Kreu  |  Programi LSI   |  Formular Antarsimi  |  Kontaktoni |  English
  Regjistrohu ne Newsletter!
LAJMET E FUNDIT
  Deklarate nga LSI  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI, Erisa Xhixho  |  Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama  |  
 
 
  LAJME
  DEKLARATA
  FJALIME
  INTERVISTA
  AMENDAMENTE
  STATUTI
  PROJEKT LIGJE
  AKTIVITETE
  FUSHATA
  FOTO
  VIDEO
  ANKETIM
  ANALIZA
  REZOLUTA
  PROGRAMI
 
 
 
LAJME   
 
 
30/01/2010 17:56 - Deklarate per mediat dhene nga Sekretar pėr Marrėdhėniet Publike nė LSI z.Luan Rama

Në cilësinë e Sekretarit të Marrëdhëniet Publike të LSI, jam sot këtu për të shprehur qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mbështetetje të plotë të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilën ne e vlerësojmë dhe e konsiderojmë një apel të rëndësishëm për të gjetur zgjidhje që bazohen në frymën e dialogu dhe jo të imponimit, të pjesëmarrjes dhe të kontributit në instituconet legjitime të vendit dhe jo të bojkotit. Rezolutën e fundit të Asamblesë së KiE-es,ndryshe nga lidershipi socialist ne nuk e lexojmë si mbështetje për njërën apo për tjetrën palë,por e shohim dhe e lexojmë atë në tërsinë e vet për gjithë sa rekomandon, në funksion dhe në të mirë të zgjidhjes së situatës në vend.

LSI e ka theksuar më parë dhe vazhdon ta ritheksojë se e konsideron dialogun në instititucionet legjitime të vendit hapin e parë të domosdoshëm për të gjetur zgjidhje që i kontribuojnë procesit të integrimit europian të Shqipërisë. E konsideron dhe e vlerëson dialogun e të gjithë aktorëve politikë influentë në vend, por në mënyrë të veçantë të aktorëve politik paralmentar si dëshmi të sjelljes europiane dhe gjithashtu si reagim europian të lidhur me interesat e qytetarëve shqiptare, të lidhur me interesat e vendit, të cilat janë janë pazgjithshmërisht të kushtëzuara nga procesi i integrimit  europian të Shqipërisë.

Natyrisht ne, Lëvizja Socialiste për Integrim, si pjesë e mazhoracës qeversëse, por edhe me autoritetin që i jep roli që ajo luan në jetën politike të vendit, vazhdojmë të besojmë se edhe lidershipi i socialist do ta kuptojë që rruga e arësyes dhe jo e bojkotit, rruga që na çon në kontribute për procesin e liberalizimit të vizave dhe jo për ta penguar atë, rruga që na inkurajon në përmbushjen e të gjitha standardeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe jo rruga e letrave anonime për të paraqitur një imazh jo real për Shqipërinë, janë rruga e domosdoshme nëpër të cilën duhet të ecim të gjithë së bashku.

LSI vazhdon ta ketë konstante të pandryshueshme vlerësimin se interesat e mëdha të vendit janë dominante mbi çdo interes grupi, klani, apo qofshin këto edhe interesa partiake. Në këtë kontekst rikonfirmojmë dhe një hërë qëndrimin tonë parimor në respekt të instituconit të Presidentit të Republikës, ashtu si kundër ne do të vazhdojmë të jemi të gatshëm ti përgjigjemi pozitivisht, çdo iniviative, apo çdo hapi të ndërrmarrë prej Presidentit të Republikës dhe që është në funksion të zgjidhjes së situatës politike në vend.

Socialistët shqiptarë, ashtu si të gjithë qytetarët e këtij vendi, duan të lëvizin si qytetarë të lirë dhe të barabartë në familjen e madhe të Europës së Bashkuar. Ata duan të bëhën qytetarët të barabartë të Bashkimit Europian sepse në të gjithë historinë e pluralizmit në Shqipëri edhe socialistët kanë kontribuar që të mbrrijnë në këtë stad ku jemi, pra që të mbrrijmë për të qenë të gatshëm dhe të denjë të meritojmë lëvizjen e lirë, që të meritojmë anëtarsimin në Bashkimin Europian.

Së këtejmi besoj dhe shpresoj që vetëdija e tyre atdhetare, politike dhe qytetare do të dominojë mbi interesa të cilat kanë shtyrë deri tani në bojkot lidershipin e Partisë Socialiste, për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të jemi pjesë e kontributit për të përballuar sfidat e përbashkëta të antarsimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

  
 
 
   
LAJME    DEKLARATA    FJALIME    INTERVISTA   
 
 
AKTIVITETE    FUSHATA    FOTO    VIDEO   
 
 
ANKETIM    ANALIZA    Antaret e Kryesise    Anetaresohu ne LSI   
 
 
 
  KONFERENCA 2009
 
  Dhuroni
  Bashkohu me LSI
  Vullnetar per LSI
  Takimet e LSI prane jush
  Gjeni LSI ne zonen tuaj
  Njofto miqte e tu
  PSE ME LSI...
 
 
  PARTIA SOCIALISTE EUROPIANE
  NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE