Ky eshte Buxheti i Levizjes Socialiste per Integrim per vitin 2017, i miratuar sipas parashikimi statuor ne Mbledhjen e Kryesise se partise.

Buxheti 2017

Buxheti 2016

Nga sot e në vazhdim, çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces.

LSI do të bëjë publike shpenzimet dhe burimet e financimit të çdo aktiviteti publik të saj dhe të çdo kandidati jo më vonë se dy ditë pas organizimit të tij.

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh më datë 16.11.2015 për të diskutuar projektbuxhetin e partisë për vitin 2016 dhe për të miratuar një platformë për rritjen e transparencës së plotë për financimin e partisë.

Në mbledhje, u morr vendimi për masat lidhur me financimin e partisë dhe përfaqësimit politik, çështje mjaft të ndjeshme për opinionin publik dhe në respekt të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe organizmave të tjerë monitoruese.

Duke qenë se financimi i partisë dhe aktiviteteve të saj publike është një element themelor i transparencës dhe ndër më të debatuarit për të gjithë mjedisin politik, duhet të japim një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë duke vendosur nga sot e në vazhdim, që çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces.

Për këtë arsye në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ketë një dritare me titull “Financat dhe Buxheti” ku do të shfaqen qartë të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë, të ardhurat nga buxheti i shtetit apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, donacionet dhe çdo formë tjetër e të ardhurave.

Buxheti 2016