Kreu  |  Programi LSI   |  Formular Antarsimi  |  Kontaktoni |  English
  Regjistrohu ne Newsletter!
LAJMET E FUNDIT
  Deklarate nga LSI  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI, Erisa Xhixho  |  Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama  |  
 
 
  LAJME
  DEKLARATA
  FJALIME
  INTERVISTA
  AMENDAMENTE
  STATUTI
  PROJEKT LIGJE
  AKTIVITETE
  FUSHATA
  FOTO
  VIDEO
  ANKETIM
  ANALIZA
  REZOLUTA
  PROGRAMI
 
 
 
   
 
 
02/02/2010 18:26 - DEKLARATË PËR SHTYP
Deklaratë: Luan Rama
 
Sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI
 
Qëndrimi parimor dhe konstant i Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me rëndësinë që merr dialogu poilitik institucional për zgjidhjen e situatës politike në vend është dhe mbetet konstante e pandryshueshme e jona. Natyrisht kur flasim për dialog politik, institucional kemi parasysh në radhë të parë vetëm dialogun që vjen në frymë të Kushtetutës dhe në zbatim të Kushtetutës së vendit. Së këtejmi unë gjykoj se qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste ka një non sens etik;
së pari në raport edhe me vetë Presidentin e Republikës, sepse nuk mundet që Partia Socialiste të imponoj modalitetet e takimit që organizon Kryetari i Shtetit.
 
Se dyti ka një nonsens parimor sepse askush, aq më pak kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendos kushte për të defaktorizuar faktorë politikë të cilët i ka bërë të tillë, pra me ndikim dhe influentë në jetën politike të vendit, vetë qytetari shqiptarë me votën dhe me zgjedhjen që ai ka bërë në zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-ës. Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta defaktorizonte e te eliminonte LSI-në, por dështoi dhe ka për të dështuar në çdo përpjekje për t’u imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me orientimin evropian të Shqipërisë.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar dhe seriozisht e investuar që të bëhët zgjidhja më e mirë që përshpejton reformat europianizues të vendit, që përshpejton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, sepse qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për demagogji apo për kushte që vijnë nga individë të veccantë, por kanë nevojë për zgjidhje të problemeve, në mënyrë që ata të shkojnë pa viza në pasaportat e tyre europiane, si qytetarët të barabartë të Europës dhe shumë shpejt të jenë pjesë e bashkësisë së vendeve të Europës së Bashkuar.
 
Faktin sesa faktor politik është Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e ka në dorë kryetari i PS-së, cili edhe me qëndrimin më të fundit dëshmon se nuk është seriozisht i angazhuar për të gjetur një zgjidhje që vjen në pajtim me Kushtetutën dhe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së nga njëra anë dhe nga ana tjetër hapat e mëtjeshmë, reagimi pozitiv ndaj çdo inisiative që vjen nga Presidenti i Republikës në të mirë të zgjidhjes se situatës politike në vend do të jetë edhe dëshmia më e qartë se kush realisht është i angazhuar për zgjidhje në të mirë të ecurisë së mëtjeshme të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe kush punon kundër hapave integrues dhe europianizues të Shqipërisë.
  
 
 
   
LAJME    DEKLARATA    FJALIME    INTERVISTA   
 
 
AKTIVITETE    FUSHATA    FOTO    VIDEO   
 
 
ANKETIM    ANALIZA    Antaret e Kryesise    Anetaresohu ne LSI   
 
 
 
  KONFERENCA 2009
 
  Dhuroni
  Bashkohu me LSI
  Vullnetar per LSI
  Takimet e LSI prane jush
  Gjeni LSI ne zonen tuaj
  Njofto miqte e tu
  PSE ME LSI...
 
 
  PARTIA SOCIALISTE EUROPIANE
  NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE