Debatet dhe reagimet mbi PPP-të kanë qenë të shumta. Reagimi i radhës ka ardhur nga deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Haxhinasto paraqet 3 çështje, për të cilat ai shprehet se qëndrojnë problemet kryesore të PPP-ve. Ai shprehet se në rastin e Shqipërisë kemi një ekspozim të financave publike ndaj rreziqeve të tepërta fiskale, dhe kjo është dhe ajo që është kundërshtuar dhe sjellë në vëmendje të qeverisë. “Unë mendoj se ‘dalldisë’ së PPP-ve i duhet dhënë fund. Ka një matës për të vlerësuar PPP-të.” – shton deputeti në postimin e tij, duke shkruar edhe disa pyetje matëse të domosdoshme për vlerësimin e PPP-ve. Më poshtë statusi i plotë i Haxhinastos: Debati për PPP-të (Partneriteti Publik Privat) vazhdon. Së fundmi, EURODAD, një njësi e specializuar që monitoron borxhin dhe zhvillimin, e përbërë nga 47 organizata nga 20 vende evropiane, ka sjellë vlerësimin e saj shumë kritik. Tërheqin vëmëndjen eksperiencat e dështuara në 10 vende të ndryshme, mes tyre, edhe vende si Franca dhe Suedia. Për Shqipërinë, raporti konkludon se “disa praktika kontabël, i lejojnë qeverisë të mbajnë koston e projektit dhe detyrimet e saj të kushtëzuara“ jashtë bilancit”(lexo- jashtë borxhit publik. Shënimi im E.H.). Kjo përfundon duke ekspozuar financat publike ndaj rreziqeve të tepërta fiskale”. Në fakt kjo është pikërisht çka kemi kundërshtuar dhe sjellë në vëmendje të qeverisë. Këtë kanë bërë edhe organizata ndërkombëtare si FMN. Në vijim dhe përtej mbështjetjes së konkluzioneve të këtij raporti, mendoj se problemet kryesore të PPP qëndrojnë në 3 çështje kryesore: 1. Kosto e tyre e lartë, e lidhur pazgjidhshmërisht me a) pakonkurrueshmërinë në përzgjedhjen ofertes fituese dhe b) me koston e lartë të parave të përdorura nga privati. PPP janë oferta të pakërkuara. D.m.th, operatori privat bën një propozim për të ndërtuar një vepër publike, ose të ofrojë një shërbim publik, me një kosto të caktuar. Pjesë e ofertës është edhe mënyra se si privati do t’i marrë paratë mbrapsht paratë e investuara, plus normën e fitimit. Format jane te ndryshme, por kanë një të perbashkët, paratë i paguhen privatit nga buxheti i shtetit. Vendim-marrja për këtë ofertë të privatit kryhet pas një procesi negociatash midis privatit dhe përfaqësuesve të sektorit publik. KËTU qëndron problemi i parë. Oferta më e mire nuk vjen si pasojë e konkurrimit të hapur mes privatëve, të cilët japin ofertat më të ulta të mundshme për të fituar tenderin. Këtu konkurrimi nuk ekziston, dhe si pasojë oferta private e tejkalon në vlerë ofertën që do të vinte në një proces te hapur tenderimi. Pra, PPP-të jane forma e fshehur e prokurimit të drejtpërdrejtë. Përsa i takon kostos së parave që mund të sigurojë privati (nga bankat), ajo është gjithnjë më e lartë (interes tregtar) se kosto e parave që siguron qeveria pasi qeveria mund të gjejë para me interes të ulët zhvillimor. Gjë që nga qeveritë nuk është e vështirë të bëhet. (Sigurisht, përjashtohet këtu rasti që në PPP investohet nga privati për të pastruar paratë.) Prandaj, kosto e PPP-ve rritet edhe nga ky faktor, kosto e parave të investuara nga privati. 2. Cilësia e veprave apo shërbimeve. Dikush mund të thoshte se do ishte gati të paguhej një kosto më e lartë për nje cilësi infrastrukture apo shërbimi më të lartë. Por investimi nga privati ka qëllim të drejtperdrejtë të rrisë vlerën e fituar prej tij nga paratë e investuara. Ndryshe nga interesi dhe perspektiva e sektorit publik (apo qeverisë) e cila vlerëson impaktin social-ekonomik dhe qëndrueshmërinë afatgjatë te veprës, interesi i privatit është që “jetëgjatësia dhe cilësia” e veprës së bërë prej tij të jetë deri në momentin që atij i kthehet investimi së bashku me fitimin. Pra, pa dashur të paragjykoj asnjë privat, interesi i tij është që vepra të funksionojë me cilësi pikërisht për këtë periudhë, dhe më pas, ai nuk ka asnje përgjegjësi dhe nuk është i interesuar. Këtu qëndron një kontradiktë tjetër e madhe. 3. Prioriteti. Një qeveri normalisht duhet të ketë listën e saj të prioriteteve, apo radhës se si dhe kur duhet investuar në veprat publike. D.m.th, cila vepër të investohet e para, e dyta, e kështu me radhë. Një radhe të tillë për infrastrukturen, e përcaktoi Samiti i Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit, gjë që është detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë. Por, ajo që vëmë re është se ofertat e pakërkuara nga privati, nuk kanë lidhje me këtë listë të projekteve prioritare. Ndërkohë për privatin “Prioritare” vlerësohet çdo kontratë/konçesion ai mund të fitojë në këtë mënyrë (PPP) që u kthen investimin dhe fitimin. Pra, krijohen borxhe dhe detyrime publike ndaj privateve, por jo për realizimin e atyre veprave që janë prioritare dhe detyrim për vendin. Dhe këtu qëndron konflikti dhe kontradikta e tretë e madhe. Unë mendoj se ‘dalldisë’ së PPP-ve i duhet dhënë fund. Ka një matës për të vlerësuar PPP-të. Është domosdoshmëri që të bëhen pyetjet e mëposhtme” 1. Në çfarë niveli shkon borxhi publik nëse i shtohen edhe pagesat vjetore për kontratat koncesionare PPP? 2. Sa është rritur kosto e veprave publike me PPP krahasuar me procese të hapura tenderimi? 3. Sa eshte rritur kosto e parasë së investuar nga privati? 4. Çfarë përgjegjësie ka privati për cilesinë e veprës pas përfundimit të kthimit të investimit dhe periudhes koncesionare? 5. A janë këto koncesione PPP, sipas rendit prioritar që ka strategjia e zhvillimit të vendit në sektorët e përkatës? Në përfundim, mund t’i referohem edhe një here raportit të EURODAD që u bën thirrje “të gjithë atyre që merren me drejtësinë, barazinë, qëndrueshmërinë dhe të drejtat e njeriut për t’i rezistuar shkeljes së PPP-ve dhe për të nxitur në vend të tyre shërbime publike me cilësi të lartë të financuar nga publiku, të kontrolluara në mënyrë demokratike dhe të përgjegjshme. Mirëqenia e bashkësive dhe shoqërive tona varet nga ajo.”

Ka krijuar jo pak zhurmë në opinionin publik deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk mund të mohohet që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën.

Por për kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili, kjo deklaratë e Kryemadhit është keqinterpretuar. I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, Vasili sqaroi se ajo çfarë ka dashur të thotë kryetarja e LSI është se Kryebashkiaku Veliaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë.

Sipas Vasilit, Veliaj është autori i një sërë veprash që kanë mbytur kryeqytetin dhe qytetarët siç janë sheshi “Skënderbej”, çështja e Teatrit apo edhe së fundmi ajo që po ndodh me banorët e Astirit.

Ndërkohë që nënvizoi se për zgjedhjet lokale ende nuk janë diskutuar emra kandidatësh  me PD.

“Për mua kontrata e këtij Kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij Kryebashkiaku” tha mes të tjerave Vasili.

Sa i përket bojkotit të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të LSI la të hapur mundësinë e rikthimit të opozitës  në parlament, por vetëm kur të trajtohen ligje që janë në shërbim të qytetarëve.

“Ne kemi ndërmarrë një bojkot të kushtëzuar. Do të rikthehemi në parlament kur ta shohim ne të arsyeshme se do të nevojitet prezenca jonë” u shpreh ai

Duke u ndalur tek çështja e Unazës së Re, Vasili e cilësoi atë si një aferë të pastër korruptive duke kërkuar që Prokuroria të reagojë dhe të nisë një hetim përballë fakteve të tilla.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Debatet dhe reagimet mbi PPP-të kanë qenë të shumta. Reagimi i radhës ka ardhur nga deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Haxhinasto paraqet 3 çështje, për të cilat ai shprehet se qëndrojnë problemet kryesore të PPP-ve. Ai shprehet se në rastin e Shqipërisë kemi një ekspozim të financave publike ndaj rreziqeve të tepërta fiskale, dhe kjo është dhe ajo që është kundërshtuar dhe sjellë në vëmendje të qeverisë. “Unë mendoj se ‘dalldisë’ së PPP-ve i duhet dhënë fund. Ka një matës për të vlerësuar PPP-të.” – shton deputeti në postimin e tij, duke shkruar edhe disa pyetje matëse të domosdoshme për vlerësimin e PPP-ve. Më poshtë statusi i plotë i Haxhinastos: Debati për PPP-të (Partneriteti Publik Privat) vazhdon. Së fundmi, EURODAD, një njësi e specializuar që monitoron borxhin dhe zhvillimin, e përbërë nga 47 organizata nga 20 vende evropiane, ka sjellë vlerësimin e saj shumë kritik. Tërheqin vëmëndjen eksperiencat e dështuara në 10 vende të ndryshme, mes tyre, edhe vende si Franca dhe Suedia. Për Shqipërinë, raporti konkludon se “disa praktika kontabël, i lejojnë qeverisë të mbajnë koston e projektit dhe detyrimet e saj të kushtëzuara“ jashtë bilancit”(lexo- jashtë borxhit publik. Shënimi im E.H.). Kjo përfundon duke ekspozuar financat publike ndaj rreziqeve të tepërta fiskale”. Në fakt kjo është pikërisht çka kemi kundërshtuar dhe sjellë në vëmendje të qeverisë. Këtë kanë bërë edhe organizata ndërkombëtare si FMN. Në vijim dhe përtej mbështjetjes së konkluzioneve të këtij raporti, mendoj se problemet kryesore të PPP qëndrojnë në 3 çështje kryesore: 1. Kosto e tyre e lartë, e lidhur pazgjidhshmërisht me a) pakonkurrueshmërinë në përzgjedhjen ofertes fituese dhe b) me koston e lartë të parave të përdorura nga privati. PPP janë oferta të pakërkuara. D.m.th, operatori privat bën një propozim për të ndërtuar një vepër publike, ose të ofrojë një shërbim publik, me një kosto të caktuar. Pjesë e ofertës është edhe mënyra se si privati do t’i marrë paratë mbrapsht paratë e investuara, plus normën e fitimit. Format jane te ndryshme, por kanë një të perbashkët, paratë i paguhen privatit nga buxheti i shtetit. Vendim-marrja për