po krijon ky kryeministër, do e bëjë atë përgjegjës për çdo gjë. Protesta do ketë në gjithë Shqipërinë për mos lejuar në asnjë mënyrë votime moniste në 30 qershor. Kjo qeveri ilegjitime ka humbur çdo moral, besim dhe të gjithë përgjegjësit e blerjes së votave në Durrës, Dibër e gjithë Shqipërinë, do përgjigjen para drejtësisë për këtë kriminalizim të organizuar në çdo qelizë që i kanë bërë vendit tonë.

Opozita ka shtuar një kusht të ri, përveç largimit të Ramës. Burgosja e vjedhësve të votave por si do ta arrijë opozita që të dërgojë mbrapa hekurave këta persona? Pse deri më sot nga ana e opozitës, nuk ka pasur asnjë padi për pushtetarët e PS-së që dalin në përgjimet e “Bild”?

Ne kërkojmë të ndërtojmë një shtet të së drejtës dhe ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Kjo mund të arrihet duke kthyer në shinat ligjor e kushtetues Reformën në Drejtësi që ajo të jetë e pavarur, profesionale dhe e drejtë për të gjithë. Nëse do e kishim Prokurorinë sot të pavaruar, padyshim që gjithë zyrtarët nga kryeministri Edi Rama, deputetët, ish-ministrat e deri tek punonjësi i administratës publike, do të ishin thirrur nga Prokuroria për tu marrë në pyetje e më tej do kishin filluar procedurat për ndjekjen penale. Po kjo gjë nuk ndodh sot. Prandaj padyshim që vënia përpara drejtësisë e gjithë blerësve të votave është minimumi që sistemi funksional i drejtësisë mund të bëj ndaj krimit elektoral. Nuk mund të vazhdojmë më me pandshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë të kthyer në normë tashmë.

Audio-përgjimet e “Bild”, nxorrën në pah përgjimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që në 2016 me një denoncim të Partisë Demokratike dhe si dosja 339,184 kanë vite që nuk zbardhen me vendim politik të Prokurorisë.  Aty janë dosjet, ti zbardhin pasi është një çështje që ka interes kombëtar si dhunimi që i është kryer vlerës nga buron demokracia dhe pluralizmi politik pikërisht Vota. Kjo Prokurori e kapur tashmë nga maxhoranca shqetësohet për daljen e sekretit hetimor dhe imazhin e saj, sesa për hetimin e plotë të çështjeve dhe vënien përpara drejtësisë të çdo zyrtari të përfshirë në këtë masakër elektorale.

Absurdi arrin kulmin kur vetë Kreu i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja është i përfshirë në këtë skemë mafioze, të blerjes së votave dhe në vend që të shkojë të përgjigjet përpara drejtësisë, propozon ligje për t’iu hequr të drejtën shqiptarëve për të lëvizur jashte vendit nga 5-10 vjet për ata që dhunojnë procesin zgjedhor. Këtu nuk ka më as moral dhe as përgjegjshmëri. Pasi e vetmja gjë që duhet të bëjë është të japë urgjent shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi për këtë vepër të rëndë penale që ka kryer para organëve të  drejtësisë.

Si e shihni faktin që ndërkombëtarët, ndryshe nga herët e tjera, kanë qëndruar larg nismave serioze për zgjidhjen e kësaj krize? Shumica e tyre kanë qënndruar të heshtur edhe për përgjimet. E shihni si mbështetje të pushtetit qeveritar? Në kuvend, Rama tha se ndërkombëtarët janë kundër opozitës.

Mendoj që mbas 30 viteteve nga rënia e kominizmit, shqiptarët duhet të tregojnë maturi dhe përgjegjshmëri që krizat e tyre ti zgjidhin vetë. Qeveritë e vendeve europiane flasin me raportet periodike që bëjne për vendin tonë.

Raporti i DASH, flet qartë që Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të krimit të organizuar për Europën e më gjerë, për korrupsion në të gjitha nivelet dhe fenomenin në rritje të pastrimit të parave. Ndërkohë fatkeqësisht, Parlamenti holandës pak kohë më parë i kërkoi Komisionit Europian vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe gjithashtu mos hapjen e negociatave me vendin tonë për dy arsye: Mungesa e luftës kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar. Gjermania, Franca po ashtu për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesëve nga Shqipëria, vlerësuan se Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat.

Kriza në të cilën ndodhet vendi, ka vetëm një zgjidhje politike që ka propozuar opozita, një Pakt Kombëtar për të hapur një etap të re të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe forcimit të ekonomisë për qytetarët dhe jo për oligarkët. Familja Europiane të cilës ne duam ti bashkohemi, ka në themel demokracinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje që buron pikërisht nga vota e lirë, e ndershme dhe në këtë po kërkojmë të zbatohet dhe në vendin tonë.

Caka: Shqipëria, ky vend i paradokseve të mëdha!

Nga Silva Caka

Shqipëria, ky vend i paradokseve të mëdha!

Ulsi Manja, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, miraton ligje të paligjshme për ata që “prekin” zgjedhjet, duke I sanksionuar me 10 vite heqje të drejte për të dalë jashtë Shqipërisë, ndërsa vetë është I zhytur kokë e këmbë në vjedhje votash dhe vazhdon të jetë në krye të Komisionit të Ligjeve!!!

Ulsiu, që ka punësuar gjithë fisin në pozicione kyçe të administratës publike, ndërhyn e del garant për shpërblimin e shefave të policisë, që mbushnin makinat me para e i shpërndanin në këmbim të kopsitjes së rezultatit të zgjedhjeve lokale në Dibër.

Çfarë morali ka Ulsiu që të qëndrojë ende në atë detyrë? Apo edhe Ulsiu është pjesë e të graduarve e të të shpërblyerve të Edi Ramës, per vjedhjen masive të votave ne Dibër?

E jo vetëm kaq: kohët e fundit ka përvetësuar edhe flamurin e reformuesit të drejtësisë, a thua se shqiptarët nuk e kanë kuptuar akoma që Prokuroria shqiptare është në këtë gjendje, falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Ulsiut dhe manovrave antikushtetuese e antiligjore që ndoqi, për të çuar në krye të këtij institucioni të besuarën e tij!?

Dr. Ulsiu shpiku rrotën kur tha se “shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk” e paska patur të drejtë: shumë si Ulsiu e nxorrën Dibrën çyryk, deformuan proceset zgjedhore dhe shkatërruan institucionin e Prokurorisë!

Nëse kjo e fundit nuk do të kishte ndodhur, Ulsiu sot do të ishte në burg e jo duke drejtuar ende Komisionin e Ligjeve…

Kryemadhi: Distancohem nga të gjitha incidentet në KZAZ

Prononcimi i Krytares së LSI, Monika Kryemadhi drejt protestës (pjesa 3)

Znj. Kryemadhi këto ditë janë shënuar një sërë incidentesh në disa qytete të vendit ku mbështetës të opozitës kanë sulmuar KZAZ-të përkatëse, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit Meta, incidente të shoqëruara me një sërë sulmesh fizike, arrestime dhe të plagosur. Si i konsideroni këto sulme?
Unë i dënoj dhe i distancohem nga të gjitha incidentet që kanë ndodhur në KZAZ. Çdo mjet që digjet paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptar, çdo gjë paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptar. Mos harroni, Edi Rama nuk nxjerr asnjë qindarkë nga xhepi i tij apo nga llogaritë e tij personale. Për çdo gjë që ne shkatërrojmë, apo që njerëzit nxjerrin inatin e tyre prej taksave të larta. Shqiptarët e dinë se si paguan çdo familje 100 lekë më shumë për ujin e pijshëm. Unë nuk mendoj që jemi në prag të 97-ës, unë mendoj që ne kemi nj grup në opozitë që është një opozitë e përgjegjshme që nuk qëndron më si fasadë në atë Parlament ilegjitim. Të gjithë ata deputetët, të cilët pranuan për të qenë njëlloj me qytetarët sot treguam që kemi një klasë politike që o pajtohet me situatën që kemi ne sot, por ama një pjesë e tyre do që të marrë përsipër për të luftuar dhe për të ndarë një herë e përgjithmonë të mirën nga e keqja dhe për tu kthyer në normalitetin politik.
Normalitet politik nuk është një benefit që politikanët marrin, por politikë do të thotë që të gjithë janë të barabartë para ligjit, që të gjithë janë të barabartë para shërbimeve shëndetësore dhe nuk ka standard tjetër për politikanët dhe tjetër për qytetarët. Mendoj që ka ardhur koha që të gjithë të jemi të barabartë.
Si e komentoni reagimin e Ambasadës Amerikane për protestën e 9-të kombëtare?
Unë mendoj që ajo është një rutinë që bën Ambasada Amerikane, si gjithmonë. Këtu nuk është më çështje ambasadash, për fatin tonë nuk vendosin ambasadat, as ambasadat, as personeli i ambasadave, për fatin e shqiptarëve vendosin vetë shqiptarët. Nëse ka një ambasadë që shkon dhe voton në qendrat e votimit të shqiptarëve, atëherë po. Ata nuk janë as taksapaguesit shqiptar, nuk janë as të zyrës shqiptar. Normalisht nga një anë janë transitorë, të cilët kanë disa fletë ditari për ndërrimet e tyre dhe misionet e tyre në Shqipëri, vënë interesat e vendit të tyre, mbrojnë interesat e bizneseve të tyre, nuk mbrojnë interesat e Shqipërisë, nuk mbrojnë interesat e bizneseve shqiptare. Kështu që ata në çdo moment, shikoni të gjitha deklaratat e ambasadave janë për qytetarët e tyre.
Zoti Rama ka qenë në një koncert në Butrint të një këngëtare franceze…
Unë shpresoj të shkojë ta shohë atë si këngëtare dhe të dëgjojë 11 këngët e saj, duke pasur dhe mik Sarcozy, shpresoj të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë me shoqet e shokëve.

