Deputetët e LSI-së mbështesin protestën e “Astir”-it, Malaj: Momenti që të bëhemi zgjidhja e problemit

Deputetja e LSI-së Nora Malaj, ka mbështetur sonte protestën e banorëve të “Astiri”-it.

Në ditën e 66 të kësaj proteste, Malaj u shpreh se, “ka ardhur momenti që ti vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë se ne duhet të ndërtojmë një shtet, ku e vërteta dhe transparenca të jetë kryefjala e saj. Se ne duhet të mbështesim një shoqëri, ku e drejta ime mbaron atje ku fillon e drejta juaj dhe ne duhet ë ndërtojmë institucione që ti respektojmë njerëzit. Sot Shqipëria nuk duhet të ketë kryefjalën burg, por duhet të ketë kryefjalën drejtësi për afera të korruptuara dhe për të vendosur ata njerëz prapa hekurave”.

Duke ju referuar edhe protestave të tjera të studentëve, minatorëve, protestën e “Astirit” dhe protestën e të gjithëve shqiptarëve, Nora Malaj ka shtuar se gjithë shqiptarët, “kanë numëruar dhe kanë kuptuar që ditët e tyre janë të vështira pasi po e kuptojnë që po përballen me fatura të larta, po përballen me mungesën e sigurisë, po përballen me të ftohtin e madh dhe me izolimin e tyre, ka ardhur momenti që t’i themi qeverisë nëse ti nuk e vë vulën nuk është turp të ikësh kur ti nuk di të bësh detyrat që të ka besuar vendi, nuk është turp të ikësh kur thuash unë vendim tim se drejtoj dot se në të kundërt nuk do të heqin, por do të të tërheqin zvarrë dhe ky do jetë turpi i brezit tim dhe i brezit që besuan tek ty. Ndaj ka ardhur momenti që te gjithë së bashku të bëhemi zgjidhja e problemit”.

Prononcimi për mediat i deputetes së LSI-së, Nora Malaj nga protesta e “Astiri”-t

Duartrokitjen e parë dua t’jua jap të gjithë juve që jeni këtu. Në radhë të parë të gjitha zonjave që e kaluan datën 31 dhe fillimin e datës 1 me idenë e shpresës më të madhe se shteti është i shqiptarëve dhe se e drejta e shqiptarëve do të shkojë atje ku e meritojnë, pasi ju jeni taksapaguesit më të mirë të shtetit shqiptar, jeni ju që keni ardhur këtu dhe keni kuptuar që jeta jetohet me dinjitet dhe me personalitet.

Duartrokitjen e dytë dua t’ja japim të gjithë këtyre shoferëve që tani po mbështesin kauzën tuaj dhe kauzën tonë për treguar dhe për ti bërë thirrje në këto orë të ftohta, qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare, këta janë shqiptarët që nuk duan të ikin nga ky vend, janë nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit tanë. Janë ata që në ditën më të vështirë e kanë mbajtur këtë atdhe dhe këtë vatan. Janë ata që në ditën më të vështirë kanë folur shqip, kur nuk donin të flitej shqip. Janë ata që e duan fqinjin dhe e respektojnë fqinjin. Janë ata që e duan vendin dhe e respektojnë vendin. Janë ata që e duan rregullin dhe e respektojnë rregullin.

Sot në ditën e 66-të, ka ardhur momenti që ti vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë se ne duhet të ndërtojmë një shtet, ku e vërteta dhe transparenca të jetë kryefjala e saj. Se ne duhet të mbështesim një shoqëri, ku e drejta ime mbaron atje ku fillon e drejta juaj dhe ne duhet ë ndërtojmë institucione që ti respektojmë njerëzit. Sot Shqipëria nuk duhet të ketë kryefjalën burg, por duhet të ketë kryefjalën drejtësi për afera të korruptuara dhe për të vendosur ata njerëz prapa hekurave. Sot, më shumë sesa kurrë ne jemi të gjithë këtu për të thënë Jug – Veri jemi një sepse Shqipëria është e Shqiptarëve.

Të nderuar gazetarë të medias duke iu falënderuar për të gjithë emisionet që ju keni bërë, duke iu për orët e ftohta dhe për kohën e gjatë që keni ndjekur protestën e studentëve, protestën e minatorëve, protestën e “Astirit” dhe protestën e të gjithëve shqiptarëve 8 Janar, kanë numëruar dhe kanë kuptuar që ditët e tyre janë të vështira pasi po e kuptojnë që po përballen me fatura të larta, po përballen me mungesën e sigurisë, po përballen me të ftohtin e madh dhe me izolimin e tyre, ka ardhur momenti që t’i themi qeverisë nëse ti nuk e vë vulën nuk është turp të ikësh kur ti nuk di të bësh detyrat që të ka besuar vendi, nuk është turp të ikësh kur thuash unë vendim tim se drejtoj dot se në të kundërt nuk do të heqin, por do të të tërheqin zvarrë dhe ky do jetë turpi i brezit tim dhe i brezit që besuan tek ty.

Ndaj ka ardhur momenti që te gjithë së bashku të bëhemi zgjidhja e problemit.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Deputetët e LSI-së mbështesin protestën e “Astir”-it, Malaj: Momenti që të bëhemi zgjidhja e problemit