Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI

Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI z.Pëllumb Xhufi për ngjarjen e rëndë tragjike të vrasjes së dy efektivave të Policisë së Shtetit LSI dëshiron të shprehë tronditjen e thellë të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00 në fshatin Shën- Mëri të rrethit të Kukësit ku u vranë nga një dorë kriminale dy punonjës së Policisë së shtetit. Me këtë rast Lëvizja Socialiste për Integrim dëshiron të shprehë ndjenjat e solidaritetit dhe të bashkëpjesëmarrjes në këtë dhimbje të thellë familjeve të dy dëshmorëve më të rinj të policisë së shtetit miqve efektivëve të policisë ku ata kanë shërbyer me aq devotshmëri dhe armës së policisë së shtetit. Si asnjëherë më parë ne kërkojmë që organet e Prokurorisë të policisë dhe ato gjyqësore duhet të procedojnë me shpejtësi në identifikimin kapjen dhe sjelljen përpara përgjegjësisë të kriminelëve. Janë goditur dy qytetarë të ndershëm të këtij vendi janë goditur dy punonjës dhe shërbëtorë të devotshëm në mbrojte të ligjit dhe të rendit pra është goditur vetë shteti. Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë moment të rëndë për familjet e Ramadanit dhe të Shkëlzenit i kërkon organeve të shtetit që të jenë afër familjeve të tyre për të kapërcyer dhimbjen vështirësitë që dalin e krijohen nga humbja e dy familjarëve. Nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh dëshirën dhe bindjen se ky rast i rëndë përbën një shkas tjetër dhe një reflektim për të gjithë shoqërinë shqiptare për institucionet dhe në mënyrë të veçantë për të gjithë Qeverinë se lufta kundër krimit nuk është absolutisht një betejë e fituar ajo është një sfidë e përhershme. Është një sfidë serioze që shkon përtej llogarive partiake dhe atyre elektorale. 0x323030392d30332d3234