Dhunimi i aktivistëve të shoqërisë civile/Pojana: Një akt i neveritshëm dhe i dënueshëm, tipar dallues i regjimeve fashiste

Ndër reagimet e shumta për ditën e sotme, 9 majin si Dita e Europës, ka qenë edhe ai i Anëtarit të Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pojana shkruan se sot në 9 Maj 2020, në Ditën e Europës, 70 vite nga deklarata ‘nismëtare’ e Bashkimit Europian nga Robert Schuman, Tirana e përkujton këtë datë me dhunimin e aktivistëve të shoqërisë civile!

Postimi i plotë:

Sot në 9 Maj 2020, në Ditën e Europës, 70 vite nga deklarata ‘nismëtare’ e Bashkimit Europian nga Robert Schuman, Tirana e përkujton këtë datë me dhunimin e aktivistëve të shoqërisë civile!

Një akt i neveritshëm dhe i dënueshëm, tipar dallues i regjimeve fashiste, kjo ngjarje na tregon edhe njëherë sa larg jemi nga demokracia reale dhe standardet e vendeve të Unionit!

Europa sot ka humbur shkëlqimin, por për ne ajo sërish mbetet drita në fund të tunelit të shpresës.

Europa sot ka humbur forcën, por për ne ajo sërish mbetet bashkësia e vlerave në të cilat duam të jetojmë!

Europa sot ka humbur kursin, sepse kollaris diplomatë burokratë, të cilët i bëjnë fresk ‘diktatorëve të rinj’, sic i bëhet fresk Benito Ramës!

Shqipëria nuk mund dhe nuk do të jetojë më kurrë një diktaturë të dytë!

Parimet europiane janë modeli nga i cili populli shqiptar nuk do të heqë dorë asnjëherë!

/ In News / By Admin / Comments Off on Dhunimi i aktivistëve të shoqërisë civile/Pojana: Një akt i neveritshëm dhe i dënueshëm, tipar dallues i regjimeve fashiste