Kryemadhi: Dosja 184 dhe 339, fillimi dhe fundi i Edi Ramës

Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi drejt protestës (pjesa 2)

Kryeministri ynë shquhet për frikacak. Do ta çojë deri në zgrapën e fundit për t’u justifikuar përballë kriminelëve, për t’u justifikuar përballë njerëzve të cilët e kanë marrë peng dhe nuk e lënë këtë të largohet.
Pavarësisht nga kjo 30 qershori do të jetë një ditë në kalendarin e shqiptarëve, një ditë normale, si çdo e diel tjetër, nuk do të jetë ditë zgjedhjesh sepse nuk ka për të pasur zgjedhje, kjo gjë është e vendosur, pavarësisht se z. Rama në ëndrrat dhe mendjen e tij mendon se mund të ketë zgjedhje.
Pse e mendoni këtë gjë?
Ne nuk mendojmë sepse nuk do të ketë zgjedhje. Është shumë e thjeshtë dhe e qartë.
Znj. Kryemadhi një nga çështjet më të nxehta këto ditë ka qenë sigurisht dosjet 184 dhe 339, por asnjëri nga ndërkombëtarët nuk ka reaguar për këto dosje. Si e konsideroni këtë heshtje të faktorit ndërkombëtar?
Heshtja e faktorit ndërkombëtar është mbështetja më e madhe që i jepet shqiptarëve, sepse heshtja e tyre për dosjen 184 dhe 339 tregon më së miri kapjen e Edi Ramës, megjithatë ajo që dua të them është që 184 dhe 339 nuk do ta gjykojnë as ambasadorët, as ndërkombëtarët, as ministrat e jashtëm, as kancelarët e as presidentët. Dosjet 184 dhe 339 do t’i gjykojë drejtësia shqiptare dhe ajo drejtësi e cila nuk emërohet dhe votohet nga krimi i organizuar, por ajo drejtësi për të cilën shqiptarët kanë aspiruar në 30 vjet.
Ajo drejtësi me të cilën Edi Rama tentoi të kapte çdo segment dhe nëpërmjet asaj drejtësie kërcënon jo vetëm partinë e tij, por kërcënon bizneset, drejtësinë, gjyqtarët dhe prokurorët.
Megjithatë dua të them që 184 dhe 339 është fillimi dhe fundi i Edi Ramës. Ashtu siç e filloi, ashtu edhe do ta mbarojë.

Vasili: Zgjedhjet janë të popullit dhe jo të qeverisë së Rilindjes hajdute votash!

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Sot jemi në vigjiljen e protestës mbarë kombëtare të të gjithë qytetarëve shqiptarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 8, pikërisht për të dhënë një mesazh shumë të madh. Përpara të gjitha të tjerave të nderuar qytetarë doja të ndaja me ju mesazhin ligjor dhe kushtetues që zgjedhje më 30 qershor nuk ka.

Edi Rama po luan me zjarrin ku do digjet vetë, pasi po shkel dhe po dhunon në mënyrë flagrante ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Sot shqiptarët njohin akoma më mirë se dje, falë publikimeve shokuese dhe tronditëse të Bild-it, me emër dhe mbiemër ata që vodhën zgjedhjet. Shqiptarët njohin me emër dhe me mbiemër ata që qeverisen nga krim, i cili i vë në rresht kryeministrin dhe qeveritarët e tij.

Njohin me emër dhe me mbiemër ata që i kanë dhënë krimit paratë e shqiptarëve dhe tenderat si shpërblim për grabitjen e votës e pushtetit të popullit. Njohin me emër dhe mbiemër ata që e kanë bërë policinë një polici votash dhe zgjatim të krimit.

Njohin me emër dhe me mbiemër ata që i raportojnë krimit si të jenë ushtarë të tij. Njohin me emër dhe me mbiemër ata, kryeministër e qeveritarë  që flasin me gjuhën vulgare të kriminelëve të rrugës

Populli është i tëri në këmbë si një shumicë dërrmuese absolute, që flet vetë me fuqinë e tij të pamatshme dhe me të mesazhin e qartë dhe paqësor të votës  së lirë për një Shqipëri pa kriminelë.

Edi Rama është njeriu i dhunës, njeriu që dhunon zgjedhjet, njeriu që fshihet pas dhunës së policisë, që dhunon ligjin, njeriu që dhunon verbalisht të gjithë qytetarët. Pra, Edi Rama është njeriu që gjallon përmes dhunës dhe ne e dënojmë ashpër dhunën që Edi Rama kërkon të instalojë në këtë vend.

Qytetarët sot , të rinj e të reja, burra e gra me familjet e tyre, të moshuar e të moshuara do të jenë më mijëra sot në shesh për të treguar se do të mbrojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e tyre që ato të mos sakrifikohen thjesht dhe vetëm për fatin personal të Edi Ramës. Do të jenë me mijëra për të treguar se koha e antishtetit dhe anti-ligjit të Edi Ramës dhe Rilindjes ka mbaruar . për të treguar se koha e kriminelëve që qeverisin shtetin ka mbaruar. Për të treguar se koha e hajdutëve dhe grabitqarëve që rrëmbejnë miliona me koncesione ka mbaruar.

Sot do te jenë më mijëra për të treguar se koha e Edi Ramës ka mbaruar përfundimisht. Të gjithë sot në shesh do të jenë atje me fuqinë e paqes dhe të demonstrimit paqësor përballë dhunës shtetërore. Sot është koha e shqiptarëve, sot është dita që Shqipëria të marrë frymë lirisht, sot është dita e triumfit të ligjit dhe vlerave.

Sot është dita që vendos përfundimisht që zgjedhjet janë të qytetarëve dhe jo të qeverisë dhe të Rilindjes. Pasi siç thotë i madhi Abraham Lincoln, zgjedhjet janë të qytetarëve, janë vendim i tyre. Sot është dita kur njerëzit me mijëra si asnjëherë më parë në një dimension njerëzor e qytetar madhështor do të flasin me gjuhën e tyre shumë të fortë të mesazhit dhe paqes kundër dhunës së Edi Ramës.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Vasili: Zgjedhjet janë të popullit dhe jo të qeverisë së Rilindjes hajdute votash!

Kryemadhi: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje! Edi Rama s’ka shpëtim

Pjesë nga intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në “Opinion” Tv Klan

 

Do jeni ditën e nesërme në protestë?

Patjetër. Sapo jam kthyer nga Elbasani. Dje kam qenë në Fier dhe në Lushnje në takime me njerëzit. Situata është më keq se sa shikoni ju në media.

Cila është përgjegjësia juaj si opozitë?

Përgjegjësia e opozitës tashmë ka mbaruar. Tashmë është përgjegjësia e Kryeministrit. Ne sot jemi të gjithë njëlloj si të gjithë qytetarët. Ju pak më përpara thatë në sondazh rreth 20 mijë njerëz kanë votuar në Facebook dhe 87% e tyre janë skandalizuar me përgjimet e Bild. Të gjithë këtë teatër të Edi Ramës që shikojmë me Vaun e Dejës, me Shkodrën që e kapin nga krahët bodyguardët se i dridhen gjunjët, është një teatër që pretendon që do të largojë nga vëmendja përgjegjësinë më të madhe. Ne si opozitë nuk i kemi lënë mandatet se nuk donim të hynim në zgjedhjet lokale. Ne si opozitë kemi djegur mandatet sepse kemi një Parlament ilegjitim dhe një qeveri ilegjitime. Kemi një Parlament që ka depolitizuar rezultatin e zgjedhjeve të 2017. Kush do ta tregonte që ligji për Teatrin do të ishte i ligjshëm apo i paligjshëm? Kush do të vërtetonte që ligji për dividentin që është një vjedhje dhe shkelje shumë e rëndë e Kushtetutës, por edhe falsifikim. Kur s’ka Gjykatë Kushtetuese, kush do ti vendosi? Do të ketë vetëgjyqësi.

Ku na çon vetëgjyqësia?

Nuk ka vetëgjyqësi me policët që janë atje. Edi Rama ka marrë 2 mijë policë që ka shkuar në Shkodër, dhe për këtë duhet të mbajë dikush përgjegjësi, sepse Policia nuk është e lejuar të marri pjesë në fushata elektorale të asnjë partie politike. Me qenë se z. Rama po e quan fushatë elektorale mitingjet e tij në Shkodër dhe në Vaun e Dejës, atëherë Policia e Shtetit ka shkelur ligjin. Kryeministri nuk po shkon si Kryeministër për të takuar qytetarët, por po shkon si kryetar i PS. Atëherë policia ka për detyrë siç siguron kryetarin e PS-së, duhet të sigurojë edhe Astrit Patozin kryetarin e Bindjes Demokratike.

Me çfarë të drejte njëra pale pengon palën tjetër të bëjë fushatë?

Rama shquhet si provokator dhe ngjarjet që po ndodhin sot janë provokim i drejtpërdrejtë në mënyrë të tillë për të larguar vëmendjen nga përgjimet e Bild-it. Besoj e keni dëgjuar që sot ka ardhur vendimi i gjykatës për të paguar Becchetin me 125 milionë euro. Ju e dini që rruga Balldren-Milot nga 102 milionë euro që kushton i është vendosur një faturë prej 300 milionë euro, 298 milionë euro dhe përveç vjedhjes ka edhe pastrim të parave, të cilat mund të jenë para ose të laboratorëve të drogës të Hasit apo ndonjë tjetri.

Çfarë do të bëni ju?

Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë. Nesër vazhdojmë të kemi protestën e opozitës. Protesta do të jetë paqësore, ne kemi bërë thirrje qytetarëve për të qenë paqësorë dhe do ta menaxhojmë ashtu siç e menaxhuam radhën e kaluar, me përgjegjshmëri të plotë nga Bardhi dhe Vasili për të mos pasur përplasje me Policinë e Shtetit, sepse nuk na e kanë fajin ata që marrin 300 mijë lekë rrogë. Por mos harroni që nuk është më në dorën tonë. Çdo ditë që Rama provokon, çdo ditë njerëzit do të bëhen më të papërballueshëm.

Çfarë do të bëni ju më datë 30 qershor?

Me datë 30 nuk ka zgjedhje. Janë zgjedhjet e PS-së. Për sa i përket KQZ-së, kemi një raport të ODHIR që e ban shumë të qartë që KQZ është një institucion i pabalancuar, që përfaqësohet në mënyrë jo legjitime, sepse nga katër anëtarë të komisionit, e para janë me mandat të mbaruar dhe e dyta përfaqësojnë pozicionet e tyre politike. Në bazë të Kodit Zgjedhor, mazhorancës i takojnë 3 anëtarë të KQZ. Nga këta 2 PS-ja dhe 1 PSD. Dhe 3 anëtarë të tjetër të KQZ i takojnë opozitës.

Ju thoni që s’ka zgjedhje, ata thonë që ka… Do ketë përplasje? Do të ketë djegie të qendrave të votimit, të fletëve të votimit?

Ju e dini shumë mirë që më datë 30 nuk do të ketë zgjedhje, pavarësisht se Rama po krijon një mizanskenë të tillë që të marrë në vorbën e tij sa më shumë me vete.

Ç’do të thotë që nuk do të ketë zgjedhje?

Zgjedhje nuk do të ketë sepse Rama nëse nuk do të donte të mos njihej dekreti i Presidentit, e kishte shumë kollaj që ta ndalonte në botimin në Fletoren Zyrtare. Pra, z. Rama ose ministrja e Drejtësisë e ka lejuar me bindje të plotë botimin e Dekretit të Presidentit në Fletoren Zyrtare dhe kur botohet në Fletoren Zyrtare është i detyruar të zbatohet, ose të paktën të marrë guximin KQZ ta çojë në Gjykatën Administrative. Pse nuk e ka bërë këtë gjë? Z. Rama i intereson që të krijojë një rrëmujë shumë të madhe në mënyrë që në tavolinën e amnistisë, ai të shpëtojë vetëm kokën e tij.

Në datën 1 korrik Rama mund të marrë 61 bashki në Tiranë…

  1. Fevziu, ai në fakt i ka marrë 61 bashkitë, ai ka marrë shtëpinë tuaj, shtëpinë tonë, ai ka marrë shtëpinë e gjithë shqiptarëve, gjithë Shqipërinë.

A mund të na thoni se çfarë do të ndodhë më 30 qershor?

Unë si fallxhore që jam di të them këtë që fundi i Edi Ramës në fund në filxhanin e Monika Kryemadhit do të përfundojë. Di të them që më datë 30 Edi Rama nuk ka për të bërë dot zgjedhje, sepse ato nuk janë zgjedhje. Zgjedhjet duhen me kandidatë alternativë. A, mund të bëjë votimet e veta për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste.

Nëse ju mendoni se Rama do të shqetësohet moralisht se s’ka kandidatë, jo, ai është në rregull… Merr 61 bashki dhe është në rregull. Më 30 qershor X qendra votimi do të hapen, por ju çfarë do bëni?

Ku do të hapen këto qendra votimi? Me anëtarë komisioni Avdylajt, Ymer Lalën, me kë? Për çfarë zgjedhjesh do hapen këto qendra votimi?

A ka një skenar, apo çdo gjë do të jetë spontane?

Skenarë nuk ka. Çdo gjë është në dorë të popullit. Unë mendoj që 30 qershori janë zgjedhjet për kryetar të PS-së.

Këto ditë janë shënuar një sërë përplasjesh fizike. A do përsëriten sërish këto përplasje?

Unë nuk mendoj që janë përplasje, por mendoj që Policia Bashkiake po zbaton dekretin e Presidentit.

Opozita njeh dekretin e Presidentit, 27 Bashki që thonë nuk ka zgjedhje në datën 30, mazhoranca njeh dekretin tjetër që ka zgjedhje në datën 30 dhe përplasja këtu është, pra gjysma e Shqipërisë njeh një datë, gjysma tjetër njeh një datë tjetër.

Unë mund t’iu them diçka, mendoj që sot problemi që kanë shqiptarët nuk janë zgjedhjet lokale sepse zgjedhjet lokale janë zgjedhje administrative. Problemi që kanë shqiptarët janë që mbi 500 000 shqiptar janë larguar nga Shqipëria, një gjendje ekonomike skandaloze, mungesa e punës dhe e punësimit për të rinjtë dhe të rejat, taksat stratosferë, të ngritura si asnjë herë dhe nga ana tjetër ju shikoni se çfarë kemi përballë gjithë këtij reagimi negativ, kemi numrin më të madh të popullsisë, e cila proteston. Disa protestojnë për zgjedhje të lira, disa protestojnë për taksat e larta, disa protestojnë për vende pune, por mos harroni që shumë shpejt kur shqiptarëve t’iu rikthehen vizat, atëherë do ta shikojmë se çfarë do të ndodhë. Ai proces ka filluar, ju do të keni më vonë zv.ministrin e brendshëm, i cili kam përshtypjen ka qenë një nga hartuesit të raportit të OSBE-së të zgjedhjeve të 2017-ës, ai dhe një zonjë tjetër dhe pasi kanë drejtuar në institucionin e Ministrisë së Brendshme.

Znj. Kryemadhi, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane BILD, a kërkoni ju nga Prokuroria të marrë masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë?

Si mund prokurorja e Dibrës të arrestonte djalin e xhaxhait të burrit të saj? Tre vjet dosja iku. Opozita kërkoi standarde për zgjedhjet  dhe dalja përpara drejtësisë të gjithë atyre të cilët kanë bërë 184 dhe 339. Ja ku e keni: A e kemi realizuar objektivin? Kryeministri me Drejtorin e Policisë… Ma sqaroni pak këtë.

Çfarë mesazhi do t’i japësh Edi Ramës dhe Partisë Socialiste LIVE?

Po ju them diçka: Atë zonjën që e paguan me rrogë për t’i parë filxhanin, e ka punonjëse në Kryeministri, e ka këshilltaren e vet, ajo e gjermanishtes, t’ia shikojë filxhanin dhe t’ia shikojë mirë. Por fati i Edi Ramës nuk është më as në filxhan, as në letra falli, as në horoskop. Fatin Edi Rama e ka në dorë vetë. Ka dy rrugë: O të shpëtojë paratë që ka vjedhur, o të shpëtojë kokën e tij. Nuk ka rrugë tjetër. Sado që përpiqet që ta fusë gjithë Shqipërinë në këtë vorbull, shqiptarët nuk kanë për t’ia falur këtë gjë. Ai duhet të kuptojë një orë e më parë që ka marrë peng socialistët, por nuk mund të marrë gjithë shqiptarët.

Po për presidentin e vendit çfarë mesazhi keni znj. Kryemadhi?

Boll me dashuri për Edi Ramën! Jepi oksigjen sa të duash, nuk e shpëton dot më! Dekreti që bëri Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tavolinë me Lulzim Basha. Kështu që, edhe presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka burrë nëne që e bën më këtë gjë.

Rrokaj: Negociatat, kjo mollë e ndalume

Nga Shezai Rrokaj

Është e disata herë që negociatat nuk po çelen. Dy herët e fundit KE-ja e dha okay-in, mirëpo disa shtete me autoritet të madh në BE, si: Gjermania, Franca, por edhe Holanda e Danimarka, janë skeptike për fillimin e negociatave. Ky skepticizëm është interpretuar në mënyra të ndryshme. Vetë këto vende kanë pasur problematika me qytetarët e vendit tonë, si: emigrimi i paligjshëm, grupet kriminale të drogës dhe të veprave penale etj.

Mirëpo, thelbi i mosçeljes së negociatave janë keqqeverisja e kësaj mazhorance. Reformat e ndërmarra edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve, si: reforma në drejtësi u deformua politikisht me kapjen e drejtësisë. Reformat ekonomike me PPP-të nga fondet publike, të kritikuara nga FMN-ja, po krijojnë një pasiguri në qëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë shqiptare. Korrupsioni galopant me tenderat publikë, pa konkurencë e transparencë, reformat fasadë në arsim dhe shëndetësi dhe, sidomos kanabizimi i vendit janë një tjetër tregues i hezitimit të ndërkombëtarëve për çeljen e negociatave.

Por ky vit nxori sy ndër sy një model qeverisjeje shumë të rrezikshëm për një vend demokratik, që është krijimi i një sinergjie interesash midis politikës, krimit të organizuar dhe oligarkëve, të cilët janë trupëzuar dhe kanë krijuar një model autarkik qeverisjeje, duke e maskuar këtë lloj pushteti me fasadën e propagandës. Kjo mazhorancë do të duhej të bashkëpunonte me opozitën nëpërmjet një dialogu transparent për objektivat madhore të Shqipërisë, ku futet edhe çelja e negociatave. Në fakt, ajo ndoqi rrugën e bashkëpunimit me krimin e organizuar, duke i blerë zgjedhjet dhe duke e ndarë pushtetin me të si dhe me oligarkët. Kjo është arsyeja përse çelja e negociatave deri më sot po bëhet moll’ e ndalume.

Problemi nuk janë ndërkombëtarët, një pjesë e të cilëve tek-tuk janë bërë më keq ne, por është qeverisja e shqiptarëve, të cilët po ikin turravrap prej mungesës së shpresës. Ndaj është i nevojshëm dialogu politik, në mënyrë që të hiqet dorë nga gjuha e drunjtë dhe kryeneçësia e kësaj mazhorance. Të hiqet dorë përfundimisht nga mendësia e të fortit, nga konfrontimet sociale, nga gjuha e fyerjeve dhe t’i hapet rrugë diskutimit me transparencë të problematikave të mësipërme. Vetëm në këtë mënyrë do të dëshmojmë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve dhe do të hapim përspektivën për çeljen e negociatave, duke bërë realitet ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Evropa.