këtë ofertë të privatit kryhet pas një procesi negociatash midis privatit dhe përfaqësuesve të sektorit publik. KËTU qëndron problemi i parë. Oferta më e mire nuk vjen si pasojë e konkurrimit të hapur mes privatëve, të cilët japin ofertat më të ulta të mundshme për të fituar tenderin. Këtu konkurrimi nuk ekziston, dhe si pasojë oferta private e tejkalon në vlerë ofertën që do të vinte në një proces te hapur tenderimi. Pra, PPP-të jane forma e fshehur e prokurimit të drejtpërdrejtë. Përsa i takon kostos së parave që mund të sigurojë privati (nga bankat), ajo është gjithnjë më e lartë (interes tregtar) se kosto e parave që siguron qeveria pasi qeveria mund të gjejë para me interes të ulët zhvillimor. Gjë që nga qeveritë nuk është e vështirë të bëhet. (Sigurisht, përjashtohet këtu rasti që në PPP investohet nga privati për të pastruar paratë.) Prandaj, kosto e PPP-ve rritet edhe nga ky faktor, kosto e parave të investuara nga privati. 2. Cilësia e veprave apo shërbimeve. Dikush mund të thoshte se do ishte gati të paguhej një kosto më e lartë për nje cilësi infrastrukture apo shërbimi më të lartë. Por investimi nga privati ka qëllim të drejtperdrejtë të rrisë vlerën e fituar prej tij nga paratë e investuara. Ndryshe nga interesi dhe perspektiva e sektorit publik (apo qeverisë) e cila vlerëson impaktin social-ekonomik dhe qëndrueshmërinë afatgjatë te veprës, interesi i privatit është që “jetëgjatësia dhe cilësia” e veprës së bërë prej tij të jetë deri në momentin që atij i kthehet investimi së bashku me fitimin. Pra, pa dashur të paragjykoj asnjë privat, interesi i tij është që vepra të funksionojë me cilësi pikërisht për këtë periudhë, dhe më pas, ai nuk ka asnje përgjegjësi dhe nuk është i interesuar. Këtu qëndron një kontradiktë tjetër e madhe. 3. Prioriteti. Një qeveri normalisht duhet të ketë listën e saj të prioriteteve, apo radhës se si dhe kur duhet investuar në veprat publike. D.m.th, cila vepër të investohet e para, e dyta, e kështu me radhë. Një radhe të tillë për infrastrukturen, e përcaktoi Samiti i Vjenës, në kuadër të Procesit të Berlinit, gjë që është detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë. Por, ajo që vëmë re është se ofertat e pakërkuara nga privati, nuk kanë lidhje me këtë listë të projekteve prioritare. Ndërkohë për privatin “Prioritare” vlerësohet çdo kontratë/konçesion ai mund të fitojë në këtë mënyrë (PPP) që u kthen investimin dhe fitimin. Pra, krijohen borxhe dhe detyrime publike ndaj privateve, por jo për realizimin e atyre veprave që janë prioritare dhe detyrim për vendin. Dhe këtu qëndron konflikti dhe kontradikta e tretë e madhe. Unë mendoj se ‘dalldisë’ së PPP-ve i duhet dhënë fund. Ka një matës për të vlerësuar PPP-të. Është domosdoshmëri që të bëhen pyetjet e mëposhtme” 1. Në çfarë niveli shkon borxhi publik nëse i shtohen edhe pagesat vjetore për kontratat koncesionare PPP? 2. Sa është rritur kosto e veprave publike me PPP krahasuar me procese të hapura tenderimi? 3. Sa eshte rritur kosto e parasë së investuar nga privati? 4. Çfarë përgjegjësie ka privati për cilesinë e veprës pas përfundimit të kthimit të investimit dhe periudhes koncesionare? 5. A janë këto koncesione PPP, sipas rendit prioritar që ka strategjia e zhvillimit të vendit në sektorët e përkatës? Në përfundim, mund t’i referohem edhe një here raportit të EURODAD që u bën thirrje “të gjithë atyre që merren me drejtësinë, barazinë, qëndrueshmërinë dhe të drejtat e njeriut për t’i rezistuar shkeljes së PPP-ve dhe për të nxitur në vend të tyre shërbime publike me cilësi të lartë të financuar nga publiku, të kontrolluara në mënyrë demokratike dhe të përgjegjshme. Mirëqenia e bashkësive dhe shoqërive tona varet nga ajo.”