Category: News

Përparim Spahiu: Sekti i Rilindjes, hajdutë ordinerë të xhepave të shqiptarëve

Gjatë muajit të fundit Thesari i Shtetit ka bërë transaksione në vlerën e 50 miliardë lekëve për tendera të fshehtë. Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se tansasione të tilla e çojë ekonominë drejt falimentimit, ndërsa e cilëson Rilindjes si një sekt ordiner që vjedh xhepat e qytetarëve.

Abuzimi me fondet publike nuk ka limite. Edhe pse kontrollojnë gjithçka, edhe pse çdo tenderim publik bëhen në limitet e fondit të akorduar, edhe pse të njejtat kompani fitojnë çdo “garë”, Rilindja nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur.

Lajmi i fundit është abuzimi me ligjin për tendera të fshehtë. Raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohurite minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla. Rilindja, në fundin e saj politik, është kthyer tashmë në një sekt banal, hajdut ordiner i xhepave të shqiptarëve. Ekonomisë shqiptare, me transaksione dhe abuzime të tilla, është njëlloj si ti heqesh oksigjenin të sëmurit në shtrat”,- deklaron Përparim Spahiu.

Ish-deputeti i LSI shprehet se nëse qytetarët duhet të rrëzojnë këtë grup hajdutësh ordiner që vjedhë çdo ditë taksat. “Jemi në emergjence sociale, politike, morale, të rrëzojmë këtë grup hajdutësh ordiner. Nëse nuk e bëjmë sot, vërtet që nesër do të jetë shumë vonë”,- deklaroi Përparim Spahiu.

/ In News / By Admin / Comments Off on Përparim Spahiu: Sekti i Rilindjes, hajdutë ordinerë të xhepave të shqiptarëve

Gjosha: Përdorim politik i Këshillit. Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie

Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme në Kuvend të Këshillit të Integrimit Evropian, i cili sipas saj, nuk prodhoi asgjë të re.

Në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, ish-deputetja e LSI-së thekson se sot nuk pamë asnjë iniciativë konkrete për të ofruar, por e vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

Në këtë kontekst, Klajda Gjosha deklaron se Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimmarrjen e vendit

“Sot pamë sërish tek u mblodh Këshilli i Integrimit Evropian ne Kuvend. Asgjë e re, asnjë iniciativë konkrete për të ofruar. E vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

Integrimi nuk është thjesht kapituj që do hapen dhe do mbyllen në të ardhmen. Integrimi është kapitulli i jetës së cdo qytetari shqiptarë, është procesi i zhvillimit, transformimit dhe i vlerave. Është  procesi i dialogut, konsesusit dhe respektimit të marrëveshjeve. Nga ky këndvështrim nuk mund të presim më asgjë nga njerëz që e kanë vrarë perspektivën europiane të Shqipërisë. Nuk mund të presim që ky proces të drejtohet nga ata që marrëveshjen e 5 Qershorit e grisën vetëm pak ditë pasi hodhën firmën në të! Dhe sot Shqipëria qëndron peng i kushteve të vendosura mbi papërgjegjshmërinë qeverisëse.

Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimmarrjen e vendit!”, shprehet ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha

/ In News / By Admin / Comments Off on Gjosha: Përdorim politik i Këshillit. Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Çdo anëtar dhe votë është e rëndësishme për qëllimin, LSI e angazhuar aktivisht aty ku ka entuziazëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tregon se LSI tashmë në fushatë elektorale po angazhohet aktivisht në çdo organizatë ku anëtarët janë entuziastë për shpresë të re.

Kryemadhi theskon se për LSI çdo anëtar dhe votë është e rëndësishme për të përmbushur qëllimin më 25 prill dhe për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për gjithë shqiptarët.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët.

