Fajësimi i qytetarëve për radhët e gjata në kufi/ Tavo: Skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se eshte skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes, të cilët sërish, siç ka bërë qeveria e tyre prej 7 vitesh e drejtojnë gishtin gjithmonë larg vetes, duke fajësuar qytetarët për radhët e gjata në kufi dhe duke u shprehur se po i kërkohet autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit ndërkohë që qeveria shqiptare e ka për detyrim por nuk po bën asnjë testim.

Postimi :

Skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes, të cilët sërish, siç ka bërë qeveria e tyre prej 7 vitesh e drejtojnë gishtin gjithmonë larg vetes, duke fajësuar qytetarët për radhët e gjata në kufi dhe duke u shprehur se po i kërkohet autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit ndërkohë që qeveria shqiptare e ka për detyrim por nuk po bën asnjë testim.

Kjo qeveri e papërgjegjshme nuk u bën testime as familjarëve të infektuar me COVID-19 dhe pas gjashtë muajsh ka liberalizuar testimet me kosto prej 120-140 eurosh në laboratorë privat.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në pikat kufitare por nuk u sigurojnë testimet e freskëta prej 72 orësh që është edhe kushti për kalimin e kufirit.
Qeveri e papërgjegjshme. Nuk bën asgjë. Nuk i shërben aspak qytetarëve të vet! Nga ana tjetër Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme lan gojën duke thënë se duhen bërë testime që do të thotë për një familje kostoja shkon mbi 600 euro!
Duhen testime falas e jo me mik e duke i detyruar të paguajnë qindra euro në laboratorët privat. Qeveria duhet të sigurojë testime falas për të gjithë qytetarët. Po i zhvasni shqiptarët edhe në këto kohë të vështira dhe po rrezikoni jetën e qindra qytetarëve.

/ In News / By Admin / Comments Off on Fajësimi i qytetarëve për radhët e gjata në kufi/ Tavo: Skandaloz dhe i papërgjegjshëm reagimi i dy ministrave të rilindjes