Endrit Braimllari: Kryeministri duhet të ishte në burg, nëse në këtë vend do të kishim Drejtësi të Pavarur

Çfarë vlere ka padia e ngritur nga dy grupet parlamentare të opozitës ndaj kryeministrit Rama për rastin “Xhisiela”?

Padia është shumë e rëndë. Në një vend normal tani kryeministri duhet të ishte nën hetim. Pse duhet të ishte nën hetim? Sepse publikisht i bëri presion një oficeri policie. I tha do ta ndjekim këmba këmbës këtë horr. Pra si mundet kryeministri i një vendi në vend që të inkurajojë policinë e shtetit, të luftojë krimin e organizuar, në vend që të jetë palë me policinë e ndershme të shtetit, pra me ato pak oficerë policie të ndershëm sepse edhe brenda asaj policie ka oficerë të ndershëm që duan të luftojnë krimin e organizuar. Në vend që të bëhet palë me ta i bën presion publikisht atyre.  Si mundet kryeministri i vendit të dërgojë mesazhe jo vetëm për Emiliano Nuhun, por të dërgojë mesazhe çdo oficeri tjetër nëpërmjet presioneve që i bën atij, që kujdes mos u merrni me njerëzit e mi, me njerëzit e Rilindjes sepse unë do t’iu ndjek këmba këmbës. Kjo është e papërgjeshme dhe në një vend normal ai duhet të ishte larguar nga detyra dhe sot duhet të ishte minimumi nën hetim. Është e njëjta gjë siç i bëri thirrje Policisë së Shtetit nga Kuçova në fushatë që të hepin kapelat dhe të bëjnë fushatë për Rilindjen. Pra ka shkelur Kushtetutën. Por këtij nuk i intereson Kushtetuta. Këtij nuk i interesojnë institucionet sepse sistemin e drejtësisë e ka kapur. Institucionet e tjera nuk funksionojnë fare. I ka shkatërruar të gjitha institucionet. Nuk ka gjykata ku ti të shkosh dhe të apelosh vendimet. Nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe jo pa qëllim e ka shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, sepse ka një qëllim, e gjithë kjo veprimtari ka një plan të qartë, te sundoj çdo gjë në këtë vendme qëllim që oligarkia dhe krimi i organizuar ku ky kryeministër bënë pjesë ta këtë çdo gjë të lehtë ne këtë vend në kundërshtin halur me ligjin dhe kushtetuten e vendit. Është e njëjta gjë që ndodhi me kanabizimin e vendit. Pra ishte projekt politik dhe sot kur ne e kemi denoncuar prej vitesh kanabizimin  e vendit që do të sjellë probleme të rënda sociale për vendin, sot ne përballemi jo vetëm me këto probleme sociale por dhe kriminale. Dhe Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj gjendje sepse është kryeministri i vendit.

I rikthehem pyetjes, çfarë vlere ka mes kësaj situate që thoni ju, një padi e ngritur nga dy krerët e grupeve parlamentare dhe çfarë vlere ka për rastin Xhisiela ku duket që çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë dhe vetë vajza është tërhequr tashmë…

E para, personalisht nuk dua ta atakoj vajzën në fjalë sepse nuk dua që të biem viktimë e kryeministrit dhe të lojës së tij politike. Nuk ka funksionuar shteti në këtë rast, qytetarët janë të pambrojtur sepww perball nuk kanë shtetit por një band krikinale që drejton çdo gjë në këtë vend. Nuk kanë funksionuar hetimet, Policia e Shtetit, oficeri i policisë gjyqësore, Prokuroria. Nuk kanë dhënë vendim,  e dhanë pas 3 muajsh që ka ndodhur ngjarja. Pra këtu nuk funksionon asnjë institucion, ai ka kapur çdo institucion dhe e përdor institucionin shtetëror, qoftë Prokurorinë por dhe institucione të tjera si kamzhik për kundërshtarët e tij, si kamzhik për njerëzit e tij brenda kësaj mazhorance për ti bërë presion që mos ti dalin kundër. Por dhe si kamzhik për bizneset, për oficerët e ndershëm të cilët bëjnë kallëzime dhe denoncojnë hapur ngjarje të rënda kriminale që ndodhin në vend.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Endrit Braimllari: Kryeministri duhet të ishte në burg, nëse në këtë vend do të kishim Drejtësi të Pavarur