Kreu  |  Programi LSI   |  Formular Antarsimi  |  Kontaktoni |  English
  Regjistrohu ne Newsletter!
LAJMET E FUNDIT
  Deklarate nga LSI  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI, Erisa Xhixho  |  Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama  |  
 
 
  LAJME
  DEKLARATA
  FJALIME
  INTERVISTA
  AMENDAMENTE
  STATUTI
  PROJEKT LIGJE
  AKTIVITETE
  FUSHATA
  FOTO
  VIDEO
  ANKETIM
  ANALIZA
  REZOLUTA
  PROGRAMI
 
 
 
   
 
 
24/01/2010 17:29 - Prononcim për mediat i Zv. Kryetarit të LSI-së, Edmond Haxhinasto

Pyetje: Z. Haxhinasto, deklaratat e fundit të përfaqësuesve të opozitës në media e shohin zgjidhjen e krizës mes dhënies së postit të Presidentit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera Kushtetuese. Si e vlerësoni ju këtë?

Mendoj se ky është një debat i parakohshëm, ndërkohë që ne duhet të kemi një aktivitet normal, opozita duhet të kthehet në Parlament dhe këto çështje i përkasin një diskutimi të tillë institucional. Por këto zëra që vijnë nga opozita mendoj se nuk janë aspak racionale, pasi në këto momente tregohet se opozita nuk ka si objektiv të saj, pikërisht përmirësimin e kuadrit ligjor dhe standardeve të zgjedhjeve, por dëshiron që të krijojë një krizë politike dhe më pas të arrijë zgjidhjen e kësaj krize duke u ulur në një tavolinë negociatash, ku diskutohet dhe ndarja e pushteteve të cilat janë të pavarura. Do thoja se diçka e tillë është e papranueshme në një kohë që Shqipëria është një vend ku sundon ligji sipas gjithë standardeve ligjore dhe Kushtetutës së vendit. Posti i Presidentit zgjidhet në mënyrë shumë të qartë pas amandimeve që ka bërë PS-ja në Kushtetutën e miratuar në 1998, që sanksiononte zgjedhjen e Presidentit me 84 vota, ndërsa në prill të vitit 2008 u vendos që Presidenti të zgjidhej me shumicë të thjeshtë me 71 vota. Kjo do të thotë që çdo mazhorancë që ka 71 vota mund ta zgjedhë presidentin. Amendimet kushtetuese që kanë ndodhur janë themelore: me parë kërkoheshin 84 vota, pra një mazhorancë e cilësuar, që do të thotë që për zgjedhjen e një Presidenti nuk mjaftonte të ishe parti apo koalicion në mazhorancë, por, duke patur  një mazhorancë që nuk mund të kishte 84 vota e vetme, duhet të arrije edhe një konsensus me opozitën. Pra duhet të theksojë dhe një herë që ky është një debat i panevojshëm, pasi kuadri legjislativ që ka vendi, Kushtetuta e vendit e kanë shumë të qartë mënyrën sesi zgjidhet Presidenti dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të tjera të pavarura.

Si e vlerësoni rolin aktual që ka mbajtur Presidenti i Republikës dhe a duhet të angazhohet ai për zgjidhjen e ngërçit politik?

 

Unë nuk dua të bëjë vlerësime për rolin e Presidentit, por dua të them që unë e shikoj angazhimin institucional të Presidentit në momente të tilla kur ka vakum, paqartësi legjislative të pushteteve në mënyrë që të bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe të ruaj parimet themelore. Në rastin konkret nuk kemi diçka të tillë, kemi thjeshtë papërgjegjshmëri politike të opozitës aktuale, e cila nuk merr përgjegjësitë e saj të shkojë në Parlament dhe të zhvilloj një aktivitet normal parlamentar. 

 

  
 
 
   
LAJME    DEKLARATA    FJALIME    INTERVISTA   
 
 
AKTIVITETE    FUSHATA    FOTO    VIDEO   
 
 
ANKETIM    ANALIZA    Antaret e Kryesise    Anetaresohu ne LSI   
 
 
 
  KONFERENCA 2009
 
  Dhuroni
  Bashkohu me LSI
  Vullnetar per LSI
  Takimet e LSI prane jush
  Gjeni LSI ne zonen tuaj
  Njofto miqte e tu
  PSE ME LSI...
 
 
  PARTIA SOCIALISTE EUROPIANE
  NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE