Deklarata për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili ka komentuar zhvillimin e “Koncertit të Vjenës” në Tiranë.

I pyetur nga mediat lidhur me këtë event, z. Vasili theksoi se ky koncert ishte një organizim tepër festiv dhe të tilla evenimente duhet të zhvillohen më shpesh në Tiranë.

Lidhur me këtë z. Vasili theksoi se një eveniment të tillë mund ta bëjë edhe orkestra e Radio Televizionit Publik Shqiptar duke shtuar se formacion muzikor i RTSH-së është mëse dinjitoz.

“Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar mund ta zhvillojë këtë eveniment, pasi është një formacion dinjitoz. ‘Danubin blu’ shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së mund ta sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve si edhe shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”, – tha z. Vasili.

/ In News / By LSI / Comments Off on Deklarata për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili