Dita e Europës, Gjosha: Shqipëria është pjesë e vlerave europiane jo thjesht e pozicionuar gjeografikisht në Europë

Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me 9-Majin, Ditën e Europës.
“Shqipëria është pjesë e vlerave europiane, dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Cdo përpjekje për ta largur atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja.”

Postimi i plotë:

9 Maji është dita e Europës së Bashkuar, dita e njerëzve të mëdhenj që iniciuan me vizionin e tyre projektin më të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit.
Europa duhet t’i rikthehet historisë për ta përcjellë atë brez pas brezi dhe për të mos lejuar në asnjë moment marrjen si të mirëqënë të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj!

Shqipëria është pjesë e vlerave europiane, dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Cdo përpjekje për ta larguar atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja.

Dita e Europës është dita e ndërthurjes së sakrificës tonë për t’u përballuar me sfidat, është dita e shpresës se edhe brezat që do të vijnë do të ruajnë fort identitetin Europian të Shqipërisë!

/ In News / By Admin / Comments Off on Dita e Europës, Gjosha: Shqipëria është pjesë e vlerave europiane jo thjesht e pozicionuar gjeografikisht në Europë