Kreu  |  Programi LSI   |  Formular Antarsimi  |  Kontaktoni |  English
  Regjistrohu ne Newsletter!
LAJMET E FUNDIT
  Deklarate nga LSI  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI, Erisa Xhixho  |  Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama  |  
 
 
  LAJME
  DEKLARATA
  FJALIME
  INTERVISTA
  AMENDAMENTE
  STATUTI
  PROJEKT LIGJE
  AKTIVITETE
  FUSHATA
  FOTO
  VIDEO
  ANKETIM
  ANALIZA
  REZOLUTA
  PROGRAMI
 
 
 
   
 
 
31/07/2010 23:21 - Deklarate per shtyp e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Takimi ynë i radhës është në vazhdën e një komunikimi shumë korrekt për të informuar publikun lidhur me qëndrimet e  LSI-së për zhvillimet politike në vend.

 

Kemi mbyllur një javë politike që nisi me debatin  votimit të ndryshimeve në buxhetin e vitit dhe me artikulimet e  zakonshme të asaj pjese të opozitës që përfaqëson lidershipi i Partisë Socialiste, i cili ka artikuluar aksionin politik të vjeshtës, çka paralajmëron rikthimin në traditën e vjetër apo në praktikën vjetër të bojkotit, protestave dhe llogarive që ndërtohen rezultate që ushqyen iluzionin e fitores edhe në zgjedhjet e kaluara dhe rezultati solli të kundërtën e përllogaritjeve që bënë enturazhi që e rrethon lidershipin e PS-së.

 

Shqipëria e vitit 2010, Shqipëria anëtare e NATOs, Shqipëria në prag të marrjes së statusit kandidat në BE, pra, Shqipëria evropiane, nuk mund të pranojë një opozitë që flet me gjuhën e para 20 viteve. Ndërkaq ky kontrast është i mjaftueshëm për të kuptuar diferencën e madhe midis trendit evropian të shoqërisë shqiptare dhe rudimentit të vjetër që  përfaqëson ky qëndrim, që në thelb shpreh më së miri,  krizën e  madhe të identitetit politik, dhe  krizën e madhe të mungesës së alternativave, çfarë është në mënyrën e sjelljes së opozitave demokratike dhe evropiane.

 

Për të mos u zgjatur më tej, edhe ato çka deklaron kryetari aktual i PS-së, shprehin në thelb mungesën e alternativës. Duke qenë se janë të pazotë të konkurrojnë me alternativat, paralajmërojnë një vjeshtë të mbushur me protesta, apo me shfaqje të tjera të sjelljes së një politike vërtet jashtë të majtës dhe të djathtës evropiane.

 

Ka qenë prezent këtë javë dhe debati në lidhje me vendin në Gjykatën Kushtetuese.  Unë në emër të LSI-së deklaroj se raporti mes Presidentit dhe pushteteve të tjera, më konkretisht, mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, mes Presidentit të Republikës dhe qeverisë , mes Presidentit të Republikës dhe organeve të drejtësisë, janë marrëdhënie që ndërtohen mbi bazë të Kushtetutës, që funksionojnë në zbatim të Kushtetutës, dhe që duhen vlerësuar dhe gjykuar vetëm në raport apo në funksion të korrektesës së tyre ndaj Kushtetutës së vendit.

Çdo koment tjetër është i padobishëm, dhe nuk dua të vazhdoj me debate që dalin jashtë këtij konteksti që i lidh këto institucione, në veprim, ndërveprim, dhe funksionim të tyre në raport me Kushtetutën.

 

Ju si LSI, a i bashkoheni qëndrimit të shprehur nga PD se Partia Demokratike ka të gjitha mekanizmat ligjorë për të mënjanuar vendin vakant, deri në një thirrje emergjente të parlamentit. Cili është qëndrimi juaj?

 

Unë marrë shkas nga referenca juaj që përmes pyetjes sjell qëndrimin e grupit parlamentar demokratik, të deklaroj paraprakisht se çdo gjë në raportet midis pushteteve është raport nëpërmjet kushtetutës. Çdo qëndrim duhet kushtëzuar nga kushtetuta dhe çdo qëndrim duhet motivuar me respekt dhe me zbatimin  e kushtetutës.

 

Ka pasur raste dhe ne  e kemi deklaruar, që me rastin e votimit të disa kandidaturave të sjella nga Presidenti i Republikës,  kemi mbajtur qëndrim të ndryshëm nga ai i Partisë Demokratike. Ka qenë qëndrim i ndryshëm për shkak të bindjes sonë të së drejtës së presidentit, e shprehur kjo përmes dekreteve të tij për të shprehur emrat që do të përbëni gjykatën e Lartë, apo do pushtet tjetër që ka nevojë për emra që vijnë nga Presidenti, deh llogaritë që bëjnë disa njerëz që shkruajnë dhe në gazeta, që paralajmërojë krizë mes aleatëve në qeverisje, më konkretisht mes PD-së dhe LSI-së. Theksoj se këto i kanë të pabaza dhe nuk ka asnjë shenjë të krisjes apo në krizën e marrëdhënieve midis partnerëve në qeverisje.

 

Ne jemi shumë korrekt në qëndrimin ndaj çdo institucioni dhe respektojmë rreptësisht autoritetin kushtetues, në rastin konkret të Presidentit të Republikës, dhe është e udhës dhe e domosdoshme që palët të  gjykohen dhe të vihen në lëvizje në raport dhe në respekt të kushtetutës. Unë pres të shoh lëvizjen e radhës së motivuar nga kushtetuta dhe vazhdim të saj do të shprehim qëndrimin tonë.

 

Në thelb apo në parim dëshiroj të theksoj se nuk ka asnjë problem në funksionimin mes partnerëve në qeverisje. Ne i respektojmë sensibilitete dhe qëndrimet  e ndryshme tona dhe të PD-së dhe nga ana tjetër kemi gjetur të njëjtin sensibilitete dhe laujalitet edhe në qëndrimet e PD-së ndaj votimeve ndryshe, apo ndaj qëndrimeve ndryshe të mbajtura nga LSI-ja.

 

Kjo sepse ka qenë një kusht i rëndësishëm që në krye të herës, që në rastin kur ne jemi ulur për të nënshkruar marrëveshje me PD-në , që të respektojmë identitetin politik të secilës palë, dhe integritetin politik në qëndrime dhe vendimmarrje për secilën palë, në ato raste kur këto qëndrime  nuk cenojnë parimet mbi të cilat është ndërtuar koalicioni dhe të cilat kanë të bëjmë me integrimin e Shqipërisë, me stabilitetin politik dhe me funksionimin normal dhe në respekt të kushtetutës të të gjithë institucioneve të vendit. Deri tani kjo gjë ka funksionuar në mënyrë korrekte dhe serioze dhe nuk ka arsye pse të mos vazhdojë në mënyrë të tillë dhe më tej.
  
 
 
   
LAJME    DEKLARATA    FJALIME    INTERVISTA   
 
 
AKTIVITETE    FUSHATA    FOTO    VIDEO   
 
 
ANKETIM    ANALIZA    Antaret e Kryesise    Anetaresohu ne LSI   
 
 
 
  KONFERENCA 2009
 
  Dhuroni
  Bashkohu me LSI
  Vullnetar per LSI
  Takimet e LSI prane jush
  Gjeni LSI ne zonen tuaj
  Njofto miqte e tu
  PSE ME LSI...
 
 
  PARTIA SOCIALISTE EUROPIANE
  NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE