Floida Kërpaçi: Misioni i LRI-së, triumfimi i vlerave dhe dhënia fund antivlerave e kriminalitetit mbjellë nga Rilindja

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi në takimin me strukturat e të rinjve tha se është pikërisht Lëvizja Rinore për integrim, ajo që me energji rinore dhe besnikëri ka përballur presionin politik dhe kriminal të rilindjes së Edi Ramës.

Gjithashtu, Kërpaçi theksoi se LRI nuk është thjesht organizim partiak, misioni i të rinjve të LSI-së është triumfimi i vlerave dhe ëndrrave të rinisë shqiptare për t`i dhënë fund antivlerave, kriminalitetit dhe dëshpërimit mbjellë nga rilindja, që ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e çdo të riu që jeton në Shqipëri

“Kemi mbledhur sot këtë takim organizativ me shtabet drejtuese të Lëvizjes Rinore për Integrim nga e gjithë Shqipëria, sepse si asnjëherë më parë të rinjtë kanë nevojë për tu bashkuar kundër sfidave madhore që po i shkatërron jetën e të ardhmen brezit tonë. Të nderuar anëtarë të shtabeve drejtuese të LRI. Ju jeni ata që në fushatën e fundit zgjedhore të vitit 2017, me kurajë, energji rinore dhe besnikëri për tu admiruar keni përballur presionin politik dhe kriminal të rilindjes së Edi Ramës. Ju jeni ata që keni përballuar të gjitha protestat dhe keni dalë për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe poshtërsive të kësaj qeverie kriminale që po e detyron rininë të largohet nga Shqipëria. Të gjithë vini nga familje të thjeshta, ku prindërit familjen e mbajnë me djersë dhe punë të ndershme. Gjimnazistë, studentë, profesionistë të rinj, që e kuptoni më mirë se kushdo tjetër realitetin dhe se çfarë duhet ndryshuar që rinia të besojë te e ardhmja në Shqipëri. Ne të gjithë jemi krenar për atë që secili prej jush përfaqëson dhe jemi mirënjohës për angazhimin, punën tuaj dhe për vlerat që i keni shtuar forumit e lëvizjes tonë politike. Edhe pse në moshë të re, ju keni marrë përsipër një përgjegjësi të madhe. Sepse LRI nuk është thjesht organizim partiak, misioni i të rinjve të LSI-së është triumfimi i vlerave dhe ëndrrave të rinisë shqiptare për t`i dhënë fund antivlerave, kriminalitetit dhe dëshpërimit mbjellë nga rilindja, që ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e çdo të riu që jeton në Shqipëri”, tha Kërpaçi.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Floida Kërpaçi: Misioni i LRI-së, triumfimi i vlerave dhe dhënia fund antivlerave e kriminalitetit mbjellë nga Rilindja