Kreu  |  Programi LSI   |  Formular Antarsimi  |  Kontaktoni |  English
  Regjistrohu ne Newsletter!
LAJMET E FUNDIT
  Deklarate nga LSI  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetari i LSI z. Petrit Vasili  |  Deklarate per shtyp nga nenkryetarja e LSI, Erisa Xhixho  |  Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama  |  
 
 
  LAJME
  DEKLARATA
  FJALIME
  INTERVISTA
  AMENDAMENTE
  STATUTI
  PROJEKT LIGJE
  AKTIVITETE
  FUSHATA
  FOTO
  VIDEO
  ANKETIM
  ANALIZA
  REZOLUTA
  PROGRAMI
 
 
 
LAJME   
 
 
27/07/2010 13:31 - Fjala e Kryetarit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nė takimin e organizuar nga Aksioni qytetar pėr reformėn zgjedhore

Duke qenë plotësisht dakord me mesazhin që dha z. Kume në emër të aksionit qytetar që në këtë rast përfaqësohet nga shoqëria civile dhe që kanë marrë angazhime të veprojnë konkretisht, nuk dua të zgjatem shumë. LSI përshëndet këtë iniciativë dhe personalisht z. Kume që ka kohë që është i angazhuar publikisht, në mënyrë sistematike për çështjen e zgjedhjeve në vendin tonë, për arritjen e standardeve më të larta dhe më të padiskutueshme.

 

Mendoj se është shumë mirë që shoqëria civile është angazhuar dhe duhet të angazhohet përsëri, sepse çështja e  zgjedhjeve ka qenë kryesisht domeni i forcave politike. mirëpo më pas, mosmarrëveshjet që kanë rezultuar pas zgjedhjeve dhe pakënaqësitë për rezultatin e tyre, i ka vuajtur dhe i vuan e gjithë shoqëria shqiptare, ndaj është koha për një aksion gjithëpërfshirës. Është koha që ky aksion qytetar të luajë një rol sa më esencial për të krijuar të gjithë klimën e domosdoshme që të kemi një reformë të cilën LSI e ka kërkuar me kohë.

 

Me kodin aktual që është në fuqi, LSI-ja është absolutisht  e kënaqur, pasi administrimi është një çështje e  zgjidhur për të, por ne asnjëherë nuk kemi menduar dhe nuk  kemi parë në një plan të ngushtë apo thjesht interesat e LSI-së për momentin.

 

Ky është një moment ku situata duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Ndaj ne jemi të hapur për këtë opsion, ne jemi të hapur për administrimin politik me balancën përkatëse, për administrimin teknik për gjithçka. E rëndësishme është që të kemi një konsensus të plotë dhe të kemi një reformë të standardeve dhe mbi të gjitha, ai që humbet të respektojë rregullat që i kemi vendosur të gjithë së bashku në mënyrë transparente.

 

Nuk do të flas shumë, do t’ju dëgjoj me shumë vëmendje dhe do të forcojmë bashkëpunimin me ju dhe me të gjithë aktorët e tjerë politikë, ata që janë këtu, por edhe ata që nuk janë, por që jam i bindur se nuk kanë arsye të mungojnë.

  
 
 
   
LAJME    DEKLARATA    FJALIME    INTERVISTA   
 
 
AKTIVITETE    FUSHATA    FOTO    VIDEO   
 
 
ANKETIM    ANALIZA    Antaret e Kryesise    Anetaresohu ne LSI   
 
 
 
  KONFERENCA 2009
 
  Dhuroni
  Bashkohu me LSI
  Vullnetar per LSI
  Takimet e LSI prane jush
  Gjeni LSI ne zonen tuaj
  Njofto miqte e tu
  PSE ME LSI...
 
 
  PARTIA SOCIALISTE EUROPIANE
  NATIONAL DEMOCRATIC INSTITUTE