|
|
|
|
| |
|
|
|
01/03/2010 10:18 - Deklarate nga Edmond Haxhinasto, zv Kryetar i LSI
|
|
Debati politik i muajve te fundit per problematiken e zgjedhjeve te 2009-tes, duhet te marre nje drejtim te ri: fillimin sa me pare te reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardheshme. Zgjedhje te lira e te ndershme, konkurrimi i ndershem dhe i barabarte per te gjithe, proces i pakontestuar nga partite pjesmarrese dhe gjithperfshirja e tyre,garantohet vetem me nje kuader ligjor sipas standarteve nderkombetare, pra me nje Kod Zgjedhor sipas ketyre standarteve. Duke njohur gjithesecili pergjegjesite perkatese ne hartimin e Kodit Zgjedhor te kaluar, eshte momenti te tregohet maturi politike dhe angazhim institucional per te filluar nje proces gjithperfshires ne permiresimin e Kodit dhe standarteve per zgjedhjet e ardheshme. Ligjet nuk permiresohen duke bertitur nga rruga dhe as duke hedhur “shaçka” politike! Angazhimi apo terheqja para nje pergjegjesie te tille do te tregojne me se miri nese motivet e opozites jane persosja e standarteve te zgjedhjeve apo provokimi i krizes politike. LSI ka filluar punen per pergatitjen e nje platforme per permiresimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vena re gjate zgjedhjeve te 2009-tes dhe duke zbatuar rekomandimet e OSCE/ODIHR ne raportin e saj perfundimtar. Keto propozime do te paraqiten ne menyre institucionale ne Parlament. |
|
|
| |
|
|
|
|
 |
|
| PARTIA SOCIALISTE EUROPIANE |
|
| NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE |
|
|