/ In News / By Admin / Comments Off on Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Çdo anëtar dhe votë është e rëndësishme për qëllimin, LSI e angazhuar aktivisht aty ku ka entuziazëm

Pojana: Qëllimi është një dhe i vetëm, t’i rikthejmë shqiptarëve shpresën

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas takimit me një grup aktivistësh në Njësinë 8. Të pranishëm në takim ishin dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe kryetari i LSI njësia 8 Erjon Xhafa.

Pojana shkruan se vazhdon me energji proçesi i zgjedhjeve në organizata dhe përgatitja për 25 Prillin, ditën e fitores së madhe.

Postimi i plotë:

Qëllimi është një dhe i vetëm, t’i rikthejmë shqiptarëve shpresën 🇦🇱

Ndryshimi nuk duhet dhe nuk do të jetë sipërfaqësor, por një gur themeli për të ndërtuar një shtet dinjitoz, me drejtësi të pavarur, me punësim të mirëpaguar, me arsim cilësor, me ekonomi të zhvilluar dhe me një sistem efikas shëndetësor.

Me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili dhe kryetarin e LSI njësia 8 Erjon Xhafa zhvilluam sot një takim tek Selvia, zonën më emblematike të Tiranës me një grup aktivistësh.

Vazhdon me energji proçesi i zgjedhjeve në organizata dhe përgatitja për 25 Prillin, ditën e fitores së madhe.

Suksese Luçit, Andit dhe Krisës 💪 angazhimi juaj është burim force!

/ In News / By Admin / Comments Off on Pojana: Qëllimi është një dhe i vetëm, t’i rikthejmë shqiptarëve shpresën

1 vit nga tërmeti 21 shtatorit, Vasili: Situata tragjike, qytetarët rrinë akoma në çadra dhe kontenierë, qeveria asnjë plan

Kur sot bëhet një vit nga tërmeti i 21 shtatorit,  Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një dalje publike për mediat nga selia e LSI-së, shprehu shqetësimin e familjeve shqiptare, të cilat kanë mbetur pa strehë nga tërmetet e vitit që lamë pas.

Vasili theksoi se qeveria edhe në këto ditë të fundit të qeverisjes së saj, duhet të lërë propagandën dhe t’i përgjigjet nevojave të njerëzve.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

1 vit më parë, pikërisht më 21 shtator si sot , Shqipëria u godit nga një tërmet shumë i rëndë, i cili u pasua dhe nga një tërmet tjetër më 26 nëntor. Sot 1 vit pas këtij tërmeti ndërkohë që vjeshta ka hyrë, qindra dhe qindra familje vazhdojnë të ndodhen në kontejnerë, vazhdojnë të ndodhen në çadra apo të futur në rrënoja duke improvizuar ambiente sa për të futur kokën në një mizërie të pashpjeguar.

Kjo është një situatë nga më tragjiket që mund të ekzistojë, që së bashku me pandeminë që ju vendos këtyre familjeve e ka kthyer në një gjendje tragjike, përballë shqiptarëve ka pasur një qeverisje që i ka gënjyer pa fund, ka shitur projekte në 3D, në ekrane, bukuri virtuale pa mbarim, ndërkohë që realiteti është krejt i ndryshëm. Ka mjaft familje që nuk kanë mundur të marrin bonusin e qerasë që u bëhet presion në mënyrë të përditshme, sikur ata kërkojnë favor dhe jo të drejtën e tyre legjitime të mbijetesës dhe e gjitha kjo në shumë raste është kthyer në një pazar të shëmtuar, ku qeveria përpiqet të shesë dhe të blejë hallin e njerëzve në një nevojë ekstreme.

Natyrshëm, i gjithë sistemi mbështetës ndaj këtyre familjeve, përveç banesave që ndodhen në një mënyrë kritike dhe në këto kushte mizerabël dhe ndihmat minimale humanitare, siç është provuar gjerësisht, kanë qenë në nivele qesharake mizerabël, thuajse nuk kanë arritur kurrë, pavarësisht raportimeve të qeverisë të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, pasi qytetarët janë të gjallë dhe kanë denoncuar gjerësisht dhe në mediat shqiptare se si ata nuk janë ndihmuar qoftë dhe me bukën e gojës. Dimri po afron sërish, dhe pasi kaluan një dimër shumë të rëndë në këtë vit që avash avash po lëmë pas, i pret një dimër tjetër pa asnjë shpresë dhe pa asnjë perspektivë, qytetarët nuk duan të shikojnë më projekte me 3D, nuk duan të dëgjojnë më sesa qindra milionë e miliardë qeveria po merr në ndihmë të tyre. Ata duan të shikojnë në mënyrë konkrete sesi zgjidhet halli i tyre në mënyrë të menjëhershme.

Nuk ka asnjë plan të qeverisë që sot të mos ketë as edhe një banor të vetëm në kontejner apo në çadër, apo të mos ketë asnjë banor të vetëm që improvizon mes rrënojave atë pjesë që nuk ka rënë akoma, për t’u strehuar gjithsesi e për të futur kokën, gjëra që i keni parë gjerësisht në mediat shqiptare. Nuk ka asnjë plan për tërë këto familje, një pjesë e të cilave kanë punuar me ndonjë biznes të vogël, që e kanë humbur edhe atë për shkak të pandemisë. Dhe janë me qindra e qindra qytetarë e qytetare të të gjitha moshave, që janë të lënë në mëshirë të fatit, në mes të 4 rrugëve, pa asnjë ndihmë.

Shqiptarët, tërë këto familje, të gjithë qytetarët anë e mbanë vendit indinjohen kur shikojnë se si pa u lodhur, duke shpërdoruar një propagandë të pështirë, sesi shkojnë në një banesë të vetme, apo gjëkundi tjetër, në një shtëpi të lyer apo të rikonstruktuar, për ta shitur sikur mijëra shqiptarëve po u zgjidhen hallet. Shqiptarët nuk kanë nevojë më të gënjehen. Faktet janë të vërteta, janë tronditëse. Ju e keni parë që kanë arritur të kërcënojnë edhe njerëz, që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërmeti, vetëm e vetëm që t’i përgjigjen dhe t’i bëjnë fresk propagandës së qeverisë.

Situata është dramatike, situata është tragjike. Kjo situatë kërkon raportim të qartë, zgjidhje të menjëhershme, raporte se cilat janë dhe cilat duhet të jenë zgjidhjet dhe nuk duhet të ketë asnjë banor të vetëm, që të kalojë dimrin në kontejner, në çadër apo në rrënoja. Qeveria është zemërmadhe pafund dhe jep 1,2 miliardë euro koncesione në kulmin e pandemisë, bën tenderë pafund për zyra, për lukse, për lulishte inekzistente, e për lloj soj maskarallëqesh të tjera, përfshirë edhe afera të tilla të turpshme, siç ishte ajo e inceneratorëve.

Por, ndërkohë që ka para për këto, nuk gjen dot para dhe i lë njerëzit në çadra, në kontejner, në mizerabilitet të plotë. Këto janë fakte të vërteta. Kjo nuk do të thotë të bësh politikë me këtë fatkeqësi, por do të thotë të vësh gishtin në plagë dhe të kuptojë kjo qeveri që nuk mundet më të tallet e të marrë nëpër këmbë hallin e të tjerëve. Këto probleme kërkojnë zgjidhje. Fëmijët e këtyre familjeve duhet të shkojnë në shkollë. Këta fëmijë duhet të kthehen e të bëjnë detyrat e tyre në shtëpi. Nuk mund t’i bëjnë në rrënoja apo në çadër, duke u dridhur nga të ftohtit, apo duke u përvëluar nga ditët e nxehta që lamë pas.

Koha nuk pret më. Kjo papërgjegjshmëri duhet të marrë fund. Qoftë edhe në këto ditë të pakta që i kanë mbetur kësaj qeverie, ka detyrimin shtetëror e kushtetues t’u përgjigjet njerëzve, pavarësisht se koha e largimit të saj ka ardhur. Faleminderit!

/ In News / By Admin / Comments Off on 1 vit nga tërmeti 21 shtatorit, Vasili: Situata tragjike, qytetarët rrinë akoma në çadra dhe kontenierë, qeveria asnjë plan

Kryemadhi: Kemi nevojë për më shumë gra në politikë e qeverisje, ato do ta përmirësojnë Shqipërinë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thekson se politikës dhe qeverisjes shqiptare i duhen më shumë gra.
Ajo thekson se gratë do e përmirësojnë Shqipërinë dhe do e kthejnë atë një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.
/ In News / By Admin / Comments Off on Kryemadhi: Kemi nevojë për më shumë gra në politikë e qeverisje, ato do ta përmirësojnë Shqipërinë

Endrit Braimllari: Rilindja nuk ka politika sociale, por është në shërbim të oligarkëve, fermerët e Korçës në falimentim

Endrit Braimllari, ish deputet i LSI-së kohët e fundit po zhvillon takime me fermerë e qytetarë në Qarkun e Korçës. Shumë herë fermerët e Korçës janë kryelajmi i ditës, për shkak se ata protestojnë, se ku kanë më treg ku të shesin produktet e tyre, ndërkohë, që në treg prodhimet stinore janë të importuara dhe me çmime shumë të larta. Ish- deputeti Braimllari, në intervistën për gazetën “Telegraf”, pohon se gjithë shoqëria janë zhgënjyer nga “Rilindja”, ndërkohë që socialistët janë lënë në harresë, sepse kryeministri Rama ka mbushur administratën e shtetit me njerëz të paaftë. Zoti Braimllari thotë se fermerët nuk ndihmohen nga shteti, as me subvencione, as ke kredi të buta, madje, as naftën që përdorin në bujqësi nuk e heq akcizën, ndërkohë që ua heq naftën jahteve të luksit dhe se shqiptarët nuk përfitojnë as ndihmë ekonomike dhe sociale nga qeveria, kur, njëkohësisht, qeveria u faturon oligarkëve koncesionarë mbi 5 miliardë euro, sa borxhi i Shqipërisë ka kapërcyer mbi 80 %.

Zhgënjim nga “Rilindja” ka përjetuar e gjithë shoqëria, por të zhgënjyer mesa duket janë socialistët të cilët janë lënë në harresë nga “Rilindja”, e cila i ka zëvendësuar me njerëz të paaftë, të cilët nuk kanë mision shërbimin qytetar, por si të mbushin xhepat e tyre dhe të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve të ndershëm të vendit

– Zoti Braimllari, ju keni zhvilluar shumë takime me qytetarë dhe fermerë në qarkun e Korçës. Cila është gjendja e tyre? Çfarë probleme kanë fermerët?

-Situata është shumë e rëndë jo vetëm në Korçë, por në të gjithë vendin për shkak të keqqeverisjes së “Rilindjes”, përqëndrimin e ekonomisë në duart e oligarkëve, largimin e të rinjve nga vendi dhe mungesën e vendeve të punës. Korça po përballet me një largim masiv të të rinjve, mungesën e investimeve në bujqësi, mungesën e infrastrukturës. Është e pafalshme nga kjo qeveri, por dhe e papërgjegjshme sesi vendi me prodhim më të madh bujqësor në vend, me një zonë të mrekullueshme, është sot e lënë në harresë, kur fermeri vendas po përballet me një varfëri ekstreme. Sot në Korçë nuk ka subvencione për fermerët, nuk investohet nga shteti për bujqësinë, nuk ka mundësi punësimi si pasojë e një politike korruptive të “Rilindjes”. Qeveria mashtron fermerët e Korçës, të cilët po falimentojnë dhe prodhimi u ka mbetur stok. Të rinjtë shikojnë si mundësi punësimi sezonal Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Qeveria Rama ka shkatërruar përfundimisht fermerët dhe bujqësinë në qarkun e Korçës ku shteti nuk shikohet si faktor ndihmës, por si një strukturë gjobvënëse.

– Cila pjesë e elektoratit është më e zhgënjyer nga qeverisja e “Rilindjes” Socialiste?

– Zhgënjim nga “Rilindja” ka përjetuar e gjithë shoqëria, por të zhgënjyer mesa duket janë socialistët të cilët janë lënë në harresë nga “Rilindja”, e cila i ka zëvendësuar me njerëz të paaftë, të cilët nuk kanë mision shërbimin qytetar, por si të mbushin xhepat e tyre dhe të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve të ndershëm të vendit.

Qeveria Rama heq aksizën e naftës për jahte dhe mjetet e tjera të luksit, por mohon ta heq për fermerët, duke u hedhur barrë të rëndë financiare

– A ka mundësi konkrete shteti të subvencionojë naftën që fermerët përdorin në bujqësi?

– Shteti nuk ka bërë asgjë për fermerët, sigurisht që ka mundësi po të ketë vullnet, por “Rilindja” nuk kërkon të subvencionojë fermerët, sepse ka politikë tjetër, atë të varfërisë dhe shpopullimit. Teoria e tyre është e qartë, sa më të varfër fermerët, aq më e lehtë për t’i sunduar për t’u marrë pronën dhe produktin në interes të olikarkëve. Qeveria Rama të mos heqë aksizën e naftës për jahte dhe mjetet e tjera të luksit, por ta heqë për bujqësinë. LSI-ja angazhohet për heqjen e aksizës së naftës për femerët, subvencion të drejtpërdrejtë dhe heqjen e burokracirave, të cilat lodhin dhe varfërojnë fermerin.

“Rilindja” nuk kërkon të subvencionojë fermerët, sepse ka politikë tjetër, atë të varfërisë dhe shpopullimit. Teoria e tyre është e qartë, sa më të varfër fermerët, aq më e lehtë për t’i sunduar për t’u marrë pronën dhe produktin në interes të olikarkëve

– A përfitojnë të gjithë shqiptarët nga ndihma ekonomike dhe sociale e qeverisë?

– Nuk ka përfitim nga kjo qeveri. Kjo qeveri nuk ka politika sociale, por vetëm politika në shërbim të oligarkëve. Nuk është një qeveri sociale por një qeveri luksi në shërbim të një bande. Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë dhe falimentoi shumë biznese, duke mbyllur shumë vende pune. Mbylli ekonominë, kur ndërkohë nuk bënte testime, çfarë u vërtetua me pas hapjes, ku u infektuan më shumë qytetarë dhe ekonomia u shkatërrua, duke mbyllur vende pune. Nuk ka një njeri apo ekip që drejton qeverinë ka një bandë, që merr vendime në interes të disa oligarkëve.

LSI-ja është e vendosur në mbrojtje të interesit qytetar, shtetit të së drejtës dhe ruajtjes së demokracisë në vend, për këtë do sakrifikojë gjithçka

– Zoti Braimllari, qeveria kërkon që të bëjë një ndarje të re territoriale, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone dhe administrimi i fondeve në njësitë administrative të bëhen nga pushteti qëndror, jo lokal. Konkretisht, çfarë pasoja mund të ketë për qytetarët kjo prishje e decentralizimit të kompetencave midis pushtetit lokal dhe qendror?

– Kemi të bëjmë me një vendim antikushtetues të kësaj qeverie, e cila nuk e ka të parin, ky vendim cënon shumë parime. Pikësëpari atë të ndarjes së pushteteve dhe autonominë e pushtetit vendor. Edi Rama kërkon ta kthejë si në kohën e komunizmit. Çdo gjë në duart e një partie, por ka dështuar, sepse reagimi popullor do të jetë shumë i ashpër, të cilët do mbrojne shtetin e së drejtës dhe demokracinë. LSI-ja është e vendosur në mbrotje të interesit qytetar, shtetit të se drejtës dhe ruajtjes së demokracisë në vend, për këtë do sakrifikojë gjithçka. Rruga europiane e vendit kalon nëpërmjet shtetit të së drejtës dhe zbatimit të Kushtetutës. Nuk ka lëvizje të tilla që do e shpëtojnë “rilindjen” dhe Edi Ramën i cili do mbajë përgjegjësi drejtpërdrejtë.

– Çfarë ju kërkojnë qytetarët nga Ju, për të ndryshuar gjendjen e tyre nëse bëheni forcë dhe pjesë qeverisëse?

– Qytetarët janë të vendosur kundër kësaj qeverie dhe këtij kryeministri arrogant, i korruptuar, peng i krimit. Largimi i Edi Ramës është i sigurtë, sfida e opozitës është ringritja e ekonomisë, hapjen e vendeve të punës, krijimim e vendeve të punës së mirëpaguar për të përballuar koston e jetës dhe rikthimin e të rinjve në vend. Qytetarët me zor po presin 25 prillin për të zhdukur me votë popullore këtë fatkeqësi kombëtare./Gazeta Telegraf

/ In News / By Admin / Comments Off on Endrit Braimllari: Rilindja nuk ka politika sociale, por është në shërbim të oligarkëve, fermerët e Korçës në falimentim

Protesta e naftëtarëve, Mehmetaj: Janë të përbuzur nga Rilindja, shteti që duhet t’i mbrojë, i rreh

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rilindja ka përbuzur në mënyrë të turpshme naftëtarët.

Mehmetaj thekson se shteti që duhet të mbrojë këta punëtorë, sot i përbuz dhe i rreh, duke i lënë në rrugë e pa paga.

Postimi i Kejdi Mehmetajt:

Naftëtarët e përbuzur nga Rilindja!

Protesta që ben sot naftëtarët përballë MIE nuk është rastësi dhe as e parë në llojin e saj, përkundrazi ajo përsëritet kohë pas kohe e mashtrim pas mashtrimi që u bëhet nga autoritetet shtetërore.

Edhe pse kjo qeveri erdhi në pushtet duke u premtuar naftëtarëve të Ballshit e Fierit se do i zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e pagave e të kushteve të punës, edhe pse në Parlament është miratuar ligji për statusin e naftëtarit, edhe pse qeverisjet socialiste anembanë botës janë në krah të punonjësve e sindikatave, rilandasit në qeverinë shqiptare bëhen krah me oligarkët dhe rrahin e përbuzin naftëtarët.

Këta naftëtarë që punojnë në kushte të vështira dhe të rrezikshme për jetën, që mbajnë në këmbë industrinë më të rëndësishme të vendit, nuk arrijnë dot të mbajnë me bukë familjet e tyre pasi oligarkët shfrytëzues, me mbrojtjen e rilindasve, nuk i japin rrogat.

Shteti që duhet ti garantoje, i rreh! Shteti që duhet ti mbrojë, i përbuz! Shteti që duhet të jete me ta, është kundër tyre dhe në krah të shfrytëzuesve!

Dhuna në protestën e sotme të naftëtarëve është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij! Mbajeni mend këtë fytyrë kur të fillojë me mashtrimet e rradhës.

/ In News / By Admin / Comments Off on Protesta e naftëtarëve, Mehmetaj: Janë të përbuzur nga Rilindja, shteti që duhet t’i mbrojë, i rreh

Caka: Propaganda e neveritshme e Rilindjes nuk kursen as fëmijët dhe adoleshentët

Nga Silva Caka
Prej ditës së parë të fillimit të vitit të ri shkollor, në media, sigurisht me kërkesën këmbëngulëse të PR-it të Bashkisë së Tiranës, u shpërnda dhunshëm letra mallëngjyese e Kryetarit të bashkisë, drejtuar nxënësve të shkollave dhe gjimnazeve.
Personalisht nuk kam fëmijë në shkollë (ende frekuentojnë kopshtin dhe çerdhen), por kam miq që janë ndjerë të neveritur kur në çantat e fëmijëve të tyre, kanë gjetur letrën e Kryetarit të Bashkisë, të cilën ua ka futur drejtuesi i zellshëm i partisë (jo shkollës), për të shpërndarë propagandën rilindase.
Në morinë e problemeve me të cilat po përballen nxënësit dhe prindërit në këto ditë të para të shkollës, Erion Veliaj gjeti momentin për të bërë propagandë, duke harruar se nxënësit dhe prindërit e prekin realitetin çdo ditë dhe ky realitet është shumë larg iluzioneve që përpiqet t’iu imponojë Rilindja me letra bakalli.
Që shkollat e dëmtuara nga tërmeti ende nuk janë rindërtuar, atë e dinë më mirë fëmijët, të cilët bëjnë kilometra të tëra për të shkuar në shkollat e tjera dhe që situata e Covid-19 po keqmenaxhohet, atë e dinë më mirë fëmijët dhe prindërit, që presin grumbull para shkollës në fillim të turnit mësimor e rrezikojnë njëri-tjetrin, kryejnë turne mësimore në orare tepër të vona, duke ulur ndjeshëm rendimentin e mësimdhënies dhe të të nxënurit dhe rrezikojnë që herë pas here të ngelen për javë të tëra pa mësim, pasi për shkak të mungesës së testimeve, çdo ditë dalin mësues të infektuar në shkolla e qytete të ndryshme e si pasojë e kësaj, shkollat mbyllen.
Por pavarësisht gjithë problemeve, propaganda e Rilindjes nuk kursen as nxënësit dhe adoleshentët, madje edhe në shkelje të ligjit!
Propaganda në ambientet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve është e ndaluar me ligj, por tashmë shkelja e ligjit nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës është bërë e udhës.
E jo vetëm kaq: shkelje të ligjit nuk ka kryer vetëm Erion Veliaj; detyrën e ka shpërdoruar çdo drejtues shkolle që ka lejuar futjen e kësaj letre në ambientet ku nxënësit shkojnë për të nxënë dije e jo për të mësuar mbi arritjet e partisë! Përdorimi i aseteve/institucioneve publike për përfitime partiake dhe elektorale, dënohet me ligj!
Personalisht nuk pres asgjë më shumë nga drejtuesit e emëruar me urdhër partie, të cilët intimidojnë kolegët, nxënësit e prindërit dhe as nga Kryetari i Bashkisë, që deri më sot e ka shkelur ligjin disa herë.
Ajo që realisht pres është reagimi i prindërve; refuzimi i kësaj shëmtie publike ju nderon ju dhe i jep një mësim të mirë fëmijëve tuaj, të cilët duhet të rriten me frymë lirie!
Refuzojeni një monstër të tillë politike, i cili për përfitime partiake e politike nuk kursen fëmijët tuaj!
/ In News / By Admin / Comments Off on Caka: Propaganda e neveritshme e Rilindjes nuk kursen as fëmijët dhe adoleshentët

Xhixho: Do rindërtojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë

LSI në kryeqytet ka ndezur motorrët e fushatës, teksa nënkryetarja e LSI mbledhur mbështetasit në njësine nr 3.

POSTIMI:

Sot në njësinë bashkiake nr.3 💪 ku vijon proçesi i anëtarësimeve të reja dhe organizimi për zgjedhje në çdo qëndër votimi të LSI sipas parimit një anëtar një votë.
Për të mundësuar një përfaqësim dinjitoz, meritokraci , gjithpërfshirje dhe transparencë .
Përfshirja e sa më shumë intelektualve, grave, të rinjve në LSI mbetet misioni ynë, duke i dhënë shansin çdo qytetari që nëpërmjet angazhimit politik të kontribuoj në vendimarrjet e vendit.

Sëbashku do e bejmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë më 25 Prill, do rindërtojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë. 🇦🇱

/ In News / By Admin / Comments Off on Xhixho: Do rindërtojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë