Category: News

Panariti: Bujqësia e Rilindjes po “korr” atë që mbolli, rënien e saj të lirë.

Nga Edmond Panariti

Bujqësia e Rilindjes po “korr” atë që mbolli, rënien e saj të lirë.

Rënie që fillon që nga 2017 dhe që prej atëhere, nuk ka të ndalur!
Rënie e dukshme dhe e vërtetueshme për të gjithë ata që e duan të vertetën dhe kanë sy dhe veshë për të parë dhe dëgjuar statistikat e vetë INSTAT.
Rënie që e ndjejnë dhe përjetojnë çdo ditë mijëra fermerë të dëshpëruar dhe të braktisur.

Ndryshe nga sa deklaron Ministri i Bujqësisë, nuk ishte LSI por ishte Partia e tij që mori drejtimin e Agjencisë së pagesave (AZHBR) në Korrik të 2017 , për aplikimet të cilat u mbyllën në mes të Qershorit të atij viti.
Dhe i bllokoi ato, i devijoi ato.. Kjo është lehtësisht e vërtetueshme..
Pra thënë shkurt dhe qartë fondet e subvencioneve të bujqësisë për vitin 2017 u “dogjën” nga Partia që e drejton edhe sot këtë Ministri.
Por edhe më e pafalëshme është braktisja e Bujqësisë dhe e fermerit në këtë situatë pandemie.
Zero lek për ta!
Bujqesia i vetmi sektor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga fondet e luftës!
Nuk ka ndodhur kjo gjetiu, në asnjë vënd të përgjegjshëm dhe normal.
Prandaj po korrni atë që mbollët!

/ In News / By Admin / Comments Off on Panariti: Bujqësia e Rilindjes po “korr” atë që mbolli, rënien e saj të lirë.

‘’Ky është realiteti’’, Vasili publikon foton: Qytetarët e goditur nga tërmeti në gjendje të mjerueshme në çadra, ky fëmijë i sëmurë me temperaturë…

Nëkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar rastet e qytetarëve të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar dhe tashmë prej muajsh janë në çadra.

Vasili thotë se qytetarët po jetojnë në gjendje të mjerueshme, kurse qeveria mashtron me propagandë dhe shpërdorojnë fondet.

Më tej Vasili tregon rastin e një fëmije që është me temperaturë në çadër, i mbuluar me batanije gjysmë të lagur dhe në mëshirë të fatit.

Nënkryetari i LSI i kërkon kryeministrit që të paktën mos flaë më, pas asgjë nuk është duke bërë.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Qytetaret e goditur nga termeti ne gjendje te mjerueshme ne cadra, ndersa te paturpet e rilindjes mashtrojne me propagande. ( FOTO).

Te neveritshme zgerdhimjet, skenat dhe sperdredhjet e kryeministrit dhe te tere tufes se lehsave te tij per rindertimin pas termetit.

Te paafte, shperdorues fondesh dhe tallës te dhimbjes se njerezve keta duan te shesin sapunin per djathe.

Qytetare ne banesa, qe mund te shemben nga casti ne cast, ne cadra, ne konteniete nen shiun, qe hyn nga te gjithe anet ky eshte realiteti.

Foto e ketij femije te semure me temperature te mbuluar me batanije te lagur ne cader dhe ne meshire te fatit pas termetit flet vete.

Kryeminister e qeveri mire qe s’beni asgje po qepni gojen te pakten !!

/ In News / By Admin / Comments Off on ‘’Ky është realiteti’’, Vasili publikon foton: Qytetarët e goditur nga tërmeti në gjendje të mjerueshme në çadra, ky fëmijë i sëmurë me temperaturë…

Viktor Tushaj: Hapni listat Gjatëmadhni! Të ndalet çmenduria rilindase që po shkatërron themelet e demokracisë dhe votën e lirë

Nga Viktor Tushaj

Hapni listat Gjatëmadhni!

 Asnjë e keqe nuk i vjen politikës dhe mbi të gjitha Shqipërisë, përkundrazi. Sot kur as 40 % e votuesve shqiptarë nuk shkojnë tek kutia e votimit duhet me patjetër të analizohet shkaku dhe të gjendet çelësi i zgjidhjes. Po kush humb nga listat e hapura? Populli? Joooo.
Partitë? Aspak. Pushteti politik i kryetarëve? Nuk ka se si pasi interesi dhe mbijetesa e tyre në krye varet nga sa vota marrin.

Atëherë kush ka frikë nga hapja e listave? Kush fshihet pas emrave te pavotueshëm?
Oligarkë e kriminelë koncesionistë e PPP istë, mashtrues e përfitues të paligjshëm të cilët më kot shpresojnë të mbulojnë “bëmat” e tyre.
“Stoicizmi” dëshperues i maxhorancës dhe KM në mbajtjen mbyllur të listave të kandidatëve për në kuvendin e Shqipërisë jo vetëm nuk i shërben Shqipërisë por as vetë partisë socialiste. Prandaj duhet të ndalet çmenduria rilindase që po shkatërron themelet e demokracisë, votën e lirë dhe shtetin e se drejtës.

/ In News / By Admin / Comments Off on Viktor Tushaj: Hapni listat Gjatëmadhni! Të ndalet çmenduria rilindase që po shkatërron themelet e demokracisë dhe votën e lirë

Skandali i Portit të Durrësit, Spahiu: 100 milion euro do t’i paguhen Kurum, opozita e paraljmëroi

Nga Përparim Spahiu
Dhe 100 të tjera!
Nuk është urim por miliona euro që duket se do ti paguhen kompanisë Kurum për prishje të njëanshme kontrate. Bëhet fjalë për atë të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.
Paralajmërimit të opozitës për kujdes me kontratat konçensionare, mazhoranca, si në çdo argument që ne kemi ngritur, i është përgjigjur me arogancë, tallje, pa treguar kujdesin më të vogël në vendimin për prishjen por edhe ndjekjen e këtyre çështjeve me probleme të rënda financiare.
Abuzimeve të frikshme me financat publike me konçensione e PPP, me tendera të hapur e të fshehtë, i shtohen dhe prishje kontratash e largime me dhunë biznesesh.
Borxht i lartë, papunësisë, korrupsionit, vendimeve abuzive me shkarkime të padrejta nga puna që i kushtojnë miliona buxhetit, fryrjes së administratës me punësime elektorale, i bashkohen dhe gjoba prishjesh kontratash, me qëllim apo jo, që po çojne ekonominë në kolaps total.
Po jetojmë krizë të thellë ekonomike, shoqëruar me abuzime masive financiare të të gjitha llojeve.
/ In News / By Admin / Comments Off on Skandali i Portit të Durrësit, Spahiu: 100 milion euro do t’i paguhen Kurum, opozita e paraljmëroi

I mituri bullizohet nga bashkëmoshatarët/Pojana: Shokuese,nuk mund dhe nuk duhet t’i pranojmë të tilla plagë sociale në Shqipëri

Bullizmi është një nga fenomenet i cili është kthyer në një plagë të madhe të shoqërisë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Një rast bullizmi ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Disa të mitur, jo më shumë se 12-13 vjeç, tallen, godasin dhe filmojnë një bashkëmoshatarin e tyre, teksa e detyrojnë të thojë fjalë poshtëruese për veten e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana i cili shprehet se të tilla ngjarje duhet të shkundin nga themelet të gjithë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, por përkundrazi vegjetimi vazhdon paturpësisht.

Postimi i Pojanës

Shokuese

Rasti i këtij të mituri të dhunuar e bullizuar nga bashkëmoshatarët e tij nuk është as i pari e as i fundit në Shqipëri.

Tregues i qartë i një krize të fortë të shoqërisë dhe veçanërisht institucioneve tona arsimore.

Pa hequr asnjë gram tek pesha që i takon familjes, si hallka më e rëndësishme e edukimit të një fëmije, pesha më e madhe rëndon mbi institucionet arsimore, që e kanë humbur busullën dhe janë kthyer në vende ku të tilla shfaqje ndodhin rëndom, madje trajtohen me indiferencë.

Të tilla ngjarje duhet të shkundin nga themelet të gjithë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, por përkundrazi vegjetimi vazhdon paturpësisht.

NE TË GJITHË DUHET TË ANGAZHOHEMI QË TË TILLA NGJARJE TË PARANDALOHEN, TË TRAJTOHEN DHE TË ZGJIDHEN SA MË PARË.

Roli i mësuesit duhet të ngrihet në nivelin e merituar, psikologët duhet të shtohen dhe të forcohet pozita e tyre në shkolla, rastet e evidentuara duhet të trajtohen me seriozitet dhe të ndiqen.

Ne nuk mund dhe nuk duhet ti pranojmë të tilla plagë sociale në Shqipëri.

/ In News / By Admin / Comments Off on I mituri bullizohet nga bashkëmoshatarët/Pojana: Shokuese,nuk mund dhe nuk duhet t’i pranojmë të tilla plagë sociale në Shqipëri

Bixha: Rruga e Durrësit nuk të çon më në Durrës

Sekretarja Organizative e LSI, Eriona Bixha ka qenë në rrugën e Durrësit një e inauguruar para pak ditësh nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ngushtimi i kësaj arterie kryesore në Tiranë dhe ndryshimi destinacionit vetëm për të hyrë në Tiranë ka sjellë kaos për banorët e zonës dhe qytetarët e kryeqytetit.

Trafiku i rënduar ka përfshirë dhe rrugën Mine Peza duke qenë se ajo tashmë është kthyer në aksin që të nxjerr nga Tirana.

Sipas Sekretares organizative të LSI, tashmë Rruga e Durrësit nuk shërben më për të shkuar në qytetin bregdetar por është vënë në funksion të interesave të oligarkëve të cilëve Veliaj u shërben.

Përveç rëndimit të trafikut dhe stresit këto prova të Bashkisë së Tiranës kanë çuar në faliment disa biznese.

/ In News / By Admin / Comments Off on Bixha: Rruga e Durrësit nuk të çon më në Durrës

Kërkesat e bluzave të bardha, Tavo: Qeveria tallet me mjekët

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me kërkesat e mjekëve ndaj qeverisë.

Tavo ka reaguar ashpër teksa ka shkruar ndër të tjera duke shkruar se ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e bluzave të bardha.

POSTIMI:

QEVERIA TALLET ME MJEKËT

Kërkesat tuaja kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare u thotë qeveria bluzave të bardha që deri dje i quante bluzat e zeza.

Ekspertizë ndërkombëtare? Për çfarë? Për rrogat? Bëjani sa Gjermania që të mos largohen. E madje edhe ata që janë larguar të kthehen.
Ndryshoni ligjin që miratuat për t’i futur në burg. Sigurojuni kushtet dhe mjetet e punës.
E bëni dot?
Bëjeni çfarë prisni.
Pse talleni me heronjtë tanë?
I quajtët bluzat e zeza e tani të bardha pasi patë që pa ata nuk mund ta përballonit këtë situatë.
E sërish i braktisët.
I latë në front të parë pa mbrojtje, pa mjetet minimale: pa maska, pa doreza, pa tamponë. Rrezikuat jetën e tyre. E tani talleni me eskpertizën ndërkombëtare.
Turp të keni!
Nuk jeni as mjek e as profesionistë. Nuk e keni kuptuar ende rëndësinë e bluzave të bardha. Nuk e keni kuptuar se ata janë heronjtë ndërsa ju vargonjtë, klounët dhe sharlatanët e shoqërisë.

/ In News / By Admin / Comments Off on Kërkesat e bluzave të bardha, Tavo: Qeveria tallet me mjekët

“Kujtesë për demagogët”, Vasili publikon dokumentin: LSI kërkoi lista të hapura që në 2017!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një dokument të vitit 2017, ku LSI i paraqiste kërkesë komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore kërkesën për lista të hapura.

“Dokumenti flet vetë dhe është një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa hapur gojën.” – shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Kujtesë për demagogët. (DOKUMENTI)

Listat e hapura LSI i kërkoi që në 2017!

Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore, në vjeshtën e vitit 2017, të drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet.

Propozim kryesor i LSI që në 2017 ishin listat e hapura.

DOKUMENTI flet vetë dhe është një kujtesë për të gjithë ata hipokritë dhe demagogë që sot bëjnë sikur ju dogj shpirti për listat e hapura, ndërsa dje vegjetonin pa hapur gojën.

 

 

/ In News / By Admin / Comments Off on “Kujtesë për demagogët”, Vasili publikon dokumentin: LSI kërkoi lista të hapura që në 2017!

Kryemadhi: Klajda i siguroi Shqipërisë statusin kandidat, qëllimet e Rilindjes ishin larg BE-së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vlerësuar punën që Klajda Gjosha bëri gjatë mandatit si Ministre e Integrimit, pasi siç thotë Kryemadhi, falë punës së saj, Shqipëria siguroi statusin kandidat edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE-së. Mesazhi i Kryemadhi është që të gjithë bashkë, me vajza dhe djem si Klajda që kanë vendosur të jetojnë si europianë në Shqipëri, ”do ta bëjmë të mundur integrimin në BE”,- shkruan kryetarja e LSI-së në facebook.

Postimi i plotë

Klajda punoi dhe i siguroi Shqipërisë statusin kandidat edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE, në drejtime të paditura.

Por të gjithë bashkë, me vajza dhe djem si Klajda që kanë vendosur të jetojnë si evropianë në Shqipëri, do ta bëjmë të mundur integrimin në BE.

Të gjithë bashkë për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që kanë sakrifikuar në këtë vend.

/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: Klajda i siguroi Shqipërisë statusin kandidat, qëllimet e Rilindjes ishin larg BE-së

Pojana: Më 25 prill të ngremë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar pas takimit të zhvilluar me qytetarët e Njësisë Numër 8, në zonën informale.

Në një postim në Facebook, Pojana shkruan se Edi Rama i ka mashtruar banorët e kësaj zone me premtimet e tij dhe se ai dhe ‘Rilindja’ kanë ngritur një shtet të korruptuar, arrogant dhe përbuzës për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.

Postimi i plotë:

LSI pranë qytetarëve për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre, në takimin e zhvilluar në Njësinë 8, në zonën e njohur si ‘informale’.

Kjo zonë e mori zhvillimin pas viteve 90’ kryesisht nga familje të ardhura në Tiranë për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Ndër vite banorët e shkëlqyer të kësaj pjese të Tiranës, janë trajtuar me harresë dhe përçmim.

Në 12 vite si kryetar bashkie dhe 7 si kryeministër këmba e Edi Ramës kurrë nuk ka shkelur në këto lagje për të parë nga afër realitetin ku jetojnë me mijëra familje, përveçse fushatave zgjedhore.

Në 2013 Edi Rama tha se vetëm për dy gjëra ai dhe vetëm ai do të ishte përgjegjës pas ardhjes në pushtet; legalizimet falas dhe furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.

Për të dyja MASHTROI!

Në Njësinë 8 por dhe në të gjithë Tiranën legalizimet u bënë si qoka partie, me mijëra familje u nxorën në rrugë duke i prishur banesat e ndërtuara me mundin e 30 viteve dhe uji (jo ai i pijshëm sepse kjo as mund të mendohet) mungon edhe në qendër të qytetit për orë e orë të tëra çdo ditë.

Në tërë këto vite Edi Rama dhe ‘Rilindja’ kanë ngritur një shtet të korruptuar, arrogant dhe përbuzës për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.

Në datë #25Prill të gjithë së bashku jo thjesht dhe vetëm për ndryshimin e këtij regjimi por për të ngritur një sistem të ri, mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit është qytetari i zakonshëm shqiptar

/ In News / By Admin / Comments Off on Pojana: Më 25 prill të ngremë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera