Category: Uncategorized

Vasili: Ky kryeministër dhe kjo qeverisje peng i krimit të organizuar, pengesa e vetme që u kanoset shqiptarëve për të ardhmen dhe ecjen e tyre në Europë

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

 

Të nderuar qytetarë,

Dje, të gjithë shqiptarët kanë ndjekur publikimet tronditëse të Bild, gazetës më të madhe gjermane  dhe një nga më të mëdhatë në botë, e cila demaskoi qartë dhe hapur, kriminalizmin e shfrenuar të zgjedhjeve në Shqipëri dhe pushtimin e zgjedhjeve nga kriminelët.

Por tashmë që ju i keni shumë të qarta të vërtetat po ndaj me ju sesi kanë mashtruar pacipësisht, publikisht dhe pa iu dridhur qerpiku, që të gjithë përfaqësuesit e Rilindjes nga i pari i tyre Edi Rama e të tjerët. Për të qenë më konkret po japim një video se çfarë deklaronte Edi Rama  si person lidhur me videot me përgjimin dhe sesi mohonte ai përgjimin.

Ndiqni videon dhe shikoni si gënjen Edi Rama.

E patë të nderuar qytetarë sesi mashtrimi nuk njeh kufij. Por dhe provën që në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal që grabit zgjedhjet , grabit pushtetet dhe grabit gjithçka në Shqipëri është vetë Kryeministri.

Megjithatë të ecim më poshtë të nderuar qytetarë, të shohim sesi këta nën Kryeministrit, këta që çjerrin gjoksin e shesin parime nga mëngjesi në darkë por që janë të zhytyr deri në grykë në këtë pacipësi kriminale që po i mbyt. Hajde të ndjekim së bashku të nderuar qytetarë se çfarë deklaronte lidhur me votën e qytetarëve dibran, votë që ju e keni shumë të qartë sesi u rrëmbye, si u trafikua Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ju qytetarë e dini më së miri se ç’ndodh në Dibër, ju e dini që në Dibër në krye të operacionit ishte vetë Kryeministri që pyeste për realizimin  e planit të vjedhjes së votave . së dyti patë shumë mirë sesi kërcënoheshin për tu fluturuar nga vendi i punës në qoftë se nuk jepnin me imponim votën për Rilindjen. Patë sesi bëhej pazari i votës me 30, me 40 mijë lekë sheshit. Dhe patë sesi të gjithë bashkë manipuluan poshtërisht dhe në mënyrë kriminale vullnetin e qytetarëve dibranë. Kjo video dëshmon se ç’ndodh në realitet dhe sesi mashtrojnë këta njëri pas tjetrit duke filluar nga kryetari i partisë dhe i qeverisë deri të kryetari i grupit parlamentar.

Po ecim më tutje. Kemi dhe një ministër në video, i cili ka pozicione të veçanta në reformën zgjedhore dhe që është përbetuar që nuk ka lidhje me kriminelët. Ndiqeni videon pasi keni ndjekur dhe përgjimet e Bildit ku në mënyrë kristaline del roli i tyre.

Ndjekim se çfarë ka deklaruar në mënyrë të pacipë ish-ministri Gjiknuri aktualisht kryetar i reformës zgjedhore të PS lidhur me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhjet në Dibër dhe sesi e ka mohuar këtë gjë.

 

BILD na tregoi shumë qartë sesi ky ministër niste fugonë me banditë e kriminelë, të cilët i paguante vetë e kujdesej vetë për këta që këta të kujdeseshin për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të nderuar qytetar mendoni se cilat janë zgjedhjet që do donin të bënin këta. Ato zgjedhje për të cilat u shqyen që ti mbanin në 30 qershor. Gjendjet e paligjshme, inekzistente, pra do ti bënin me këta kriminelë e në krye të reformës zgjedhore të përmirësohen zgjedhjet në Shqipëri, është ky ministër i cili niste me vullnet të plotë kriminelët dhe gangsterët që të vidhnin zgjedhjet. Të gjithë shqiptarët janë sot shumë të qartë dhe shumë të vendosur që mos të pranojnë kurrën e kurrës që Kryeministri dhe qeveria e tij e kriminalizuar të vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e tyre sepse janë ilegjitim, kanë lindur nga një proces tërësisht ilegjitime dhe të kontrolluar a nga kriminelët dhe gangsterët.

Ky realitet të cilin opozita e ka denoncuar shumë fort në të gjitha nivelet, e ka ndarë me të gjithë shqiptarët,të cilët tashmë e kanë kuptuar atë si kurrë më parë nën dritën e fakteve të reja tronditëse, të jashtëzakonshme të gazetës Bild dhe kjo është tashmë një provë integriteti dhe vijë ndarëse edhe për disa ndërkombëtarë, të cilët mbyllën sytë përpara shkatërrimit të themelit të demokracisë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Janë një provë për disa ndërkombëtarë që duartrokitën dhe u ekzaltuan për këtë fitore “bindëse” në thonjëza të kriminelëve, janë provë për disa ndërkombëtarë që fatkeqësisht u kthyen jo rrallëherë në megafonë të së qeverisë. Këta ndërkombëtarë janë përpara dy alternativave: 1. Ose të denoncojnë, të demaskojnë, të dënojnë qartë e prerë kriminalizimin e zgjedhjeve dhe qeverisjes në çdo qelizë të Shqipërisë dhe sundimin e krimit të organizuar, korrupsionit, trafikantëve dhe gangsterëve 2. Ose alternativa tjetër, më e keqe e mundshme, të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky duke u vendosur në anën e gabuar të historisë, duke humbur përfundimisht çdo lloj besimi të shqiptarëve tek ata dhe të vendosen njëherazi kundër idealit të shqiptarëve Shqipëria si gjithë Europa, pasi ata nuk kërkojnë as më shumë e as më pak , por të drejtën të votojnë të lirë, jo nën kërcënim dhe që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre në Shqipëri. Pasi Shqipëria të jetë në Europë, kjo do të ishte ëndrra e realizuar e çdo shqiptari sepse këtë ëndërr, në mes të saj është vendosur si shkëmb ky kryeministër, i cili i ka vendosur shqiptarët përpara alternativës së tmerrshme të izolimit, të vendosjes së vizave për shqiptarët, për arsyen sepse kriminaliteti dhe korrupsioni i tij janë bërë një shqetësim madhor për të gjithë Europën. Ky kryeministër dhe kjo qeverisje peng i krimit të organizuar, peng i trafikantëve, peng i të korruptuarve, peng i gangsterëve, është pengesa e vetme që u kanoset shqiptarëve për të ardhmen dhe ecjen e tyre në Europë. Shqiptarët të bashkuar dhe me mijëra do të jenë sërish të premten në shesh, pasi Shqipëria dhe fati i familjeve të tyre janë përpara gjithçkaje tjetër. Askush nuk mund dhe nuk përballet dot me këtë fuqi njerëzore, e cila ka të drejtën si motivin themelor të protestës dhe Europën si ëndrrën e gjithsecilit.

/ In Uncategorized / By Elisa Piperi / Comments Off on Vasili: Ky kryeministër dhe kjo qeverisje peng i krimit të organizuar, pengesa e vetme që u kanoset shqiptarëve për të ardhmen dhe ecjen e tyre në Europë

Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë,
pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,
burra apo gra,
nga fshati apo nga qyteti,
nga Jugu a nga Veriu,
me apo pa parti,
të majtë apo të djathtë,
të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!

Takimi me Palmer, reagon Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një prononcim menjëherë pas takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer ka thënë se gjithçka ka shkuar siç duhej.

Kryemadhi ka theksuar se  Palmer ka shprehur opsionet e veta nga këndvështrimet e tij, në një kohë që edhe Kryetarja e LSI ka shprehur opsionet e saj nga këndvështrimet e saj.

Prononcimi për mediat i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer

Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

 Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

Çfarë u diskutua në takimin me z. Palmer?

Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

 Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin.

 Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?

Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri.

Deklarata për media e LSI: Dënojmë rreptë qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon rreptë qëndrimin e Kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend. Ngjarja shumë e rëndë e dhunimit të një vajzë të thjeshtë në Fushë Krujë dhe fshehja e sa nga strukturat qeveritare që u bënë palë me deputetët e inkriminuar në të është provë se shteti është kapur totalisht nga krimi.

LSI kërkon që prokuroria të largohet nga roli i shërbëtores me shërbim të qeverisë por të hetojë me themel dhe të çojë përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në fshehjen dhe manipulimin shtetëror të ngjarjes qofshin këta kryeministra, deputetë, pjesëtarë të policisë, prokurorë etj.

Të hetohen të gjithë veprimet e mosveprimet që sollën në këtë trajtim kriminal të çështjes duke luajtur në mënyrë flagrante me jetën dhe integritetin e një vajze të re të pambrojtur. Të hetohet sjellja skandaloze e shtetit në raport me nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe roli i çdo personi me detyrë shtetërore që ka influencuar negativisht e ka penguar në ushtrimin e detyrës të z.Nuhu.

Të hetohet nga prokuroria shpërdorimi i detyrës nga Kryeministri Edi Rama që ka kërcënuar e kanosur publikisht z.Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti.

LSI është e vendosur të luftojë deri në fund për zbardhjen e këtyre të vërtetave të cilat janë tashmë para syve të çdo shqiptari. Qeverinë e zhytur deri në grykë nuk e shpëton dot asgjë dhe opozita së bashku me qytetarët do ta thonë shumë fort fjalën e tyre kundra përdhunuesve e mbështetësve të krimit të veshur me pushtet.

/ In Uncategorized / By Elisa Piperi / Comments Off on Deklarata për media e LSI: Dënojmë rreptë qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend

Monika Kryemadhi: Ju jeni brezi i përmbysjes së diktaturës së krimit dhe drogës

Fjala e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi me të rinjtë në Jalë

Sot në ditën e fundit të kampit ky grup prej djemsh dhe vajzash që faktikisht mosha mesatare e juaja është 18 vjeç, pra do të thotë që ju jeni shumë të vegjël, por jeni dhe shumë të fortë. Sot ky grup mjaft modest arriti kulmin e tij me thjeshtësinë, me inspirimin, por mbi të gjitha me pasionin, me forcën, me entuziazmin për të cilin të gjithë ne kemi nevojë. Është shumë e rëndësishme që ta dëgjojmë njëri tjetrin sepse ajo çfarë ne sot do diskutojmë apo gjithë  rezymen e punës tuaj janë hapa shumë të rëndësishme për të ardhmen. Dua të them që ky grup modest i juaji sot që brenda vetes së tij ka një entuziazëm, ka një thjeshtësi, ka pasionin, është shumë i rëndësishëm për LSI-në, sepse ai është motivimi dhe është inspirimi. Ju thatë një njeri mund të ndryshojë botën. Por mendojeni ju këtu sa të rinj jeni këtu që jeni me qindra si mund ta ndryshoni botën duke shpresuar dhe duke mos hequr dorë nga ëndrrat tuaja. Sepse ëndrrat janë ato që ndryshuan botën, janë ato që ndryshuan jetën e çdo njeriu nga ne dhe mbi të gjitha ëndrrat janë motivi që inspirojnë të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Problemet tona në Shqipëri janë nga më të mëdhatë. Ju jeni një brez i ri, nuk mund të them që dhe unë jam e vjetër por  për vitet që kam dhe për kohën që kam jetuar në moshën tuaj, kam jetuar në një sistem tjetër. Në një sistem ku njerëzit nuk ishin të lirë, që quhej diktaturë. Dhe kam jetuar në një sistem ku dhe bukën e përditshme e merrnim me tollonë, për të mos thënë që kishte me javë të tëra apo dhe me muaj pa ushqyer. Kam jetuar në një sistem ku nuk mund të them që kam qenë e privilegjuar por as e diskriminuar, por kam qenë një nga 3 milion shqiptarët që jetonin në këtë vend. Ajo që është e rëndësishme, në 90, studentët shqiptarë rinia shqiptare e përmbysi atë sistem i cili në thelb të tij kishte diktaturën, varfërinë,shfrytëzimin dhe skllavërimin e ëndrrave të shqiptarëve të cilët i kishin aspiruar dhe inspiruar veten e tyre me mijëra vjet për të mbajtur një vend të jashtëzakonshëm siç është Shqipëria, një vend kaq të bukur që e ka bekuar Zoti. Dhe sot mbas 28 viteve në të cilin ne aspirojmë të jemi në demokraci por për hir të së vërtetës nuk jemi në atë demokraci që ne aspironim gjithë brezi i asaj rinie që u ngrit për të pasur një demokraci të vërtetë. Jemi në një demokraci të pakonsoliduar dhe jemi në një demokraci që çdo ditë e më shumë po rrezikohet. Fantazmat e të kaluarës e diktaturës shfaqen në formën e bandave të trafikut të drogës dhe të krimit të organizuar. Nëse para 28 viteve rinia shqiptare përballej me sigurimin e shtetit të cilët ushtronin dhunën dhe presionin përplasnin shqiptarët burgjeve të komunizmit për fjalën e lirë që thonin. Sot ne përballemi me diktaturën e drogës dhe diktaturën e krimit kjo diktature qe cdo dite e me shume po nxitet nga narkoshteti. Dje sic e keni pare edhe ne rrjetet sociale, videor apo raportin e Kombeve te Bashkuara qe shqiptaret i llogarit popullin e pare ne bote per perdorimin e kokaines, plot 2.5 e saj.

Jam e sigurt qe ky raport nuk ka te beje as me prinderit, as me gjysherit e as me moshat mbi 50 vjeç, por me rinine shqiptare.

Njerezit cdo dite njeret po humbasin jo vetem shpresen, por po humbasin e frymen e te jetuarit ne nje vend normal dhe po gjejne nje mundesi tjeter per t’ u larguar nga Shqiperia se bashku me femijet e tyre.

Njerezit aspirojne per te qene ne vendin e tyre me integritet dhe dinjitet, por mbi te gjitha jetojne per te ndertuar te ardhmen e tyre dhe te familjes se tyre. Ajo qe eshte shume e rendesishme eshte se LRI nuk eshte vetem per te krijuar disa grupe qe duan te trajnohen, nuk eshte per te dhene disa mundesi, por eshte ai mision i cili qe ne fillimet e tij e ka pasur qellimin shume te qarte.

Eshte misioni per te rikthyer shpresen, vlerat, integritetin dhe dinjitetin e te gjithe shqiptareve ne Shqiperine qe per hir te se vertetes na duhet shume.

Dje kur flisja me Endritin dhe Floiden ishin shume te kenaqur me grupet e punes se LRI-se, sepse te mbledhesh te rinjte sot ne Shqiperi eshte shume e veshtire. Çdo dite e me shume numri i tyre po pakesohet.

Jo vetem qe po largohen per te mos u kthyer me, por edhe familjet e reja nuk po lindin me femije, gjë që do të thotë jo vetëm një shpërngulje të brezit të ri por çdo ditë dhe më shumë vjen edhe një plakje e popullsisë shqiptare gjë që do të thotë për Shqipërinë dhe për ne shqiptarët eleminim i ngadaltë pak nga pak. Prandaj dhe ky organizim i sivjetshëm i cili në thelb ka brenda vetes së tij jo vetëm solidaritetin, jo vetëm angazhimin, jo vetëm bashkëpunimin që ju të gjithë e keni menaxhuar dhe keni funksionuar në këtë kamp, jo vetëm dhe festimin e 10 vjetorit të kampit social që organizon Lëvizja Socialiste për Integrim, por ka arritur një mision shumë të rëndësishëm. Dua të falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat, po i marr pak nga pak, po marr Blertin, Ermelindën, Klean, Arjeten, Ergin, Anën, Tean. Pafund të gjithë sepse ndoshta nuk i përmend dot por pasioni i tyre mbi të gjitha është motivim për ne. Pse e themi këtë? E themi sepse shtatori do të jetë një muaj i cili do të sjelli ngjarje politike shqiptare. Do të sjelli ngjarje për shkak të kësaj situate jashtëzakonisht të keqe. Nuk po them të poshtër sepse është akoma edhe më e poshtër seç mund të thotë fjalori shqiptar. Një qeveri e cila ndjen kënaqësi kur varfëron njerëzit e saj, një qeveri që ndjen kënaqësi kur terrorizon bizneset e vendit të saj, një qeveri që ndjen kënaqësi kur mashtron popullin e saj. Besoj se ju të gjithë keni dëgjuar trumpetat për rikthimin e madh që na bëri qeveria për librat e fillores që do të ishin falas. Dhe qeveria para një jave vendosi që librat e 8 vjeçares të kishin dyfishin e çmimit. Pra ai që është në klasë të pestë të paguajë edhe librin e atij të klasës së parë. Pra një qeveri që mashtron dhe mashtron me kënaqësinë më të madhe dhe përveç se kënaqësisë ndjehet edhe krenare që poshtëron qytetarët e saj. Por mbi të gjitha poshtëron fëmijët e shqiptarëve, që për hir të së vërtetës ne shqiptarët e kemi problem kush na i prek fëmijët dhe kush na i poshtëron ata. Një qeveri që poshtëron, fyen dhe cënon të ardhmen e një vendi dhe aq më shumë të vendit të saj është një qeveri që nuk meriton grushtim por meriton përçmimin, meriton edhe veprimin më të fundit që mund të bëhet për të poshtëruar një institucion i cili çdo ditë dhe më shumë masakron, shtyp, shfrytëzon dhe shpërfill popullin e tij. Ju sot do të bëni një bilanc të gjithë punës tuaj. Sot e ndjeni që keni njohur shokë, keni njohur shoqe, keni kuptuar mbi bisedat për ekonominë, keni diskutuar për sigurinë kombëtare, keni diskutuar për kufijtë e Kosovës. Keni diskutuar për probleme nga më të ndryshmet, keni diskutuar për situatën në rajon. Keni diskutuar për fqinjësinë e mirë. Por ajo çka është më e rëndësishme keni fituar forcën dhe ajo çka është më e rëndësishme kuptimin e forcës së bashkimit dhe solidaritetit. Një pjesë e juaja kanë qenë më aktivët në protestat e fundit që ne kemi zhvilluar. Biles mund të themi që disa nga ju kanë qenë edhe viktima të dhunës së policisë. Mbaj mend vajzën, Megin, që ditën e parë kishte pasur frikë në protestë por ditën që polici e kishte goditur ajo ditën tjetër kishte dalë duke protestuar më fort se ditën e parë. Pse? Sepse kur institucioni i shtetit ngre dorën mbi fëmijët dhe shqiptarëve ai nuk është shteti ynë. Nuk është vendi ynë. Nuk është përfaqësuesi ynë.  Pse? Sepse kur institucioni i shtetit ngren doren mbi femijet e shqiptareve, ai nuk eshte shteti yne, nuk eshte perfaqesuesi yne. Ai mund te jete vetem armiku i shqiptareve.

Prandaj ne do ti pergjigjemi me te njejten monedhe, jo me dhunen dhe shkopin e gomes, por me fjalen dhe veprimin, forcen dhe zemren tone, ate te te riut shqiptar

Ky regjim, i cili kerkon te instalohet ne Shqiperi, nepermjet dhunes, blerjes dhe presionit, ka vetem nje mundesi dhe kjo mundesi esht e jona.

Sepse ne keto 100 vjet pas permbysjes se diktatures, ju do te hyni ne histori per permbysjen e diktatures se droges dhe permbysja e saj do te vijen nga forca e zemres tuaj, sepse njerezit qe do t’ ju ndjekin nga pas nuk do te jene shoket tuaj, por prinderit tuaj sepse ata e ndjejne me shume dhimbjen e largimit te femijeve te tyre nga vendi duke ecur drejt Europës pa e kthyer kokën mbrapa dhe kjo ëashtë dhimbja më e madhe. Dhimbja në zemër e prindit për fëmijën e tij është dhimbja më e madhe që shkakëton vdekjen e një kombi dhe që shkakton vdekjen e shpresës së së ardhmes së rinisë shqiptare. Prandaj ne vetëm me vendosmërinë tuaj e cila e tregoi me pjesëmarrjen tuaj në këtë kamp, se te gjithë njerëzit skeptikë që janë gjatë këtij kampi, edhe ata që e dinë shumë mirë se cdo të thotë, që mundohen ta përbaltin kampin tuaj, që nuk janë gjë tjetër vetëm disa mediokër që nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre, por thjesht kanë qenë shërbëtorëtë një grupi, mendoj që në vetvete është thjesht dicka sfilitëse apo argëtuese. Jo pa qëllim ju të gjitha veprimet dhe aktivitetin tuaj qoftë në pastrim, qoftë në gatim, qoftë në organizim, qoftë në të gjithë ritualin e jetës së kampit është e rëndësishme jo sepse ne nuk i bëjmë dot. Jo sepse organizatorët apo ndërtuesit e kampit nuk mund të merrnin njerëz të cilët nuk i paguanin. Por puna në grup konsolidon forcën, besimin por mbi të gjitha ajo cka është më e rëndësishme, është që ju jep ju vetëbesimin brenda vetes suaj. Që kur ju bëni një kamp të tillë, kur ju jetoni në këto kushte, mkur ju punoni të gjithë bashkë cdo gjë tjetër  është shumë e vogël. Për të mos ta zgjatur unë do të doja që tu jepja vetëm dy porosi të vogla. Mësoni sepse po nuk mësuat nuk do të arrini dot asgjë në jetë dhe fiksoni një gjë në mëndje. Pyetini dhe prindërit tuaj që kanë jetuar në sistemin atëherë por dhe këta që jetojnë në sistemin sot. Mos mendoni se paraja dhe pushteti janë gjithcka. Janë mjete të cilët mundohen të kënaqin njerëz që nuk janë të lumtur në shpirt. Paratë dhe pushtetin mund ta marrë kush të dojë. Vetëm një gjë nuk mund tu marrë dot, dijen dhe diplomën e shkollës. Prandaj mësoni fort sepse vetëm kështu dhe duke qenë pjesë e pandarë e librit do tu rrisi dëshirat, ëndrrat por mbi të gjitha do tu udhëzojë në rrugën për të realizuar të gjitha ëndrrat tuaja të cilat të jenë të bindura që vetëm në Shqipëri mund ti realizoni. Mos e shikoni Shqipërinë si një katund të prapambetur që për hir së vërtetës kjo qeverisje kështu e ka  cuar. Shikojeni Shqipërinë si një diamant të vogël në mesin e botës që e duan të gjithë por nuk e ka asnjëri

GJOSHA: KRIMI MBAN PENG HAPJEN E NEGOCIATAVE

Dita e dytë e kampingut të LRI në Jale. Deputetja e LSI Klajda Gjosha trajnim me të rinjtë për çështjen e integrimit europian. Gjosha: Shqipëria vazhdon të mbetet peng i çeljes së negociatave si pasojë e lidhjes së politikës me krimin. Dhe kjo është një pikë shumë delikate sepse nuk ka gjë më të tmerrshme sesa politika e lidhur me krimin të drejtojë qytetarët dhe rininë shqiptare. Gjithashtu ajo theksoi se LSI është në opozitë pikërisht sepse nuk mund të pajtohet me këtë fakt dhe se për LSI, rrugëtimi i Shqipërisë në BE është i panegociueshem.

Gjosha gjithashtu theksoi se energjia dhe forca e rinisë shqiptare janë e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Energjia dhe forca juaj janë e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Askush prej jush nuk mund të toleroje të drejtohet nga nga një qeveri e papërgjegjshme dhe arrogante”, tha Deputetja e LSI Klajda Gjosha

Vendi në një spirale që minon, Gjosha: Dy opsione drejt BE-së, por janë refuzuese

Flet për “Koha Jonë”, ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha: LSI-ja ka qënë tejet konstruktive

Intervistoi: Redjon Shtylla

Politika në vend është në tensionin e vendimmarrjes së Këshillit Europian, i cili në Samitin e 28 qershorit, do të flasë nëse për Shqipërinë do të ketë çelje të negociatave të anëtarësimit drejt BE-së. Për të shpjeguar edhe teknikisht këtë proces, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se Shqipëria ka dy opsione, por që të dyja e çojnë vendin drejt refuzimit.

“Rezervat për Shqipërinë janë të mëdha dhe çështjet kryesore kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, ngërcin e krijuar me reformën në drejtësi, mungësën e reformës zgjedhore si dhe numrin e lartë të azilkërkuesve”,-thotë Gjosha. Nëse refugjatët janë kusht, deputetja e LSI-së i bën thirrje kreut të qeverisë, që të flasë dhe të tregojë se si ka qenë qëndrimi i Shqipërisë, nëse ka patur një propozim të tillë.

“Një vendim i tillë i pakonsultuar do të ishte i paimagjinueshëm në pasojat që mund të sjellë”. Edhe pse po kalon në heshtje nga qeveria, për Marrëveshjen e Detit me Greqinë ish-ministrja e Integrimit, ngreh alarmin se mungesa e Gjykatës Kushtetuese pengon këtë marrëveshje. “Rrezikshmëria e mungesës së kësaj Gjykate është shumë e lartë. Vendi ka hyrë në një spirale që minon edhe atë pak demokraci të brishtë që ka mbetur”.

Paçka lojës politike në vend dhe sherreve për BE, do të marrë Shqipëria një “Po” për çeljen e negociatave? Në bazë të kontakteve që keni, do të kemi një mbëshetje pa kushte apo me kushte? Pse po diskutojnë ende shtetet, për ju ku ka rezerva?

Deri në këto momente, Shqipëria ka dy opsione për negociatat dhe të dyja fatkeqësisht të çojnë drejt refuzimit, pavarësisht propagandës politike që dëgjojmë nga qeveria. Unë do ju jap një shpjegim teknik të proçesit edhe për hir të transparencës dhe nevojës për informim që kanë qytetarët. Versioni i parë është refuzimi i plotë i negociatave nëse Hollanda dhe Franca do t’i qëndrojnë vendimeve të tyre të deritanishme. Kjo do të thotë që Shqipëria do të nisë sërish raportimet e një pas njëshme mbi pesë prioritetet, dhe do të duhet të presë raportin e rradhës të Komisionit Europian si dhe një diskutim nga Këshilli Europian për t’i dhënë një dritë jeshile. Këtu rrezikojmë një humbje të madhe kohore për arsye edhe të zgjedhjeve që kanë institucionet evropiane. Versioni i dytē është shprehja e një vullneti pozitiv për çeljen e negociatave, por duke vendosur edhe kushte shtesë për Shqipërinë dhe pa pasur një datë konkrete për fillimin e bisedimeve, pasi kjo do të jetë në varësi të plotësimit të kritereve. Pra në asnjë rast nuk do të kemi nisjen e punës konkrete për çeljen e kapitujve dhe proçesi do të bëhet i paparashikueshëm. Rezervat për Shqipërinë janë të mëdha dhe çështjet kryesore kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, ngërcin e krijuar me reformën në drejtësi, mungësën e reformës zgjedhore si dhe numrin e lartë të azilkërkuesve.

“Shqipëria mund të mbajë Angela Merkelin në pushtet”. A do të bëhet Shqipëria “kurban” si vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen BE-së? Është ky kusht për vendimin e 28 qershorit për pritjen e 600 mijë refugjatëve, kur shqiptarët kanë kryesuar vendet e BE-së në kërkesat për azil?

Për këtë do duhet të përgjigjet Kryeministri, i cili ka për detyrë të bëjë transparencë ndaj qytetarëve shqiptarë për çdo vendim që prek sigurinë e tyre. Një vendim i tillë i pakonsultuar do të ishte i paimagjinueshëm në pasojat që mund të sjellë. BE nuk mund të marrë kurrësesi një vendim të tillë në arbitraritet. Kryeministri duhet të flasë nëse ka kryer bisedime dhe cili ka qënë qëndrimi i Shqipërisë.

Z.Basha, pohoi me bindje se Gjermania është për “JO” dhe se ka kushte shtesë. Një deklaratë e tillë nuk mund të bëhet pa një bazë të fortë, pasi kostoja politike do të ishte shkatërruese për PD. Keni biseduar me z.Basha lidhur me këtë?

Mendoj që z.Basha e njeh mjaft mirë proçesin dhe ka qënë tejet i angazhuar që Shqipëria të ketë një dritë jeshile. Përgjegjësitë nuk janë të opozitës, është ekzekutivi ai që duhet të mbaj përgjegjësi.

LSI-ja është treguar e matur dhe ka kërkuar qëndrueshmëri politike. Kjo lidhet edhe me aksionet politike ku LSI-ja është parë disi e tërhqeur, pasi në ballë ka dalë PD-ja. Kjo tërheqje e LSI-së, lidhet me ndonjë skenar pas 28 qershorit? Mund të krijojë një “Jo” e BE-së trazira në vend?

LSI-ja ka qënë tejet konstruktive, sepse kjo është kultura jonë e të bërit politikë. Kjo është sjellja që i takon një vendi që kërkon t’i bashkohet vlerave europiane. Përgjegjësia e “Jo” duhet të jetë shumë e madhe ndaj qytetarëve shqiptarë, dhe unë besoj se do të jenë vetë ata që do kërkojnë një alternativë në të cilën të ndërtojnë besimin e tyre për një të ardhme më të mirë. Një “Jo” për Shqipërinë, do të ishte fatale për rrugëtimin europian të Shqipërisë, sepse do duhej të prisnim një kohë shumë të gjatë deri në takimin e rradhës të vendeve anëtare apo të konkluzioneve të mundshme që ato do të merrnin bazuar mbi gjithë setin e kushteve të reja tashmë që mund ti vendosen Shqipërisë.

Dy rrugë po shihen si bashkim me BE-në, njëra që cilësohet si “parim regatash” dhe tjetra me kushte. Maqedonia duket se rrugën e ka pa pengesa, por e njëjta gjë nuk thuhet për Shqipërinë. Cilën pikëpamje e shihni si realiste dhe në afër politikës rajonale?

Mendoj që vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë nga pikëpamja gjeo-strategjike duhet të shkojnë bashkë. Panvarësisht po të vendoset mbi bazën e parimit të një procesi bazuar mbi meritë, Maqedonia patjetër që ka plotësuar kushtin e vetëm të negociatave. Megjithatë nëse do të kishte një ndarje në këtë vendim, Shqipëria do t’i bashkohej grupit të Kosovës dhe Bosnjes. Kjo do të ishte me të vërtet fatale për Shqipërinë, dhe do të na kthente shumë hapa pas në këtë proçes.

“600 mijë fantazmat për të përmbysur qeverinë”,-tha Rama. Për PD, ai shtoi se janë gati t’i hedhin në fytyrë të tilla bomba tymuese e helmuese qytetarëve të këtij vendi. Si me armët kimike, dhe tani me refugjatët çfarë tregon qeveria?

Unë dëshiroj të falenderoj vendet anëtare dhe median e huaj për informimin që i kanë bërë qytetarëve shqiptarë mbi këtë çështje. Po të ishte për qeverinë, ndoshta edhe pasi të ishte ngritur qëndra e emigrantëve nuk do të kishte denjuar të tregonte të vërtetën!

Mediet greke, shkruajnë se Marrëveshja e Detit është mbyllur dhe pritet firmosja, e cila mund të ndodh në 28 qershor. Në dijeninë tuaj, kur në vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese, do ta firmosë Presidenti paktin Shqipëri-Greqi?

Para se të firmoset marrëveshja, qeveria do duhet të informojë publikun dhe institucionet mbi të, cili është pakti i arritur dhe çfarë përfiton Shqipëria. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese do të thotë mos funksionim i shtetit. Jo vetëm për marrëveshjen me Greqinë, por për çdo vendim që mund të bjerë ndesh me Kushtetutën, rrezikshmëria e mungesës së kësaj Gjykate është shumë e lartë. Vendi ka hyrë në një spirale që minon edhe atë pak demokraci të brishtë që ka mbetur!

Endrit Braimllari: Kryeministri e ktheu vendin nga një garantues sigurie në eksportues destabiliteti

Intervista e Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari.

Komisioni i Sigurisë, si ndjekës i zbatimit të ligjeve dhe mbarëvajtjes së punës së ministrave, për ju si anëtar i saj, sa efektiv ështe së fundmi ky komision?

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është komisioni më i rëndësishëm parlamentar , mbi të gjitha për faktin se siguria kombëtare është me rëndësi të veçantë prë vendin në radhë të parë e më gjerë edhe për Rajonin. Parimi është ky, që çdo parlamentar duhet të bëjë detyrën e tij për të cilën qytetarët e kanë zgjedhur e në rastin konkret ka të bëjë me sigurinë publike apo sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Është e qartë që gjatë kësaj maxhorance Shqipëria është kthyher në lajmin kryesor në Europe, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare, për më tepër, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka për detyrë garantimin e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. Është bërë evident rasti i radarëve të cilët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe kjo si rezultat i investigimit dhe përgjimeve të antimafias italiane. Nga këto përgjime vërtetohet se qendrat e radarëve drejtohen nga trafikantët e lëndëve narkotike, gjë që përbën cenim serioz të Sigurisë Kombëtare. Shqipëria, e ripërsëris, si vend anëtar i NATO-s si kusht kryesor nga agjenzitë ligjzbatuese të organizatave partnere, ka forcimin kufijve. Përsa i përket sigurisë nëpër porte, prapë lënë për të dëshiruar, sepsë porti kryesor i Shqipërisë është kthyer në pikëkalimin e drogërave të forta. Rastet e shumta të kalimit të kufirit të emigrantëve të paligjshëm nga Siria, Pakistani dhe vendet e tjera të lindjes, që duke shfrytëzuar sigurinë shumë të dobët të kufinjve të shtetit tonë, duke depërtuar drejt Bashkimit Europian dhe po cënojne sigurinë e tyre kombëtare. Ndaj këtij kryeministri i është tërhequr veshi në çdo kancelari europiane. Ky kryeministër e ka kthyer Shqipërinë nga një kontributor stabiliteti dhe paqe me aleatët e fqinjët tanë, në një Shqipëri eksportuese destabiliteti dhe paqëndrueshmërie në politikën e jashtme.

Kryeministri të japë përgjigje se cilat janë shifrat reale të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin shqiptar çdo ditë? Shqiptarët dhe Evropa këtë duan të dinë. Këto çështje janë shumë të rëndësishme përsa i përket vendit. Por kjo qeveri e lidhur me krimin nuk e ka në axhendë forcimin e kufijve pasi i duhet të krijojnë kaos në vend me qëllim që të favorizojnë trafikantët.

Le të ndalemi tek pika e parë, zbatimi i ligjit në vend, a keni diskutuar ju në komisione të posaçme, raste të moszbatimit të ligjit, apo ligje të miratuara në Kuvend, që nuk kanë as bazën kushtetuese (shumicën e votave)?

Ne kemi diskutuar gjatë në komsione për çdo ligj që ka të bëjë me Sigurinë Kombëtare. Por nuk ka ligj që zbatohet me Edi Ramën kryeministër, sepse ka fakte konkrete që ky kryeministër është i përfshirë në trafiqe. Si mund të ketë zbatim të ligjit ku ky kryeministër kriminalizoi vendin dhe Policinë e Shtetit. Janë tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kërkim, për përfshirje në organizata të trafikimit të lëndëve narkotike. Ishin këto drejtues policie që dekonspironin me urdhër të këtij kryeministri aksioner, kundër trafikimit të lëndëve narkotike të agjensive ligjzbatuese në vend, që nuk vareshin nga kryeministri. Kryeministri i vendit shkel hapur ligjin dhe nuk mban përgjegjësi, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë fushatë për Rilindjen pra është shkelje e hapur e ligjit dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Së fundmi, ministra e ish-ministra akuzohen për vepra të rënda penale, çfarë duhet të bëjë Komisioni i Sigurisë në raste të tilla ( për më tepër, që bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, përgjegjësi kryesor për rendin dhe sigurinë në vend).

Nuk përbën më lajm për këtë kryeministër që ministrat e tij janë të lidhur me krimin e organizuar, sepse ideatori dhe frymëzuesi i krimit të organizuar është vetë kryeminstri. Çdo ministër i tij zbaton porosit e këtij kryeminsitri dhe është ky që duhet të mbajë përgjegjësi kryesore sepse kanabizimi i vendit është projekt politik i këtij kryeministri,ministrat e tij janë thjeshtë zbatues të këtij projekti.

A rrezikohet rendi dhe siguria në vend, nëse Shqipëria bëhet vend pritës i ish-luftëtarëve të ISIS apo kampesh refugjatësh?

Kjo gjë është lajthitje e kryeministrit, pasi nuk i merr ai vendimet për këtë çështje, por janë institicionet ligjzbatuese dhe Parlamenti. Çdo vendim për këtë çështje duhet marrë në bashkëpunim me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Na ndajnë pak ditë nga përgjigja e vendeve anëtare të BE për çeljen ose jo të negociatave. Duke patur parasysh situatën në vend, për të cilën flisni edhe ju si opozitë, si e mendoni përgjigjen?

Të gjitha energjitë e opozitës, por dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej themelimit të saj janë fokusuar te proceset integruese të vendit. Ne shpresojmë në një përgjigje pozitive sepse përgjigja nuk ka të bëjë me politikën por ka të bëjë me qytetarët e Shqipërisë të cilët ëndrrën e tyre kanë Europën. Por duhet të jemi të qartë që kemi te bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm, që nuk e kërkon Integrimin Europian të vendit sepse nëse do ketë avancim në këtë proces, do ketë më shumë monitorim për kryeministrin dhe qeverinë. Ky kryeministër nuk ka treguar vullnet pozitiv për të avancuar në këtë proces, sepse nëse ky kryeministër do ishte pro këtij procesi, Shqipëria nuk do ishte lajmi kryesor në Europë për trafikun e lëndëve narkotike, nuk do ishte rrugë kalimi për trafikun e dorgërave të forta. Do prodhonte më shume stabilitet brenda vendit por dhe për rajonin. Në Shqipëri në këtë kohë ka ndodhur e kundërta sepse kemi një kryeministër dhe një qeveri që drejton trafikun dhe është totalisht e përfshirë me krimin e organizuar.

Monika Kryemadhi: Qytetarët shqiptarë presin nga LSI dhe opozita aksion politik për të shpëtuar vendin nga një qeveri që tashmë është e diskretituar

Fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.

Përshëndetje të gjithëve

U bë më shumë se tre muaj, që nga mbledhja e Janarit që nuk jemi mbledhur por jo vetëm për shkak të statutit por edhe të shumë ngjarjeve të cilat kanë ndodhur dhe do të ndodhin shumë shpejt, e kemi pasur të domosdoshme mbledhjen e këtij forumi gjë që është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e strukturave tona. Tashmë ju të gjithë jeni shumë të informuar. Kjo vjen si rezultat i angazhimeve tuaja por edhe si rezultat i përpjekjeve apo dhe i gjithë presioneve që ushtrohen ndaj jush për ata që kanë qenë qoftë të punësuar apo qoftë anëtarët më aktiv të LSI-së për ti intimiduar për ti kërcënuar apo edhe për ti tjetërsuar duke pasur parasysh që problematikat që ka sot qeveria apo dhe mazhoranca në parlament mendon që vetëm duke i intimiduar njerëzit apo duke i kërcënuar ata mund të kalojnë problematikat që kanë.Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë e fokusuar tek ish ministri i brendshëm. Dhe për fat të keq jo për ato që ka thënë ose ka për të thënë. Por për ato që Saimir Tahiri nuk i ka thënë dhe nuk do ti thotë kurrë. Sepse ai dhe ish shefi i tij tashmë janë jo vetëm peng i njëri tjetrit por dhe peng i krimit të organizuar. Të gjjthë kanë muaj që presin drejtësi për çështjen e ish ministrit të brendshëm, një nga përgjegjësit kryesore për kanabizimin dhe renditjen e Shqipërisë në krye të trafikimit dhe përdorimit të drograve të forta. Por drejtësia ka munguar që ne krye të herës, dhe nuk ka më njeri në Shqipëri të besojë tashmë  se Edi Rama do urdhërojë institucionet që varen prej tij, si Prokuroria e Përgjithshme, që të hetojnë për ish bashkëpunëtorin e tij.

Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish ministrit të brendshëm. Madje dhe lotët e tij për të disatën herë duken si lot krokodili dhe janë pjesë e tragjikomedisë që Edi Rama e inskenon kaq bukur për bashkëpunëtorët e tij që jemi mësuar ti shikojmë në gjithë jetën politike të z. Rama. Nëse Saimir Tahiri do kishte ndjerë qoftë dhe një fije përgjegjësi për llumin e drogës në të cilin e zhyti Shqipërinë të paktën duhet të kërkonte ndjesë publike jo vetëm për shqiptarët por më shumë për ata të rinj dhe të reja që sot janë peng i përdorimit të drogave të forta ku dhe Shqipëria mban vendin e parë në botë për përdorimin e kokainës. Duhet të tregonte dinjitet dhe të përballej me të vërtetën dhe jo të shantazhonte Edi Ramën me gjuhën e mafiozëve të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë rëndon nëpër foltore

Ky është moment i rëndësishëm për LSI dhe për opozitën. Jo vetëm sepse ndodhemi përballë një qeverie të diskretituar tashmë dhe ndërkombëtarisht, por edhe për faktin se qytetarët shqiptarë presin nga ne aksion të vërtetë dhe të pa kompromis politik për të shpëtuar vendin, familjet e tyre dhe fëmijët e tyre. Shqipëria po jeton sot ditët e saj me të këqija te 25-30 viteve të fundit.

Dhe padyshim është detyrë jona të përpiqemi ta nxjerrim vendin nga ky batak ku e çuan Edi Rama dhe mafiozët që e mbajnë peng dhe në pushtet në të njëjtën kohë. Sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për angazhimin tonë jo vetëm politik por dhe programor e gjithëpërfshirës për të rrëzuar nga karrigia klikën e Edi Ramës që abuzon me konçensionet e vjedh përditë nga taksapaguesit shqiptarë.

Për të qenë të fortë na duhet bashkëpunimi me njerëzit, me qytetarët dhe të gjithë ata që pa dallim përkatësie partiake kërkojnë një jetë më cilësore, kërkojnë një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre . Është detyra jonë ti bindim qytetarët të na bashkohen në kauzën e përbashkët të largimit të kësaj qeverie. Është dhe mbetet misioni ynë afrimi i të rinjve, i intelektualëve i grave dhe i vajzave, dhe çdo qytetari të thjeshtë me aksionin opozitar. Aksion, që nuk do të rresht deri ditën kur Edi Rama të largohet një orë e më përpara nga pushteti. Nuk ka të bëjë me pushtetin e tij personal sesa ka të bëjë me të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Çdo manovër e tij për të çuar vendin në një krizë të re tashmë është e dështuar. Ajo çka dua të theksojë dhe të përmendë është që  shpesh dëgjojmë batuta të Ramës dhe të suflerëve të tij të cilët akuzojnë dhe intimidojnë jo vetëm LSI dhe drejtues të LSI, por ushtrojnë dhe përdorin segmente të shtetit, policisë dhe prokurorisë ndaj drejtuesve të LSI-së. Jua bëj me dije që kjo gjë do të vazhdojë të ndodhi por jo për shumë kohë. Nuk do të ndodhë për shumë kohë sepse këto falangat, të cilat ai i përdor ndaj njerëzve të LSI-së do t’i kthehen vetë në atij kokë. Do t’i kthehen sepse ai është peng i krimit të organizuar, i mafias dhe peng i gjithë atyre marrëveshjeve që i ka firmosur dhe ka lënë veten e tij, familjen e tij dhe Shqipërinë.

Mbledhja e sotme e KDK-së, e cila do të përqendrohet në efektin organizativ, është shumë e rëndësishme për sa i përket riorganizimit të strukturave tona. Strukturat tona janë të përfshira në rievidentimin dhe inventarizimin e anëtarëve të partisë, të cilët janë aktivë dhe prezentë. Pavarësisht atyre largimeve sporadike, që ju i dini më mirë se ne këtu në Tiranë, që nuk janë përfaqësues të vendosura nga strukturat e partisë në listat e këshilltarëve. por kanë qenë qoka, qoftë të deputetëve, kanë qenë qoka të individëve të caktuar, dhe dashje pa dashje janë vendosur atyre. Ka pasur edhe një indiferencë të strukturave të partisë nëpër rrethe dhe kanë kaluar. Ne e dimë shumë mirë intimidimin, apo mashtrimin dhe presionin që është ushtruar ndaj njerëzve të LSI, por kjo nuk do të thotë që kjo ka ndonjë ndikim shumë të madh në punën tonë që duhet të duhet të vazhdojmë më tutje. Ajo që dua të them dhe të theksoj është që, shumë prej jush kane qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me qendrën e LSI, deputetët po ashtu, ndoshta duhet të bëjmë një punë më të madh dhe më të përfshirë të sekretariatit dhe jo më kot sot mund të kemi marrë ndihmë për ngritjen dhe organizimin e departamentit të organizimit.

Një departament që do të jetë shumë i rëndësishëm përsa i përket vazhdimësisë së punës tonë organizative. Evidentimi i anëtarësisë së LSI është një nga detyrat themelore tonat. Kemi pasur një fushatë të jashtëzakonshme. Mos të harrojmë që tashmë LSI është një forcë politike e cila me dëshirën e saj vendosi për të qëndruar në opozitë. Do të thotë që është një realitet tjetër politik. Do të thotë që është një institucion politik i cili është i pranishëm në jetën politike shqiptare. Pse e them këtë? E them këtë sepse sulmi i Edi Ramës dhe falangave të tij të cilët paguhen nëpër portale apo dhe në media të tjera me paratë e drogës për të sulmuar, për të intimiduar apo për të bërë pis LSI do të vazhdojë, por kjo nuk ka asnjë lloj problemi sepse nuk ka qenë ky problemi i LSI. Problemi i LSI ka qenë gabimet e së shkuarës të cilat ne duhet ti lexojmë shumë mirë për të vazhduar përpara dhe për të mësuar nga gabimet tona. Gabimi i LSI ka qenë bërja e Edi Ramës kryeministër. Gabimi i LSI ka qenë pranimi i Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm. Gabimi i LSI ka qenë mos reagimi i saj kur Shqipëria filloi të kanalizohej. Gabimi i LSI kanë qenë votimet e shumë ligjeve, qoftë ligji i arsimit të lartë, qoftë dhe i atyre ligjeve të reformës në drejtësi të cilat u votuan pa kompromis. Sot jo vetëm e vendosin Reformën në Drejtësi në duart e një personi që është i lidhur me krimin e organizuar, por kanë bërë të mundur që kjo reformë të dështojë pa u zhvilluar.

Të gjitha këto gabime ne duhet tashmë t`i rilexojmë, jo thjesht në mënyrë individualë or si një e shkuar e jetës sonë politike si Lëvizje Socialiste për Integrim. E them këtë sepse t`i rikthehesh gabimeve tona, nuk ka asgjë të keqe, por përkundrazi, do të na bëjnë më të fortë, të përgatitur dhe më të aftë për t`iu përgjigjur sulmeve të cilat ne i presim që do vijnë shumë shpejt ndaj nesh. Për sa i përket strukturave jo vetëm të LRI, por gjithashtu edhe të LGI, aktivizimi dhe angazhimi i tyre do jetë shumë i domosdoshëm. Në zgjedhjet lokale të ardhshme ne do fokusohemi tek përgatitja e listave për këshilltarë, por jemi të detyruar të ruajmë kontingjentin, pra raportin 1 me 1. Nuk do vendosim në lista gra që kanë bashkëshortët e tyre aktivë në politikë, por do vendosim gra apo vajza të cilat kanë kontributin e tyre në  Lëvizjen Socialiste për Integrim. Jo si pjesë e një familjeje, por si misionarë të kësaj partie.

Ashtu sikurse dhe LRI është në strukturë e cila nuk do ndalojë, por do futet klasë më klasë  për të denoncuar dhunën që po ushtron Ministria e Arsimit ndaj nxënësve dhe mësuesve. Duhet të zgjojmë ata mësues që janë kthyer në falangat e Ministrisë së Arsimit, ku ky institucion është tjetërsuar dhe vetëm ministri nuk mund të quhet. Tanimë aty mblidhen të dhëna siç bënte dikur Hitleri për hebrenjtë, ashtu është bërë edhe Ministria e Arsimit në një gestapo për të censuruar dhe dhunuar këta gjimnazistë me provimet e maturës. Ne e kemi dëgjuar rëndom se si janë kërcënuar për të intimiduar familjarët e tyre e kështu me radhë. Prandaj, Lëvizja Rinore për Integrim ka misionin për të denoncuar këtë farsë, këtë shëmtirë dhe këtë gjenocid intelektual, sepse të dhunosh një maturant sot do të thotë që ke dhunuar të ardhmen e këtij vendi. Do të thotë që të rrisësh një brez të përulur, të rrisësh një brez kompromisaxhi dhe një brez që bën Pazar më të ardhmen e vet. Prandaj LRI nuk duhet të ndalet, jo vetëm në gjimnaze, por edhe në universitete e kudo. Edhe në shkollat 9-vjeçare mos u ndalni sepse edhe aty shohim dhunë fizike, por edhe dhunën psikologjike që ushtrohet në klasat e teta dhe të nënta.  

Dua ta falënderoj të gjithë grupin e punës së LSI-së që është në godinë, që është një grup vullnetar dhe që punon nga mëngjesi deri në darkë. Është grupi që mban hapur zyrat e LSI-së dhe nuk ndalojnë asnjëherë së punuari. Falënderoj edhe të gjithë ato të rinj dhe të reja, të cilët janë mjaft aktivë në aktivitetet që ne organizojmë. Do doja të falënderoja po ashtu edhe ata anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët janë aktivë dhe prezent në godinë. Duhet të jenë akoma dhe më shumë prezent edhe në zonat e tyre, aty ku ata kanë punuar gjatë fushatës elektorale. E them këtë sepse zgjedhjet janë shumë afër për të marrë një vendim politik të cilin nuk do t’ia lëmë në dorë Edi Ramës, por do t’ua lëmë shqiptarëve. Nuk mund të vendosë për fatet e shqiptarëve Edi Rama. Ai mund të vendosë për fatin e vet dhe të familjes së tij.

Prandaj kjo mbledhje e sotme le të shërbejë si një ndezje motori, si një ndezje motori të këtij avioni dhe të kësaj makinerie të jashtëzakonshme dhe të fuqishme që është LSI-a., për të mos u ndalur më dhe për të shkuar në çdo derë të shqiptarëve për t’i zgjuar ata. Nuk dua t përmend të gjitha ato problematika që përmendi këtu profesor Shezo, nuk dua të lexoj këtu as raportin e DASH, sepse janë deklarata dhe denoncime të cilat ne si LSI kemi më shumë se një vit që i bëjmë. Dhuna, presioni dhe intimidimi që bandat e krimit, trafiku i drogës që ka lulëzuar në Shqipëri kanë qenë ato që kanë deformuar mandatet e deputetëve të Kuvendit t Shqipërisë. Duke iu falënderuar për angazhimin dhe duke iu falënderuar për ardhjen tuaj në këtë mbledhje, mbledhje të cilat nuk duhet t’i bëjmë vetëm në Tiranë, por mund t’i bëjmë edhe në rrethe të tjera, për të qenë prezent me anëtarët dhe votuesit tanë. Jam e bindur që ata 226 mijë votues tanët janë dyfishuar sot.

 

/ In Uncategorized / By Elisa Piperi / Comments Off on Monika Kryemadhi: Qytetarët shqiptarë presin nga LSI dhe opozita aksion politik për të shpëtuar vendin nga një qeveri që tashmë është e diskretituar

Vasili: Kryeministri nuk po bën shtet, po e zhbën shtetin

Deklarata për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Dje parlamenti shqiptar dekretoi shkatërrimin e tij edhe institucional dhe besoj drejtimi i parlamentit ka mbaruar qoftë nga ana politike po ashtu nga ajo e zbatimit minimal të rregullave parlamentare që e bëjnë të funksionojë atë. Dje është ligjëruar që çdo vendim që merret në sallën e parlamentit, për ta ditur të gjithë qytetarët shqiptarë që çdo vendim është një urdhër i padiskutueshëm për veprim. U ligjërua që dënimet e seancës janë nul. Dje parlamenti ka miratuar në mënyrë të njëanshme ligjin për strehimin social, një ligj shumë delikat në të cilin nuk pranonte as ti shqyrtonte pavarësisht se nuk do ti votonte amendamentet e opozitës që kishin qëllim, përmirësimin rrënjësor të ligjit në favor dhe interes të qytetarëve shqiptarë. Së dyti të ndalonte antikushtetutshmërinë së këtij ligji dhe së treti ti jepnin fund kësaj demagogjie të shëmtuar të qeverisë e cila mbron me fanatizëm oligarkët, u jep qindra milionë euro koncensione, qindra kulla të cilat janë ngulur Tiranës në zemër dhe ne qytete të tjera të Shqipërisë dhe bën sikur u heq nga një qime, sikur do u merrka 50 metra katrorë për tu hedhur hi syve qytetarëve të këtij vendi.Kjo demagogji dhe ky qëndrim urrejtës ndaj të varfërve dhe njerërzve në nevojë, të një qeverie e cila nuk është e majtë, është armikja më e madhe e të majtës pasi thashë dhe njëherë mbron oligarkët. U jep miliona euro konçensione, kulla janë në sytë e qytetarëve dhe në fund bën sikur kjo do ti godasë oligarkët  me 50 metra katror, me një sipërfaqe 7 me 8. Njëherazi seanca kishte vendosur që këto amendamente dhe gjithçka debati i opozitës të diskutohej në komisionin përkatës sipas kërkesës së firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe nga z.Fatmir Mediu dhe kjo e drejtë u dhunua. Kryetari i Parlamentit ka ligjëruar dje një parlament që ka ikur nga shinat e parlamentarizmit, është deformuar plotësisht dhe rregulli qesharak për të respektuar sekondat e çmuara kur deputetët flasin dhe rigoroziteti për këto sekonda është një turp dhe demagogji. Ligji i strehimit social megjithëse opozita dha konsensus për miratimin e tij në parim për tu bërë një ligj i mirë dhe për të ndihmuar qytetarët e varfër, duke mos pasur asnjë paragjykim që ky ligj propozohej nga mazhoranca u rrënua dje edhe konsensusi. Pra në funksion të vjedhjes dhe të grabitjes mazhoranca thyen çdo lloj konsensusi, ndonëse bën sikur çirret kjo dhe ky kryeministër i fandaksur që ka, që bëjnë sikur duan konsensusin. Konsensusi ishte në tavolinë ishte miratuar në parim, kërkonte një diskutim, një përmirësim, që ligji të bëhej I mirë për qytetarët, por ligji u bë një preh e hajdutëve të qeverisë. Nga se vjen ky hajdutllëk i qeverisë? Vjen pikërisht nga ato konstatime të tmerrshme, që Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë në raportin e tij më tronditës në 28 vitet e pluralizmit shqiptar. Kur ka thënë që vendi mbetet në një rrezik të madh për shkak të pastrimit të parave të pista. Dhe kur ka thënë, ku për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeveritare, pra, teoria dhe teza e kryeministrit të vdekur politikisht, që po bëjmë shtet, ai po zhbën shtet. Pra mazhoranca dhe kryeministri nuk po bëjnë shtet, po ja u përsëris po e zhbëjnë shtetin. Njëherazi po Departamenti Amerikan i Shtetit thotë: Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme të mariuanës, kryesisht për vendet europiane dhe është vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer, – e nënvizoj, Departamenti thotë: duke shërbyer si një portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën. Kjo do të thotë, jo të bësh shtet, por ta zhbësh shtetin. Pasuritë e patundshme, veçanërisht zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit dhe lojërat e bixhozit, – thotë Departamenti Amerikan I Shtetit, – janë ndër metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave. Çfarë thotë tjetër DASH?  Zbatimi I ligjit është joefektiv në luftën kundër pastrimit të parave. Pra, kur nuk lufton pastrimin e parave, me gjithë drejtoritë, dhe me gjithë çfarë kanë pasur atje që kanë drejtuar ato drejtori, do të thotë jo të bësh shtet siç thotë kryeministri, por do të thotë ta zhbësh shtetin. Njëherazi Departamenti Amerikan i Shtetit thotë: Shqipëria ka një treg të zi të lulëzuar për mallrat e kontrabanduara, kryesisht duhan, bizhuteri, makina të vjedhura, telefona celularë. Kontrabanda është lehtësuar nga kontrollet e dobëta doganore dhe kufitare. Çdo të thotë kjo? Do të thotë jo të bësh shtet siç thotë kryeministri, por do të thotë ta zhbësh shtetin. Njëherazi edhe konstatimet më të fundit të GRECO-s të  Këshillit të Europës, konstatojnë që përsa I takon luftës kundër korrupsionit në lidhje me deputetë, gjyqtarë dhe prokurorë, pasi këto institucione në mënyrë të veçantë prokurori etj, janë në momentin e kapjes së tyre të plotë, Shqipëria nga 10 rekomandime ka zbatuar  vetëm e vetëm 1. Kjo do të thotë përsëri, jo të bësh shtet, por do të thotë ta zhbësh shtetin. Dhe në tërësinë e vetë, ne jemi në një moment kritik, dhe qytetarët duhet ta dinë këtë, që përfundimisht korrupsioni ka dalë nga kontrollet, pasi shteti do pikërisht këtë gjë, krimi i organizuar është ai që telekomandon kryeministrin dhe sejmenët rreth tij, dhe kontrabanda, pastrimi i parave të pista është pikërisht shkatërruesi I biznesit të ndershëm, që jeton me djersën e ballit, atij që do ta fitojë paranë në rrugë të ndershme, dhe është kthyer pra në një “place d’arme” të kriminelëve, të trafikantëve dhe pse jo të maskarenjëve, të cilët kanë gjetur strehën e tyre në selinë e kryeminstrit, i cili përfundimisht pas qëndrimit shumë të qartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, damkoset përfundimisht si njeriu që ka marrë përsipër misionin e madh, negativ, malinj, pse jo të poshtër kundra këtij vendi, që jo të bëj shtet, por ta zhbëjë shtetin.