Festa e Halloween-it, Malaj denoncon: 20 të rinj të gjimnazit “Shote Galica” në gjendje të dehur dhe me serumë nga konsumimi i alkoolit

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj me anë të një postimi ka denoncuar një rast të paprecedent të regjistruar në gjimnazin “Shote Galica” të qytetit të Fushë Krujës.

Sipas Malaj, rreth 20 të rinj kanë përfunduar në gjendje të dehur dhe me serumë nga konsumimi i alkoolit, pas festave të organizuara nga mësuesit me rastin e festës së Halloween-it. Malaj ka vijuar teksa shkruan se kjo është kambana e alarmit që tregon se jemi në vijën e kuqe të rrezikut.

POSTIMI:

Kur peshku është qelbur nga koka! Dhe skandalet ne Krujë e Fushë-Krujë nuk kanë të sosur! Sot është data 31 tetor dhe në ambulancën e qytetit të Fushë-Krujës janë rreth 20 të rinjtë te gjimnazit “Shote Galica” që kanë perfunduar në gjendje të dehur dhe në serumë nga konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera alkolike. Alarmi vjen nga prindërit e komunitetit të cilët janë tejet të shqetesuar , që sot fëmijet e tyre nuk kanë berë mesim po festën e Halluninit dhe janë organizuar nga mësuesit për të shkruar ne dy baret e per te festuar???!! Kësaj i thonë kur peshku qelbet nga koka , jo vetëm fëmijët do të helmohen e do përfundojnë ne ambulancë , po zullumi dhe e keqja po hedh rrenje për të helmuar të rinjtë tanë! A mundet që institucionet shtetërore të shohin realitetit dhe mos të brohorasin për suksesin ,kur të rinjve po ju rrezikohet seriozisht rinia? Si deputete e qarkut të Durresit , i bej apel Ministrisë së Arsimit e Drejtorise Arsimore ta shohi këtë situatë me seriozitete dhe të marri masa , per te gjithë ata drejtuese që sistemin e Arsimit e shohin si përfitim dhe jo si mision ! Mjaftë më me eksperimente , duhet vepruar sot , se neser do të jetë shumë vonë. Ju bej apel prindërve dhe komunitetit të bëhemi të gjithë së bashku për të luftuar të keqen dhe për të venë para pergjegjësisë cilindo që abuzon me fëmijët dhe të rinjtë tanë! Kjo është kambana e alarmit që tregon se jemi në vijën e kuqe të rrezikut! Kujdes se pas rrezikut vjen në shqitja !

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Festa e Halloween-it, Malaj denoncon: 20 të rinj të gjimnazit “Shote Galica” në gjendje të dehur dhe me serumë nga konsumimi i alkoolit